BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Si do ta bëni të ëmbël realitetin e hidhur, zonja Kryemadhi?

Si do ta bëni të ëmbël realitetin e hidhur, zonja Kryemadhi?

Në parim zonja Monika Kryemadhi mund të ketë të drejtë se realiteti shqiptar është i hidhur. Megjithëse në realitet, kjo hidhësia ka vite që është thelluar dhe tretësira është përqendruar, vit pas viti edhe më shumë sa i përket hidhësisë. Po si erdhi dhe u rrit kjo hidhësi në realitetin shqiptar? Është hidhësi një vjeçare, ka kufi qershorin e vitit 2017 apo është paksa më e thellë që shtrihen në largësinë e viteve që nisin qysh kohë më parë? Po le të ndalemi në konstatimin e zonjës Kryemadhi, e cila sigurisht arrin në këtë konkluzion nga një analizë e thelluar e shkencore që ajo i bën realitetit shqiptar, natyrisht, jo realitetit të elitave politike as atyre që janë rreth saj, po atyre në zonat e ndryshme të Shqipërisë, njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, të cilët vërtetë kanë probleme të shumta që lidhen me papunësinë me marrjen e shërbimeve, me gjendjen e kriminalitetit apo padrejtësive që hasin në jetën e tyre të përditshme, të cilat shumë herë janë të prekshme, të bollshme dhe mjaft të dukshme. Sigurisht në këtë konkluzion ajo nuk besoj se ka dalë, marrë si porcion analize vitin e fundit të qeverisjes dhe shpresojmë të llogarisë edhe vitet kur partia e saj ka qenë në koalicion me PS dhe kanë ndërmarrë bashkarisht reforma të shumta, duke mbështetur fuqimisht ligje e buxhete që janë miratuar në vitet e koalicionit të majtë, ku thuhej edhe binomi “bashkëkryetarët e koalicionit”. Në këtë kuptim, varfëria dhe dobësitë, papunësia e mungesa e shpresës me të cilat jetojnë shqiptarët nuk kanë moshën 12 muajshe, por plot tri dekada. Dhe është e normale sipas opozitës që tërë përgjegjësitë të bien mbi ata që sot drejtojnë vendin tonë, mazhorancës socialiste, e cila aktualisht e ka të gjithë tepsinë e pushtetit për vete. Po pak kontribut ka edhe LSI besoj. Për të qenë modeste e korrekte. Edhe pse jam dakord me konkluzionin e kryetares së LSI-së, ajo që duhet nënvizuar në këtë përcaktim që bëri nga panairi i librit, ku zakonisht flitet për librin dhe misteret e tij si dhe nxiten të rinjtë e qytetarët për t`iu drejtuar librit, ajo që nuk është reale është fakti se gjendja ekonomike apo varfëria nuk është rezultat i një dite dhe nuk ka vetëm një fajtor.

