BREAKING NEWS

Panik në Tiranë/ Ekzekutimi me armë me silenciator i biznesmenit 66-vjeçar në orët e para të mëngjesit, policia jep informacionet zyrtare

Panik në Tiranë/ Ekzekutimi me armë me silenciator i biznesmenit
x

Opinion / Editorial

Shqipërisë i duhet një burrë shteti dhe jo burracakë pa din e pa iman

Shqipërisë i duhet një burrë shteti dhe jo burracakë pa

Këto 30 vjet tranzicion të pafund, vendi ynë ka nxjerrë me bollëk e me shumicë e tepricë burrecë e burracakë shembullorë e uzurpatorë, të molepsur, dallaveraxhinj e të korruptuar, por fatkeqësisht jo burra shteti që të kenë lënë gjurmë e bërë epokë në shërbim e në interes të qytetarëve taksapagues e hallexhinj deri në ekstrem e në pafundësi të pajustifikueshme. Ky është një realitet i prekshëm, i hidhur, i ndjeshëm, i dhimbshëm që nuk duhet pranuar e toleruar kurrsesi. Është fakt i pamohueshëm se që nga viti 1941 e deri më sot përveç Enver Hoxhës nuk kemi patur një burrë shteti që të veprojë e drejtojë si burrë shteti në të gjithë veprimtarinë politike, shoqërore dhe ekonomiko sociale. E theksoj pa ekuivokë e mëdyshje se rolin e një burri shteti e ka luajtur vetëm Enver Hoxha, i cili me meritë ka lënë gjurmë të pakthyeshme në memorien e çdo shqiptari të ndershëm dhe objektivë në analizën e ngjarjeve dhe fakteve në të gjithë veprimtarinë politike të vendit. Enver Hoxha, me këmbëngulje dhe me mobilizim, impenjim e qëndresë të pashembullt e proverbiale e udhëhoqi me zotësi dhe mençuri luftën heroike Nacionalçlirimtare dhe e fitoi atë pa ndihmën e asnjë ushtrie të huaj që përbënin bllokun anti fashizëm e anti nazizëm dhe jemi i vetmi vend në rajon që u çliruam pa ndihmën e askujt por vetëm me forcat tona madje ne kontribuuam dhe në çlirimin e popujve të ish-Jugosllavisë duke dërguar atje divizionet tona ku dhanë jetën qindra partizanë shqiptarë. Lufta për çlirimin e vendit krijoi dëme të pallogaritshme dhe duhej punë e madhe për eliminimin e pasojave të shkaktuara, pra duhej rindërtuar vendi dhe këtë aksion madhor e drejtoi me zotësi burri i shtetit, legjendari i paharruar Enver Hoxha. Vitet pasardhëse në vijim mbas rindërtimit të vendit do të ishin edhe më të vështira pasi ishin edhe më të vështira pasi ishim përpara një sërë sfidash me të cilat do të përballej udhëheqja dhe burri i shtetit. Filloi masivisht puna për zhdukjen e analfabetizmit e të malaries, të luftës kundër tuberkulozit që merrte pa mëshirë jetë njerëzish përditë derisa doli penicilina për kurimin e tij dhe vaksina efikase për parandalimin e tij. Nën drejtimin e burrit të shtetit Enver Hoxha filloi me impenjim maksimal puna për tharjen e kënetave e të moçalishteve, për bonifikimin, sistemin kullues e atë vaditës, përmirësimin e teknologjisë së prodhimit bujqësor, pajisen me mjete teknike si traktorë, autokombajna dhe gjithfarë mjetesh të tjera të domosdoshme që i hapën rrugë eksporteve të prodhimeve bujqësore e blegtorale si dhe duke plotësuar pikësëpari nevojat imediate të vendit përfshirë këtu dhe sigurimin e bukës në vend që në fakt ishte një arritje historike e bujqësisë tonë. Sfida e radhës dhe më e vështira ishte industrializimi i vendit ku filloi dhe përfundoi ndërtimi i disa hidrocentraleve dhe teceve, ndërtimi i disa uzinave dhe fabrikave që përfundoi me ndërtimin e kombinatit gjigand çeliku i partisë në Elbasan, kombinati i autotraktorëve në Tiranë, rafineria e përpunimit të thellë të naftës në Cërrik dhe Ballsh. Prioritare për burrin e shtetit ishte forcimi dhe modernizimi i forcave të armatosura duke i pajisur me armë, teknikë moderne, anije luftarake mbiujëse dhe nënujëse, avionë modernë mig10 dhe mig 20. Kishim 9 korpuse gjitharmëshe përfshi këtu korpusin e hekurt të Gjirokastrës që për një kohë të gjatë u komandua nga gjenerali i talentuar Muhamet Prodani. Në atë kohë ishim ushtria më e fortë në rajon ndërsa sot fatkeqësisht dhe mjerisht ushtria është katandisur kokoshi një thelë dhe është shndërruar thjesht në një repart të emergjencave civile për likuidimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore. Burri i shtetit prioritet parësor kishte jetën e njerëzve duke e bërë shëndetësinë falas si i vetmi vend në botë me një shëndetësi të tillë. Përveçse si burrë shteti Enver Hoxha ishte dhe me personalitet me njohuri erudite. Kështu kur ndodhej midis mësuesve ai fliste me ta si pedagog. Kur ndodhej në takime me kooperativistët ai fliste me ta si agronom, kur takohej me ushtarakët fliste me ta si gjeneral dhe strateg ushtarak, kur e binte rasti që të takohej me personalitet të përfaqësive të huaja fliste si diplomat dhe kur rasti e binte që të takohej me personalitete të larta shtetërore fliste si burrë shteti i përmasave sipërore. Ja pra një burrë shteti i tillë i duhet Shqipërisë dhe jo burracakë pa din e pa iman.