BREAKING NEWS

“Vetëm me një urdhër”, analisti Andoni zbulon prapaskenat e marrëdhënies së presidentit me SHBA dhe parashikon zhvillime pas 24 korrikut

“Vetëm me një urdhër”, analisti Andoni zbulon
x
BREAKING NEWS

“Kush e furnizon Monikën?”, Frrok Çupi plas ‘bombën’ për Ilir Metën dhe ngre alarmin për atë që pritet të ndodhë pas 24 korrikut: Hetimet kanë ardhur në dorën e...

“Kush e furnizon Monikën?”, Frrok Çupi plas
x
BREAKING NEWS

Ben Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë Demokratike, tregon a do ketë bashkim PD-LSI: Do hanë kokat e tyre e më pas radhën e ka...

Ben Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë
x
BREAKING NEWS

“Kanë marrë mesazhe nga SHBA”/ Ben Andoni plas deklaratën e fortë, zbulon për çfarë i është dhënë garanci Metës dhe Kryemadhit

“Kanë marrë mesazhe nga SHBA”/ Ben Andoni plas
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret LSI-në: Meta nuk do ketë kohë për...

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret
x
BREAKING NEWS

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillimet e reja: Nuk janë kaq të qetë sa duken!

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me
x
BREAKING NEWS

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në histori që do të përjetojë Evropa, ja dy planet e frikshme që po përgatit Putin, Zelensky alarmon botën

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës, rruga Kardhiq-Delvinë aferë e pastër korruptive

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës,
x

Opinion / Editorial

Shuplaka e FMN ndaj sektit Rama

Shuplaka e FMN ndaj sektit Rama

Pas vizitës së tij një-javore në Shqipëri në datat 12-19 maj 2022, në deklaratën përmbyllëse më 19 maj, Misioni i Fondit Monetar theksoi se “Duke marrë parasysh sfidat e bordit të transparencës që monitoron çmimet e disa artikujve ushqimorë bazë, ne e shohim me vend zëvendësimin e tij me mbështetje të mirë-orientuar për të varfrit dhe shtresat e ekspozuara, me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së çmimeve. Për këtë arsye, përpjekjet për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale në vend duhet të vazhdojnë, duke përfshirë dhe zgjerimin e mbulimit të shtresës së varfër dhe në nevojë në sektorin informal”(Paragrafi i tretë i Deklaratës, https://www.imf.org/en/News/Articles/2022/05/19/pr22161-imf-staff-concludes-a-staff-visit-to-albania). 

Kërkesa e FMN-së që të mbyllen bordet e transparencës përfaqëson një shuplakë të fortë ndaj qeverisjes me borde në tregje të caktuara jetësore për qytetarin dhe ekonominë, praktikë që nuk e zbaton asnjë vend në rajonin tonë dhe është e rrallë në kontinentin evropian e më tej.

Një muaj më parë, më datën 20 prill, kam kërkuar në Kuvend dhe në media mbylljen e menjëhershme të bordeve të transparencës në tregjet e ushqimeve bazë dhe të karburanteve, si struktura që (i) kufizojnë vendimarrjen e bizneseve nga faza e e prodhimit deri te faza e tregtimit; (ii) sjellin mungesë të theksuar likuiditeti, (iii) rritjen e borxheve të brendshme mes bizneseve, (iv) . përkeqësim të situatës financiare të tyre dhe (v) rëndim të zinxhirit të furnizimit, sidomos për mallrat bazë të shportës.

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkoi zëvendësimin e Bordit të Transparencës që monitoron çmimet e disa artikujve ushqimorë bazë, me struktura dhe programe mbështetje për të varfrit dhe shtresat e pambrojtura, duke kryer rishpërndarjen e të ardhurave buxhetore brenda vitit ushtrimor 2022.

I.                   A ka mundësi të kryejë rishpërndarjen e të ardhurave sekti Rama?

Po. Mundësitë janë të mëdha. Vetëm për periudhën janar-prill 2022, për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve të produkteve të konsumit të gjerë, të ardhurat nga tatimet dhe doganat u rritën me 33.2 miliardë lekë, ose 277 milionë euro më shumë se periudha janar-prill 2021 (https://www.financa.gov.al/permbledhje-e-performances-paraprake-4-mujore-te-te-ardhurave-dhe-shpenzimeve-2/). Sipas raportit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat doganore u shtuan me 12.7 miliardë lekë ose 24% më shumë se 4 mujori i parë 2021. Të ardhurat nga TVSH në import për 4 mujorin janar-prill 2022 rezultojnë me 10.7 miliardë lekë ose 29.7 % më shumë se një vit më parë. Në shifra të konsiderueshme të larta vijon lista e të ardhurave të shtuara edhe nga vjelja e taksave të tjera, si akciza, renta minerare dhe taksat doganore.

