BREAKING NEWS

Edhe Shqipëria e përfshirë, BE zbulon skemën profesioniste të mashtrimit gjigant, zbardhen me shpejtësi detajet e bujshme

Edhe Shqipëria e përfshirë, BE zbulon skemën profesioniste
x
BREAKING NEWS

KQZ del me njoftimin e rëndësishëm/ Kush janë dy emrat e njohur që bënë shumë zhurmë që pritet të marrin mandatin e deputetit në seancën e radhës (NJOFTMI I PLOTË)

KQZ del me njoftimin e rëndësishëm/ Kush janë dy emrat e
x
BREAKING NEWS

"Joe Biden e ka bërë të qartë se SPAK..."/ Spartak Ngjela komenton deklaratat e Yuri Kim dhe Arben Krajës: Berisha është hetuar para se të shpallej non grata, ndërsa Meta po hetohet për...

"Joe Biden e ka bërë të qartë se SPAK..."/
x
BREAKING NEWS

Thellohet përçarja në PD/ Nga Mallakastra në Krujë, zbardhen 7 kandidatët e grupit të Alibeajt për zgjedhjet lokale. Kush janë emrat e njohur

Thellohet përçarja në PD/ Nga Mallakastra në Krujë,
x
BREAKING NEWS

“Tërmet” tek opozita në dhjetor, nga rikthimi i Lulzim Bashës në krye të PD, tek përjashtimi i Berishës dhe Metës nga Parlamenti, ja prapaskenat

“Tërmet” tek opozita në dhjetor, nga rikthimi i Lulzim
x
BREAKING NEWS

Joe Biden fut në ankth politikën shqiptare, pushtetarët e lartë të korruptuar “në rrethin e ferrit” nga kushtet evropiane, si do të plotësohen me materiale shtesë nga amerikanët dosjet “përvëluese” në SPAK

Joe Biden fut në ankth politikën shqiptare, pushtetarët e
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja kush ka qenë njeriu i besuar i CIA në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe çfarë i ka shkruar në një raport Uashingtonit në shtator 1944 për shqiptarët

Muharrem Xhafa: Ja kush ka qenë njeriu i besuar i CIA në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Shqipëria do pushtohet nga dimri i acartë, ja çfarë ka rezervuar moti për ditët e para të Dhjetorit (TABELAT)

