BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i zhgënjyer nga largimi i Dybala-s: Po të isha kryeministër i Italisë do e bëja Chiellinin ministër

Kryeministri Rama i zhgënjyer nga largimi i Dybala-s: Po të isha
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin e rëndësishëm për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Qeveria merr vendimin e rëndësishëm për federatat sportive
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë/ Makina përmbyset në kanal, plagosen dy persona, dërgohen me urgjencë te Trauma

Aksident i rëndë/ Makina përmbyset në kanal, plagosen dy
x
BREAKING NEWS

Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur, akuzohen për trafik droge, ja me sa vite burg (Emrat)

Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur, akuzohen për trafik droge, ja
x
BREAKING NEWS

Makina merr flakë brenda servisit, policia zbardh dyshimet e para

Makina merr flakë brenda servisit, policia zbardh dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

KQZ jep nesër vendimin për shkeljet e bëra në zgjedhjet e 6 marsit, janë të përfshirë ministra, kryetarë bashkish dhe...

KQZ jep nesër vendimin për shkeljet e bëra në zgjedhjet e 6
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e Presidentit të ri, Mediu ka zbuluar emrin e parë që propozon opozita: Ky është personi i duhur për të ardhur në krye të shtetit

Zgjedhja e Presidentit të ri, Mediu ka zbuluar emrin e parë që
x
BREAKING NEWS

Makina inteligjente ‘bën namin’ në qarkun e Lezhës, pezullohen 87 leje drejtimi

Makina inteligjente ‘bën namin’ në qarkun e Lezhës,
x

Opinion / Editorial

SHQUP - i le t’i kthehet shqupistave

SHQUP - i le t’i kthehet shqupistave

Ditët e fundvitit të kaluar, por edhe këto ditë të këtij fillimviti kanë në qendër të tyre luftën e hapur që po bëhet se kush do zotërojë godinën qendrore të Partisë Demokratike që edhe sot e kësaj dite thirret si SHQUP-I ( Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore), funksion që e ka pasur në gati 50 vjet. Lufta është brenda llojit. Lulzim Basha dhe pasuesit e tij që pretendojnë se janë shumica, mbrohen me faktin se janë legjitim si parti dhe janë në shtëpinë e tyre. Sali Berisha dhe pasuesit e tij që gjithashtu pretendojnë se janë shumicë, kërkojnë ta marrin këtë godinë si shtëpi të demokratëve, si shtëpia e lirisë. Pas konsumimit të llafollogjisë përkatëse, pas kërcënimeve për sulme dhe masave për mbrojtje, situata degjenerojë deri në përplasje fizike, me akuza të dyanshme dhe me marrjen e situatës në dorë nga policia dhe prokuroria. Nuk do të merrem fare me sjelljen e fakteve që kush ka të drejtë, fraksioni A apo fraksioni B, sepse me këtë ka kohë që po merret vetë politika shqiptare, analistët më në zë në vend por edhe opinioni i gjerë publik që gjithmonë është i ndjeshëm ndaj këtyre situatave dhe ende nuk i kanë dhënë zgjidhje, por dua të sjell në vëmendje një fakt domethënës që deri më sot nuk është përmendur asnjëherë të vetme, po, po asnjëherë të vetme: Përpara se kjo godinë kaq e dëshiruar të jetë e Sali Berishës apo Lulzim Bashës ajo i takon Ushtrisë Shqiptare, oficerëve dhe ish-oficerëve të kësaj ushtrie dhe familjeve të tyre. Atyre që në emër të një ideali të lartë, të detyrës ndaj atdheut nuk kanë kursyer asgjë nga jeta e tyre. Gojët e liga duan ta lidhin funksionimin e kësaj godinë me idealet komuniste dhe vetëm të vënies së saj në shërbim të diktaturës, por nuk është kështu. Zanafilla e shtëpisë së vërtetë të ushtarakëve në vendin tonë është në fillimvitet 30-të të shekullit të kaluar, në godinën më të bukur të rrugës së Kavajës, projekt i një arkitekti ushtarak shqiptar. Aty ka qëndruar deri rreth vitit 1945 kur ia lë vendin “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë” për tu shpërngulur në një godinë edhe më të famshme, aty ku sot është Parlamenti Shqiptar dhe Akademia e Shkencave. Në vitin 1968, madje fiks në datën 10 korrik, në kuadrin e 25 vjetorit të krijimit të ushtrisë qeveria shqiptare iu dhurojë