Megjithatë, sekti Rama nuk bëzan dhe nuk lëviz. Që në gjenezë të tij 9 vite më parë, ai nuk ka qenë i gatshëm të përfillë asnjëherë orientimin për shëndoshjen e financave publike, të dhënë nga gjykimet profesionale të misioneve të shumta të Fondit Monetar Ndërkombëtar, këtij organizimi ndërkombëtar prestigjoz. Sekti nuk ka ndërmend të kryejë rishpërndarjen në ndihmë të të varfërve dhe shtresave në nevojë, sikurse e këshillon FMN, megjithë paketën jashtëzakonisht të vogël dhe të pamjaftueshme të ndihmës që dha në fillim të marsit 2022, që me të drejtë u quajt paketë e lëmoshës sociale.

Ja përse, si Banka Botërore dhe FMN e klasifikojnë ndihmën e dhënë nga qeveria e Shqipërisë gjatë pandemisë dhe krizës ndërkombëtare të çmimeve, të agravuar nga invazioni i Putin mbi Ukrainën pas 24 shkurtit 2022, si më të ultën e të gjitha vendeve të Ballkanit JugPerëndimor, në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Bruto të vendit, prodhimin kombëtar.

II.                 Pse nuk i ndihmon qytetarët në nevojë sekti Rama?

Sipas FMN, ekonomia e Shqipërisë po përballet me presionet që vijnë si pasojë e luftës në Ukrainë, përmes rritjes së menjëhershme të çmimeve dhe shtrëngimit të mëtejshëm të kushteve financiare globale.

FMN cilëson se sektori publik do të përballet me kosto më të larta të financimit të huaj për një kohë të gjatë. Ky është një nga mesazhet kryesore të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në përmbyllje të vizitës se misionit te tij në Shqipëri gjatë këtij muaji. Fondi theksoi se kursimi i të ardhurave të mundshme buxhetore të mbledhura mbi planin, si dhe konsolidimi i besueshëm nga kahu i të ardhurave në periudhën afatmesme, janë thelbësore për rikrijimin e hapësirave të nevojshme për politikën fiskale.

Mirëpo sekti Rama nuk dëshiron të ndihmojë njerëzit në nevojë në Shqipëri, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë.  Ai ka “boll punë” me favorizimin e bizneseve kliente të tij dhe mbizotëruese në treg, me realizimin e investimeve publike që ndihmojnë infrastrukturën, komplekset e vilave dhe qendrat e mëdha tregtare të këtyre bizneseve, si dhe me vijimin pa kufizim të shpenzimeve të luksit dhe të fasadave të administratës publike.

 

III.             FMN kërkon përparësi të reja të buxhetit për qytetarët dhe ekonominë

Në paragrafin e katërt të Deklaratës së 19 majit, FMN nënvizon se “Buxheti i vitit 2022 (i rishikuar në mars) ofron tashmë hapësirë të mjaftueshme për të mbështetur njerëzit dhe ekonominë. Prandaj, çdo e ardhur shtesë përtej asaj që është parashikuar aktualisht në buxhet, duhet të kursehet për të rindërtuar hapësirën për manovra politike. Kjo është kritike, pasi kostot e financimit të jashtëm janë rritur ndjeshëm dhe mund të jenë vazhdimisht më të larta. Prandaj, sektori publik duhet të përgatitet për të jetuar brenda kushteve të jashtme më të shtrënguara. Mbështetja shtesë e përkohshme, e synuar dhe e diskutuar më sipër, dhe çdo kosto potencialisht më e lartë e prokurimit ose e punës publike, duke pasur parasysh rritjen e çmimeve, duhet të përmbahet brenda zarfit ekzistues të shpenzimeve buxhetore përmes ri-prioritizimit... Rregullime graduale të tarifave janë të nevojshme dhe duhet të plotësohen me masa që mbështesin të varfërit dhe të pambrojturit”.

Asgjë nuk ka ndërmend të plotësojë sekti Rama në qeverisje! Ai nuk ka ndërmend të zëvendësojë bordet e transparencës, të cilat po prishin balancat e brishta të tregjeve aktuale, me ritmin e një elefanti në një dyqan qelqurinash, duke favorizuar bizneset kliente të Ramës, për të rritur ndikimin e tyre në treg, si dhe duke rrezikuar vërshimin e parasë informale.

