BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Shqiptarët kanë “nevojë” për një kryeministër gaztor dhe mendje pjellor!

Shqiptarët kanë “nevojë” për një

Është për të qeshur, kur dëgjon t`i thuren lavde e t`i blatohen merita që as nuk ekzistojnë dhe nuk i zotëron, duke e vënë në siklet dhe vetë kandidatin për kryeministër të opozitës, Lulzim Basha. Ai nuk mund të pajtohet, t`i ngjitin vlera që nuk i ka në staturën e vet politike. Kjo, jo vetëm për idealizmin që e karakterizon, por edhe ndershmërinë për të cilën e mburrin. Këtu nuk është fjala për individin, Basha, që meriton respekt, si qenie njerëzore. Po burrështetasin që përgatitet për të siguruar të ardhmen e fëmijëve tanë, drejtimin e vendit tonë. Po interesi ynë është përgjigjia e pyetjeve: Si do qeverisë, si do ndërtoj strategjitë për ecjen përpara, arritjen e treguesve të premtuar për ta bërë Shqipërinë model në Europë dhe në shkallë globale, siç është krijuar perceptimi në jo pak qytetarë që janë bombarduar me propagandë që nisë nga paga milionëshe, beteja e fituar qysh tani me korrupsionin, zerimin e menjëhershëm të taksave, minimizimi i tatimeve, mospagesa e detyrimeve për ata që nuk e kanë mundësinë, falja e faturave të energjisë, ujit të harxhuar në këmbim të votës?! Po kështu, minimizimi i taksës së sheshtë, kredi pa interes për të gjithë, para me thasë për fermerët, nga një shtëpi për gjithë ata që sot jetojnë në kushte të papërshtatshme dhe vuajnë mungesën e një mjedisi për të qënë të lumtur brenda shtëpisë së tyre. Pa numëruar këtu, premtimet qiellore për zgjidhjen e gjithçkaje të akumuluar për progres të demokracisë dhe zhvillim galopant të ekonomisë. Shumë zgjidhje dhe vërtet të lumtur, mjafton të jenë reale dhe jo imagjinare, siç është zakoni, para fushatave zgjedhore, ku tek ne shkohet sipas parimit, shto ujë, shto oriz dhe në fund gatimi është një mish-mash i pangrënshëm nga qeniet e gjalla, aq më tepër për qytetarët të cilët e vlerësojnë të dëmshme për shëndetin, jo vetëm fizik, po edhe mendor. Pikërisht, gjatë të kësaj kohe, kryeministri në pritje, Lulzim Basha, i cili në mungesë të plotë modestie dhe në besim të verbër të paargumentuar, pa matjen e opinionit të gjerë shoqëror, pa frymën e domosdoshme popullore që duhet të jetë pro opozitare, vetëm duke u nisur nga deklarata të zëdhënësve dhe analistëve, koalicionistëve që e vlerësojnë për interesa meskine me notën dhjetë që u bëjnë fresk liderit politik, ëndërron si të ishte ulur në zyrën kryeministrore. E ka shpallur veten qysh tani kryeministër. Në ecje, gjestikulacione, vendimmarrje, propozime, këshilla, ankesa, marrëdhëniet me jashtë. Kudo, hija kryeministrore, para prapa Bashës si vëlla siamez i kryeministrit aktual. Kryeministër për të nuk ka diskutim dhe pikë. Politikanët rreth Lulzim Bashës, bëjnë politikë. Komunikojnë dhe kumtojnë fitoren e radhës dhe doemos kalimin nga opozita në mazhorancë. Është normale. Përpjekja e mbushja e mendjes së mbështetësve, karrikimi i militantëve që duhet të besojnë, të mos dyshojnë në fitoren e Lulzim Bashës dhe koalicionit opozitar. Më shumë se njëherë, figura qendrore të PD-së na kanë dhënë sihariqin e madhe, se shumë shpejt do shpëtojmë nga këta dhe në fron do ngjiten ata, vetë opozita. Është e drejta e opozitës të ushqejë bindjen, të rrisë shpresat e fitores së sigurtë dhe vendosjes së Bashës në kolltukun kryeministror. Rotacioni politik nuk është sakrilegj. Është demokraci. Mazhoranca e sotme nuk e ka me tapi pushtetin, nuk do jetojë tërë jetën mbi kolltukët qeveritarë. Një ditë do jetë opozitë. Të rinovohet, forcohet dhe pasi ta provojnë edhe Lulzimin, t`i ver ifikojnë premtimet, t`i matin realizimet do ta largojnë edhe atë dhe të tjerë