ushtarakëve të vetë godinën që sot është seli e PD. Aty ka funksionuar deri në vitin 2013 kur Sali Berisha më shputën e tij, siç prishi shumë ndërtime thelbësore të ekonomisë shqiptare, ia ndryshojë edhe kësaj godinë funksionin e saj dhe e bëri seli për vete. Ishte thuajse edhe një grabitje sepse Sali Berisha procedurat e kalimit të PD aty i bëri në ditët e fundit të largimit nga pushteti. Gojët e liga duan ta përkufizojnë atë si një biçim komiteti qendror të ushtrisë, por funksionimi i saj ka qenë diametralisht e kundërta. Nuk është vështirë të mësosh historikun në vite të saj. Ishte ndërtesë e veçantë në llojin e vet, me ambiente të brendshme e të jashtme, të bollshme për të gjitha strukturat përbërëse të Shtëpisë së Oficerëve dhe që i plotësonte të gjitha kërkesat e kohës për plotësimin e realizimin sa më mirë të misionit të saj. Ishte një ndërtesë që nuk ishte parë në Tiranë dhe me ambiente shumë të bukura. Në këtë ndërtesë u akomoduan dy drejtori, e para, Drejtoria e Qendrës Kulturore, e cila u vendos në ambientet e katit të dytë, ndërsa tjetra ishte Drejtoria e Ushqimit Social që ndodhej në katin e parë dhe që në zhargonin e përditshëm njihej si “Restoranti i SHQUP-it”. Në këtë Qendër ekzistonte Arkivi i Filmit, që është burim i Arkivit Qendror të FA-së, ka qenë studio e FotoFilmit të FA-së, që dokumenton veprimtarinë më të rëndësishme të Ushtrisë Shqiptare, ka qenë biblioteka e FA-së me një kapacitet mbi 44 mijë libra, të cilat u mbyllën nëpër thasë dhe nuk dihet se ku janë, 2 sallat në katin e dytë, njëra me 204 vende dhe një skenë dhe tjetra me 50 vende ku mund të kryhen veprimtari të ndryshme në kushtet më të mira të mundshme për vendin tonë. Gjithashtu ka qenë holli ku kryheshin homazhe për ushtarakët nga grada kolonel e lart dhe për personalitete të tjera të vendit, për të cilat urdhëronte Shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Në vitin 2006, ishin gjithsej 42 punonjës ndërsa në vitin 2011, numri i tyre arriti në rreth 100 punonjës. Tashmë Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore, shkurt SHQUP, përmendet rëndom “na ishte dikur”, por për fatin tone të mirë, me atë, artistët e shumtë kishin lidhur shpirtërisht jetën dhe karrierën e tyre brilante duke kontribuar shumë artistikisht edhe në rrafshin kombëtar. Dhjetëra artistë të popullit dhe artistë të merituar kanë qenë pjesë e ansamblit dhe korit të kësaj shtëpie duke dhënë shfaqje deri në pikat kufitare dhe repartet më të largëta të vendit. Nuk po i përmendim se janë të shumtë. Autori i këtyre radhëve, për gati një dekadë, në katin e dytë të saj, nën drejtimin e profesorit të paharruar Stavri Angjeli dhe mjeshtërve të shahut shqiptarë, kampionëve të vendit Esat Duraku dhe Aldo Zadrima së bashku me pjesëtarët e ekipit të shahut të sport klub Partizanit kemi zhvilluar stërvitje me të vërtetë me nivel shkencor. Fill pas viteve ’90 ajo u emërtua “Qendra Kulturore e Forcave të Armatosura” dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, në këtë objekt kishte posaçërisht një ambient pritje për homologët e tij që vizitonin Shqipërinë. Në vitin 2001, ishte qeveria italiane, e cila në kuadër të ndihmës për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, investoi dhe vendosi në përdorim dy salla multifunksionale në ambientet e këtij institucioni me emërtim tashmë me histori prej një dekade, Qendra Kulturore e Forcave të Armatosura. Një vit më vonë në kuadër të një projekti bashkëpunues me Zvicrën, ishte qeveria e saj ajo që instaloi pajisjet për qendrën audio-vizive, pajisje të cilat ishin një luks i madh për kushtet e vendit tonë në atë kohë. Ndërsa në vitin 2010 Ministria e Mbrojtjes akordon një fond të veçantë për blerje pajisjesh audio-vizive të parametrave HD, të cilat për kohën ishin deri diku të fjalës së fundit të teknikës. Në vitin 2011 ky institucion përsëri vijoi të ndryshojë mëtimin e tij dhe tashmë u quajt “Qendra Kulturore e Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes”, kësaj