BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Shteti i ri Malo-Rossia dhe konflikti NATO-Rusi

Shteti i ri Malo-Rossia dhe konflikti NATO-Rusi

Nga Pirro PRIFTI

Konflikti i Rusisë me Ukrainën ka marrë përmasa të mëdha që në momentin kur ndodhi i ashtuquajturi `grusht shteti` me 22 shkurt 2014 dhe Presidenti i asaj kohe i Ukrainës- Janukoviç u arratis në Rusi një ditë më pas. Shkaqet e këtij konflikti dihej por teoritë konspirative pohojnë se ka patur një skenar të CIA-s amerikanë për të larguar presidentin prorus Janukoviç dhe për të integruar Ukrainën me BE e shkëputur përfundimisht këtë vend nga influence ruse, por duke krijuar një konflikt që edhe pas 3 vitesh nuk do të qetësohet. Gjatë periudhës tremujore, u zgjodh një President i përkohshëm anti-Rusi Turçinov i cili u shpreh se ...`vendi do të synonte të fokusohej drejt integrimit në BE` (http://time.ikub.al/0b72a225df/13f055b409b1b1c0cad0bca1d859a91b/lajm_Ukraine-leshohet-mandat-arresti-per-Janukovic.aspx).

Zgjedhjet presidenciale të Ukrainës që u bënë pas demonstratës anti Janukoviç, demonstratë në të cilën u vranë me dhjetra demonstrues (teoritë konspirative thonë se u vranë nga snajper amerikanë), me 25 maj të 2014 zgjodhën si President të ri Petro Poroshenko, biznesmen dhe një pro –perëndimor i spikatur, një anti rus i madh dhe për Kryetar Bashkie të Kievit, kryeqytetit të Ukrainës, - boksierin e famshëm të peshave të rënda Vitali Kliçko, në një kohë kur Revolucionarja e `kadifenjtë` Timoshenko nuk arriti të fitonte.

Gjithçka ndodhi pasi ish Presidenti Janukoviç nuk nënshkroi paktin e Associim –Stabilizimit me BE. disa muaj përpara në 2013. Ngjarjet rrodhën me shpejtësi në një vend 42.5 milionësh si Ukraina, e cila ra në një anarki konstitucionale dhe sociale dhe qeverisja e re me Presidentin e ri Petro Poroshenko; sidoqoftë hasi në vështirësi të panumërta me gjithë përkrahjen e BE dhe të SHBA. Problemet ekonomike e financiare me gaz-sjellësit rusë që furnizonin Ukrainën dhe BE arritën kulmin, Borxhet e Ukrainës ndaj Rusisë ishin të papaguara. SHBA premtoi se do të furnizonte Ukrainën dhe BE me gazin amerikan që kushtonte disa herë më shtrenjtë se ai rus. Po këtë kërkesë paraqiti edhe para disa ditësh përfaqësuesi i Departamentit të shtetit pasi Senati amerikan me në krye Presidentin Trump miratoi sanksionet kundër Rusisë, sanksione që prekin gjithsesi dhe BE, duke krijuar një problem të madh ekonomiko-financiar BE-SHBA për problemin e furnizimit me gaz.

Pak histori

Dihet që popullsia e Ukrainës është një popullsi heterogjene dhe sipas statistikave të vitit 2016 është 42.5 milionë banorë, me gjuhë ukrainase e ngjashme me rusishten, në të cilën 77.7% janë ukrainas dhe 17.8% janë rusë, e 4.9% janë të paspecifikuar, është krijuar që në vitin 882 e.s, si mbretëri me emrin `rusët e Kievit`, më vonë u bë Mbretëria Galicia Volhinia në 1199 e.s, Republika Sovjetike e Ukrainës më 1919, dhe pavarësia nga BRSS më 24 gusht 1991. Në 1667 Traktati i Andrushevos konfirmoi sovranitetin rus mbi tokat historikisht ruse, të cilat kishin qenë pjesë e `Komonuelthit Polak-Lituanez` që nga shek 14. Zonat de fakto ruse ishin ato të sigluara nga Traktati i Peresllavo-s në 1654 pas një aleance midis kozakëve dhe qeverisë së Moskës. Reastaurimi i tokave ruse u ratifikua në 1686 nga Traktati i Përhershëm i Paqes. Këto regjione njihen si Malo-Rossia (Rusia e Vogël) të cilat formonin një `Triumvirat` nën një Sovran (Rusia e Madhe-Rusia e Vogël-Rusia e Bardhë).

