BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Shqiptarët dini vetëm t’i mashtroni, zotërinj politikanë!

Shqiptarët dini vetëm t’i mashtroni, zotërinj

Sot ne shqiptarët edhe pse jetojmë në mjerim e skamje e shohim qartë se, ky vendi ynë është kthyer në një gjysmë shtet nepotiko – familjar, i vënë nën sundimin e një grupi oligarkësh të pashpirt, edhe të nesërmen e kemi të turbullt e të hallakatur. Më e keqja është se, prej 30 vitesh po sundohemi nga një mori e neveritshme politikanësh që na kanë sjellë vetëm të këqija. Dhe pa na dhënë ndonjëherë llogari për të këqijat që na kanë sjellë gjatë këtyre 30 viteve të ardhjes së demokracisë. Të paktën ka ardhur koha që të mos heshtim më. Të mos heshtim para kësaj klase politike që vetëm moral nuk ka.

 Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë një prononcimi për gazetarët një ditë më parë u shpreh se, “I vetmi shqetësim i imi më 19 tetor është se, çfarë do t’iu themi shqiptarëve ?” Një përgjigje e sinqertë do të ishte: “Ne politikanët tuaj jemi mashtrues dhe prej 30 vitesh nuk kemi arritur të zgjidhim asnjë problem që ju keni dëshiruar”.

 Një shqetësim që paralajmëron se, Shqipëria vështirë mund t’i nisë bisedimet për hyrjen në BE me këtë farë klase politike që di vetëm të grindet e të mos arrijë të zgjidhë ndonjë problem, që nuk di të kryejë edhe një palë zgjedhje si duhet, pa gënjeshtra. Nisur nga kjo klasë politike që e kemi të pandryshuar prej 30 vitesh, Presidentit duhet t’ia heqim shqetësimin: “Mos u shqetëso zoti President! Edhe miqtë tanë evropianë e dinë mirë se çfarë klase politike ka kjo Shqipëri prej 30 vitesh. “Një klasë politike që di vetëm t’i mashtrojë shqiptarët”. “Kësisoj, zoti President, nuk është ndonjë çudi e madhe nëse mbetemi edhe në provimin e vjeshtës. Bile edhe nëse kalojmë me sukses, nuk është ndonjë meritë e jona, po thjesht sepse miqtë tanë të mirë na e falën notën kaluese. Kjo është açik e vërteta. Të tjerat janë llogje pazari pa asnjë vlerë.

Me këtë klasë politike që na drejton prej 30 vitesh, ne shqiptarët nuk mund të shkojmë as në hale. Është klasë politika pa asnjë moral, që di vetëm të na mashtrojë e të plaçkitë gjithë pasurinë kombëtare nën e mbi tokësore. Dhe pavarësisht të një mijë e një të zezave, askush deri tani nuk është ndëshkuar. Nuk është ndëshkuar askush edhe për Gërdecin që radhitet ndër krimet më monstruoze. Pale më për kthimin e gjithë Shqipërisë në bahçe kanabisi.

 Kjo klasë politike na ka budallallepsur në sytë e gjithë Evropës. Ende as sot e gjithë ditës, askush nuk e di mirë, nëse ne shqiptarët votuam apo jo për zgjedhjen e pushtetit lokal ? Ndokush thotë: Po ! Mjaft të tjerë thonë: Jo !

 “Po”,- thotë shumica. “Jo”,- thotë opozita që në mënyrën më qesharake dogji edhe mandatet. Vetë Presidenti në kulmin e fushatës që vetë e kishte dekretuar me 30 qershor, zgjohet nga gjumi një mbrëmje dheçdekreton datën e votimeve. Pa na treguar ndonjë datë tjetër, apo kush do ta shlyejë dëmin financiar të deritanishëm ? Pasi fushata kishte 10 ditë që kishte nisur. KQZ kishte shpenzuar miliona duke dërguar në Slloveni shtypjen e fletëve të votimit. Paçka se, disa forcat politike e vetpërjashtuan veten nga vota. Në demokraci pjesëmarrja në zgjedhje nuk është e detyrueshme për askënd. Po llogaritja e shpenzimeve bëhet açik për gjithkënd. Ndaj çdekretimi një date kërkon edhe shoqërimin se kush do t’i shlyejë dëmet financiare. Mjaft më me pasa sa në njërën derë në tjetrën. Shqiptarët janë varfëruar aq shumë sa shumica e tyre sot jetojnë në mizerje. Vetëm për shkak të drejtimit idiotesk nga kjo klasë politike, e cila sot është kthyer në miliardere. Ndaj nuk ka pse dëmet t’i shlyejnë shqiptarët sot të stërvarfëruar.

 Tashmë shqiptarët ndjehen të braktisur nga kjo klasë politike së cilës i thonë me përbuzje “hale – klasë politikë”. Është e çuditshme, po kjo klasë politike e ka shumë të vështirë organizimin e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse.