do vijnë në qeveri. Kjo është demokracia. Po këtë shqiptarët e vendosin, sovrani, vë vulën. Mes sovranit dhe dëshirave të partive, ka një hendek të thellë, jo gjithmonë kapërcehet lehtësisht. Politikanët, janë të ligjshëm të flasin për fitore të garantuara. Këtë bëjnë edhe partitë minore. Edhe ata bëjnë sikur do jenë nesër në pushtet edhe pse kanë pas dhjetë vetë. Ajo që tingëllon gati paradoksale në emërimin e Lulzim Bashës në postin e të parit të qeverisë përmes deklaratave, është analiza e arkeologut të njohur, politikan natyrisht, një nga themeluesit e PD-së dhe babai i Aleancës Demokratike, bijëza e inatosur e PD-së për të ardhmen e lumtur të shqiptarëve nën drejtimin e kryeministrit Basha. Ajo që analizon profesori, është korniza në të cilën i përmbledh meritat e Bashës. Meqenëse nuk ka ndonjë fitore të dallueshme, arritje të shquara, novacione politike që nuk shkëlqeu në krye të Ministrisë së Ndërtimit, të Jashtme apo të Brendshme. Në secilën prej tyre, ka lënë nga një njollë të madhe të zezë sterrë. Në “Rrugën e Kombit”, avulluan miliona euro dhe rruga nuk ka përfunduar ende. Në Ministrinë e Jashtme, noterizoi lëshimin e territorit shtetëror, detin, vendim i firmosur prej tij, i ndëshkuar nga Gjykata Kushtetuese unanimisht. Si ministër i Brendshëm në rrethinat e kryeministrisë, u vranë katër martirë të pafajshëm, vetëm se protestonin, duke bërë shumë më pak se protestat që organizoi Basha me të vetët për një vit resht. Bilanci i dëmtimit të forcave të rendit, është tregues i dhunës. Ndërkohë asnjë protestues nuk u gërvisht edhe pse bombarduan muret e Kryeministrisë, u kacavarën rreth godinës së kryesisë së Kuvendit, i vunë dinamitin themeleve të shtëpisë së demokracisë, Parlamentit. Duket disi larg, katapultimi hileqar në Bashkinë e Tiranës, kur u ngjit në kolltukun e qytetarit të parë me procedurë. Nuk i numërojmë veprat dhe ndryshimet që arriti në krye të kësaj bashkie. Nuk ka të tilla! Si lexojmë askund. Do duhej një natë dimri e një pako letër A4, të flisnim nga dita e votimit deri ditën e përvetësimit të bashkisë. Po cilat janë cilësitë që shikon, politikani i vjetër, Neritan Ceka dhe jo vetëm me të cilat kërkon të miklojë shqiptarët, t`i bindë se Lulzimi, është figura e duhur për drejtimin e Shqipërisë? Se është i prerë për kryeministër?! Meqenëse nuk ka ndonjë tregues në arritjet e zhvillimin e ekonomisë dhe nuk është shquar në menaxhim, progresistë aq më pak, nuk numëron ndonjë fitore në këto shtatë vite në opozitë e mat figurën e tij, e ekuivalenton me faktin se ai është djalë gaztor, i qeshur dhe burrë për shtëpi. Kthehet në orën 16:00 në familje. Nuk është pak kjo apo jo? Pra është kryefamiljar model sepse i mbaron punët për tetë orë dhe i përkushtohet familjes, bashkëshortes dhe fëmijëve. Është vërtet sjellje për t`u përgjithësuar. Është familjar model, i kulturuar, i përkushtuar për mirërritjen e fëmijëve. I kryen në perfeksion detyrat ndaj shtëpisë së vetë aq më tepër që tani mbajnë në këmbë goxha vilë në vendin më të preferuar të Tiranës. Njëherësh, duke u kthyer shpejt në familje, pa perënduar dielli nuk konsumon as eskortën e shoqërimit nëpër rrugët e atdheut. Nuk ka arsye të vërdalloset me gardën nga pas për ta mbrojtur. Është i sigurtë në orët jashtë zyrës, gjendet në vilë. Kujt i ka rënë për pjesë të kryejë detyra shtetërore, të vështira, me volum pune, e di shumë mirë se koha e punës nuk ka kufij. Thonë, se burrat e shtetit në vendet e zhvilluara, ka ditë që erren e gdhihen në zyra. Dhe këtë e kanë bërë edhe kur kanë drejtuar opozitën. Bile aq më shumë kur kanë qënë në opozitë pasi iu duhet të vrapojnë e kontaktojnë mijëra individë në çdo cep të vendit. Vetëm kontaktet me qytetarët