Tokat e Malo-Rossia ishin nga bregu i majtë i lumit Dnjepër dhe iu bashkuan tokave të fituara prej `Komonwelthit Lituani-Poloni` në anën e djathtë të lumit Dnjepër në 1793. Krimea u bashkua me këtë regjion përfshi Odessën, Donetskun dhe Khanatin e Krimesë (të cilat ishin regjione të fituara nga fitoret kundër Turqisë), në 1783. Kufijtë e Ukrainës u rregulluan nga Bolshevikët, duke përfshirë në to Novo-Rossia dhe Malo-Rossia me zonat perëndimore të marra nga Polonia nëpërmjet Traktatit Hitler-Stalin. Në Ukrainë u përfshinë dhe Galicia dhe Ruthenia e Karpateve pas 1945. Në 1954, Hrushov në përvjetorin e 300 të traktatit të Perevsllav-it Krimea u transferua nga Federata Ruse tek Republika Sovjetike e Ukrainës. Aneksimi i Krimese nga Rusia me 18 Mars 2014 nëpërmjet një Referendumi krijoi precedentin e një problem të madh aneksimi të cilën Rusia e justifikoi dhe e krahasoi me problemin Kosovar duke u mbështetur gjithsesi tek Rezoluta e dikurshme e OKB për përkrahjen e vetëvendosjes nëpërmjet Referendumeve. Dihet se Krimea iu bashkangjit Ukrainës nga Stalini para 22 qershorit të 1941. Idea e Stalinit ishte krijimi i shteteve tampon ose buffer për të zbutur një sulm të mundshëm kundër Rusisë nga armiqtë…(https://en.ëikipedia.org/ëiki/Ukraine).

Analizë

BE dhe SHBA, pas ndërhyrjes në Ukrainë u munduan të qetësojnë reagimin e Rusisë nëpërmjet traktatit të Minskut, sepse në një farë mënyre edhe BE edhe SHBA ndikuan në marrjen e pushtetit në mënyrë jo normale nga forcat pro perëndimore. Njëkohësisht, separatistët rusë në Donetsk dhe Lugansk të Ukrainës shpallën pavarësinë në Republikën e Ukrainës dhe nisën luftën sigurisht të përkrahur jo haptas nga Rusia, duke u justifikuar se shumica e popullatës në ato zona ishte ruse.

E gjetur në dy goditje të rënda, qeveria e Poroshenkos kërkoi ndihmën e SHBA dhe BE, për të zgjidhur problemet territoriale. Po ashtu, në shtator 2014 përfaqësuesit e Ukrainës, Federatës Ruse, të të ashtuquajturës Republikat e Donetskut (DPR, e cila ishte krijuar që në 2007 por u ndalua nga qeveria e atëhershme ukrainase), dhe Luganskut (LPR), në prani të observuesve të BE (OSCE), nënshkruan Protokollin e Minsk-ut në Bjellorusi, me qëllim që të pushohej konflikti në Donbass.

Lufta tre vjeçare e separatistëve rusë të Donbasit dhe Luganskut së bashku më Aneksimin e Krimesë shkaktuan një varg pakënaqësish në BE dhe në SHBA, të cilët menjëherë vendosën sanksione ekonomike ndaj Rusisë, por dhe filluan të ndihmojnë Ukrainën financiarisht nëpërmjet FMN për të shlyer borxhet por dhe ushtarakisht, të shoqëruara me një media anti-ruse potente. Në traktatin e Minksut përfshihej: armëpushimi, qëndrimi i regjioneve separatistë Donbass dhe Lugansk brenda territorit ukrainas, pranimi i heterogjenitetit të popullatës ukrainase, dhe lejimi i gjuhës ruse (ndoshta dhe polake në regjionet e Lvov-it), ndarja administrative me një autonomi të zgjeruar të regjioneve, pra – Decentralizimi i regjioneve, parandalimi i ndëshkimeve për personat që kanë marrë pjesë në luftime, sigurimi i zgjedhjeve lokale sipas ligjit ukrainas (por në zonën Donbas dhe Lugansk do të bëheshin sipas qeverisjes së separatistëve), dorëzimi i armëve, rikonstruksioni dhe rikuperimi i regjioneve të Donbasit dhe Luganskut, vazhdimi i bashkëbisedimeve qeveri ukrainase- përfaqësues të Donbas&Lugansk, monitorimi i zonës ndërluftuese, largimi i armëve të rënda dhe i luftës nga ajri, nga 15 km secila (zona buffer).

