BREAKING NEWS

Rrëfimet e Spartak Brahos: Berisha e quante UÇK-në marksiste dhe të formuar nga UDB-ja, ja si “gjeneralët” e tij takuan Arkanin

Rrëfimet e Spartak Brahos: Berisha e quante UÇK-në marksiste
x

Opinion / Editorial

Shqiptari kundër shqiptarit ose folklorizmi jonë arkaik!

Shqiptari kundër shqiptarit ose folklorizmi jonë arkaik!

E kemi historinë të mbushur me shembuj të shqiptarit kundër shqiptarit, pothuaj më shumë se shqiptari kundër armikut. Kanë qenë princat e lartë shqiptarë të tillë. Prandaj duhet nderuar shumë "Besëlidhja e Leshit" si thuhej atëherë e mbledhur në pikërisht Lezhë. I vetmi moment bashkimi normal. Por princat luftuan me njëri-tjetrin më shumë se me armiqtë. Dukagjinët me Zaharinë dhe Topiajt me Muzakët, por dhe Aranitët e raportet e Kastriotëve vetë në këtë tollovi intrige dhe marrëzie palë luftuese. Shpesh as armiku nuk i bashkonte dhe shpesh u bënë me armikun si Moisiu dhe princi Hamza Kastrioti. Kalimet nga Venediku për të luftuar me sojin shqiptar princëror dhe shitja te ata për të përballur turqit, por dhe përkëdhelja e turqve kundër njëri-tjetrit e kanë historinë e mbushur plot. Pashallëqet shqiptare armike të njëra-tjetrës, feudalë shqiptarë intrigantë me njëri-tjetrin, bejlerë bejtë dhe agallarët në luftë territoriale dhe kush i servilosej më shumë armikut të përbashkët gjithmonë pa u bashkuar me njëri-tjetrin dhe kundra sojit të tyre. Janë këto histori dhe nuk kemi pse i mohojmë, sepse bëjmë gabim. Intrigat dhe vrasjet apo hakmarrjet këto tridhjetë vite ja kemi lënë të gjithë si faj Enver Hoxhës, por sigurisht ai ka të vetat në kulm të artit të tij kriminal, por ai trashëgoi një terren vertil intrige dhe hakmarrje, lufte pa kompromis të shqiptarit kundër shqiptarit. Regjimi i Zogut po ashtu me kryengritjet dhe atentatet, por dhe brigandizmin dhe shit blerjet politike të aksioneve territoriale dhe pronave deri në marrëzi. Dorëzim servil i pasurive në shërbim të armikut - kundër shqiptarit kundërshtar politik. Dikur bashkë pastaj të ndarë, dikur brenda një lloji politik pastaj armiq për vdekje deri në krim politik dhe ordiner. Kështu e kemi historinë dhe kjo nuk na bën nder. Nuk ka shumë nevojë për emra se aty janë. Në fund vjen epoka e Enverit ku dhe ideologjikisht shqiptari vrau dhe persekutoi shqiptarin. Më keq se kudo në botë nga lufta e klasave. E ne themi ideologjia, por ekzekutori ishte shqiptari. Lufta e Dytë Botërore po ashtu dhe marrëzia armiku në plan të dytë përballë armikut “shqiptar kundër shqiptar”. Janë shpallur tradhtarë dhe janë shitur dhe blerë ideale, sepse shqiptari ka qenë politikisht dhe moralisht kundër shqiptarit. Por sërish vjen kulmi këta tridhjetë vjet demek demokraci. Intriga shqiptar kundër shqiptarit tashmë ka marrë përmasat e shërbimit në korrupsion. Shqiptarët gati u futën në luftë civile në 1997-ën për korrupsion dhe krim politik. Shkatërruan shtetin dhe vranë ashtu kot ose për marrëzi të tyre njëri-tjetrin. Treçereku i atyre që janë sot kanë qënë dhe dje. Me intrigën tonë arritëm 1998-ën dhe po ashtu 21 Janarin dhe Gërdecin, por dhe shumë ngjarje të tjera si të përgjakshme dhe politike në armiqësi mes njëri tjetrit. Pse? Për pushtet dhe për para. E kjo është fatkeqësia e madhe e mungesës së idealeve dhe parimeve të demokracisë dhe shtetit ligjor. Shqiptari kundër shqiptarit është kulmi i dëshirës së armiqve tanë shekullorë serbë dhe qarqeve armiqësore anti shqiptare kudo në Ballkan dhe Europë. Tani nga Tirana dhe me një iso të Prishtinës ka filluar shqiptari kundër shqiptarit për Krushën. Faktet dhe nën faktet, fjalët dhe marrëzitë intrigë dhe BBC janë koha e sotme e sulmit politik në Tiranë që merr me vete dhe Kosovën. Përdorimi i armikut kombëtar për ta rrëzuar si kundërshtar politik i përdorur si nga demokratët dhe socialistët është një histeri marroke. Është veti folklorike dhe antike e shqiptarit. Kështu duhet që shqiptari të prodhojë armik shqiptar dhe tradhtar që të eliminohet publikisht dhe politikisht. E përdorin në PD dhe PS dhe kudo në partitë marroqe shqiptare. Kudo në TV e mëdha kombëtare dhe fytyrat e vrerosura pothuaj kriminale që dalin për natë. Drejtues dhe moderatorë që duan të vërtetën për të bërë shqiptarët armiq përballë shqiptarëve për politikën e ditës në Tiranë dhe që i kap dhe kjo marrëzi dhe në Kosovë. Lajme të përpunuara filozofikisht dhe moralisht keq. Batuta që fyejnë shqiptarin në luftë kundër shqiptarit dhe që askush nuk merr mundimin t’i ndalë për hir të kombit dhe shoqërisë shqiptare. Fytyra të deformuara politike sa nga njëra anë te tjetra për të bërë parësore luftën pa principe morale kombëtare sepse kombi ka shkuar nën këmbët e pushtetit të PD dhe PS e bishtave të tjera politike në Shqipëri. E për fat të keq dhe disi për keq dhe në Kosovë. Vazhdon prodhimi i shqiptarit që i shërben armikut kundër shqiptarit. Vazhdon që shqiptari të djegë shqiptarin tradhëtar sepse kështu e kërkon politika sunduese në politikë. Në fakt "shtrigat morën fund kur njerëzimi filloi të mos i djegë" po kështu tradhtarët dhe armiqtë shqiptarë kundër shqiptarit, do të mbarojnë kur shqiptari të mbarojë së vrari politikisht dhe moralisht, por dhe fizikisht veten si "tradhëtar". Mirëpo jo intriga vazhdon dhe i mbajnë ison maskarenj kudo në politikë dhe televizionet e tyre të degraduara moralisht dhe kombëtarisht për hatër të politikës dhe korrupsionit që egziston. E ky është një turp i madh kombëtar. Të gjitha këto i di dhe Europa, i ka në dokumenta dhe na e di kokën. Këto i di dhe Beogradi dhe Moska. Prandaj dhe sigurisht kancelaritë na vonojnë për gjithçka. Po dhe pse i kemi miq dhe partnerë. Janë të qartë se shqiptari akoma është kundër shqiptarit për gjënë më pa rëndësi që kombi ka kur bashkohet dhe ka nevojë dhe që është pushteti politik. Po atë që ne e perceptojmë si vetëm ekonomik.