Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqiptarët dhunojnë njeri-tjetrin

Postuar: 30/08/2018 - 07:13

Shqiptarët nuk kanë ndonjë habi të madhe kur mësojnë mbi vrasjet midis njeri-tjetrit, sepse janë mësuar, kur njerëzit e një gjaku, njerëzit e një farefisi, njerëzit e familjes dhunojnë njeri-tjetrin, deri në humbje jete. Institucioni i Statistikave ka dhënë një informacion për opinionin shqiptar se gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë vrarë shqiptari me shqiptarin, në formën e hakmarrjes, të gjaknxehtësisë, të humbjes së qetësisë, mbi 30 vetë. Autorët e lajmit të zi nuk shpjegojnë arsyet përse ndodhin kaq shumë vrasje, brenda në familje, midis shqiptarësh. Duket se ky fenomen nuk i bën më përshtypje as atyre që mbajnë statistika të tilla, as atyre që duhet të ndërhyjnë për të përmirësuar situatën, për të ulur krimin brenda llojit, brenda fisit dhe familjes. Nuk e kuptojmë pse janë kaq shumë agresivë shqiptarët, të cilët arrijnë në ekstreme kur është fjala për të ruajtur gjakftohtësinë, të arrijnë konsensus, të merren vesh midis vëllezërish, me njeri-tjetrin. Gjaknxehtësia është cilësia më e keqe që kanë shqiptarët, të cilët e kanë vështirë, gati të pamundur të vetëpërmbahen, e kanë të vështirë të gjejnë kohën e duhur për të zgjidhur një ngërç, sado problematik qoftë. Kundërpërgjigja e menjëhershme është vetëvrasëse dhe nuk sjellë zgjidhje të problemit. I mençur dhe trim është ai që, në vend të përballjes dhe dhunës, zgjedh atë që është edhe më pozitive, vetëpërmbajtja. Po në realitet, kjo cilësi ka rënë dhe shqiptarët duan të fitojnë me çdo kusht atë që kanë në mend, paçka se një kohë më e mëvonshme për ti parë gjerat është zgjidhja me efektive. Shqiptarët e kanë të shenjtë burrërinë dhe shpesh bien pre e kësaj cilësie, e cila jo në çdo rast merr vlerën e duhur.

Po, përse shqiptarët vriten me njeri -tjetrin? Tragjeditë nuk lidhen me arsye madhore. Nuk është fjala për çështje jetike, sepse edhe kështu po të ishte, përsëri do ishte nevoja e një konsensusi midis dy vetëve, midis dy fiseve, midis dy familjeve. Shoqëria civile, institucionet shtetërore do gjenin hapsira për ta bërë opinionin shoqëror me veprues, më aktiv. Realisht janë motive banale, ato që i kanë futur shqiptarët në vetëgjyqësi, në hakmarrje të drejtpërdrejtë, ku nuk bëhet fjalë për mirëkuptim e mendim të zgjuar. Shqiptarët për shkak të banaliteteve, kanë ngritur dorën ndaj njeri-tjetrit dhe goditjet kanë qenë fatale. Jetë të humbura për hiçmosgjë. Për një vijë ujë, për një rrip toke janë vrarë njerëz brenda familjes, midis kushërinjsh, babai kundër fëmijës dhe anasjelltas. Si është e mundur të jenë kaq shumë nervozë shqiptarët, aq sa arrijnë deri në marrje jete njerëzve, e atyre njerëzve që janë në lidhje familjare, lidhje krushqie, vëllazërie. Kush i nxit të jenë kaq agresivë, kaq brutalë në vendimmarrje që sjellin hasmëri, zënka, zemëratë, në prishje të marrëdhënieve të njerëzve që u transmetohen brezave. Dy djem xhaxhallarësh u goditën me sende të forta dhe njëri prej tyre humbi jetën. Sebep u bë një dreq vije uji që pengohej nga njeri prej djemve dhe mjafton kaq, që të humbasë jetën një njeri sa hap e mbyll sytë. Ritvan Zykaj nga fshati Resulaj i Bashkisë Selenicë vrau tetë njerëz të pafajshëm për arsye që nuk ja vlen të komentosh. Specialistë të fushës së etikës qytetare e cilësuan vrasësin si të mërzitur nga jeta, nuk kishte ngrohtësinë e familjarëve, madje ndonjëherë ishte akuzuar për vjedhje të pulave. Për ca pula të vjedhura, një njeri i zakonshëm mund të vrasë me breshëri automatiku, me gjakftohtësi ekselente, banorët e dy familjeve! Vetëm këtu në Shqipëri ndodh që shqiptarët të hakmerren lehtësisht dhe më lehtë ndaj njerëzve të rrethit të vet familjar, sikur të mos kishte ndodhur asgjë e jashtëzakonshme.

