BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Për Shqipërinë, jap jetën, për karrigen e jap edhe Shqipërinë!

Për Shqipërinë, jap jetën, për karrigen e jap edhe

Nuk është kjo as një fjalë goje dhe as mentaliteti i një qytetari të thjeshtë që edhe këtij nuk i lejohet. Është ky mendimi dhe veprimi i kryetarit të shtetit. Nuk e shqetësoi këtë kryetar, as dorëzimi i mandateve të deputetëve të opozitës, nuk e shqetësuan as protestat e shumta shkatërruese "kombëtare", nuk e shqetësuan as kritikat e ndërkombëtarëve për krizën që po kalon vendi prej më shumë se dy vjetësh, këto ishin pengesa kryesore për moshapjen e negociatave me BE-në. Bile, jo vetëm kaq, por ky president, jo vetëm që nuk është shqetësuar për të ndjekur me "qetësi e dashuri" të gjitha ngërçet dhe kaosin e Shqipërisë gjatë më shumë se dy viteve që ai është president i vendit, por edhe i ka nxitur këto kriza dhe ngërçe. Këtë e ka gjetur si rrugën më të shkurtër për të eliminuar një "bandë", siç e quan ai qeverinë legjitime që e mirë apo e keqe, është një qeveri legjitime. Kështu u shpreh ne emisionin me Fevziun, tek i cili, as më shumë e as më pak, foli si një fajtor i zënë në faj, "hakërrohej", akuzonte, shantazhonte të gjithë që nuk ishin në një mendje me të. Nuk do ta përmendim atë që nuk e pa asnjëherë në sy simpatizantin e tij Fevziun, por e shihte atë me "mendere"! "Vendi po shkon në greminë dhe për këtë kanë përgjegjësi të gjithë përfshi edhe opozitën", u shpreh ai para Fevziut. "Po cila është përgjegjësia e opozitës", e pyet Fevzo. "Përgjegjësia e saj, është që e ka lënë popullin zbuluar para një bande" (ku nënkupton qeverinë), thotë Presidenti. Megjithëse e pa popullin "zbuluar" para "bandës" qeveritare, përsëri nuk mori guximin ta "mbulonte" popullin me "dashurinë dhe qetësinë" e tij, por e nxiti "bandën" ta shqyente këtë popull të katandisur keq e mos më keq! Më tej, ai thotë “vendi po shkon në greminë”! Të mos e kuptojë vallë ky president që po të bjerë Shqipëria në "greminë", ajo që do të "copëtohet" e para, do të jetë "koka" e saj drejtuese? Presidenti i nxori të gjitha të jashtëligjshme edhe Parlamentin, që votojnë si “tufë delesh” edhe qeveria që është më shumë se e jashtëligjshme, por një bandë, edhe institucionet e vendit. Vetëm "Shën Pjetri" qëndron mbi "mangall" i shkujdesur dhe "i ligjshëm" mbi të gjitha "bazamentet e "jashtëligjshme! I mblodhi të gjithë kryetarët e partive opozitare për hallin e madh që e ka zënë. Mos e ka zënë halli Shqipërinë? Jo! Po të kishte hallin e Shqipërisë, do t'i kishte thirrur ata kur Shqipëria ishte në hall, kur opozitarët lobonin kundër pranimit të saj në BE, kur opozita vepronte sëprapthi për të larguar Ramën me protesta militantësh nëpër rrugë, kur opozita nuk njihte Parlamentin legjitim. Nuk i thirri ata as për krizën ekonomike e morale që ka përfshirë të madh e të vogël, bizneset e vogla e të mesme, ekonominë në përgjithësi. Jo, i thirri ata për një hall "më të madh" nga ai i Shqipërisë, për karrigen presidenciale, sepse përmbysja e saj do të shkaktonte një "cunam që do të përmbyste gjysmën e rruzullit tokësor"! Për këtë i ka shkuar në "vrimë të gjilpërës" të tërë edhe ndërkombëtarët, amerikanë dhe europianë duke i "dekretuar ata "non grata" si puna e dekreteve të 30 qershorit dhe 13 tetorit. I ka vënë në shënjestër edhe qeverinë, edhe Parlamentin, KED, prokurorë e gjyqtarë. Konkluzioni është mëse i qartë. O hop, o top! Rrugë tjetër, nuk ka. Qëllimi mbetet po i njëjti. Të sabotohet me çdo kusht reforma në drejtësi e sidomos ajo e mosngritjes së Gjykatës Kushtetuese, siç është munduar ta sabotonte qysh në fillimet e saj. Vetëm ajo i rrezikon karrigen, vetëm