BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Shqiptarët janë këtu, të ikin qeveritë

Shqiptarët janë këtu, të ikin qeveritë

Drejtuesi i fondacionit Konrad “Adenauer”, Walter Glos, duke komentuar protestën e studentëve dhe emigrimin e shqiptarëve deklaroi para disa ditësh se: “Në Shqipëri do të keni një qeveri, por jo popullsi”.

Për mendim tim, zoti Glos ka dashur të thotë se: “Shqiptarët duhet të largojnë qeveritë e korruptuara të djathta dhe të majta dhe të qëndrojnë dhe punojnë në trojet e të parëve të tyre shekullorë”! Nëse e lexojmë me kujdes mesazhin e kësaj deklarate, domethënia është se: “Shqiptarët janë këtu, të ikin qeveritë”. Shqiptarët janë në këto hapsira prej qindra shekujsh dhe mijëvjeçarësh. Në të gjithë historinë tonë ka patur tendenca për të na larguar dhe për të na ndryshuar identitetin tonë Ilir-Alban. Por kur nuk e bënë kundërshtarët tanë historikë, nuk ka arsye ta bëjnë miqtë tanë politikë dhe kulturorë, perëndimorët. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka partnerë shumë të fuqishëm Euro-atlantikë. Gjuha politike shpesh ka dy kuptime ashtu si muzika, është poli-sematike. Në botën post-moderne në shekullin e 21-të, asgjë nuk është e vërtetë, prandaj e gjitha është reale. Zoti Glos ju bën thirrje shqiptarëve të qëndrojnë, të punojnë këtu dhe të largojnë qeveritë e të gjitha ngjyrave të majta dhe të djathta. Prandaj komuniteti ndërkombëtar mbështet lëvizjet pa ndikim partiak, studentët. Por edhe partitë shqiptare nuk do të largohen asnjëherë nga Shqipëria. Ato që duhet të largohen me lëvizje paqësore, me votën e lirë dhe demokratike, janë politikanët e korruptuar të djathtë dhe të majtë.

Duket se me këtë shkrim po bëj rolin e “optimistit jo-normal”, siç deklaronte Ajnshtajni në vitet ’60-të: “Më mirë një optimist-jo normal se sa një pesimist normal”. Që në vitet ’60-’70-të deklaratat e filozofëve sidomos të politikës, kanë patur dy kuptime, kanë qenë poli-semantike. Deklarata e Ajanshtajnit duhet përkthyer: “Më mirë një optimist normal, se një pesimist jo-normal” ose “Më mirë një politikë optimiste normale se sa një politikë pesimiste jo-normale”.

Duke ju referuar thënies së shkencëtarit dhe fizikantit të madh, unë mbështes të gjithë optimistët normalë, jo disa njerëz që shpesh thonë atë që nuk e mendojnë, të kundërtën për të realizuar qëllimet e tyre personale, familjare dhe klanore.

Një burrë i “mirë shkodran”, më tha një ditë se: “I kam kryer të gjitha punët në planin personal dhe familjar. I martova fëmijët, bëra një shtëpi të re, djemtë i kam punësuar të gjithë, por më ka mbetur vajza po e rregulluar”.

Kjo filozofi, tipike "moderne" dhe shumë personale, ka sunduar sidomos vitet e fundit. Individë pa “din dhe iman” kanë përdorur të gjitha mjetet, intelektin e tyre të mbrapshtë, për të realizuar qëllimet e tyre me korrupsion dhe në mungesë të ligjeve. Po i përgjigjem atij “shkodranit të mirë”! Po për këto studentët në protesta, kush do të mendojë? Shteti interesohet pak për ta. Komunitetit shpesh i nënvleftëson ose i përbuz se nuk i kupton, duke ju vënë epitete që nuk i meritojnë. Atëherë, përse të besojnë tek politika e majtë ose e djathtë, kur i ka zhgënjyer. Mesazhi i thjeshte i studentëve është të ikin qeveritë dhe korrupsioni dhe të qëndrojnë dhe të punësohen ata, të kenë një lloj besimi tek e ardhmja e tyre.

Prandaj bëj pjesë tek optimistët-normalë, komunitetet njerëzore që mendojnë normalisht dhe tek politikanët normalë. Nuk besoj tek ata individë që punojnë vetëm për xhepin e tyre dhe “b...ën” e tyre dhe “ironizojnë” të tjerët që nuk e kuptojnë "lojën" e politikës dhe të shoqërisë aktuale! Deri në këtë moment, fituesit kanë qenë gjithmonë ky kontigjent! Shpresoj se ardhmja do të jetë më e mirë, por kërkohet pak durim. Studentët, krijimi i institucioneve të Vetingut, SPAK, ndihma ndërkombëtare, kryesisht ajo amerikane dhe situata në rajon në favor të Shqiptarëve, më bëjnë optimist!

Nga Qamil GJYREZI