
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Shumica, demokracia, qytetërimi dhe qytetari!

Shkruar nga Besi Bekteshi 13 Mars 2023

Sigurisht shumica në pushtet dhe administrim dhe ky është parimi demokracisë që vjen me anën e zgjedhjeve. Po kush zgjedh? Qytetari sigurisht. Por çfarë niveli kulturor, arsimor dhe jetësor politik ka ky qytetar dhe kjo shumicë? Pikërisht ky është dhe argumenti. Rrugës mbas dy të moshuarve! Njëri i thotë tjetrit: ndigjo mor mik, demokracia jonë nuk asht për të "qytetnumin", qytetarin! Demokracia është me shumicën! E qytetari (qytetëruarin) në Shqipëri do jetë shumë kohë pakicë. Në Danimarkë po. . . aty shumica është qytetare. I parakalova dhe nuk ktheva kokën për ti njohur. Mu duk se isha unë (megjithëse i moshuar dhe unë) i paqarti! Po ai që kishte nevojë për leksion. Në fakt e mora falas. Nuk po dyshoja demokracinë por shoqërinë që zbaton demokracinë e sidomos qytetarin. Atë pra të kultivuarin dhe arsimuarin. Qytetarin që te ne ka (x vjet) urbanitet dhe qytetërim dhe atë në Danimarkë që po bisedonte i moshuari para meje në rrugë. Sikundër thoshte një mik imi dikur që sot nuk jeton më: demokracia nuk është sa parti ke, por sa qytetar je! E padyshim kishte të drejtë. Por ka dhe një (egzagjerim) tjetër që thotë:Argumenti më i mirë kundër demokracisë është një bisedë pesëminutëshe me votuesin mesatar! E thënë nga një super politikan si Winston Churchill duhet të na bëjë përshtypje. Argument i Pirandelos është shumica në demokraci. Ai thotë: Shkaku i vërtetë i të gjitha halleve tona, i këtij trishtimi tonë, a e dini se çfarë është? Demokracia, i dashur im, demokracia, kjo është sundimi i shumicës. Sepse, kur pushteti është në dorën e vetëm njërit, ky e di se ai është një dhe se duhet të lumturojë shumë; por kur të shumtët qeverisin, mendojnë vetëm të kënaqen, dhe atëherë kemi tiraninë më të trashë dhe më të urryer: tiraninë e maskuar si liri. Gati të bën të dalësh në grotesk me talljen që vjen nga shumica si shpërdoruese e lirisë që duhet të bëjë medemek demokraci. Mirëpo duhet ky qytetari që nuk kënaqet vetë, vetëm për veten dhe që është shumicë. Qytetarët e një shoqërie të qytetëruar, pra njerëzit që sillen civilisht, nuk janë rezultat i rastësisë, por janë rezultat i një procesi arsimor. Dhe çfarë përbëhet në thelb nga një mënyrë e civilizuar sjelljeje? Bëhet fjalë për uljen e dhunës po pra kështu thotë Karl Popper. Proçes pra proçes. I gjatë sa duhet që një shoqëri jo urbane, me shkollë ose arsim edukim filluar vonë, që urbanitetin e ka po ashtu të vonuar të qytetërohet. Deri atëhere shumica në demokraci te ne do ushtrojë kompetencën e saj kryesore! Po atë jo civilen. Ose jo kaq shumë urbanen.
Më të lexuarat


Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

Kush janë fitimtarët dhe humbësit e vërtetë të luftës?

Të gjithë që “shohin në ëndërr” pushtetin, premtojnë parajsën!

Bëju ballë forcave të liga frymore!

Antikomunizmi dhe viktimat e tij!

Integriteti si kapital politik

A po zhduket profesioni i mësuesit?

Debati për të kaluarën e Kosovës

A po përpiqet Këlliçi ta mënjanojë Berishën në fushatën që po bën?

Për Olltrak u ther një dash, për Kuçovën një kope do bëhet “kurban”!
