SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Shtrembërimet historike nën maskën e “luftës kundër komunizmit”
Shkruar nga Ylli Meçe 28 Tetor 2020
Shoqëria e sotme shqiptare, gjatë këtyre tri dekadave, që mbas tradhtisë që iu bë socializmit, është ndeshur jo me pak vështirësi dhe pështjellime të mëdha. Këto do të shoqëroheshin me vendosjen brenda për brenda të së njëjtës shoqëri, raporte të tjera, të përmbysura krejtësisht e me këtë rast dhe duke e shndërruar pozicionin klasor. Duhet ta kuptojmë të gjithë, se pozicioni klasor nuk mund të shndërrohej vetëm me degjenerimin e superstrukturës udhëheqëse të PPSH, e cila kishte filluar të degjenerohej dhe të largohej nga misioni i vet historik. Nëse do të mendohej kështu, do të ishte empirizëm i theksuar i trajtimit të problemit. Po kush qenka atëherë përcaktuese që tipizon një sistem? Ajo, e cila do të përcaktonte thelbin dhe përmbajtjen politike të shoqërisë shqiptare, e më saktësisht mbas viteve ‘90-të të shekullit të kaluar, janë pikërisht marrëdhëniet në prodhim. Me marrëdhënie në prodhim kuptojmë se cila është baza e pronës dhe në duart e kujt përqendrohet ajo. Vështirësia e parë (kjo ndryshe nga vendet kapitaliste europiane, apo dhe në botë, që janë të kristalizuar dhe si sistem) pra vështirësia te ne fillonte, me kalimin nga një lloj prone (socialiste ose e thënë ndryshe shoqërore) në një tjetër (e thënë ndryshe kapitaliste, por meqenëse tingëllon jo mirë, për të zbutur disi kanë shtuar termin duke i thënë dhe ekonomi e tregut). Ky moment kalimi, ky hop i ndryshëm cilësor (jo hop i ri, por një hop me hapa mbrapa), do të shoqërohej me ndryshimin jo vetëm të raporteve klasore, por dhe përmbysjen rrënjësore të të gjithë ndërgjegjes shoqërore. Klasa, e cila ishte e përmbysur që mbas çlirimit të vendit dhe nga reformat me karakter demokratik dhe gradualisht socialist, në situatën e re e të krijuar, do të kërkonte jo vetëm të ndërronte vendet, por dhe të realizonte ëndrrën shumë vjeçare të tyre, e cila ishte “parajsa e humbur”. Por në atë kohë, momentet politike krijuan një kontradiktë midis “ex- shtresën” me “ri - shtresën”, sepse sipas vetë shefit të shtatmadhorisë së tradhtisë shqiptare, Ramiz Alia, kapitalistët e rinj nuk do të ishin kurrë më ata të dikurshmit para gjysmë shekulli, të cilët ecnin nëpër kalldrëmet e gurta të qyteteve me republike në kokë “xhaketë allafrënga” e me bastun në dorë duke përshëndetur turqisht “Selam alekum efendi” e që më vonë u vunë në shërbim të nazi-fashizmit, por çuditërisht këta do të bëheshin ish-komunistët. Po cilët ish-komunistë? Dhe të jetë e vërtetë se ideali komunist qenka i tillë? Jo absolutisht që jo! Por “Ramua”, si dhelpër që ishte, me atë qetësinë e tij të shtirë, për të maskuar shpirtin e vet të trazuar plot tradhëti, ai kërkonte që t’i fuste në një thes dhe komunistët e vërtetë e të ndershëm dhe ata që kishin kohë që ishin degjeneruar që ishin larguar nga ideali i tyre i shenjtë. Dhe këtë largim ata demonstruan jo vetëm në takimin me shefin e tyre, por hapur fare dolën në Kongresin e 10 të PPSH-së në mes qershorin e vitit 1991, i cili në histori do të njihet i Kongresi i parë i tradhtisë dhe shndërrimin