Megjithatë në Janar 2015, Protokolli dështoi për faj të të dy palëve. Drejtuesit separatistë kërkuan një Referendum për krijimin e Republikave të Donetskut dhe Luganskut. Sidoqoftë, Presidenti Putin para Referendumit u kërkoi separatistëve që të vononin Referendumin për Pavarësi, por sidoqoftë me 11 Maj 2014 u mbajt Referendumi i zonave Lindore të Ukrainës, i cili dha këto rezultate: 89% votuan pro pavarësisë nga Ukraina dhe 10% ishin kundër, me pjesëmarrje prej 75%. Referendumi nuk u njoh zyrtarisht nga Ukraina, SHBA, BE, madje dhe nga Rusia. Shtetet perëndimore u shprehën se Referendumi ishte `jo-demokratik`, ndërsa Rusia deklaroi se shprehte respekt për votën dhe rezultatet dhe kërkonte një `implementim të civilizuar`. Ngjarjet rrodhën të paparashikuara. Lufta u ndez edhe më tepër. Për këtë arsye, u miratua një Protokoll Minsk 2, për të ndaluar luftimet, dhe kjo u siglua me 12 shkurt 2015 nga pala e separatistëve u siglua nga Alexander Zakharchenko and Igor Plotnitsky. Sidoqoftë, edhe ky protokoll nuk është zbatuar nga asnjë palë dhe kryetari i separatistëve rusë, Zaharçenko, deklaroi se “...nuk do të bëjë më përpjekje për të bërë marrëveshje për armëpushim”- duke nënkuptuar se pala ukrainase e ka shkelur disa herë protokollin duke shkaktuar një largim masiv prej 1.5 milion rusësh nga kjo zonë dhe rreth 10.000 njerëz të vrarë, pa llogaritur dëmet e mëdha materiale (https://en.wikipedia.org/wwiki/Minsk_Protocol).

Papritur, në vazhdën e takimit Trump-Putin tek G-20 në Hamburg, disa ditë më vonë lideri i Donetskut, Aleksandër Zaharçenko, lajmëroi planin për të sjellë paqe në regjionin Donetskt-Lugansk me fqinjët e tyre historikë vëllezër ukrainas me Donbassin e madh.

Kjo përzierje e habitshme e regjioneve historike me identitete të ndryshme, janë mesa duket shkaqet parësore që konflikti për kufijtë modernë të Ukrainës të jenë çështje të pyetjes `kur` se sa të pyetjes `nëqoftëse`.

Realiteti i paraqitur nga lideri Zaharçenko për të krijuar shtetin Malo-Rossia dhe sipas analistëve perëndimorë , - për ta bashkuar këtë regjion me Rusinë. Zaharçenko deklaroi gjithashtu se shteti i ri Malo-Rossia do të jetë një shtet i pavarur për një periudhe prej 3 vitesh. Kurse Aleksandër Timofejev deklaroi gjithashtu: `Ne përfaqësuesit e Ukrainës së mëparshme deklarojmë një shtet të ri-Malo-Rossia, i cili është një shtet i ndarë nga Ukraina. Ne i kemi vënë emrin Malo-Rossia sepse emri Ukrainë e ka diskredituar veten. Kryeqyteti ynë do të jetë Donetsku.

(http://theduran.com/donetsk-alexander-zakharchenko-declares-neë-state-malorossiya)

Aktualisht, Rusia e Putinit nuk e ka njohur formalisht këtë shtet të ri, dhe ka deklaruar se është një `iniciativë personale` e Liderit të Donetskut. Shumë udhëheqës separatistë rusë janë vrarë në atentate të bëra nga qeveria ukrainase si p.sh., Oleg Anashçenko i Lugansk-ut, Mihail Tolstjuk i njohur si Givi (Donetsk), Arsen Pavlov(Donetsk), etj., http://www.bbc.com/neës/ëorld-europe-40653913. Interesante është Deklarata e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Rex Tillerson, i cili u shpreh se: `Ne nuk duhet të prangosemi nga Minsku. Ne këshillojmë `Fleksibilitet` në krizën Ukrainë&Rusi

(https://www.rt.com/news/392324-tillerson-us-russia-minsk-ukraine).

Vendosja e Sanksioneve të reja ndaj Rusisë nga Senati Amerikan pak ditë më parë ka acaruar marrëdhëniet RUSI-SHBA. Rusia i ka quajtur ato `shumë të trishtueshme`, dhe premtoi `hakmarrje`. Vendosja e këtyre sanksioneve për shkak të Ukrainës ka acaruar dhe përçarë Brukselin, i cili sheh se ky vendim do të dëmtojë tregtinë, madje dhe ekonominë e vendeve të BE e kryesisht të Gjermanisë, e cila është e varur nga Gaz-sjellësi rus i veriut, por sigurisht nuk dëshiron as tregtinë me gazin e eksportuar nga SHBA, çmimi i të cilit është disa herë më i lartë se gazi rus.

Në këtë moment, diplomacia po vihet përsëri në lëvizje, por edhe armatosja e fqinjëve të Rusisë dhe NATO-s kundër një Rusie të Putin-it, e cila po garon ethshëm për një superfuqi njëlloj si BRSS e dikurshme.