BREAKING NEWS

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela paralajmëron lëvizjen që do të luftojë korrupsionin politik në nivele të larta: Do jetë fundi i...

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela
x

Opinion / Editorial

Shqiptarë "veshur me Versaçe" vs italianë "tutto il giorno all bar"!

Shqiptarë "veshur me Versaçe" vs italianë "tutto

Turi i kryeministrit shqiptar për ndihmë dhe padyshim sensibilizim të miqve, vendeve që na rrethojnë apo dhe atyre në Europë sigurisht duhet respektuar! Dalja te Bruno Vespa me të madhin Sgarbi, është për t’u duartrokitur, sepse në fund të fundit, aty ishin përpara një publiku sigurisht miqësor italian dhe i ndjeshëm për fatkeqësitë e ndryshme dhe te komshinjtë shqiptarë! Në fund të fundit, kërkesa për ndihmë është një detyrë që i paloset punës që bën vetë shteti për të përballuar tërmetin që ra! Pastaj ajo që KM-ja tha dje në mëngjes "se ta zëmë se nuk vjen asnjë ndihmë ne do ta përballim vetë" i vë kapakun të gjithave dhe praktikisht ashtu duhet! Në fund të kohës për riparimin e pasojave të tërmetit, do të shikojmë sa ka dhënë Europa, sa vende të veçanta të saj, sa Turqia, sa vendet arabe e kështu me radhë! Por nga situata do të dalim vetë, me buxhetin tonë, me ndihmën që do t’i japim vetes! E të shpresojmë ta bëjmë këtë gjë! Por unë nuk e kam fjalën këtu! E kam fjalën te batuta që kryeministri bëri si në studion e Vespës dhe në sy të komisionerit të emergjencave kur ishin në Durrës! Batuta ishte për Italianë dhe italianët, e cila është: Italianët janë shqiptarë veshur me Versaçe! Sigurisht që është e bukur, sepse aty për aty krijon si qeshje dhe nënqeshje! Ka pjesërisht (jo plotësisht) të vërtetë brenda, sepse ngjajmë disi, pavarësisht se italianët nuk vishen në masë me Versaçe! Por KM-ja jonë e ka përdorur si dëshirë mitizimi, i raportit të pasurisë së ndryshme të një karakteri pothuaj të barabartë! Pak a shumë kështu duket si batutë dhe ka brenda dhe dëshirën për t’i bërë italianët shqiptarë si përmbajtje, që ndryshojnë në formë me anën e Versaçes! Mbase është pak grotesk dhe mbase është pak ironi, por duke pasur qoftë dhe 5% të vërtetë, duhet pranuar! Tani unë duke e respektuar shumë si batutë që na afron dhe ka qëllim të mirë, po bëj një kundra batutë për ne! Po pra dhe vendos përballë njëra-tjetrës dy batuta që janë "shqiptarë veshur me Versaçe" kundër "italianë tutto il giorno all bar" ose "italianë gjithë ditën në kafe"! Ku e kam fjalën? E kam fjalën se ashtu sikundër italianët nuk vishen kaq shumë me Versaçe si "kuptim drejt e drejtë" ashtu dhe italianët rrinë në punë dhe jo si shqiptarët - gjithë ditën në kafe, sidomos kur janë dhe të pa punë! Pavarësisht ngjashmërive që mund të kenë të papunët dhe papunësia! Dua të dal aty - se nëqoftëse italianët janë shqiptarë veshur me Versaçe e kanë, sepse rrinë gjithë ditën në punë! Kurse ne jemi pak si shumë "italianë që rrimë tutto il giorno all bar"! Pra kërkesat i kemi si të italianëve dhe kalojmë dhe Versaçen e futemi pak në terrenin e "Armani" apo dhe "D&G", për të ndenjur brenda Italisë me modë them! Ne nuk jemi italianë dhe pse kemi shumë zakone të mira ashtu sikundër kemi plot folklorizëm mitomani, anti drejtësisë dhe punës! Ne shesim mend për pesë lek në xhep, kurse italianët - jo! A ka prej tyre që na ngjasin? Sigurisht, por nuk është e thënë të jeni veshur me "Versaçe"! Ose janë të veshur, por nuk bien kaq shumë në sy se janë shumë pak! Ne tentojmë të jemi të pasur, por pasuria nuk është pjesë e qytetërimit tonë të konsoliduar realisht! Ne dhe me ndërtimin e shtëpive tona e vërtetuan se luajmë me jetën tonë, ose më mirë luajmë me vdekjen tonë të sigurtë, në saj të ndërtimeve të rreme, të mëdha, por jo të sigurta! Sepse e keqa jonë është se bëjmë si ( ky është grotesku jo i vërtetë) "italianë tutto il giorno all bar"! Kurse italianë nuk e kanë bërë Italinë të pasur duke pirë kafe apo verë në bar. Jo e kanë bërë në punë dhe duke punuar kaq shumë, sa nuk kanë pasur as kohë të tregojnë përralla dhe barsoleta si bëjmë ne, me orë të gjata në kafe! Ne kemi marrë zakone italiane sigurisht dhe disa nga më të këqijat në organizime absolutisht jo të mirë, por në fund të fundit, kush nuk merr elementë të tillë nga një super shtet që i ka të gjitha! Ne jemi sigurisht "italianë tutto il giorno all bar" dhe i vetmi vend që flasim italisht si gjuhë e dytë, pa qenë koloni reale e Italisë, përjashto pesë vjet pushtim fashist! Por ne jemi të dashuruar mbas kulturës së Italisë dhe kemi qenë në kohë të vështira në diktaturë, duke marrë pikërisht elementë të jashtëzakonshëm të Italisë së madhe! Por akoma na mungon një "çip" i vogël, i cili të na bëjë pastaj "shqiptarë veshur me Versaçe"! E ky "çip" i vogël fare është "Italia dhe italiani që punon"! Ai italiani që ka prodhuar si kulturë dhe vepra të mëdha nga dora e tij dhe nga kreativiteti i jashtëzakonshëm që e karakterizon atë shoqëri mike afër nesh. E këtë gjë, nuk e kanë bërë duke ndenjur dhe pirë kafe kot fare në klub, duke thurur ëndrra si të fitohet para kollaj, pa mund dhe pa djersë e ndershmëri! Jo jo, e kanë bërë duke punuar dhe duke dhënë punë. Këtë gjë e kanë kuptuar shumë shqiptarë në Itali, shumë miq dhe vëllezërit tanë atje! Republika e Italisë që në Kushtetutë ose preambulë e ka të shkruajtur që "bazohet mbi punën". Pra atë "shqiptarë veshur me Versaçe dhe italianë tuttu il girno nell bar" e kam bërë me "versus", për të kuptuar se në fund të fundit, e vërteta mbetet pikërisht këtu! Gjithsesi dhe në ditët e sotme është puna që rregullon dhe zgjidh gjithçka dhe jo fjalët si në kafe dhe TV kafe apo portale kafe dhe të tjera mediume kafe, që ka Shqipëria! Po është pikërisht puna dhe mallkuar ato që nuk japin punë dhe nuk mendojnë "ti japin punë popullit" të tyre dhe mallkuar ata që kur ka nevojë për punë, rrinë në kafe dhe "tjerrin lesh" kot më kot, duke parë ëndrra me sy hapur! 

Nga Besi BEKTESHI