Varfëria ashtu si pasuria, veç një grupi të vogël që nuk llogaritet as në një-dy përqind nuk vijnë për një ditë. Bile pasuria është më e vështirë të shtohet në mënyrë të rrufeshme ,veç në rastit kur ata që e vënë pasurinë në kohë rekord kanë pushtet të pakufizuar politik dhe zotësinë për të fituar nga të gjitha drejtimet, përjashtuar këtu, ata që i sigurojnë të ardhurat nëpërmjet rrugëve të paligjshme me punë të pista. Shpesh, kryetarja e LSI-së deklaron se në këtë vend rinia ka humbur shpresat dhe nuk ka besim tek qeveria e sotme ndaj edhe ikin nga sytë këmbët dhe janë të gatshëm të lënë atdheun për të emigruar në shtetet europiane. Një konkluzion ky që edhe ne periferikët, që nuk kemi politikën zanatin tonë të parë e mbështesim dhe i themi se ke të drejt. Po pyesim kryetaren pse ndër vite edhe kur kanë qenë në krye të këtij vendi me pushtet të pakufizuar, aleatët e rinj të kësaj partie, PD dhe kryeministra autoritarë, largimet e shqiptarëve kanë qenë pothuaj në të njejtin nivel dhe diferencë bën vetëm viti i rënies së sistemit socialist, ku shqiptarët ikën me ç’mundën dhe sot janë mbështetësit më të mëdhenj me të ardhura për familjet e tyre që jetojnë në Shqipëri? Si shpjegohet që edhe pas 1990-ës, të rinj dhe të moshuar, të arsimuar e specializuar, të kamur, profesionistë nuk e kanë shuar asnjëherë dëshirën për t’u larguar? Po sot, kur opozita shqiptare dhe në këtë kuadër edhe vetë zonja Kryemadhi, e cila është aktive në politikë dhe bën sikur përpiqet të ngjalli shpresat tek populli, qytetarët nuk ndalen në dëshirën e tyre për të emigruar jashtë Shqipërisë? A e ka bërë ndonjëherë analizë, kjo forcë politike, pse edhe sot kur opozita bën gjithë përpjekjet të ngjalli pak entuziazëm e dashurinë e të rinjve për të jetuar këtu, nuk i dëgjon kush dhe kërkesa për lloton amerikane dhe largim drejt vendeve të BE-së nuk e ka frenuar aspak këtë tendencë? Atëherë, përse nuk dëgjohet as zëri i opozitës dhe të reflektohet e të besohet se ditë më të mira do vijnë? Përpjekja për të llogaritur gjithçka si rrjedhojë e drejtimit të sotëm dhe politikave të kësaj qeverie e mazhorance, është veç një konkluzion që nuk ka asnjë bazë dhe që flet për një politikë pa bosht dhe pa perspektivë. Realisht opozita sot nuk frymëzon askënd dhe nuk ngjall ndonjë shpresë, pasi nuk mbron kauza të fuqishme dhe të besueshme për qytetarët. Lëvizjet dhe deklaratat, betimet e thirrjet, kauzat e debatet më shumë shihen si hall i opozitës dhe jo i popullit. Opozita e sotme, kryetarja e LSI-së, e provuan peshën që kanë gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe kanë shansin e madh ta provojnë edhe në qershorin e vitit që vjen në zgjedhjet lokale. Nëse është politika e mazhorancës së sotme që ka sjellë varfërinë. Nëse është qeveria që ka vrarë shpresat. Nëse nuk dinë të drejtojnë apo janë bërë njësh me krimin, siç akuzohen atëherë jemi para një shansi që zgjedhjet e qershorit të vitit 2019 të dekretuara tanimë të jenë test prove e besueshmërie për opozitën që ka në majë të gjuhës akuzat kundër qeverisë. Dhe nëse fiton zgjedhjet lokale në qershor i hap rrugën edhe zgjedhjeve ndoshta të parakohshme të përgjithshme, duke fituar kështu edhe pushtetin qendror dhe sipas premtimeve të liderëve të frontit të bashkuar opozitar, jeta e hidhur e shqiptarëve do sheqeroset e do bëhet si hallva me shumë sheqer sapo PD- LSI të vijnë në qeveri. Me ta do mbarojnë hallet e shqiptarëve dhe jo vetëm që do ndërpriten kërkesat për largime nga atdheu, po të gjithë do kërkojnë të vijnë në Shqipëri ku do të lulëzojë jeta dhe do jetohet njëlloj si në perëndim. Nëse ndodh ndryshe edhe argumenti është gati, fajin e kanë ata që ikën nga pushteti. Dhe do fillojnë të fajësohen tërë politikat e reformat që janë ndërmarrë në këto vite që nga viti 2013.

