BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Opinion / Editorial

Shqiptarët në Argjentinë dhe shteti amë

Shqiptarët në Argjentinë dhe shteti amë

Kur flasim për diasporën, gjithmonë të vete mendja tek shqiptarët në SHBA, Australia, në Zelandën e Re, arvanitasit shekullorë në Greqi, arberëshët në Italinë e Jugut, etj. Por shumë pak e dinë, që shqiptarët jetojnë dhe punojnë edhe në Argjentinën e largët, në Argjentinën e Mesit. Mendohet, që në këtë vend amerikanolatin jetojnë rreth 50 000 ose edhe më shumë shqiptarë ose siç e quajnë veten e tyre Albanese ose arbëreshë. Kjo vjen prej faktit, që shumica prej këtyre kanë ardhur nga Italia e Jugut. Shqiptarët në Argjentinë janë një minoritet etnik në vend, që kanë gjuhën e tyre, zakonet dhe traditat e tyre, që ua trashëgojnë pasardhësve të tyre brez pas brezi. Të mos harrojmë, që kjo diasporë është një prej diasporave më të vjetra shqiptare në botë. Ata përpiqen që ta ruajnë kulturën shqiptare dhe flamurin shqiptar ta shpalosin në çdo aktivitet kulturor dhe sportiv. Pjesa më e madhe e shqiptarëve jetojnë dhe punojnë në kryeqytetin e Argjentinës Buenos Aires. Por ka disa familje shqiptare, që jetojnë në Rosario dhe në Córdoba. Shqiptarët e Argjentinës janë të organizuara në shoqata kulturore, të cilat mbajnë gjallë kulturën dhe gjuhën shqipe. Në vend veprojnë disa shoqata, midis tyre shoqatën “Frashineto”, e cila mbledh pjesë të komunitetit arbëresh në Palermo të Buenos Aires dhe emrin kjo shoqatë e ka marrë nga një komunë e vogël në Kalabri, Frascineto, nga e cila ka ardhur ky komunitet. Këta emigruan në Argjentinë në periudhën mes dy luftërave botërore për shkak të kushteve të këqija ekonomike në Itali. Ndërsa një shoqatë tjetër është Shoqëria Patriotike Shqiptare “Skenderbeu”, e cila çdo 28 Nëntor feston Ditën e Flamurit me këngë dhe ushqime tradicionale shqiptare. Ajo, që duhet të theksojmë, është, që pesha e tyre nuk është e ndonjë rëndësie të veçantë. Kjo duke patur edhe disa raste të veçanta. Këtu mund të përmendim disa personalitete argjentinase të njohur me origjinë shqiptare, si p.sh: shkrimtari i madh argjentinas i njohur në botën letrare Ernesto Sabato, futbollisti i kombëtares argjentinase Mateo Musacchio. Këtu mund të përmendim edhe kryepeshkop Aleksandrin (Aleksandër Greco),i cili është drejtuesi i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine, d.m.th. është pasuesi i kishës së Nolit, por për pjesën jugore të kontinentit amerikan. Madje kryepeshkop Aleksandri është shprehur për komunitetin shqiptar, që në Argjentinë kanë qënë me mijëra e mijëra shqiptarë, por ata janë asimiluar dhe e kanë harruar pothuajse lavdinë e origjinës shqiptare. Prandaj edhe detyra e tij ka qqënë dhe është ribashkimi për të mbajtur të gjallë origjinën dhe gjuhën shqipe. Prandaj ai ka theksuar gjithmonë bërjen e takimeve me të gjithë shqiptarët për të mbajtur gjallë vlerat kulturore të kombit tonë përmes simboleve dhe historisë duke folur sa më shumë në gjuhën shqipe. Madje kryepeshkop Aleksandri ka lënë amanetin e tij personal: "Unë vij nga një familje me origjinë arbëreshe e jugut të Italisë. Paçka atyre shumë shekujve që kanë kaluar nga koha që familja ime la Shqipërinë, gjithmonë e kemi ruajtur edhe të folurën. Arbëreshët që jetojnë në Amerikën e Jugut e kanë humbur jo pak të folurën shqipe, gjuhën pra, e megjithatë po përpiqem ta rikthej vëmendjen tek ajo. Gjithnjë e kemi pasur në ndërgjegjen tonë, tokën e origjinës. Kjo koshiencë nuk ka humbur as përgjatë shekujve. Kjo është e rëndësishme për t’ia transmetuar edhe të rinjve tanë. Gjithnjë kam thënë se porta jonë është e hapur për të gjithë ata që kanë gjak shqiptar." Ndërsa kisha orthodokse shqiptare drejtohet prej vitesh nga një grek. Paradoksale! Deri kur??? Kur do të vijë dita, që të drejtohet kisha orthodokse shqiptare nga një shqiptar dhe të quhet me të vërtetë Kisha Autoqefale Orthodokse??? Nga ana tjetër shteti shqiptar duhet të bëjë shumë më shumë për të gjithë diasporat shqiptare në botë, sepse në këtë mënyrë mbahet lart fryma e shqiptarizmës dhe e kulturës dhe historisë shqiptare, të gjuhës dhe të folurës shqip. Ata duhen mbështetur dhe përkrahur fuqishëm. Një vizitë shtetërore, që u realizua para disa vitesh, pikërisht në vitin 2015 nga ana e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të asaj kohe, Ditmir Bushati, është shumë pak për vetë rëndësinë, që merr, qëllimi dhe synimi i ruajtjes së gjithçkaje shqiptare. Prandaj tani vlen më shumë ajo shprehja e famshme: “O sa më mirë me qenë shqiptar!”.