BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Shtatoret e gjalla të "atij" e pastaj "princat" e besëprerjes!

Shtatoret e gjalla të "atij" e pastaj "princat" e

I kaluam dy ditë të "mëdha" dhe "historike", ku një shoqëri që akoma nuk ka zënë mend vazhdon ti përtypë në orët e drekës dhe darkës, bashkë me ushqimin e përditshëm. Dita e parë ishte vendimi mbi përballjen ndaj "grushtit të shtetit" që presidenti Meta i thotë revolucionit të tij me firma dhe demonstrim në 2 mars dhe dita e dytë, përvjetori i rënies së shtatores të Enverit në shesh. Dita e parë që ishte momenti "grusht shteti" e që atyre që e kanë sajuar si definicion nuk ju shkon mendja sëpaku ti thonë "puç shteti" kishte të bënte me idenë e presidentit të zgjedhur nga socialistët, të cilët tashmë me anën e Ramës si propozuesi kryesor i Metës, po i bënin "grusht shteti" atij që kishin zgjedhur President. Jo nuk është lojë fjalësh, është pikërisht ajo që lexohet qartë mbas letrave të pikave që përbënin dhe shkeljet e mëdha të maxhorancës sipas presidentit. E ky "grusht shteti" që shtetin e shikon jashtë maxhorancës dhe PS-së, dhe afër vetes LSI-së dhe nganjëherë dhe PD-së kur ka nevojë për ndihmë njerëzore, nuk specifikohet se nga ku nis. Ose nuk shpjegon realisht se pse një president i zgjedhur nga PS, me dekret largoi po një dekret, që kishte dekretuar vetë presidenti. Po pra, që paska të drejtë të nxjerrë dekrete mbi dekrete që neutralizojnë njëri pas tjetrit veprimin. Nuk shpjegon se pse nuk nis ky "puç shteti" kur zgjedhjet e parashikuara dhe dekretuara nga presidenti, me një dekret tjetër largohen për të dekretuar në kurriz të Kushtetutës, politikës ndërkombëtare dhe njerëzve që të kanë zgjedhur në postin e lartë - e na niska te Dvorani?! Pse nis "puçi shtetit" te manovrat e maxhorancës që njerëzit e drejtësisë së sabotuar (edhe nga presidenti dhe opozita) të betohen edhe jashtë presidentit dhe nuk nis te ndryshimi i qartë nga Presidenti i Shqipërisë në kryetar të LSI-së dhe opozitës mbasi ke marrë votat nga socialistët?! Si mund të besojnë si ndërkombëtarët dhe ne vdekatarët këtu poshtë se presidenti është në "besim të mirë" kur ka marrë votat e Ramës për tu bërë president dhe tani e quan "grusht shteti" atë?! Si janë vetëm grusht shteti veprimet e maxhorancës dhe nuk është "puç shteti" dalja haptas dhe në mënyrë antikushtetuese e Presidenti në një anë të politikës duke u shndërruar në militant, kryetar partie dhe deri në arrivizmin e paraqitjes si kryetar i opozitës!? Mirëpo këto mrekulli politike te ne vijnë, sepse është pikërisht faji i asaj dite kur shqiptarët hodhën me lejen e Ramiz Alisë vetëm shtatoren e Enverit! Po pra, kur ja kishin liruar bulonat një natë përpara. Kështu është kur "mentorët" e kapitalizmit më të shpifur dhe demokracisë më të përdhunuar në Europë, ose shtetit më katrahurë lirie dhe demokracie, shtetit më të padrejtë në Europë, lejuan hedhjen e shtatores së Enverit dhe ngritjes së disa shtatoreve të gjalla tipike pasuese dhe trashëgimtare e ndoshta akoma më keq se sa Enveri që janë Sali Berisha, Meta, Rama, Basha dhe një dorë servile e tyre e klikës politike pasuese që ka tre dekada që bën shumë më tepër dëme se sa shtatorja e Enverit. Të dalë nga ai moment gënjeshtar e një rrëzimi shtatoreje, që mbushi vetëm sytë e shqiptarëve dhe zbrazi trurin e tyre nga e vërteta në demokraci për diktaturën dhe regjimin, por dhe për aftësinë e shqiptarëve për të bërë me jetën e tyre lojën e madhe të rregullave në pikërisht demokraci. Atyre "mentorëve" ju duheshin pikërisht ata që brohoritnin për rrëzimin e shtatores së Enverit, por që në zemër kishin "atë" dhe veprimet e tij si politike dhe kriminale. E këta soj njerëzish u bënë kryetarë partish politike, kryetar shteti dhe kryeministra, të cilët kanë tre dekada që shtatoren e gjallë e luajnë vetë në çdo moment, që kjo shoqëri akoma demete i ka lejuar të bëjnë si lapidare dhe shtatore politike të tyre në histori. Të tillë individë kanë krijuar ‘96-ën, ‘97-ën, ‘98-ën dhe piramidat apo dhe Gërdecin e 21 Janarin, por dhe çdo grabitje e rrënim të ekonomisë shqiptare. Të tilla shtatore të gjalla kanë prishur çdo zgjedhje politike e vendore dhe çdo votë të shqiptarëve. Tani krye opozitari që zbulon "grusht shteti" te ai që e bëri President të Republikës - kërkon një "besëlidhje" të re sipas modelit të Kastriotit. E me kë do ta bëjë këtë “Besëlidhje”? Me "princat shqiptarë" që ka opozita shqiptare. Sepse në fakt "besëlidhja" në Lezhë nuk ishte bashkimi i popullit sikundër na e ka mësuar shoku Enver në histori, por bashkimi i princave që kishin dhe njerëzit apo popullin mbas tyre. E sot presidenti tenton të krahasojë Sali Berishën dhe veten me Kastriotin (sepse nga ana tjetër është Spiropali me të vetin) apo Aranitin, apo Balshajt, Dukagjinët dhe Zahariajt e Topiajt, Muzakajt dhe Golemët. Po pra po, këta soj "princash" në opozitë dhe pozitë që janë "princat e besëprerjes" së popullit të tyre në demokraci. Këta farë trashëgimtarësh të shtatores së Enver Hoxhës që po thirren të luajnë pjesën e fundit të tragjedisë shqiptare në demokraci, që tashmë është grotesk ose 2 marsi 2020-të dhe që shitet për "besëlidhje" dhe që nuk është asgjë tjetër, por një "besëprerje" demokracie! E nuk është vetëm tani dhe vetëm në një krah! Por është që nga momenti i rrëzimit të shtatores së Enverit, që u shit si fillim demokracie. Që në këtë moment këta "princa" janë "besëprerësit" e demokracisë. Këta do të bëjnë dhe bashkimin e shoqërisë shqiptare?! Këta kanë vetëm një rrugë. Atë që të çon drejt drejtësisë dhe SPAK po të ketë realisht drejtësi ky vend. Asgjë më shumë se sa kaq nuk meritojnë të tillë shtatore të gjalla të "atij" që ja liruan bulonat që ta rrëzonin të nesërmen ose më 20 shkurt në shesh. Por me qëllimin që të ngriheshin vetë si shtatore të gjalla dhe t’i pinin gjakun këtij populli, që mashtrimin akoma dhe sot nuk e ndan mirë nga e vërteta.