here asaj i bashkëngjitet edhe “Sektori i Botimeve Ushtarake”, i cili në këtë kohë ishte sektori më rentabël i QKMBM, në fushën e botimeve ushtarake. Në këtë qendër u zhvilluan periodikisht aktivitete të nivelit të lartë në kuadër të NATO-s, partnerëve dhe Forcave të Armatosura, si takime konsultative, workshop-e, seminare, konferenca planëzimi, konferenca shkencore, pritje të delegacioneve, pasi infrastruktura e ngritur e lejonte zhvillimin e këtyre aktiviteteve në cilësi të lartë. Godina iu dha Agjencisë së ALUIZNI-t,e cila, siç dihet është institucioni, që duhet të menaxhojë pronat e shqiptarëve! Kështu, përfundimisht ushtarakët shqiptarë nuk do të kishin më shtëpinë e tyre të veçantë, sepse mendohej e paragjykohej se për ç’arsye ushtarakët duhet të kenë seli më vete, duke shpërfillur faktin se pothuajse në të gjitha vendet e botës ushtarakët e tyre kështu i kanë ende! Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Gjermani, në Itali, në Turqinë euro-aziatike, qendra të tilla janë shndërruar në “tempuj” ku ushtria dhe publiku ndërveprojnë. Në “tempuj” të tillë vendimmarrësit e Fushës së Mbrojtjes presin miq e homologë, komunikojnë me median. Aty çdo individ i shoqërisë, lehtësisht mund të mësojë çfarë është i interesuar të dijë për “Forcën e Armatosur”. Ndërkohë në këto vende të zhvilluara, ofrohen edhe shërbime posaçërisht për ushtarakët, jo për t’i diferencuar, por thjeshtë për t’i motivuar e për t’i sjellë më afër me publikun. Në të tilla odeone ata gjejnë qetësinë, bibliotekën, aty ngrenë urat e komunikimit me partneret dhe shoqërinë. Por siç thuhet, e vërteta zhytet por nuk mbytet. Ajo që sot paraqitet si luftë për njësi partie paska qenë e thellë. Që në ato vite, të dy “ kaponjtë” që kacafyten sot për godinën e paskan piketuar atë për fushë grataçelash. Kushedi se çfarë ëndrrash do kenë thurur dhe kushedi se sa thasë me dollar i kanë parë në ëndërr se do të shkonin për llogari të familjeve të tyre. Por siç ndodh në kontratat e dyshimta dhe midis bandash kriminale, pazari prishet dhe çdo gjë përmbyset. Kësaj radhe përmbysja erdhi nga përtej Atlantikut. Ultimatum se “ose vetëm pa Sali Berishën ose zhduku bashkë me të” e bëri Lulin të zgjedh vetveten. Çka përkthehet se do të marrë llokmën e madhe. Por nuk është dakord me këtë lloj pazari ujku i vjetër. I mësuar me intriga dhe hipokrizi, gjoja në emër të integritetit dhe sovranitetit të PD, në të vërtetë të vetvetes, ai riintegroi falangat e sulmit për të marrë selinë qendrore. Me çdo formë. Tashmë kur kanë dalë në skenë grataçelat, bëhet fare e kuptueshme edhe marrja e masave ekstreme e mbrojtësve të godinës, Lulzim Bashës më ortakë. Vetëm një super interes ekonomik si ky që ka dalë në skenë ka bërë të mundur edhe ndërluftimin midis dy ortakëve që deri dje ishin identifikuar si një. Dhe mesa duket nuk kanë të ndalur. Ata do të kacafyten për një pronë që nuk është e tyre por që e duan medoemos. Në këtë mes është e domosdoshme ndërhyrja e qeverisë. Ashtu si me një VKM ajo godinë i kaloi një partie politike aq më tepër që po kalonte në opozitë, po ashtu me një VKM ajo t’u rikthehet pronarëve të mëparshëm. Kryeministër, ktheja SHQUP-in – shqupistave. Ndiq shembullin e botës moderne ku ne duam të hyjmë. E kam vizituar vetë një Shtëpi Oficerësh në një vend të NATO-s dhe kam parë si në ëndërr se si nderoheshin aty edhe heronjtë e Luftës së Parë Botërore të atij vendi. Le të zgjohen nga gjumi edhe ato disa shoqata ish-ushtarakësh që gjoja bëjnë njërën në mbrojtje të ish-ushtarakëve dhe ta kërkojnë këtë gjë edhe zyrtarisht. Sa për Salën dhe Lulin zgjidhja është aq e thjeshtë: Jepu secilit nga një godinë nga ato të shumtat që ende është pronar shteti, me sipërfaqe të njëjtë dhe madje edhe afër njëra-tjetrës dhe pastaj, kokat le të hanë politikisht, por jo për një godinë. Le ta zgjidhin aty kush ka shumicën dhe kush është pakicë, se të garantoj, sapo t’u iki nga dora sheshi i grataçelave, do t’u zbutet edhe gjaku dhe do të bëhen përsëri bashkë.