i kanë të pakufizuara. Në këtë mënyrë, i bie që liderit të opozitës tonë t`i iki koha në oborrin e shtëpisë, duke përkëdhelur fëmijët dhe bërë detyrën si prind dhe bashkëshort. Është i punësuar me tetë oraresh, pjesa e tjetër e kohës është relaks dhe gjumë në vilë. Kapërcimi i tetë orarëshit në shumë vende penalizohet se nuk je i zoti të kryesh detyrat brenda kufirit të kodit të punës?! Këtë zbaton edhe Basha. Po kjo në opozitë nuk ka sens fare. Një tjetër epërsi e kryeministrit të ri, pretendentit për fronin qeveritar që zbulon shkencëtari Neritan Ceka, është ajo e buzëqeshjes. Të gjithë e dinë mirë se Basha është vërtet njeriu më gaztor që ka qëlluar në politikën shqiptare. Ai fal buzëqeshje, majtas djathtas nga podiumet e partisë, ekrane, takime, kur rrok duart me popullin. Basha në thelb është njeri i qeshur. Nuk e kam parë ndonjëherë, serioz, të vrenjtur, vetulla e buzë të shtrënguara. Nuk mund të thuhet se vetëm qesh. Sigurisht edhe revoltohet kur duhet, siç ka vepruar më shumë se njëherë gjatë fjalës në mitingjet e mëdha, para mbështetësve apo kur ka urdhëruar të shpohen gomat e makinave, të thyhen xhamat e shtëpive të politikanëve kundërshtarë, të bllokohen rrugët dhe t`i zihet pritë kryeministrit të vendit, kur organizon marshimet politike nëpër bulevardet e qyteteve të Shqipërisë. Nuk flasim për atë që edhe vezët në Kuvend edhe bojën edhe fjalorin brilant dhe ngarkesat ekstreme nuk i ka shoqëruar me buzëqeshje. Kësaj i thonë qesh e ngjesh e bën përshesh! Me këtë vizatim të Cekës, Basha, mbetet politikani më gaztor. Këtë meritë, ia lartëson edhe më shumë vetë Profesor Neritani, duke e vendosur në përballje me kryeministrin e tanishëm të Shqipërisë, Edi Rama i cili nuk para qesh, është i ngrysur, i zymtë dhe nuk shkëlqen mes buzëqeshjeve të tij, si të bënte sfilatë në pasarelën e mister buzëqeshjes. Kjo buzëqeshja, njeriu që qesh, natyrisht jo Guinpleni i famshëm i Hygoit, është atipike dhe gjendet vetëm tek disa individë të rrallë, se jo të gjithë e kanë dhuntinë e brendshme të qeshin gjithmonë. Bile, ka nga ata që nuk qeshin kurrë në vende publike, po e rezervojnë buzagazin vetëm për raste të rëndësishme. Rama nuk qesh edhe kur fiton. Asnjëherë nuk është parë me buzë të shqyera e buzëqeshje dhe nuk ia kemi ndjerë tingullin që lëshon nga e qeshura me zë. Ky ndryshim nuk është i paktë apo jo? Epërsia, është vërtet e padiskutueshme. Vlerë njerëzore e politikanit gaztor në kuptimin më të mirë të fjalës. Me të gjitha këto, Lulzim Basha, bën diferencën, jo vetëm me kryeministrin e tanishëm, po tërë paradhësit që nga zoti Meksi që edhe kur qeshte, qeshte nën mustaqe. Nano nuk qeshte kollaj. Të gjithë kryeministrat qeshin me pikatore. E kemi pasur nursëz. Nuk flasim për ata para nëntëdhjetës që nuk i pamë asnjëherë buzagaz dhe nuk ishin aspak gaztorë të buzëqeshur. Bashës i blatohet edhe një vlerë tjetër. Konsiderohet pjellor. Jo në kuptimin biologjik për të cilën ka dhënë prova dhe urojmë t`i ketë me jetë vajzat si kukulla, po në aspektin politik. Mendje pjellore. Veçohen këtu premtimet, gjetjet pikante për të ndryshuar jetën e shqiptarëve, rritjen shumë shifrore të pagave, zerim të detyrimeve fiskale, lehtësim të bizneseve, ndihmesën e fermerëve. Pjelloria në premtime e bën vërtetë kryekampion. Për buzëqeshje e pjellori në ide, Lulzim Basha nuk ka të dytë mbi dhe, kudo edhe këtu tek ne. Me gjithë këto cilësi si mos ta meritojë një post kryeministri. Ne, shqiptarët qysh tani urojmë: Më mirë një kryeqeveritar gaztor e mendje pjellor, të hajë, të pijë, të qeshë e ngjeshë, se kryeministër novator, punëtor që punon tetëmbëdhjetë orë, por në vend të buzagazit qëndron me “dajak” në dorë dhe bën mbi shqiptarët horror!