Zonja Kryemadhi, në analizën e saj deklaron se varfëria dhe papunësia, si dhe mungesa e shpresës është para diskutimit të djegies së mandateve. Po përse t’i djegin mandatet deputetët e LSI-së, kur ata janë votuar për të qenë zëri i mbështetësve në parlament? Flet kështu në një kohë që mandatet realisht janë të konservuara dhe në vend të marrjes pjesë në jetën parlamentare, deputetët janë shpërndarë nëpër Shqipëri, duke e bërë vendin me dy parlamente, një zyrtar e tjetrin në uikend. A nuk është bojkoti i LSI-së njëri nga shkaqet që nuk lë të ngjallen shpresat për brezin e ri dhe përpjekjet e opozitës për t’u bërë faktor i rëndësishëm në jetën tonë politike për të zgjuar në shpirtin e shqiptarëve të pashpresë siç i cilëson kryetarja një nga arsyet pse ka humbur besimi dhe nuk ndalet emigrimi?

Kur në Parlamentin e Shqipërisë, sot diskutohet për buxhetin e ri të shtetit, a nuk është braktisje dhe mungesë përgjegjësie për të qenë në komisionet parlamentare e për të goditur politikat e qeverisë me argumenta e ekspertizë të detajuar për t’u dhënë pak shpresë qytetarëve të Shqipërisë se opozita mendon për ta dhe jo për kolltuqet e pushtetit?

Kur në bashkitë e qyteteve të Shqipërisë qoftë dhe në Tiranë, ka një debat të mprehtë për qëndrimin që duhet mbajtur ndaj kërkesave të qytetarëve në Astir, ku janë këshilltarët e LSI-së dhe PD-së, të cilët janë kthyer në mitingashë dhe nuk bëjnë detyrën, duke debatuar në këshillin bashkiak deri sa të gjenden zgjidhjet më të arsyeshme në interes të familjarëve që u rrezikohen shtëpitë? A ndikon në ngjalljen e shpresës për të ardhmen tek gjithë shtresat e shoqërisë, jo vetëm tek rinia, ashpërsia me të cilët flasin liderët tanë në opozitë? A mund të thuhet se është qëndrim dinjitoz i deputetëve të LSI-së, kur Europa dhe tërë faktorët që drejtojnë organizmat më të rëndësishme të BE-së u kërkojnë të braktisin bojkotin e të kthehen në parlament për të zgjidhur problematikat që ka vendi ynë? A japin shpresë tek brezi i ri politikanët e opozitës, të cilët nuk bashkojnë sot votat për krijimin e organeve të drejtësisë me qëllim që të kemi një drejtësi të efektshme dhe vërtetë të pavarur? A mund të pajtohemi me politikën e mohimit të gjithçkaje që bën sot opozita jonë përmes të gjitha formave që më shumë ngjallin pakënaqësi ndaj opozitës se vetë pushtetit kur duhet të ndodhte e kundërta? Mëse mijëra herë, Monika Kryemadhi ka akuzuar qeverinë dhe mirë ka bërë. A nuk do ishte normale të bëhej pjesë e zgjidhjeve të mëdha? Po, a është e mjaftueshme të denigrosh njërën palë dhe të mos luftosh të japësh shpresë e besim për të ndalur rënien e ekonomisë sipas analizave të opozitës dhe të ndalet ikja e shqiptarëve në emigrim? Nuk kemi pushtet, thotë opozita. Mirë pushtet nuk keni, po a e bëni opozitën? Sa bëni detyrën tuaj si garant i kontrollit të qeverisë e parlamentit për të krijuar shpresë e besim në të ardhmen? Vetëm duke sharë e denigruar, akuzuar e bojkotuar, asgjë nuk mund të zgjidhet. Dhe zonja Kryemadhi, si politikane e vjetër duhet ta dijë se ndryshimi nuk vjen me deklarata nga pavioni i librit apo çdo podium që mund të bëhen. Shqiptarët duan ta shikojnë ndryshe opozitën. Jo në barrikadën e kundërt të interesave të tyre. Dhe kjo vijë sjelljeje duhet të ndryshojë vërtetë. Fjalët e thirrjet, deklaratat e akuzat nuk të çojnë asgjëkundi. Të gjitha këto bashkë nuk na e bëjnë më të ëmbël realitetin e hidhur, zonja Kryemadhi!

Nga Bardhyl BEJKO