BREAKING NEWS

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e Vlorës, reagon Spartak Ngjela dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën tonë: Aty i kanë provat e krimit...

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Opinion / Editorial

Shtatori, shtatori…lutemi që të mos na dalë dhe ky shtator “shterpë”

Shtatori, shtatori…lutemi që të mos na dalë dhe ky shtator

Në fjalimet e kamufluara të politikanëve të sotëm shqiptarë, koha e realizimeve të mëdha mbetet gjithmonë ajo e së ardhmes. Edhe kur janë në një llogaridhënie të pastër, ata pak sekonda i kushtojnë asaj sepse nuk janë realizuar premtimet e bëra më parë (dhe ato në çdo kohë llogaridhënie janë aq të mëdha dhe të shumta) dhe përmes lojës së fjalës, nuk i kursejnë premtimet për arritjet e mëdha që do arrijnë në ditët që do të vijnë. Nëse kjo edhe u lejohet në kohë fushate elektorale që në të vërtetë duhet të quhet “fushata e korrje – shirjeve të gënjeshtrave”, atyre nuk u skuqet faqja që këtë ta bëjnë praktikë gjithëvjetore. Në unison me politikanët janë bërë tashmë edhe drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe atyre të pavarura, sidomos ata të drejtësisë së re, që nuk u lejohet dhe nuk e kanë hapësirën e gënjeshtrës sa të parët. Por ndërsa politikanët ia kanë marrë dorën këtij populli që nuk po vë ende mend dhe voton qorrazi pa e kuptuar se peshën e asaj vote do ta mbajë ai vetë mbi kurriz për 4 vjet, këta drejtues institucionesh e kanë të limituar mundësinë e të gënjyerit sepse puna e tyre është shumë e lehtë për t’u peshuar. Të gjithë këta të grupuar në shoqatën e pashpallur të “gënjeshtarëve specialistë” vazhdojnë edhe këtë muaj dhe sipas të gjitha gjasave e padyshim edhe atë pasardhës të na bombardojnë me shpresën se “në shtator do të bëhet nami”. Mazhoranca ka premtuar se në shtator do të bëjë katarsis dhe do të dëbojë nga postet drejtuese të gjithë ata të korruptuar dhe ata që nuk ecin dot me ritmin që kërkon koha dhe kryeministri. Të gjithë ata që kanë “turpëruar” ndërgjegjen rilindase të socialistëve nuk do të jenë më pjesë e saj. Nëpër korridoret e dukshme dhe të padukshme të politikës ndërrohen emrat e ministrave që ikin dhe të atyre që do të vijnë dhe që nuk japin ndonjë shpresë të madhe për ndryshim. Në listën e këtyre të fundit duket do të jetë plotësisht e justifikueshme edhe Vlora Çitaku si përfaqësuese e politikës kosovare, por dhe Lefter Koka e Nasip Naço, të shpërblyer për tradhtinë që i bënë Ilir Metës dhe dezertimit nga partia e tij, ndonëse që të dy kanë mbi shpinë jo pak akuza për korrupsion dhe rokadën politike e kanë bërë pjesë të aktivizimit politik teksa ishin socialistë, u bën më pas LSI-stë e tashmë u kthyen në bazë. Mesa duket edhe mazhoranca nuk do të mundet dot të dalë nga praktika e viteve të fundit me premtime të bujshme dhe realizime praktike që nuk kënaqin askënd. Nga ana e saj, opozita ka një barrë problemesh për të zgjidhur që ka premtuar se do ta bëjë në shtator. Përveç duelit që duhet të fitojë me kundërshtarin politik PS, lidhur me atë që ajo e quan masakra zgjedhore, i duhet të shuajë edhe zjarret opozitare brenda shtëpisë së vet që mesa duket kësaj radhe nuk janë fallco. Deri në shtator ajo duhet edhe të qartësohet vetë, por të qartësojë edhe militantët për “unitetin dhe luftën e të kundërtave” kur teksa deklaron se nuk i njeh këto zgjedhje premton se në Parlament do të jetë prezente. Me këtë prezencë është edhe një problem enigmatik edhe më i madh: do të jetë aty babai politik i kësaj partie, Sali Berisha apo organet drejtuese do të marrin një vendim të kundërt. Këtu dueli nuk është me kundërshtarin e përhershëm politik PS, por me ambasadën amerikane që përkundër deklarimit të vendosur të Saliut se “mezi po pres të vijë shtatori për të qenë në Parlament” kërkon të zbatohen të njëjtat kritere që u zbatuan