
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Është për të ardhur keq, kur në vend te ligjit, sundon maliqi

Shkruar nga Selami Shehu 5 Qershor 2023

Kur në titullin e këtij shkrimi përmendet ligji, kam parasysh ligjin e sigurimeve shoqërore Nr.7703, datë 11.05.1993, hyrë në fuqi me 1 tetor 1993, ndërsa kur përmendet Maliqi, bëhet fjalë për punonjës të sigurimeve shoqërore të cilët arrijnë të dëmtojnë financiarisht mijëra pensioniste. Fakti që kam ndërprerë marrëdheniet financiare me punëdhënësin me datën 15 prill 1998 dhe jo vetëm, por edhe duke shtyrë datën e daljes në pension, 4 vjet,3 muaj, e 10 ditë, me 45 vjet punë e 2 vjet ushtri, më kanë takuar sipas ligjit pensionet : 14871,9396,14461,13134 lek sipas të cilëve duhej të më njihej ligjërisht pensioni 13134 lek i llogaritur sipas nenit 33 që thotë : Pensioni në këtë rast nuk mund të jetë më i madh se 80 % e pagës neto mesatare individuale të 3 vjeteve rresht të 10 vjetëve të fundit të punës para daljes në pension. Fatkeqsisht, Drejtoria Rajonale Sigurimeve Shoqërore Dibër më ka akorduar një pension më të vogël, të barabartë me 8072 lek, i llogaritur me të njëjtin nen 33 që është llogaritur pensioni 13134 lek. Nuk e kuptoj,përse pensioni 8072 lek, i llogaritur në kundërshtim me ligjin, me pagat neto të periudhës 1.01.1994 - 15.04.1998 është konsideruar nga organet e sigurimeve shoqërore i ligjshëm, ndërsa pensioni 13134 lek i llogaritur në pajtim me ligjin, është konsideruar i paligjshëm? Mendimi se më takonte një pension më i lartë me detyruan të shkoja në Institucionin Sigurimeve Shoqërore në Tiranë ku kam takuar një nga shefat e këtij institucioni cili ndër të tjera më qe shprehur se dhe një kapter merrrte një pension më të lartë se një gjeneral. Mendimi gjithashtu se më takonte pensioni 13134 lek me nxitën tu drejtohem gjykatave shqiptare deri edhe Gjykatë Evropiane të të drejtave të njeriut në Strasburg, e cila me letrën e datës 29 Gusht 2008, me njoftonte se ankesa ime ishte plotësuar si duhet, dhe se tranjimi do të bëhej sipas mundësive, ndërsa për të marrë pjesë në Gjykatën e Strasburgut, vetëm nëse ajo gjykatë e nderuar do më ftonte. Fatkeqësisht me kalimin e 6 vjetëve, Gjykata e Strasburgut, me letrën e 19 qershorit 2014 me njoftonte se një trup gjykuesish i përberë nga një gjyqtar i vetëm në prani të nje relatori, në mbledhjet e datave 29 maj 2014 dhe 12 qershor 2014, kishte vendosur të shpall ankesën time të papranueshme dhe të padrëjte rekursi, ndërsa dosjen me dokumentat përkatëse, në afatin e një viti do ta asgjësonte. Ajo që më ka lënë përshtypje jo të mirë, është se gjykatat shqiptare duke përfshire dhe ato ndërkombetare, me vendimet e tyre në disfavorin tim, padrejtësisht u bënë palë me shkelësit e ligjit. Që kam qenë dhe vazhdoj të jem viktimë e keqpërdorimit të ligjit, kam fakte e prova të pakontekstueshme. E para, qeveritë në kundërshtim me ligjin, për 5 vjet rrjesht nuk përcaktuan koeficente indeksimin e pagave për efekt të llogaritjes së pensioneve. E dyta, edhe kur me vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.726, datë 19.11.1998, përcaktuan më në fund koeficente indeksimin të pagave, u përjashtuan nga indeksimi pagat e dy vjetëve të fundit 1997-1998. E treta, 2 vjet ushtri nuk u përfshinë sipas ligjit si vjetërsi pune. E katërta, në kundërshtim me nenin 33 të ligjit, për 5 vjet rrjesht, nuk u bë asnjë rritje pensioni. E pesta, duke mos patur asnjë bazë ligjore, për 12 vjet rrjesht nuk u lejuan indeksimi i pagave neto. E gjashta, rritja e pensioneve nga data 01.01.1999 sipas V.K.M Nr.826 datë 30.12.1998 u aplikua shuma 400 lek, si për pensionet minimale ashtu dhe për pensionet