asaj i trembet si "djalli temjanit"! Vetëm Dash Shehi e shpjegon këtë kur pyetjes së gazetares "Metiste", "Pse presidenti ka këtë shqetësim të madh", ai i përgjigjet: "Sepse Gjykata Kushtetuese, nesër do të shqyrtojë edhe grindjet President dhe Kryeministër". Këtë mendim, Dashit, nuk ja tha alkooli, por ishte esëll dhe ai, nuk ka se si të mos e dijë që nesër Gjykata Kushtetuese, më parë se të shqyrtojë këto grindje, do të shqyrtojë shkaktarët e kësaj krize, do të shqyrtojë me imtësi (nëqoftëse), ata që i kanë vjedhur këtyre qytetarëve edhe "lëkurën", do të shqyrtojë ata gjyqtarë e prokurorë që kanë nxitur krimin dhe korrupsionin, do të shqyrtojë më pas politikanët që nga kreu i shtetit e kryeministri për aferat e tyre korruptive, do të shqyrtojë punët "shkel e shko" të qeveritarëve të papërgjegjshëm etj. etj. dhe në fund mbasi të analizojë të gjitha këto, do të dali vetvetiu edhe përse janë grindur presidenti dhe kryeministri duke lozur me interesat e vendit. Sanço Pançua, e quante veten e tij si kalorësin më të mirë të të gjitha kohërave, pavarësisht që ai asnjëherë nuk kishte hipur në kalë. Kjo, nuk do të thotë që edhe Don Kishoti që tërë jetën qëndronte mbi "Rossinantin" të ishte kalorësi më i mirë. Edhe ky, e dinte që Sancua nuk ishte kalorës i mirë dhe i shprehej: "Eh more Sanco, e ku merr vesh ti nga punët e kalorësisë”! Nga ana tjetër, Sançua, megjithëse "maçokun" e kishte në bark, nuk shprehej për "imzotin" e tij, me fjalë, por priste rastin që t'ja rrëmbente "ushtën" të cilës i trembej aq shumë. Sançoja, si "armë" kundër Don Kishotit, kishte ushtën, kurse "Sançua" i sotëm, ka kasetat! O zot, një president, i ndjek kolegët e tij me kaseta të incizuara, si një hakmarrës primitiv për të përmbysur kundërshtarin dhe jo për të punuar për Shqipërinë. Nejse, këto janë probleme të "politikës së vjetër", por le të vijmë në "politikën e re"! Ministri i Jashtëm gjerman Maas, do ta quante një gabim të Europës moshapjen e negociatave me Shqipërinë. Jo vetëm Maas, por edhe shumë qeveri të vendeve europiane dhe personalitete të larta të kontinentit plak, kështu do ta quanin moshapjen e negociatave me Shqipërinë. Por, ja që nuk është i këtij mendimi homologu i Makronit, apo "zëdhënësi" i tij në Shqipëri, u ngrit shpejt e shpejt nga Parisi i hipi avionit dhe frymën e mbajti në Tiranë. Shumëkush mendoi që shqetësimi i tij ishte i natyrshëm sepse në fund të fundit, askujt nuk i vjen mirë për mëmëdheun që e përfaqëson, ta shohë atë jashtë dyerve të Europës, pavarësisht nga mangësitë e shumta që ka, ndoshta edhe pak më tepër nga vendet e tjera, por që këtë "ndëshkim" nuk e meritonte sepse në fund të fundit nuk i shërben korrigjimit të gabimeve. Kur një personi që ka mangësi, i thua të njëjtën gjë vazhdimisht vetëm duke e diskriminuar, mos prit që ai të korrigjohet, por përkundrazi, ai do të thellohet në gabimet e tij. Njeriu i mençur, me shumë takt që sinqerisht e ka për të mirën e tij, kur i thotë një fjalë të mirë edhe nëqoftëse ai nuk e meriton do të fillojë të ndryshojë qëndrimin e tij. Edhe ata të moshuar që një jetë të tërë nuk u "ndreqën" kanë nevojë për një fjalë të mirë. Kështu është edhe me Shqipërinë në rastin konkret, e që Europa gjithmonë e ka parë me syrin e "njerkës"! Edhe Europa, në mos të bënte autokritikë të hapur për shqetësimet që i ka sjellë Shqipërisë, të paktën, me "marifet, në këtë rast, ishte momenti që ajo të korrigjonte gabimet e saj të shekullit të kaluar. Këtë, e themi për Europën, e cila nuk duhej të kishte lejuar "autorët" e përçarjes së Shqipërisë në vitin 1915, të bëheshin përsëri protagonistët e "përçarjes" së re. Kemi të drejtë ta themi këtë si çdo vend