BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Opinion / Editorial

Shteti virtual, "covidiotët" dhe mjekësia politike!

Shteti virtual, "covidiotët" dhe mjekësia politike!

Ishte një ditë e jashtëzakonshme e hëna e javës që jemi, ku Shkodra është me "pullë të kuqe"! Të gjithë janë në rrugë, në tregje, në radha për celularët, për bankat, për tregjet dhe sidomos në spitale. Kanë nevojë dhe në saj të një shteti virtual, që dhe po të dojë nuk kontrollon dot pothuaj asgjë - tashmë që njerëzit janë liruar "vidash" dhe as që duan t’ia dinë se në një farë mënyrë jemi në "pullën e kuqe" nga qeveria. Po pra, ku duhet marrë leje dy orë një në familje dhe duhet të ketë leje për makinat. Me një fjalë askush nuk beson më jo vetëm atë "ligjin që të fut në burg", por nuk besohen më as fjalët normale që të mos ketë afërsi të rrezikshme mes njëri-tjetrit në një dyndje që është më keq se në ditë të zakonshme. Është më keq, sepse fëmijët nuk janë në banka në distancë, por duke luajtur me njëri-tjetrin si t’ju vijë. Njerëzit nuk janë të gjithë në punë që të ndahen disi - jo, janë afër njëri-tjetrit në shoqëri (akoma nuk perceptojnë distancë qytetare fizike ose e kanë pak të vështirë) dhe vetëm ju mungojnë klubet, por them se edhe aty do të ishin më të ndarë fizikisht. E kjo, sepse ju kanë thënë dy muaj ashpërsisht "distancë shoqërore" në vend që t’iu mbushnin mendjen me distancën fizike urbane atë suedeze bie fjala, e cila mund dhe duhet zbatuar. Ju qaj hallin policëve dhe ushtarëve, të cilët janë shumë, po shumë pak përballë një dyndjeje fantastike njerëzish, që mblidhen në vendet ku dilet, sepse janë penguar të kenë distancën që ju imponon puna, shkolla, universiteti dhe largimi nga qendrat urbane, të cilat i ka liria normale. Jo, "pulla e kuqe" e virtualitetit të shtetit tonë, i ka tani të mbledhur afër njëri-tjetrit sepse nuk dinë ndryshe dhe se ai është pikërisht virtual në ligje. Askush nuk ka marrë leje normalisht, ose pak kush! Janë të trembur një pjesë e vogël, e cila alarmohet dhe i quan të papërgjegjshëm një shumicë që as që duan t’ia dinë, jo vetëm për kovidin, por as për qeverinë e Ramën vetë. Ju kanë pirë lëngun të gjitha marrëzive politike dhe ato fantastike me lajme dhe info nga më të qartat normale dhe deri te më idiotët si scoob. Fshatarë dhe qytetarë periferikë që vijnë për pazar, njerëz që dalin, sepse ju ka plasur shpirti brenda dhe që ju është mbyllur puna dhe fëmijë dhe të rinj që kanë mbetur pa shkollë të gjithë në rrugë. Përfshi dhe pensionistët me përjashtim të atyre të frikësuarve realisht. Absolutisht shtet virtual dhe politik. Politik se vepron urdhri dhe jo ligji. Shtet që vepron me urdhëra dhe që ka parimin e tillë në themel të tij. Sepse po të ishte shtet që zbatohet ligji, sigurisht nuk do të ishte kështu. Nuk do të ishte që në mbyllje (lockdown) kështu. Urdhëri është pjesë e frikës nga dënimi, kurse ligji është domen i zbatimit të detyrueshëm deri në bindje me ndërgjegje. Sepse urdhri del nga individi dhe këtë e dinë pothuaj të gjithë. Urdhërit askush nuk i palos dot ndërgjegjen sipër. Absolutisht jo dhe pothuaj të gjithë e kanë kuptuar se dhe KM-së sonë kjo i pëlqen, urdhri. Po që nuk e nxjerr, as e logjikon, as e bazon realisht në ligj. Thjesht kështu i pëlqen dhe kështu i leverdis e kështu bën sepse i pëlqen. Si përfundim kemi shtet virtual që për të bërë dy dokumenta për rinovim patente, të detyron të mbash një radhë të gjatë në lagje, pastaj te pagesa në bankë, pastaj në ambulancë, një radhë te sytë në spital, një te veshi, të kthehesh edhe një herë në radhë në ambulancë dhe pastaj dhe një tjetër te drejtoria e patentave, duke bërë kështu një "shpërndarje korone" në mënyrë fantastike. Në fakt, nuk ka patentë KM-ja jonë, sepse duhej ta provonte në këtë kohë korone, këtë marrëzi të shtetit të tij. E jo vetëm për këtë dokument, por për të