maksimale. E shtata, rritja e pensioneve nga 01.07.2000 sipas V.K.M Nr.387, datë 20.07.2000, u aplikua rritje pensioni 17 % për pensionet minimale, e vetëm 10 % për pensionet maksimale. E teta, duke iu referuar formularit për përcaktimin e pensionit fillestar në rastin tim janë konstatuar 2 shkelje të ligjit. E para në vend që Drejtoria Rajonale Sigurimeve Shoqërore Diber tu referohej sipas ligjit 3 vjetëve rrjesht të 10 vjetëve të fundit të punës, u është referuar gabim pagave neto për një periudhe me të gjatë se 3 vjet rresht, pikërisht periudhës 01.01.1994 – 15.04.1998, ku ka rezultuar një page mesatare neto më e vogël. E dyta, pensioni më i vogël 7568 lek, I shumëzuar me 17 % jep 1286 lek shtesë dhe jo 504 lek. Ja pra kush ishin 9 shkeljet e ligjit, të cilat kanë ndikuar në pakësimin e pensionit në rastin tim. Drejtoria Rajonale Sigurimeve Shoqërore Dibër, sigurisht e bindur për shkeljet e mësipërme të ligjit, në 3 raste, më ka dëmshpërblyer me shumat 41204,,42104 dhe 10790 lek. Ligjit të Sigurimeve Shoqërore Nr.7730,datë 11.05.1993 i janë bërë disa ndryshime, ku njeri prej këtyre ndryshimeve, ligji Nr.104 datë 30.12.1998, çështë e verteta e çfuqizoi më në fund nenin, e pa drejtë e famëkeq 32/4 por duke mos ju dhënë fuqi prapavepruese, i trajton pensiontet me me 2 standarte, ku vetëm njëri është favorizues. E vërteta është se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk e ka shpallur minimumin jetik. Edhe një nisme e ndërmarre para pak vitesh nga Institucioni I Avokatit të Popullit dështoi pasi qeveria nuk e lejoi, mbasi pensioni minimal si një detyrim I Këshillit të Ministrave, nuk mund të jetë kurrsesi më i vogël se minimum jetik. Instituti Sigurimeve Shoqërore në përgjigje të kërkesës time për një pension më të lartë, ka pretenduar se pensioni im është i bazuar në nenin 32 pika 4 të ligjit pretendim i cili nuk qëndron: E para se neni 32/4 ka të bëje me 3 pensione dhe jo në rastin tim me 4 pensione. E dyta se, neni 88 pika 5 që thotë : Personat që kanë arritur moshën e pensionit 55 vjec gratë dhe 60 vjec burrat dhe vazhdojnë të burojnë do të ruajnë të drejtën për të zgjedhur legjislacionin më të favorshem, pensioni më i vogël sipas nenit 32/4, nuk përbën favor, por disfavor. Është pikërisht neni 88 pika 5 ai që më jep të drejten ligjore për të përfituar pensionin fillestar 13134 lek i cili aktualisht ka arritur gjithsej 53670 lek, refuzimi i të cilit, më ka shkaktuar një dëm financiar të barabartë me 2845161 lek.Edhe pretendimi se pensioni im është bazuar në nenin 32/4 të ligjit nuk qëndron, pasi pensioni maksimal 31640 lek bashkë me shtesat përkatëse sot ka arritur gjithsej 37987 lek, cka do të thotë se përfitoj 2401 lek më pak me një dëm financiar të barabartë me 461394 lek. Si përfundim, nuk mund të mos e them troç, se në Shqipëri, në vend të ligjit ka sunduar Maliqi që vet shkruan e vet vulos, e kërkush nuk i ka thënë MOS! Shetitorja në Sarandë është për qytetarët apo për të garuar skutera dhe motorrë?!
Më të lexuarat


Të lumtë Albin Kurti !

Manastiri i Banjskës në Zveçan është vatër e grupeve terroriste Serbe në veri të Kosovës

Konfuzion i paparë dhe Mashtrim në Arsimin e Lartë duke parë rankimet e universiteteve shqiptare në Shqipëri në Europë dhe në botë

Ndërkombëtarët t'i qëndrojnë afër Kosovës, ta fuqizojnë dhe anëtarësojnë atë në NATO, dhe KE

Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

Ben Blushi: Në Manastirin e Banjskës, në Kosovë

Unifikimi gjerman dhe unifikimi shqiptar

Fshati Baban, nën peshën e indiferentizmit të pushtetit

Qorrsokakët e lidershipit opozitar

Vetëkorrigjimi i shqiptarëve dhe dialogu mes forcave politike