tjetër që ka një fije dashuri për vendin e vet, për Shqipërinë, e cila të ardhmen e saj e sheh në Europë dhe askund tjetër. Por, ç'mund t'i themi atij që veten e quan "Simbol i Unitetit", të drejtë që ja jep edhe Kushtetuta, i cili gjatë tërë kohës së tij në politikë, e ca më shumë në kohën prej më shumë se dy vite që është President i Republikës. nuk është shquar asnjëherë si mbrojtës i të drejtave të vendit të vet? Ende pa zbritur në aeroportin e Rinasit, ende duke mos patur as bojën dhe as penën e Presidencës, dekretoi një nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Të ishte që nuk priste koha, do të ishte nje gjë normale, por është pikërisht një dekretim jashtë kornizave të Kushtetutës. Por çfarë tha për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe si u shpërfytyrua, për të justifikuar dekretimin e tij për një anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Ishte tepër entuziast, kur "argumentoi" moshapjen e negociatave, si "Franca nuk pranon vende që kanë probleme, ajo i monitoron vendet që pretendojnë të bëhen pjesë e BE-së, procedurat e saj si edhe për të gjitha vendet e BE-së edhe për Shqipërinë janë standarde etj. etj., që shkurt quhen "kolloqithja me rigon"! Këto, edhe nje buf i Spillesë i di, por e keqja është që këto, na i thotë presidenti ynë në një kohë që edhe Makroni vetë sikur të kishte ardhur, do të gjente një gjuhë më të "ëmbël" për të justifikuar votën e tij. Minimalja që mund të kishte bërë ky president, do të ishte ajo që të ulte kokën edhe për përgjegjësitë e tij. Ta zëmë që këto janë të vërteta dhe nuk mund të pretendojmë që në mos në këtë masë, e vërteta është që ato qëndrojnë. Po ky "burrë shteti" a e ndjen vallë përgjegjësinë e tij, si njëshi i shtetit, sepse Shqipëria asnjëherë gjatë tridhjetë viteve të këtij tranzicioni të tejzgjatur nuk i ka përjetuar këto ngërçe që po përjeton në kohën që ky "burrë shteti" ka qenë në detyrën e Kryetarit të Kuvendit dhe në detyrën e Presidentit. Nuk të ketë fare përgjegjësi ky për mbarëvajtjen e punëve, për "hendekun" e thellë të krijuar mazhorancë opozitë? Jo vetëm kaq, por me djallëzinë e tij ka nxitur që ky "hendek" të thellohet dhe të mos mendojë për asgjë tjetër, vetëm e vetëm për karrigen e tij. Këtu dhe vetëm këtu e ka bazën e vet ndryshimi i madh i tij midis entuziazmit për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe nga ana tjetër, rrezikut që i kanoset karriges së tij nga organi më i lartë i drejtësisë, siç është Gjykata Kushtetuese. E si mund të jetë i qetë presidenti, kur e di që ndaj tij është hapur një proces penal nga ana e Kuvendit? Kur është punë për Shqipërinë, pajtohet me kundërshtarët e saj dhe mundohet që t'i justifikojë veprimet e tyre. Kur është puna që karrigia e tij lëkundet, menjëherë kërcen sikur ta ketë pickuar ndonjë mizë. Historia e tij shumëvjeçare në politikë, nuk njeh ndonjë rast që ai të egërsohet aq shumë dhe të dali jashtë kontrollit siç ka treguar në rastet kur i kanoset rreziku. Asnjë president i vendit deri më sot, me të mirat dhe të metat e tyre, nuk i kanë sjellë kaq telashe vendit kaq sa po i sjell ky president problematik. Rrëmbeu kompetencat e KED-it, procedoi penalisht Dvoranin, (rast i rrallë ky i një presidenti)! Por edhe indiferent nuk mund të qëndrojë, kur nuk ka ç'ti bëjë "gomarit"! "Unë, nuk jam në konflikt me askënd, as me Kuvendin me asnjë institucion tjetër, unë kam vënë dorën mbi Kushtetutë dhe i qëndroj besnik vetëm asaj. Deri në korrik të vitit 2022, këtu do të më keni, me dorën mbi Kushtetutë", deklaron Meta! Nuk paske pasur faj Sançoja që rrinte gjithë ditën majë gomarit dhe gomarin e tij nuk e njihte...

Nga Pandeli Bardhi