Shqipëria do pushtohet nga dimri i acartë, ja çfarë ka
x

Opinion / Editorial

Shqiptarët, kur dëgjojnë Berishën dhe Metën, mbyllin veshët

Shqiptarët, kur dëgjojnë Berishën dhe Metën, mbyllin

 Iku dhe shtatori, ku dyshja Meta- Berisha do të mobilizonin popullin e 2 marsit e do të rrëzonin qeverinë Rama. Pasi nuk i dëgjoi kush përrallat e tyre, tani premtojnë se vjeshta do të jetë një revolucion popullor për përmbysje të madhe. Përditë dalin në ekrane dhe akuzojnë qeverinë Rama për korrupsion me inceneratorët, rritje të çmimeve, shpopullimin e vendit,etj. Shqiptarët i dëgjojnë këta mbroçkulla dhe mbyllin veshët. Shqiptarët e shohin se qeverisja e kësaj mazhorance ka korrupsion, ka ngritje çmimesh dhe shpopullimi i vendit ka ardhur duke u rritur. Por Berishën dhe Metën s’i beson kush, se mund të bëhen shpëtimtarët e këtij populli, sepse të gjitha këta plagë që nuk po shërohen, kanë nisur që me fillimet e demokracisë. Nga shqiptarët e larguar që në vitin 1992, kur mori pushtetin PD, vetëm pak prej tyre janë kthyer. Dhe hemorragjia e largimit vazhdon edhe sot. Mjaft të rinj, ndoshta edhe pa të drejtë, arsyetojnë: “ këtu nuk jetohet më, është për të ikur për gjithë natën.” Ikanakët duhet ta kenë të qartë, se bota nuk është parajsa, ndaj duhet ta shohim realitetin në sy. Por dhe Berishës e Metës nuk i duhet besuar,se këtu kanë qenë, në krye të shtetit ,si Berisha dy herë , ashtu dhe Meta, herë me PS dhe herë me PD, ishte në majat e pushtetit, deri President i Republikës dhe nuk punuan asnjëherë për popullin e demokracinë, por vetëm për pangopësinë e tyre. E çfarë dërdëllis kot Meta dhe Berisha, se do ta rregullojnë këtë vend, kur ata janë provuar prej 30 vjetësh demokraci dhe i njeh mirë populli. Shqiptarët, vazhdojnë të largohen, jo vetëm nga keqqeverisja, por më shumë se nuk shikojnë asnjë shpresë tek dyshja e korruptuar Berisha Meta që pretendojnë të marrin pushtetin. Shqiptarët nuk pranojnë më të kalojnë nga shiu në breshër. Pensionisti i lagjes sime, Alushi, që i ka jetuar edhe monizmin, edhe demokracinë, shprehet: “klasa jonë politike nuk po bën asgjë për këtë popull. Janë të gjithë njësoj, partitë në rotacion vetëm ndërrojnë vendet, dhe gjendja e popullit mbetet po ajo. Qorr për qorr, e kam në oborr,ndaj pse ti votoj kot Berishën e Metën. Dikur kur familja do të martonte një vajzë, jo të denjë për familje, opinioni thoshte: lum kush e nxorri nga dera, e mjer kush po e merr”. “Nuk mund të vihet shenja e barazisë midis PD dhe PS- i thashë pensionistit. Ka mjaft që mendojnë si ti, se “as PS nuk na bëri gjë!” Por nuk duhet të përgjithësohet PS me ndonjë ministër apo drejtor të korruptuar. PS është e madhe, me një anëtarësi të ndershme. Por e keqja është se deputetët e të dy krahëve bashkohen, kur është fjala për hartimin e ligjeve që u interesojnë. Pse ata nuk bëjnë psh një ligj, që të ulen rrogat e tyre dhe pensionet e ish deputetëve, deri sa të paktën të përafrohen me pensionet e tjera. Bëhen financime të mëdha që nuk ndikojnë fare në mirëqenien e popullit, ose financohen parti politike që nuk luajnë asnjë rol në jetën pluraliste të vendit. Pse të financohen parti si “Nisma Thurja”, apo “Lëvizja e Legalitetit” me miliona lekë, pa asnjë peshë në demokraci, e që shpesh i vënë stërkëmbësha qeverisjes, ndërkohë që Organizata Kombëtare e Veteranëve, që mbron me përkushtim traditat e Luftës dhe gjakun e dëshmorëve, financohet me një buxhet qesharak. Pse nuk nxirret një ligj që të sigurojë punësim të detyruar, me pagë të kënaqshme brenda vendit, që rinia të mos largohet. Në kohën e monizmit, vërtet kufijtë ishin të mbyllur me ligj, por ama shteti kishte siguruar punë për të gjithë dhe kush s’punonte, shpallej parazit. Këtë vend nuk e ndreq më Berisha e Meta, të cilët i ka dhjamosur së tepërmi pasuria, dhe populli ua ka pirë lëngun. Duhet patjetër të dalë një brez i ri, i arsimuar, i ndershëm dhe pa komplekse që të drejtojë vendin. Kjo klasë politike është e tejsprovuar dhe e ka kryer tanimë misionin e saj, aq më keq Berisha dhe Meta. Për këta të dy mund të përmendim deklarimin e Sharl de Gol: “Me qëllim që të bëhen zotërinj, politikanët pozojnë si shërbëtorë”. Politikanët tanë janë të njëllojtë, siç shprehej Hrushovi dikur: “Politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë”.