BREAKING NEWS

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre të plagosur mes tyre dhe dy efektivë Policie, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente. Blindohet zona, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre
x

Opinion / Editorial

“Shut Up” politikisht, vaksinimi është aksion kombëtar!

“Shut Up” politikisht, vaksinimi është aksion

Sigurisht që ne politikisht e dimë se “zgjedhjet në 25 prill” janë aksioni më i madh i yni. Një shoqëri jo kaq e qartë me parime akoma, nuk kupton se “aksioni më i madh i yni” është vaksinimi. Ai aksion, që nuk njeh realisht politikë. Mbi politikën. Që nuk i plas askujt se kush është kryeministër dhe kush kryetar opozite dhe se kush janë premtimet apo marrëzitë e tilla propagandistike. Vaksinimi nuk është aksion politik. Unë që kam shumë pak respekt ose nuk kam aspak respekt për drejtimin politik, jo vetëm të këtyre tetë viteve të fundit, por dhe atyre përpara tyre, një aksion të tillë ku duhen vaksina do ta ndaja dhe nga propaganda, sepse çdo qeveri të ishte duhet të kishte aksion kombëtar vaksinimi. Nuk di se sa më shumë do të bënte Basha po të ishte kryeministër sot, por sërish do të thosha “shut up politically” kur kemi të bëjmë me vaksinat”. “Shut Up” si u morën vaksinat, si erdhën, kush i solli, kush i dhuroi dhe nga ku erdhën. Covax dhe BE u vonuan dy muaj për të sjellë vaksina dhe kanë bërë politikë që të mos merrnim vaksina ruse dhe kineze duke mos dhuruar apo dhënë vaksinat e aprovuara prej tyre. Kjo ishte një lojë jo kaq e ndershme dhe shumë kush, tashti ka paragjykuar dhe veprimin e BE-së, e cila rezultoi e pazonja për të pasur siguri vaksinimi të vetin përballë fuqive të prodhimit të vaksinës si USA, Britania, Kina, Rusia, India apo Britania. Ndërkohë që vende në Europë dhe Ballkan as që pyetën se nga duheshin marrë vaksinat, por i morën shpejt ngado. Këto ditë i erdhën Malit të Zi dhe Kosovës apo Maqedonisë (shumë mbas nesh) dhe sigurisht është një turp që sistemet perëndimorë veprojnë kaq ngadalë dhe kaq me marrëzi propagande pa vaksina brenda e në sasi të pakta. Kur nga të tjerët vijnë sasi impresionante dhe fjalët mes tyre janë “jo nuk jeni të certifikuar”. Rama sigurisht mund të përdori për propagandë në fushatë, por po këtë gjë do të bënte dhe PD e Lulzimit po të ishte në pushtet, sepse njerzëve iu duhen vaksinat. “Shut Up” për vaksinat politikisht, sepse nuk ka rëndësi se kush është kryeministër. Le të ishte dhe Elisa Spiropali apo Grida Duma sa për të përmendur dy emra. Rëndësi ka që vaksinat të kryhen në aksion kombëtar në daç të jenë amerikane, në daç gjermane apo britanike dhe në daç kineze apo ruse, kur bota e “kulturuar demokratike” nuk ka ndihmon dot shpejt dhe me shumicë me të tyret e certifikuara. Sepse po largohen nga kjo botë njerëz që mbase po të kishin bërë vaksinën para një muaji - nuk do të kishin vdekur. Në sajë të burokracisë idiote në botë dhe Europë nuk duhen sakrifikuar shqiptarët në mungesë vaksinash. Le që në Europë ka plot shtete që sfiduan pikërisht BE-në në këtë çështje pa e pyetur fare. “Shut Up” për vaksinën, sepse është një turp i madh të bëhet “fajancë politike” që kërkon privilegje elektorale. Asnjë privilegj për Ramën sepse po bën detyrën dhe duhet ta bëjë më mirë dhe asnjë privilegj për opozitën, e cila duhet të mbështetë aksionin kombëtar për vaksinimin publik dhe jo propagandistik politik. “Shut Up” sit-eve dhe portaleve idiote me tendenca kriminale ballafaqimi politik për vaksinat dhe vaksinimin. Unë jam i pari që nuk duroj dot “gratë e shëndetësisë së Ramës” që janë bërë si papagallesha politike, por kur organizojnë vaksinim masiv, duhet thënë e vërteta. Nuk ka asnjë kuptim të sulmohet aksioni për vaksinim, kur dihet që ai është për mirë dhe pse mbase meritat i merr qeveria. E çfarë do të thotë kjo? Një qeveri e përgjegjshme merr përsipër rrezikun dhe suksesin dhe kjo është tashmë e qartë. Pandeminë Rama e sajoi në përfitim në lockdoën për teatrin dhe për ca marrëzi me tanke apo tendera, por tashmë ai nuk mbyll asgjë pothuaj, sepse nuk do. Nuk ka një shtet që e kontrollon për rregulla zoti kryeministër. Kjo është kritika, për të sepse nuk ndërton institucione që zbatojnë ligjin. Kujton se di të ndërtojë, por është thjesht një piktor, ai pikturon dhe nuk do të jetë kurrë arkitekt. Kurrën e kurrës është formë me përmbajtje shpesh të rrejshme dhe përfituese. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të vaksinojë popullin e tij. Ai është ekzibicionist dhe formë ruajtës së ideve të veta. Ato nuk e bëjnë të mos kujdeset për vaksinimin. Prandaj “Shut up” politikisht për aksionin kombëtar të vaksinimit. Çadrat e mëdha duhen në çdo qendër qytetesh në Shqipëri dhe do ishte lumturi e madhe në qoftë se do të kalonin 30.000 të vaksinuar në ditë. Do ishte krenari kombëtare dhe do të ishte një çlirim energjish e krijim sigurie për të nesërmen. Biles do të ishte dhe një riprogramim psikologjik i mirë i shoqërisë. “Shut Up” politikisht për vaksinimin e popullsisë nga gjithkush. Nga krenaritë butafori të vet qeverisë dhe Ramës, nga marrëzitë keqane nganjëherë të opozitës me fjalë në erë dhe nga portale dhe idiotë që merren me barsoleta politike, në kohë kur gjëja më e rëndësishme në Shqipëri është vaksina anti covid në trupat e shqiptarëve për t’i mbrojtur nga goditja e madhe që po pësojnë. “Shut Up” politikisht për vaksinimin kombëtar.