gjitha. Megjithatë këtë shtet ka sajuar dhe pikërisht këtë kemi ngaqë ai (shteti) pikturohet në beze ose fletore vizatimi, dhe nuk ndërtohet nga themelet si një shtet serioz ligjor. Gjermanët sot kanë shpikur një fjalë që thotë - kovididiotët! Ata e thonë në një drejtim, por unë po e përshtat në dy drejtime. E para është "kovidiotët" që shfrytëzuan rastin për të tmerruar njerëzimin, për t’i bërë të gjithë të struken dhe të presin vdekjen. Që të ndajnë për së gjalli me njerëzit dhe të ndalojnë shoqërinë me rregullat bujare të saj si përqafimin, puthjen, shfaqen, sportin, shkollën dhe piknikun, por edhe shumë e shumë të tjera. Goditën religjionin dhe dashurinë e të rinjve. Ata që u trembën dhe janë akoma të trembur nga "ardhja e kovidit të dytë dhe të tretë" duke menduar dhe një katastrofë tjetër njerëzore me vdekje dhe me përhapje sëmundje vdekje prurëse pa kufi! Ata që morën lajme nga marrëzia e daljes në Kinë dhe mbylljen e njerëzve si model kinez, që nuk ka demokraci dhe nuk pyet për shkeljen e lirive dhe demokracisë. Gjë që e aplikoi Italia, e cila me papërgjegjshmërinë dhe vonesën e qeverisë së saj përhapi koronën në spitale dhe azilet e pleqve, duke bërë namin me të vrarë nga korona. Marrëzinë e kovidiotëve që shkruajnë i vdekur nga kovidi dhe të atyre që rastësisht janë me kovid dhe që kanë qenë me kancer apo sëmundje terminale. Duke bërë kështu një masakër tmerruese. Por po ashtu, konsiderohen dhe "kovidiotët" e daljes lirshëm të atyre që ju merret fryma tashmë dy muaj dhe tre muaj brenda. Atyre që kanë humbur besimin se kjo gjë është thjesht një epidemi dhe tashmë është kthyer në një pandemi politike qëllimkeqe. Të atyre që kanë humbur punë dhe biznes dhe që nuk jetojnë dot nën kushte "kineze" të një mbyllje pa apeluar demokracinë dhe duke i rënë në qafë asaj. Kështu që protestat sa do të vijnë dhe rriten. Por aty janë dy palët kovidiotët e lirisë dhe ato të burgut nga tmerri i koronës. E fundit është se ne kemi dhe një të keqe të madhe. Ne dhe mjekësinë e kemi si dikur dhe pothuaj dhe tani drejtësinë. Po dhe mjekësinë e kemi politike. Unë i adhuroj mjekët dhe infermierët që përpiqen dhe mundohen në kushte pandemie, por nën një mjekësi politike. Janë realisht shumë të fortë dhe të durueshëm. Të një mjekësie e ndërtuar mbi raportin që ka partia dhe lidershipi i saj me emërimet dhe drejtorë e drejtorevica, me ministre dhe shefe komitetesh absolutisht të mbytur në "mjaltin" e shtetit politik të sotëm. Po atij shteti që çdo njeri në drejtim e ka jo profesional, por thjesht të besuar politik. Jo më të zotin për t’iu bindur protokolleve dhe kushteve të profesionalizmit, por politikës së udhëheqësit që i ngjan më tepër fyhrerit. Pse, kush i di qartë, apo është i sigurtë mbi protokollet e tamponëve të kryer dhe përgjigjet e tyre si të sakta?! Kemi shtet të tillë të besueshëm?! Mjekësi të tillë të pavarur nga domeni politik! Drejtorë dhe përgjegjës që nuk varen dhe nuk japin llogari, apo nuk merren në pyetje nga partia. Çfarë sigurie ka një sistem shëndetësor që dhe në pandemi çdo numër, çdo veprim laboratorik, çdo analizë dhe çdo tampon e kontrollon me anën e njerëzve politikë dhe të modelit të saj kontrollues dhe sidomos militant. Kush mund t’iu besojë si të pavaruara nga politika "task forcës dhe "komitetit teknik"!? Kujt mund ti besohet, atyre që mblidhen si organizatë partie dhe që njëherë thonë "nuk kishte zjarr, pastaj kishte, por ishte pakujdesi"?! Mjekësisë së tenderave pandemikë t’i besohet??
Militantëve të saj mjekë dhe të urdhëruar nga sundimi pushtetit politik jo pluralist sot!?! Rrofshin mjekët dhe infermierët që bëjnë detyrën në kushte të tilla, por më i sigurtë ka qenë profesionalizmi në diktaturë, se sa në kushtet e interesave kaq cinike, kaq rëndom politike në afera se sa sot! Prandaj unë them: "Covidi i idiotëve, apo idiotët e covidit"? Kjo është dhe çështja!?