BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Shqiptarët e pritën në heshtje hapjen e negociatave

Shqiptarët e pritën në heshtje hapjen e negociatave

Më në fund Europa i tha PO Shqipërisë  për çeljen e negociatave. Eshtë sukses për shqiptarët.  Data  25 mars 2020  do të mbetet historike për shoqërinë shqiptare, për njerëzit të cilët kanë afro tre dekada që kërkojnë t`i bashkohen familjes së madhe europiane.  Nuk duartrokitën, nuk valvitën flamuj e  festonin në rrugë, siç është zakoni, nuk  ka patur  trokitje gotash me shampanjë. Ka mjaftuar për njerëzit një “Falemuinderit Europë!”, duke i kujtuar se më në fund zonja e madhe ka bërë detyrën që i takon. Vendimi nga Brukseli  ka qënë  një mesazh i pritur pa ovacione, pa shumë entusiazëm, pa ndonjë kuriozitet të madh sa i takon këtij vlerësimi të ardhur, pas një pritje të herëshme nga ana e institucioneve vendimarrëse europiane. Ajo që u pa dukshëm ishte  dhënia e këtij informacioni publik nga komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Soreka. Ky njoftim erdhi në vëmendjen e publikut shqiptar si një informacion i zakonshëm dhe nuk mori vëmendjen e shqiptarëve si një ngjarje  që do ti bënte të gjithë të hareshëm, të lumtur. Kjo ndodhi për disa arsye. E para është se shqiptarët kanë dekada që e prisnin vendimin për çeljen e negociatave, por ata janë refuzuar herë pas here. Për hapjen e negociatave Shqipërisë i kanë vënë disa kushte, megjasë po të plotësohen, Europa i ka dyertë të hapura edhe për këtë vend të vogël. Në Shqipëri janë marrë disa reforma shtrënguese si detyrë shtëpie për të bindur europinat, vendet partnere se shqiptarët i kanë sytë nga perëndimi dhe nuk janë njerëz me dy fytyra. Edhe pse janë ndërmarë reforma në drejtësi, në arsim, në përmirësimin e strukturave zgjedhore, vendet partnere  kanë mbajtur kokën mënjanë, duke pretender se reformat duhet të jenë më të thella, më të detajuara, lufta kundër korrupsionit të ashpërsohet edhe më shumë. Këto garanci Shqipëria u`a ka dhënë atyre që na quajnë të pabesueshëm. Megjithatë u deshën të kalojnë disa vjet që vendi ynë  i lodhur nga ky tranzicion i gjatë të mos i ngjallë asnjë reagim, pasi u mor vendimi nga Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian.

Një vendimarrje historike u prit në qetësi, në heshtje nga votuesit, nga qeveritarët, nga pushtetarët, nga opozita, nga shqiptarët, që edhe ky reagim  e ka një arsye, e ka një shpjegim. Shqiptarët kanë vite  që presin  hapjen e negociatave. Kërkesa e përsëritur nga ana e shqiptarëve ka qënë legjitime, ka qënë publike, ndërkohë që liderët e bashkimit europian e kanë konfirmuar shpesh herë qendrimin e tyre pozitiv. Strukturat europiane të zgjerimit i vunë disa kushte vendit tonë për të mundësuar hapjen e negociatave. Kjo është një e drejtë që u takon atyre. E vërteta është se Shqipëria nuk i ka refuzuar, jo për ti bërë qejfin ndërkombëtarëve dhe vendeve të unionit, por sepse e ka quajtur këtë detyrë shtëpie, pa realizimin e të cilave nuk e ka kërkuar hapjen e portës së Bashkimit Europian. U deshën të kalojnë disa dekada, ku në Shqipërinë tonë janë ndërmarrë reforma të fuqishme, me risk të madh për të mbritur në standarde që kanë kërkuar ndërkombëtarët. Megjithëse janë realizuar reforma dinjitoze në afrimin e standarteve me ato të ndërkombëtarëve, Europa është treguar skeptike, është treguar mosbesuese për atë që kanë bërë shqiptarët, sidomos vitet e fundit. Shumë lider të Bashkimit Europian kanë ardhur për t`i parë nga afër rezultatet e reformave, megjithatë ka qënë e pamundur që të jepej një OK, të cilin shqiptarë e kanë merituar me kohë.Vende të Bashkimit Europian si Hollanda, Franca, Danimarka dhe ndonjë vend tjetër nuk pranuan në mesvitin e kaluar që Shqipëria ti  çeleshin negociatat për anëtarësim. Integrimi i Shqipërisë nuk ka qënë asnjëherë strategji e shqiptarëve për të nxjerrë përfitime nga bashkimi i flamujëve të vendeve të unionit në Bruksel. Europës i ka interesuar shumë venet e Ballkanit Perëndimor, ku bënë pjesë Shqipëria.