IV.              A ka dritë në fund të tunelit? Si ndihmohen qytetarët

Në kushtet e ekonomisë sonë me sistem financiar jo të zhvilluar, me sektorë ende në ristrukturim dhe me pamundësi të politikave subvencionuese, për shkak të qasjes shkatërruese të qeverisjes Rama me koncesionet dhe PPP-të, duhet të kërkojmë zgjidhje në vënien në funksion të plotë të institucioneve monitoruese dhe ligjzbatuese te rregullave te tregtise se lire ne tregjet tona, të cilat jane anashkaluar nga bordet dhe duhet te kene ndikimin e tyre të madh në një situatë si kjo që po kalojmë. Ndërkohë, pjesë plotësuese e zgjidhjes mund dhe duhet të jetë edhe një politikë tatimore nxitëse dhe lehtësuese, por me rezerva të mëdha në kushtet e informalitetit.

Këtë zgjidhje propozon edhe Deklarata e FMN-së, kur cilëson se “Një konsolidim fiskal afatmesëm i besueshëm dhe i bazuar në të ardhurat është tani edhe më vendimtar për të rindërtuar amortizatoret e politikës fiskale, te cilet janë dobësuar në masë të madhe. Borxhi publik dhe, veçanërisht, kërkesa për financim bruto duhet të ulet, ndërkohë që ekonomia vazhdon të shënojë rritje të mirë.(Po aty, paragrafi i gjashtë, https://www.imf.org/en/News/Articles/2022/05/19/pr22161-imf-staff-concludes-a-staff-visit-to-albania ).

Po pse është i paaftë sekti Rama të realizojë këshillën e FMN-së për një konsolidim fiskal afatmesëm, të besueshëm dhe të bazuar në të ardhurat? Sepse, edhe pse ka një shtim të ardhurash për katërmujorin prej 277 milionë eurosh, ai e ka gërryer kaq shumë bazën e taksapaguesve me përjashtimet nga taksat, duke ushtruar diktatin e ekonomisë së votës, saqë e ka të pamundur të rikthejë një sistem të drejtë dhe të moralshëm taksimi. Në të kundërt, me miratimin e ndryshimeve në ligjin “Tatimi mbi te Ardhurat” më 1 qershor 2022 dhe me targetimin e profesioneve te lira,  qytetarët si profesionistë të pavarur dhe klientët e tyre mund të lundrojnë në sfida të rrezikshme për të ardhmen e tyre.

Sistemi i ri do të shkaktojë pasiguri dhe kaos në strukturat e bineseve. Mungesa e përgjegjshmërise për tatimpaguesit do të përkthehet në humbje të mëtejshme të besimit te sistemi dhe tek ndjeshmëria e qeverisë në trajtimin e barabartë të tatimpaguesve, në zbatimin e taksave neutrale dhe të një sistemi që bazohet tek drejtësia tatimore.

Kjo nismë do të forcojë kapacitetet e korrupsionit dhe hapësirat për kryerjen e tij, pse profesionistët e lirë do të përballen me tre alternativa: (i) të punojnë sa të munden si informalë, (ii)  të largohen si emigrantë ose (iii) të rregjistrohen si biznese të tjera, duke paguar nën dorë për “shërbimin”. Targetimi i profesioneve të lira ka ndikim negativ të drejtpërdrejtë ndaj pjesës më vitale të sektorit te shërbimeve, duke ndikuar edhe në tkurrje të 12-14 përqind të ekonomisë për bizneset e vogla dhe duke lënë hapësira për t’u shfrytëzuar nga bizneset e mëdha. Kjo politikë fiskale është në shkelje të Kushtetutës duke bërë diferencim dhe diskrimin përpara ligjit të një kategorie të caktuar të qytetarëve, duke favorizuar një profesion dhe sektor dhe duke trajtuar ndryshe një profesion dhe sektor tjetër. Së fundi por jo pak më e rëndësishme, taksimi i profesioneve të lira prish parimet e sistemit fiskal dhe është në kundërshtim me taksimin e ndershëm, që kush fiton më shumë paguan më shumë, pasi në fakt kjo politikë e gabuar fiskale do të krijojë edhe më shumë shmangie të tjera dhe evazion fiskal.

Mikrofinanca, ose hua për ata që nuk kanë

 

Nga Fatos Çoçoli

 