Shoqëria shqiptare nuk është e përgatitur të parandalojë raste të tilla që shkaktojnë tragjedi, drama jetësore. Madje mund ta themi me gojën plot se nuk e çan kokën askush për t`u marrë me parandalimin e dukurive të tilla, që kanë natyrë tragjike. Nuk ka projekte, nuk ka programe për të mbrojtur njerëzit të jenë të lirë në lirinë e tyre. Sociologë ka shumë, psikologë ka pa hesap, organet e ruajtjes së rendit thonë se e kemi në kontroll situatën. Kur ndodh kështu, i kujt është faji që kanë ndodhur dhe do ndodhin në të ardhmen hakmarrje me humbje jetë njerëzish? Sa të lënduar e të plagosur janë regjistruar? Nuk llogariten. Situata i ngjan një bilanci të vërtetë lufte. Dhe është luftë në kohë paqe, në një kohë kur kërkojmë, vendas dhe ndërkombëtarë të vendosim rendin e demokracisë, sistemin e një drejtësie ku të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Përballë kësaj situate, e cila është për të vënë kujën, strukturat shtetërore qëndrojnë pasive, sikur në këtë vend nuk ka ndodhur asgjë problematike, sikur shoqëria shqiptare është në një relaks të plotë dhe çdo gjë është normale. Situata është tejet kritike, kur është fjala për humbje jetësh njerëzore, për çështje banale, të cilat vijnë për mungesë të zgjidhjes së problemeve nga ligji dhe ndërhyrja e shtetit. Askush nuk e merr mundimin të shuajë problemet e koklavitur në mënyrën më të mundshme dhe e gjithë kjo ngarkesë terrorizuese kalon në heshtje dhe përgjegjësinë s`e merr askush.

Shteti nuk është i pranishëm e të marrë përgjegjësinë që i takon, të dalë garant për zgjidhjen e konflikteve që kanë njerëzit, që kanë qytetarët, që kanë banorët. Në fund të fundit e gjithë kjo problematikë nuk ka ardhur rastësisht, por si rrjedhojë e mos ndërhyrjes së strukturave shtetërore në kohën e duhur. Pse të mos themi se këto probleme i ka krijuar mungesa e shtetit me heshtjen duke ia lënë zgjidhjen e konflikteve njerëzve, zgjidhje që përfundojnë në plagosje, në vrasje, në hasmëri dhe kësisoj shoqëria shqiptare mbetet përherë e brishtë dhe formale.

Shqiptarët vrasin njeri-tjetrin në kohën që kërkojmë integrim të vendit në Bashkimin Europian. Jemi shumë larg, na duhet shumë kohë për të shkuar. Është me vend shprehja e famshme filozofike se shqiptarët janë të zot të fitojnë çdo luftë, por pasi të kenë mbaruar luftën midis njeri-tjetrit.

Nga Sokrat NDREÇKA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2018 - 07:48

Më në fund teqeja e Likes u dorëzua. Trimi Like zhgënjeu shpresën e vulëhumburve për revolucione apo puçe pallati, ku turma e bazhibozukëve pushtethumbur kërkonte një dorë për revansh. Likja i zhgënjeu.

Postuar: 17/11/2018 - 07:18

 Disa veprime dhe angazhime politike të kohëve të fundit të opozitës e kanë bindur plotësish

Postuar: 17/11/2018 - 07:15

 Tashmë besoj është e qartë se të gjithë ata lloj politikanësh që kanë të përbashkët "a

Postuar: 17/11/2018 - 07:14

 Nga ekrani i televizionit, Presidenti Meta sqaroi shumë probleme dhe u ndal në mjaft temati

Postuar: 17/11/2018 - 07:12

 E vizitova panairin e Librit në ditën e dytë të tij.

Postuar: 16/11/2018 - 07:11

Megjithëse sistemin e kaluar e lamë pas, duket sikur Sekretarët e parë nuk duan të shkulen nga po

Postuar: 16/11/2018 - 07:10

Sigurisht që duheshin sjellë eshtrat e Mid'hat Frashërit në Shqipëri!