 Te ne klasa politike po i kthen në skllevër të gjithë. Vetingu e ka spastruar ndjeshëm drejtësinë. Po është më shumë se qesharake, vendimi i Gjykatës së Faktit të Durrësit për mosdhënien e mandatit kryetares së re të zgjedhur në votimet e 30 qershorit. Mirë, po gjykatat e tjera që e kanë dhënë mandatin kryetarëve të rinj të sapozgjedhur ? Një rrumpallhane e çuditshme edhe në sistemin e drejtësisë.

 Organizimi i të tjera zgjedhjeve është më shumë se qesharak. Sepse opozita këmbëngul në kërkesën e saj se, “Nuk votohet me Edi Ramën Kryeministër”. Ende nuk ka ndodhur kund që kryeministrin, apo kryetarin e ndonjë partie ta zgjedhë opozita.

 Kësisoj, sërish edhe në rast të përsëritjes së zgjedhjeve (një budallallëk alla shqiptar) duket se sërish pjesëmarrja e forcave politike do të jetë e cunguar. Vetëm se, ne shqiptarët do të shlyenim edhe miliona të tjerë për të kënaqur mostrat e politikës. Sepse zgjedhjet e tjera nuk do të ndryshonin asgjë.

 Çfarë ndodhi këtë verë, të paktën ne shqiptarëve duhet të na mbushë mendjen se, kemi një klasë politike që po i sjell vendit vetëm të këqija. Për largimin sa më të shpejtë të saj nga skena është e domosdoshme kalimi përmes vetingut i të gjithë lukunisë së politikanëve që sot për shumicën e shqiptarëve ngjan me një lukuni maskarenjsh që ka mundur që sot shumicës së shqiptarëve varfërinë t’ua zëvendësojë me mizerjen.

 Kryerja e vetingut sot është kthyer në një detyrim për ta shpëtuar Shqipërinë nga zhytja e mëtejshme e shqiptarëve në llumin e mizerjes. Vetingu sa më i shpejtë i klasës politike është një detyrim që do t’i mundësojë Shqipërisë të mund të mbijetojë me integritet në këtë botë globale.

 Për gjithë shqiptarët kjo klasë politike është fajtorja e vetme e varfërisë dhe mjerimit që “ka pushtuar” Shqipërinë. Për të gjithë ne, është e çuditshme pse ende nuk kemi asnjë të ndëshkuar për gjithë atë plackitje që ka ndodhur gjatë këtyre 30 viteve, plaçkitje e vërtetuar nga KLSH. Në fund të fundit ne shqiptarët që po varfërohemi nga dita në ditë duhet ta dimë të vërtetën se, kush i mbron maskarenjtë hajdutë që nuk po i zbresin kalit të pushtetit. Vetëm përmes vetingut do të mund t’i shpëtojmë të paktën pasardhësit tanë, që të mos i lëmë në duart krejtësisht të ndotura të kësaj klase politike. Të paktën tashmë të gjithë e kemi të qartë: kësaj klase politike i ka humbur çdo ndjenjë njerëzore.

 Sot këta politikanë që i kemi nëpër këmbë prej 30 vitesh na ngjajnë më shumë si plaçkaxhinj e hajdutë. Përmes vetingut ne mund t’i shohim më qartë se çfarë malli kemi patur gjatë këtyre 30 viteve në krye të punëve tona. Edhe pa veting deri tani më shumë na duken si hajna që dinë t’i fshehin mirë gjurmët për çfarë kanë mundur të vjedhin. Janë këta plaçkitës që na kanë turpëruar edhe në sytë e miqve të mirë ndërkombëtarë që shohin të çuditur se, shqiptarët nuk ia kanë idenë si të organizojnë vetëqeverisjen. Apo thjesht të mund të zgjidhin një problem në shtëpinë e tyre. Këtë e kemi treguar hapur sa herë jemi grindur me njëri-tjetrin edhe për një problem të vogël. Gjithnjë kemi kërkuar ndihmën e miqve të mirë për t’i dhënë zgjidhje efikase një problemi të vogël. Sepse kjo klasë politike di vetëm të plaçkitë e të grindet me vetveten pa arritur të zgjidhë ndonjë problem.

 Një klasë politike që ka braktisur shqiptarët, ndërsa arrin t’i bindet vetëm miqve të huaj, të cilëve u trembet. Ndaj porositë e tyre më shumë nga frika përpiqet t’i zbatojë me përpikmëri. I ka frikë sepse e di mirë se ata ua dinë mirë malin e poshtërsive që kanë realizuar në kurriz të shqiptarëve gjatë këtyre 30 viteve.

 Çudia më e fundit është se, ende ne shqiptarët kur protestojmë vazhdojmë të brohorasim: “E duam Shqipërinë si Evropa”. Një brohoritje që nuk po ndryshon që nga ditët e dhjetorit të vitit 1990. Një ëndërr e shqiptarëve që ka mbetur në vend numëro. Kaq mjafton për ta larguar nga skena me shkelma bythëve këtë klasë debile politike. Vetëm kështu shqiptarët mund të marrin frymë të lirë dhe mund të nisin të realizojnë ëndrrat e tyre, ëndrra që kjo klasë politike po ua mbyt.

Nga Riza Hoxha