Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqiptarët në dilemën e gomarit të Buridanit

Postuar: 26/06/2019 - 07:16

Më sa duket, dekreti i Presidentit të Shqipërisë për anulimin e zgjedhjeve vetëm po zëvendëson një formë kaosi (sepse konflikt është e tërësisht pa vend të thuhet) me një tjetër. Ky anulim – dekreti, i bërë në kohën, kur disa forca politike kishin ndezur motorët e fushatës elektorale, ishte si një stop, apo kthim i menjëhershëm pas ngritjes në “fluturim”. Me sa duket, këto forca vijojnë, ndonëse jo qetësisht, fushatën elektorale dhe nuk po tentojnë një gjë të tillë. Në këto kushte po fillon një kaos institucional, i cili, nëse vijohet kështu, do te çojë drejt krijimit të institucioneve paralele që lëvizin në drejtimet e tyre si copëzat e shumëkëmbëshave të ndarë në mënyrën agostiniane (në fillimet e mesjetës filozofi De Agostino bënte eksperimente të tilla me këmbënyjëtuarit për studimin e natyrës unike të shpirtit dhe shikonte se secili segment i tyre lëvizte në mënyrë të pavarur). Vijimi i fushatës nga këto subjekte tregon injorimin nga ana e tyre të Presidentit të Republikës. Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë injoroi anulimin e dekretit. Së fundmi disa bashki të djathta injorojnë Kuvendin e Shqipërisë dhe Kryeministrin e saj dhe zbatojnë dekretin presidencial për anulimin e zgjedhjeve. Pa hyrë në interpretimet e shumta të Kushtetutës së Shqipërisë, duket qartë një injorim reciprok i institucioneve të shtetit, përfshi ato më të lartat. Kujt ti besojnë votuesit shqiptar të pa angazhuar me parti politike? Ato janë vërtetë në dilemën e gomarit që i atribuohet filozofit të mesjetës se vonë Buridanit (për të cilin një gomar ndërmjet dy barrëve me kashtë të njëllojta ngordh urie, sepse nuk di të vendosë cilën të hajë). Deri tani kjo dilemë ka qenë më shumë: kë të votoj, sesa a të votoj. Injorimi reciprok i institucioneve kryesore të shtetit është më i keq se konflikti ndërmjet tyre, sepse ato e humbasin akoma më tej besimin e shqiptarëve. Në fund të fundit, Presidenti i Shqipërisë më mirë të shkarkohet, se sa të injorohet. Pranimi i shtyrjes së zgjedhjeve nga pala që insiston me çdo kusht, ndonëse pala tjetër mezi do prese ta konsiderojë si triumf, nuk është humbje, por një fitore për institucionet e shtetit shqiptar. Të paktën për zgjedhjet vendore nuk ka nevojë për një provë të madhe vendosmërie, sepse shqiptarët e dinë se sa “serioze” kanë qenë këto zgjedhje në të shkuarën dhe sa kanë bërë interesin e qytetarëve ata që kanë fituar. Përgjithësisht ofertat e të dyja palëve për këto zgjedhje kanë qenë të tilla, saqë, vetëm letra dhe boja e harxhuar për ta nuk ja ka vlejtur. Mënyra administrimi dhe forma të prapambetura korruptive, saqë ju bënin neveri dhe të korruptuarve të sofistikuar. Kjo pjesërisht qe kuptuar para ca viteve, ndaj u bë dhe reforma administrative që i reduktoi ndjeshëm njësitë vendore. Le të vijohet më tej me reduktimin e kompetencave të tyre. Sa më shumë kompetenca do të kenë pushtetarët vendor, aq më shumë do të shpërdorojnë kot. Për zgjedhjet vendor nuk ja vlen, qoftë dhe vetëm ndotja e mjedisit me kapsolla dhe gaz lotsjellës (duke supozuar mos lëndimin e askujt), lëre pastaj të bëhet konflikt civil për ta. 

Nga Jak SIMONI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2019 - 07:17

Do të vinte ajo ditë kur pjesa më e inkriminuar, më agresive dhe më në hall e politikës, t’i shpallte "non grata ndërkombëtarët", të pështynte mbi ta, shante me mllef dhe të "merrte fatet e vendit

Postuar: 20/11/2019 - 07:16

Vetëvrasjet janë shtuar shumë këto kohët e fundit.

Postuar: 20/11/2019 - 07:14

Të gjithë jemi të përgjuar. Shqiptarë e ndërkombëtarë.

Postuar: 20/11/2019 - 07:13

Për t’u treguar sa më modernë e europianë, ne shqiptarët na ka përfshirë edhe një mani deri

Postuar: 19/11/2019 - 07:17

(17 nëntor 1944-17 nëntor 2019: 75-vjetori i çlirimit të Tiranës)

Postuar: 19/11/2019 - 07:15

Shoqëria jonë ka një mangësi të jashtëzakonshme në trashëgiminë e saj të sotme, të ardhur deri më

Postuar: 19/11/2019 - 07:13

Tani që u shua, ndoshta për një periudhë të caktuar kohe, mundësia e hapjes së negociatave me BE,