SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Do të numëroja shtatë arsye ndonëse janë 140 të tilla, përse Shqipërisë sonë të vogël nuk ka ç’i duhet një Parlament kaq i madh. 1. Për gjatë 29 vjetëve, klasa e pasur borgjeze shqiptare e qytetit u krijua dhe po lulëzon më së miri; është e kopsitur me borgjezinë e huaj dhe e njohur goxha nëpër qarqet afariste e të politikës 'moderne' të Evropës, Amerikës madje edhe të Azisë e Afrikës. Është fakt që si deputetë të ‘gozhduar’ në këtë kolltuk për këto tridhjetë vjet a janë a s’janë shtatë-tetë vetë, si të mirënjohurit e respektuar Majko, Ruçi, Fino, Berisha, Meta etj. Të tjerët janë ndërruar. Pra, sasia e njerëzve të cilët nga"baza e nisjes" e të qenit të barabartë, filluan fazën e parë të garës së pasurimit galopant (pa përmendur ‘akseset e asetet e tjera të tyre), prej këtij pozicioni burim fitimi është e mjaftueshme për një vend të vogël si i yni. 2. Shtresa e pasanikëve feudalë të fshatit u rikrijua dhe po ecën bajagi mirë, bile ka edhe ish-kryetarë ish-komunash, dhe kryetarë bashkish, që kanë prona të reja të cilat as mund t’iu kishte shkuar ndërmend brez pas brezi, përpos vilave në qytet e në bregdet, edhe pishina në fshat. Paçka se nuk dinë të flasin për njohje apo zbatim ligjesh e ca më pak për kulturë e gjuhë kombëtare. 3. Sasia e popullsisë që banon si edhe e atyre që gëzojnë të drejtën e votës në këtë territor që quhet Republika e Shqipërisë, të ndarë në kaq e aq zona zgjedhjesh (më lejoni ta them ashtu siç na rëndojnë: zona zgjedhjesh në zverk!) është aq i vogël sa nuk ka pse të ndahet në aq copa e me këtë shifër kaq të vogël, për t’u përfaqësuar në Kuvendin tonë parlamentar. 4. Një ‘biná me shumë kate, me një numër të madh hyrjesh e dhomash’ është në realitet ‘godina’ institucionale e Kuvendit të Shqipërisë. Le të kujtojmë vetëm që struktura e Kuvendit ka 21 shërbime; duke llogaritur sikur me minimum 3-5 vetë në secilin, bëjnë 63 -105 rrogëtarë. Po shoferët, bodigardët (lexo: rojet personale) e ata të anekseve të padukshme? Harxhimet për këtë lukuni njerëzish që punojnë pak e marrin shumë, (sepse kështu është ndërtuar ligji), janë kolosale krahasuar me gjendjen ekonomike, të prodhimit e të konsumit, të bazës materiale e të asaj teknike që zotëron shteti ynë aktualisht. Janë peshë krejt e papërballueshme për ne taksapaguesit. Po përmend vetëm koston e lartë të katër ‘artikujve’ dhe treguesve që ‘posedojnë’ thuajse pa kriter këta deputetë dhe shumatorja alarmante e atyre që shoqërojnë ligjërisht deputetin: kohë, naftë, letër, pará. Lejomëni të kujtoj se vetëm funksioni i Kryetarit të Kuvendit, ka veç të tjerësh, edhe tre sekretare portokolli (më falni nëse nuk e kam të përpiktë emërtimin, por kam të saktë shifrën), ku së fundmi, njëra syresh u pushua(!) nga puna vetëm se nuk kishte njoftuar shefin për iks problem që ndodhi në një njësi administrative të Tiranës, ndërkohë që shefi ndodhej jashtë shtetit ‘me punë’ dhe nuk arriti ta merrte vesh në kohë ngjarjen! 5. Duhet të prishet sa më parë imazhi që është krijuar deri tani si parlament gaztor, inkompetent, herë-herë inekzistent, madje, që të jem i sinqertë, na është brumosur përshtypja se Kuvendi aktual i Shqipërisë është një sallë (dikush atje lart, padrejtësisht e ka fyer duke e quajtur edhe stallë) ku shpalosen kryesisht negativitete. Nga individë jo të paktë prej atyre që mbajnë titullin ‘deputet’ shpërfaqen fjalë të një fjalori tepër të papranueshëm, shfaqje antiedukative, antinjerëzore e antikombëtare deri në paradoksin: djegie mandati në bllok, të realizuar nga i pakuptueshmi dhe i vetëpërvëluari i paaftë, kryetar i së djathtës. Ja fare shkurt dhe dy arsyet