BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Shqiptarët për shqiptarët, kjo duhet të jetë dilema e kohëve të sotme

Shqiptarët për shqiptarët, kjo duhet të jetë dilema e

Për shqiptarët, kohët e kaluara, nuk janë tjetër, përveç se përvoja të hidhura. Shqiptarët dëshirojnë që kohët e ardhshme të mos jenë tjetër përveç se mos u harrofshin. Shqiptarët kanë mundësinë që ta bëjnë kohën e vet më të dashur.Kur të niseni në votime, ju lutem mbani parasysh edhe një këshillë tjetër: do popull është zot i territorit të vet dhe ka të drejtë të vendosë lirisht për fatin e vet. Më e madhe se dëshira duhet të jetë gatishmëria për ta bërë këtë një realitet. Menjanimi i shkaqeve të krizës qeverisëse në Shqipëri ,nuk mund të bëhet pa prodhimin e mundësive optimale për përballimin e tyre.Në mengjesin e ditës së zgjedhjeve, votues të nderuar mos harroni, në asnjë moment, ju lutem, se i përkisni një populli dhe një kombi, se keni një histori dhe një gjuhë, një traditë dhe një trashëgimi, një civilizim dhe një kulturë që burojnë nga një gjak. Çlirohuni, ju lutem, sa të jetë e mundshme, nga krahinarizmat që na kanë larguar shumë njërin prej tjetrit; çlirohuni, sepse ndarjet janë shumë më të dhimbshme se bashkimi; çlirohuni, ju lutem, nga ideologjitë që partinë na kanë vënë mbi shtetin.I takon së kaluarës fajësimi i historisë dhe Evropës. Në ato fajësime nuk ka asgjë të kontestueshme. Por, ardhmeninë e kemi në duart tona dhe këtë duhet të dimë ta shfrytëzojmë. Mos të rrënojmë themele kur të tjerët ngrehin kulme. Mos të mbajmë fjalime, por ta mbajmë fjalën. Gabimet e tjetrit mos t'i vëmë përpara që t'i shohim, e gabime tona mbrapa që t'i fshehim. T'i përballojmë mëritë dhe hasmeritë e së kaluarës dhe të përqendrohemi në ndërtimin e së ardhmes.Të investojmë në kuadro me guxim intelektual, me maturi politike dhe shkathtësi diplomatike. Shqiptarët janë të kthyer me sy e veshë nga Shqipëria, nga ju votues të nderuar. Duke dhënë votën tuaj sot, ju do t'i përgjigjeni pyetjes se ku do të jetë Shqipëria nesër.Prej jush, votues të nderuar, pritet që të votoni për shtetin juridik, i cili, në kuptimin e mirëfilltë të tij, shprehet me nënshtrim të organeve shtetërore drejtësisë; me barazi të të gjithëve para ligjit; me gjyqësi të pavarur; me procedurë të paanshme; me ekzistim të mjeteve efikase për mbrojtjen e shtetasve; me mbështetje juridike dhe kontroll të akteve administrative dhe me mbikëqyrje të organeve administrative dhe përgjegjësi të tyre për punë të paligjshme që, në fakt, paraqesin komponentët themelore të parimit të ligjshmërisë, një parimi të pashmangshëm në të gjitha shtetet ku sundon e drejta dhe drejtësia.Prej jush, votues të nderuar, pritet që me votën tuaj të përcaktoheni për vlerat e shtetit juridik, të cilat do të mund të siguroheshin:me rend në ndërtimin e sistemit shumëpartiak; me ndarje të pushtetit; me përkufizim të pushtetit shtetëror dhe të së drejtës; me treg të lirë; me pronësi private etj.Prej jush, votues të nderuar, pritet që të keni ndjenjën se shteti pa pushtet nuk mund të ekzistojë, por se edhe ushtrimi i pushtetit nëpërmjet partisë është në parim në kundërshtim me çfarëdo forme të ekzistimit të demokracisë.Prej jush, votues të nderuar, pritet që nga e kaluara të keni kuptuar se pa rendin e ri demokratik nuk mund të bëhen ndryshime të mëdha sistemore në funksionin e shtetit, i cili do t'i përgjigjej ekonomisë së tregut dhe mëvetësisë së subjekteve ekonomike, në njërën anë, dhe njëkohësisht, mbrojtjes së demokracisë politike, në anën tjetër.Ushqehem me shpresë se e keni kuptuar peshën e problemit që e rëndon sot popullin dhe kombin shqiptar.Ajo do të duhej të angazhohej fuqishëm për pozitën e shqiptarëve jashtë kufijve të tashëm administrativë të saj. Çështja e pazgjidhur shqiptare paraqet sot një prej problemeve qendrore në Ballkan.Nëse ka të vërtetë në këtë gjykim, atëherë përfundimi është i qartë: pa një zgjidhje të pranueshme të çështjes shqiptare nuk do të mund të ndërtohet paqe në Ballkan. Ballkani vazhdon të drejtohet nga jashtë, ndërsa brendapërbrenda tij janë të mundshme konflikte natyrash dhe intensitetesh të ndryshme, për shkak të kryqëzimit të shumë interesave politike në të. Prandaj, shqiptarët, duke mos qenë të rrethuar me fqinjësi të mirë duhet të mendojnë për ndërtimin e ardhmërisë së tyre. Puna e parë që do të duhej të bënin shqiptarët është që ta vështrojnë dhe ta shtrojnë çështjen shqiptare si një dhe të bashkuar.Po qe se këtë nuk e bëjnë shqiptarët, nuk mund të pritet që përpara tyre, ta bëjnë të tjerët. Madje, edhe po qe se e bëjnë të tjerët, do ta bëjnë përpara në dëm të tyre se sa në interes të tyre. Votues të nderuar shqiptarë,me votën tuaj sot ju merrni përsipër pjesën tuaj të detyrës për t'i ndihmuar Shqipërisë dhe nëpërmjet saj, çështjes shqiptare, sipas një të vërtete se pa qenë mirë në Shqipëri, nuk do të jetë mirë me shqiptarët e shpërndarë në shumë shtete. Eshtë detyrë juaja që Shqipërinë t'a nxirrni nga një udhëkryq në të cilin është ndodhur.Demokracinë Shqipërisë nuk mund t'ia sjellë askush tjetër, përveç se populli i saj. Secili shtet e ndërton demokracinë në pajtim me mundësitë që krijon dhe, para së gjithash, me shkallën e vetëdijësimit të popullit, për ta kuptuar dhe, për ta ndërtuar atë në jetën e vet. Standartet demokratike të një vendi ose të më shumë vendeve nuk mund të vlejnë si stantarte të përgjithshme për të uniformuar vendet e tjera.Shqipëria ndien nevojën për demokracinë shqiptare.Pa ndryshime të mëdha nuk mund të priten realizime të mëdha.Në Shqipëri ndihet nevojë për udhë të reja. Ato udhë mund t'i kërkojë dhe mund t'i gjejë një klasë politike që do të mund të përmbushte hapësirat e krijuara dhe që do të mund të përgjigjej në pyetjet e hapura. Për ata liderë që politikën e kanë kuptuar dhe e kanë shndërruar në një biznes privat. Po përsëris një mendim të shfaqur edhe më heret.Në politikë dobia e perceptuar keq e individit shndërrohet në dëm të papërmisueshëm kolektiv. Nuk e besoj, votues të nderuar, se kjo është dëshira juaj.