Shqiptarët e dinë mirë historinë e procesit të integrimit të trojeve shqiptare me popujt që kanë qytetari moderne dhe në perfeksion. Çelja e negociatave nuk i ka bërë shumë entusiast shqiptarët, sepse  janë zhgënjyer nga kjo kohë e gjatë, e cila më shumë i ka bërë ata pasiv, shumë pak inkurajues.

Mbas daljes së njeri pas tjetrit, Varhelyi, Roth, dhe  Luigji Soreka, ambassador i BE në Shqipëri, dolën  në rrjete sociale përfaqësues të oplitikës shqiptare, kreu i demokratëve Lulzim Basha, Presidenti i Republikës Ilir Meta, përfaqësuesi i mazhorancës parlamentare Taulant Balla, të cilët  e kaluan këtë çast pa entusiazmin që kërkojnë momente të tilla historike për një popull, për një vend, për një komb.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian i dhanë një PO Shqipërisë të shoqëruar me ca detyra, që  bëjnë të kuptosh së pa realizimin e tyre pikë për pikë hapja e negociatave mund të shkaktojë një tërmet tjetër. Shqipërisë i`u janë qepur pas ca detyra, sikur këtij vendi do i jepet e drejta për të shkuar në Hënë dhe jo si vend,  si popull që do i bashkohet ecurisë së vendeve të tjera që kanë një zhvillim ekonomik, social më të përparuar. Nuk duhet të harrojmë se edhe ato vende që sot mbahen si lider të demokracisë e kanë kaluar këtë fazë me vështirësi, derisa të arrijnë  shoqëritë me zhvillim e organizim demokratik të pranueshëm. Ndoshta kjo është strategji e Bashkimit Europian për t`u treguar vendeve të tjera se integrimi nuk vjen shumë lehtë, prandaj bëni kujdes në punën dhe kërkesat tuaja.

Realizimi i reformave, për të cilat Europa e ka merak shumë, do marrë kohën e duhur, do marrë investimin e duhur njerëzor, profesional dhe këto nuk bëhen aq lehtë. Në rast se kërkohet dhe merren si fondamentale këto reforma në ngritjen e një sistemi drejtësi  profesional, ndërkombëtarët, specialistët e tyre, ekspertët me përvojë profesionale ndërkombëtare këtu ishin dhe janë. Kush i pengoi ata të shpejtonin reformat, instalimin e një shteti solid, zbatimin e ligjit, ku të viheshin pas hekurave peshqit e mëdhenj të politikës? Janë në detyrë disa struktura në sistemin e drejtësisë që kanë filluar të marrin jetë. Shqiptarët kërkojnë të funksionojë demokracia tek ne dhe nuk e kanë mendjen tek u çelën apo jo e negociatave për anëtarësim me BE. Kur t`i kenë punët në terezi, festat do i festojnë. Ata dinë të festojnë, por koha e tyre nuk ka ardhur akoma. Ndaj e pritën në heshtje lajmin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me qytetërimin perëndimor.