i saj nga një parti revolucionare e në shërbim të popullit, në një parti kundër-revolucionare që do të bëhej më vonë sundimtare e popullit, sëbashku me nëndegët e saj PD, PR, PSD, PA, PPDNJ dhe partia e mëvonshme e zemërakëve skraparllinj LSI. Ballistët dhe legalistët e dikurshëm të shpallur “kulakë”, të tillë ngelën dhe gjatë të ashtuquajturës “shndërrime demokratike”. Ata ngelën përsëri me gisht në gojë edhe pse u bënë ortakë me njëri-tjetrin. Me sytë e shqyer nga habia më e pabesueshme, ata me indinjatën më të madhe po vërenin se në stanin dhe lukuninë e ujqërve, e copën po e merrnin më të fortët. Të zeztë ballistë e legalistë! Ashtu si gjatë lufte që u vunë në shërbim të pushtuesit, ashtu ngelën dhe mbas lufte, veçse kësaj radhe ata do të bëheshin shërbëtorë të zellshëm të një sunduesi krejtësisht të ri, të paparë ndonjë herë në historinë shumë shekullore të këtij vendi. Autoktonë shqipfolës, me dokumentat komuniste tashmë të flakura pse jo dhe të hedhura në flakë, të cilët flisnin po aq bukur si në kohën e Enverit, çuditërisht tashmë shanin me rrënjë Enverin, duke tundur në ajër flamurin kombëtar për lirinë dhe demokracinë e munguar dhe anatemuar “Diktaturën më të egër” të Europës, sëbashku me diktatorin. Kjo kastë e korruptuar, qysh në kohën e socializmit, e cila ishte më servilja dhe që maskohej me parulla ultra të majta, për habi të të gjithëve kaloi djathtas fare hapur e sigurt në veprimtarinë e saj kundër-revolucionare, si në teori, ashtu dhe në praktikë. Këta sundimtarë, duke qenë se dikur ishin në pozita kyçe, e ruajtën “statusquonë” drejtuese në të dy sistemet dhe me këtë rast, qenia e tyre në krye ju dha mundësinë dhe i shndërroi ata në grabitësit, kusarët, hipokritët, mashtruesit, premtuesit, xhambazët më të mëdhenj dhe që për fatin e keq dolën në krye të masave të revoltuara. Situatat kur shteti nuk ishte më shtet (në fillesat e para) dhe kur shteti u shkërmoq, si një kështjellë në rërë (në vitin e mbrapshtë “salinjan 97”) u dhanë mundësi që të vidhnin, grabitin e tjetërsonin në favor të tyre, sasira marramendëse nga pasuria e popullit, me anë të së cilës ata realizuan “shndërrimin paqësor” të marrëdhënieve në prodhim (nga socialiste duke qenë se pronën e përvetësuan në mënyrë individuale e të padrejtë, krijuan me këtë rast bazën e shfrytëzimit kapitalist) ndaj dhe si rend ekonomik kapitalizmi është sistem i padrejtësive të mëdha shoqërore. Ky shndërrim solli automatikisht dhe shndërrimin dhe tjetërsimin e ndërgjegjes dhe moralit shoqëror. U vu mbi baza të tjera ideologjike e gjithë kultura e kombit dhe historia e tij. Nën maskën e demokracisë dhe “luftës kundër komunizmit”, me metoda makartiste, jo vetëm se nxorën jashtë ligjit PKSH, e cila rrëmbeu në atë kohë flamurin e kuq të Enver Hoxhës, por shkatërruan si barbarët dhe vlerat morale të shqiptarit. Kasta drejtuese, tashmë në fillesat e veta të para të borgjezimit të vet ekonomik, për t’i demonstruar Europës dhe për t’i dhënë asaj besueshmëri, ose si i thonë në gjuhën diplomatike “karta kredenciale” filloi anatemimin e komunizmit, si burim i gjithë të të këqijave duke tjetërsuar dhe kthyer me kokëposhtë dhe shtrembëruar krejt historinë