e tjera. Diçka për krahasim momental, nga ku dalin vetë përfundimet: Greqia me 11 milion banorë ka 349 deputetë. Estonia e Maqedonia e Veriut, që kanë popullsi afërsisht të barabartë me Shqipërinë kanë respektivisht 101, 120 deputetë. Edhe Italia po përpiqet që ta shkurtojë numrin e deputetëve. Kina ka tremijë deputetë që përfaqësojnë një miliard e katërqind milionë njerëz, atje lart. Shqipëria, me rreth dy milionë banorë, përse të ketë 140 deputetë? Edhe pak më tutje: Kuvendi Popullor i rendit socialist shqiptar kishte 250 deputetë. Por ju kujtoj këtyre votuesve që nuk e dinë, se 90% të tyre jetonin në bazë tek populli, ku kishin një detyrë të mirëfilltë funksionale, për të cilën jepnin llogari edhe paguheshin, dhe krahas, si deputet merrnin një përqindje të vogël shtesë pagë, e cila ishte në raport të drejtë me nivelin e pagave në shkallë vendi. Krejt ndryshe nga gjendja e sotme, ku deputeti merr pagën mbi dyqind mijë lekë të rinj, dhe për habinë e botës, edhe kur largohet vullnetarisht gëzon të drejtën e 50% të pagës. A e shihni? Parlamenti ynë paguan me ligj dembelizmin dhe ata që largohen nga puna. Ndërkohë që urtësia popullore thotë se "kali që thyen këmbën dhe burri që lë punën përgjysmë-vriten"! Po ashtu popullsia ishte më e madhe se kjo e tanishmja sepse nuk kishte emigracion. Me shifrën 250 e nisën edhe pluralistët tanë të parë, por pas disa vitesh, u hodh një hap objektiv dhe u vendos që të kemi 140 deputetë. Ka 21 vjet që shifra mbeti këtu. Po ç’na duhen kaq shumë vallë? Sado që nuk janë të gjithë ashtu siç i emërton armiqësisht ndonjë ish-deputet mandat-djegur, s'janë veçse mbipeshë e pajustifikuar përmbi zgjedhën tonë të taksave e të kostos shumë të lartë të jetesës! Së fundi, ka ardhur koha për pak e saktë. Çdo bashki, veç Tiranës, të ketë një deputet. Kjo është e bollshme dhe plotësisht e mundshme. Me logjikë të ftohtë Shqipërisë i mjaftojnë 70-80 deputetë. Është tepër primitive, madje antipopullore (sepse në realitet antipopullor është vetë sistemi kapitalist), që emrat e kandidatëve për deputet t’i vendosë kryetari i partisë me një listë të gjatë. Kryetari i partisë nuk përfaqëson kurrë një popull, por një grup njerëzish, një organizatë përçarëse dhe një alternativë të biznesit në politikë. Ndaj edhe po ndodh ajo, që del deputeti se dikur ka kryer krime e akraballëqe të ndëshkueshme. Dhe na ndodh, po ashtu, që kur (larg qoftë), vdes një deputet, funksionari përkatës njofton: “hajde vazhdo radhën sipas listës” dhe vjen zëvendësuesi (që nuk dihet seç derdimen është) dhe zë kolltukun në radhën harkore moderne ku ishte ulur i ndjeri! Siç po ndodh tani që lakohen me mbi 15 emra që 'nuk jetojnë' fare në atë sallë, ngase kurrë nuk janë aktivizuar. Apo më keq me pazarin "ma dogje, ta dogja" midis deputetëve të PD e vasalët e vet, ku dashakeqësia arrin deri në të qëlluarit me shiringa boje! Turp mbi turpe! Deputetët duhet t’i zgjedhë patjetër vetëm populli që i njeh bijtë e tij. Urgjentisht duhet rregulluar sistemi zgjedhor përsa i përket kësaj pike. Dihet se rrallë ndodh që edhe pasuria edhe mendja e ndritur të jenë bashkuar në trupin e një personi, mbasi njerëzit në rendin me klasa shtypëse dhe të shtypura, nuk i bëjnë garat për mirësi e drejtësi, por për pasuri e lavdi. Por është gjithashtu fakt i njohur, që në mesin tonë ka jo pak njerëz të ditur, profesorë me integritet, dijetarë me dinjitet dhe shkencëtarë me peshë kombëtare e ndërkombëtare, që iu dhimbset atdheu, kombi, gjuha e për më tepër që dinë të mendojnë me tejpamësi nevojën e ligjeve, hartimin dhe vendosjen e tyre në funksion të zhvillimit bashkëkohor kapitalist, si mbarë Evropa e lodhur.
Nga Ilmi Qazimi