Ka institucione financiare që nuk janë banka, por që japin hua për qytetarët në shuma të vogla, deri në 5 milionë lekë të vjetra. Këto institucione quhen mikrofinanca. Ato janë të shtrira në mënyrë kapilare në të gjitha qytetet e vendit dhe, ndryshe nga bankat, i gjen edhe në shumë fshatra me popullsi të zgjeruar dhe në pika strategjike. Mikrofinancat ofrojnë  zgjidhje për qytetarët në hall, që nuk duan të bien pre e fajdexhijve që të rrjepin lëkurën, të sjellin probleme sociale në familje, madje mund të të rrezikojnë edhe jetën. Që kur mikrofinanca e ka shtrirë aktivitetin e saj në të gjitha rrethet e Shqipërisë, numri i fajdexhinjve ka rënë ndjeshëm. Po ashtu edhe ai i problemeve të mprehta sociale.  Institucionet e mikrofinancës po tregohen shumë të gatshme për qytetarët, për t’u dhënë fonde, kur qytetarët nuk kanë paratë që u duhen. Sidomos për ata qytetarë që me zor e shtyjnë muajin dhe që bankat nuk u besojnë t’u japin para kredi. Këta qytetarë, për shkak të pandemisë dhe të çmimeve ushqimore të rritura, sidomos nga shtatori 2021 e këtej, janë sot me qindra mijëra. Në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë. Dhe kryefamiljarët dhe kryefamiljaret u drejtohen institucioneve të mikrofinancës, kompanive jo banka që japin hua të vogla për një muaj, për disa muaj deri në një vit. Pas xhamit të sportelit të mikrofinancës, qytetarët qëndrojnë me zemër të dredhur, në pritje të një mirëkuptimi për t’i ndihmuar në sikletet e tyre të përballimit të mbijetesës. Vetëm gjatë vitit të kaluar, këto institucione dhanë 35 miliardë lekë kredi të vogla, ose 292 milionë euro, për dhjetëra e dhjetëra mijëra qytetarë në hall. Në rradhë të parë, për fermerët. Për këtë kategori qytetarësh, që bankat nuk u besojnë, për shkak të natyrës së punës në bujqësi. Institucionet e mikrofinancës u kanë hapur dyert fermerëve dhe këta të fundit 85 përqind të huave që marrin i sigurojnë nga këto institucione. Janë struktura me tregues financiarë të qëndrueshëm dhe një administrim të mirë të burimeve që kanë. Vitin e kaluar, por edhe gjatë këtyre katër muajve të parë të këtij viti, kredia e re e vendosur për individët, biznesin e vogël dhe fermerët u zgjerua me 91 përqind në vëllim dhe me 48 përqind në numër huash. Kreditë e këqija, pra paratë e pakthyera nga qytetarët, janë në një nivel shumë të ulët për institucionet e mikrokredisë. Shumëkush mund të thotë se duhej të ishte e kundërta, përderisa mikrokredia i beson dhe u jep hua atyre që nuk kanë, pra qytetarëve në hall dhe shtresave më të pambrojtura të popullsisë. Duhej të kishte një numër shumë të madh të huave të vogla të pakthyera. Ka ndodhur e kundërta, për një arësye të thjeshtë. Vetë institucionet e mikrokredisë janë të interesuara t’i mbajnë qytetarët në hall si klientë dhe u kanë ofruar ristrukturim të detyrimit të tyre, pra shtyrje të afatit të mikrokredisë, në një kohë të arësyeshme, ku qytetari mund të paguajë. Ndikimi social i institucioneve të mikrokredisë është i madh, pse duke u vënë në duar qytetarëve në hall para që nuk besonin se do të mund t’i siguronin, këto institucione mënjanojnë shumë strese dhe halle të mëdha të familjeve të varfëra ose me të ardhura modeste. Nganjëherë, kthehen në burimin e vetëm për të rifituar pak shpresë dhe për t’ju rikthyer me vrull të ri punës dhe përpjekjeve për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për familjen. Institucionet e mikrokredisë kanë meritën të kenë ndihmuar gratë fermere apo që duan të ndërmarrin një aktivitet dhe një biznes të vogël. Përqindja e klienteve gra dhe vajza në këto institucione është shumë më e lartë se sa ajo në kreditë bankare. Institucionet anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë në përpjekje të vazhdueshme që të krijojnë produkte të reja dhe të përmirësojnë proçeset dhe shërbimet e tyre ndaj qytetarëve. Kjo është arësyeja pse këta të fundit u besojnë dhe vijojnë vazhdimisht të trokasin në dyert e këtyre institucioneve për mikrokredi. Ky sektor u ka rikthyer shpresën jo pak qytetarëve. Nga ana e tyre, institucionet e mikrofinancës bëjnë përpjekje të vazhdueshme, nëpërmjet angazhimit të stafit si dhe buxhetimit të tyre, që të ndihmojnë grupe të veçanta të margjinalizuara dhe të pambrojtura. Kjo bëhet nëpërmjet projekteve individuale dhe jo në mënyrë të organizuar. Të gjithë klientët, përveç informimit të saktë dhe të detajuar mbi kredinë që ata marrin, kanë dhe një sërë instrumentesh në dispozicion, të cilat i ndihmojnë që të kërkojnë ndihmë kur janë të vetmuar, të shprehin pakënaqësitë e tyre, apo të marrin më tepër informacion.