sidomos atë të Luftës Nac-Çl dhe periudhës së ndërtimit të socializmit në vendin tonë se gjoja kjo ideologji dhe kjo praktikë socialiste na qenkësh importuar nga sllavët rusë, apo jugosllavë, se PKSH-në na e paskëshin formuar pikërisht ata, se Lufta jonë e madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare na paskësh qenë një luftë civile, se ne nuk ishim çliruar vetë, nuk ishim çliruar për faktin se nazi-fashistët nuk ishin aq të këqij sa i ka pas bërë propaganda komuniste, ngaqë ata na bashkuan dhe formuan “Shqipërinë etnike” pavarësisht se na pushtuan, madje dhe data e Çlirimit nuk ishte 29, por 28 Nëntori, se propogand komuniste ka përcaktuar 28 mijë dëshmorë teksa studiuesit “post komunistë” e pa diploma i nxjerrin jo më shumë se 6 mijë, se Qemal Stafën e vrau shoku i tij i ngushtë Enveri, se ballisto-legalistët nuk na paskëshin qenë ashtu sikurse i ka karakterizuar historiografia komuniste, por ndryshe trim të mëdhenj, se ata na qenkëshin të mirë, madje ishin atdhetarë të vërtetë. Se diversantët që hidheshin nga toka nga deti e nga ajri, nuk hidheshin kot, por sepse ja donin pikërisht këtë demokraci që gëzojmë sot, se Enver Hoxha i kishte shtypur liritë dhe të drejtat e njeriut, (Ahhh mor Enver Hoxha diktator, sa tiran paske qenë mor burrë i dheut sa jua u paska kaluar gjithë diktatorëve?!), se me armiqtë tanë që kishim për rreth patëm gabuar madje shumë rëndë, patëm gabuar nga që ata nuk na paskëshin qenë kurrë armiq, por miq dhe se komunistët shikonin ëndrra në diell, sepse fqinjët tanë kurrë nuk kanë patur rivendikime territoriale, madje dhe ëndrra e Jugosllavisë për ta bërë Shqipërinë Republikë të shtatë të saj. Kot e kishte shpikur Enveri na mendja e tij për t’u hequr atdhetar, sepse de fakto ai jua u kishte dhënë Shqipërinë Jugosllavisë, se grekët miq i kishim dhe i kemi përsëri, paçka se na sulmuan në gusht të vitit 1949 dhe pse e mbajnë ende në fuqi ligjin e luftës, madje dhe këtë provokacion e bënë ca koka kolonelësh gjaknxehtë që donin Vorio-Epirin, kështu që për rrjedhojë dhe shpenzimet për mbrojtjen nuk duheshin bërë, sepse armiku aspak nuk e kishte mendjen te Shqipëria. Me këtë rast lind e drejta morale që jo vetëm Zogu e Geraldina e bashkë me ta dhe Leka duhen rehabilituar, por pse jo dhe Hamit Matjani me 400 e ca ballistë. Në këto kushte dhe i vetëquajturi Lumo Skëndo, apo Mithat Frashëri, kryetari i Ballit, i duheshin kthyer eshtrat ne Shqipëri pse jo dhe me ceremoni shtetërore duke i njohur meritat i një demokrati të madh paçka se kapitulloi para gjermanëve, se Universiteti I.Qemali në Vlorë s’ka pse e mban atë emër ngaqë Ismailin asgjë nuk e lidh me arsimin dhe kulturën tonë kombëtare, se kultura jonë tashmë i bashkangjitet kulturës europiane, paçka se e ka mbytur degjenerimi i madh moral e shpirtëror. Në një klimë të tillë për të bindur, xhandarin botëror, por dhe zuskën plakë u ngrit dhe Instituti i Krimeve të Komunizmit për të kaluar në shoshën e zuzarëve të gjithë “kriminelët” komunistë teksa e gjithë Shqipëria tashmë është kthyer tërësisht një qendër ndërkombëtare dhe Universitet i Madh Europian i Krimit, nga ku vijnë e marrin leksione dhe vetë mafiozet e Sicilisë.