në rastin Tom Doshi. Në pamjen e parë duket si një përleshje që do të mbyllet në barazim, por në të vërtetë mund të rezultojë edhe me pasoja të vetë ekzistencës së kësaj partie sepse vendosmëria amerikane duket e patundur dhe nuk është çudi që vetë partia, nëse vazhdon të këmbëngulë në dëshirën e Saliut, të futet në “listën e zezë amerikane”. Dihen tashmë pasojat e një vendimi të tillë. Për në shtator kanë premtuar edhe organet e reja të drejtësisë për të bërë bumin e madh që po pritet me kërshëri nga qytetarët shqiptarë, por edhe prej atyre që kanë investuar jo pak për këto organe. Pasi bën “nxehjen”këtë muaj me arrestimet e një kryetari bashkie dhe të një kopeje të korruptuarish në një prokurim publik në Ministrinë e Brendshme, priten në shtator të futen në kudhrën e prokurorisë “peshqit e mëdhenj”. Në të dy krahët e politikës. Këta janë të shumtë dhe është e pamundur që t’u vësh prangat të gjithëve, por të paktën të nisë me përfaqësuesit më tipikë të tyre. Megjithëse, me sa duken “bathët e priftit” realizimi nuk do të jetë befasues. Ka ca detaje të së përditshmes që nuk të bëjnë optimist. Plogështia dhe mosveprimi që ka qenë muzika e prokurorisë në këta 30 vjet vazhdon ende. Ka ditë që opinioni është njohur me faktin se këngëtarja e famshme Eli Fara dhe e bija kanë përfituar padrejtësisht rreth 100 milionë lekë nga ministri i dyfishtë Fatmir Mediu që mbart mbi vete edhe akuzën për Gërdecin, për rroga të pozicioneve të punës fallco, por edhe të shëtitjeve për qejf nëpër botë dhe nuk ka asnjë veprim praktik për këtë akuzë, që duhet të besohet se mbështetet mbi dokumenta të vërtetuara tashmë. Përse hesht apo përse duhet të presë shtatorin prokuroria për të bërë akuzat zyrtare apo edhe të mohojë ato që gëlojnë nëpër media? Nuk paska kjo prokurori një prokuror që vetëm për një orë, duke kontrolluar listë-pagesat e ministrive ku janë bërë pagesat fiktive mund të vërtetojë apo të bëjë të kundërtën me akuzat publike që janë bërë? Nuk është kjo, por duket se sistemi i mosndëshkimit do të vazhdojë ende dhe ne pak duhet të besojmë tek shtatori që vjen. Ne të mos e humbim shpresën se në shtator, politika shqiptare të bëjë të mundur “kalimin e ylberit” që sipas mitologjisë realizon ndërrimin e gjinisë njerëzore dhe në rastin konkret të bëjë të mundur ndryshimin rrënjësor të mendësisë politike të deritanishme dhe që nga shtatori politika shqiptare të paraqitet me një portret më europian dhe më të besueshëm. Megjithëse pak shpresë jepet. Kjo sepse kemi përjetuar premtime të bujshme dhe nuk kemi marrë realizime të pritshme. Sa shtatorë kanë dalë “shterpë” në politikën shqiptare? Ju kujtohet Adriatik Llalla, Kryeprokurori i plepave dhe sivëllezërit e tij? Në janar na premtonin se në shkurt do kapnin “peshkun e madh”, pastaj në shkurt na siguronin se kjo do ndodhte në mars… Në nëntor për dhjetorin dhe gjithë viti shkonte me premtime të kota derisa vetë Llalla u bë një “peshk i madh”. Duke qënë se kësaj radhe drejtimin dhe komandimin e kanë marrë ambasada amerikane dhe delegacioni i BE, duhet të jemi besimplotë, por ndërkohë duhet të na dhembë fakti se përse duhet të tjerët që të na shërojnë plagët tona. Është e vërtetë se ata nuk i njohin më mirë se ne ato, por ata kanë iniciativën dhe guximin që të gjejnë melhemin e duhur dhe përkundër ruajtjes së një individi, qoftë ky më i zgjuari nga të gjithë ne, duan të ruajnë prestigjin e shtetit që është mbi të gjithë. Në politikën shqiptare të këtyre viteve kokat drejtuese kanë parë më shumë interesin e shtëpisë dhe familjarëve të tyre se sa atë të familjes së madhe, Shqipërisë. Tani le të marrin reston. Ne të shpresojmë në një shtator të rilindur, në një shtator që do t’i vërë pikat mbi “I” në shumë drejtime dhe të arrijmë më së fundi të ecim me hapin e shteteve moderne të Europës ose të paktën të atyre që i kemi përreth.