Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si duhet kuptuar revanshi Meta-Basha?

Postuar: 17/09/2019 - 07:12

Ka kohë që flitet për krisje të marrëdhënieve midis presidentit Meta dhe liderit të selisë blu, Basha. Në fakt ky konflikt është midis LSI-së dhe PD-së, që nga koha kur nisi avazi me djegien e mandateve. Pavarësisht se në protestat e kaluara kanë qenë në një front. E kam përmendur edhe më parë: LSI-ja ka qenë e detyruar ta ndjekë PD-në pas, të bëjë çdo gjë që i është kërkuar pa hezitim. Kjo u bë evidente sapo filloi reforma në drejtësi. Kuptohej se si parti permanente në bashkëqeverisje, e akuzuar si klienteliste, si SHPK, do bëhej target kryesor dhe goditja nuk do kursente asnjë individ. LSI-ja pas largimit nga pushteti mbetej plotësisht në mëshirën e fatit dhe e vetmja prerogativë ishte t’i ngjitej fort PD-së, ekskluzivisht Doktorit, për të cilin Meta qe shprehur se e kishte “dobësi”. Dobësi që nga koha kur u rihap afera e CEZ-DIA, kur aleanca u vendos me riprocitetin e njerëzve që jo vetëm kishin dijeni për ngjarjen, por ishin “në tavë” me veprimet apo mosveprimet e tyre. Ilir Meta asnjëherë nuk ka pasur besim tek Lulzim Basha, i cili konsiderohet i Soros-it, një njeri që për interesat e tij është gati të bëjë çdo pakt dhe të shes çdo bashkëpunëtor. Përplasja e tyre ka qenë herë e hapur dhe herë larg syve të publikut, ka shënuar kulminacione, por dhe akorde paqeje ndaj mazhorancës, ndërkombëtarëve, “armiqve” të përbashkët. Thënia e Monika Kryemadhit se mandatet e LSI-së ishin “mandate gjaku”, ishin një paralajmërim i qartë për Bashën, se tradhtia me gjasë do kishte kosto. Jo vetëm djegia e mandateve, por edhe anulimi i 30 qershorit si datë zgjedhjesh, qe në sintoni të plotë me aktorët kryesorë opozitar. Por pas dështimit të protestave, zbythjes së Bashës nën presionin ndërkombëtar, refuzimit të 13 tetorit si datë zgjedhjesh, presidenti Meta e pa veten të zbuluar, si i vetmi plangprishës dhe shkelës i Kushtetutës. Në panik e sipër bëri një seri deklaratash kontradiktore dhe në çdo rast u përpoq të shitej si “viktimë” e një komploti të oligarkisë botërore. Frika nga ndonjë marrëveshje e minutës së fundit midis PS –PD me orkestrimin e ndërkombëtarëve, e ka bërë paranojak, të harxhojë edhe fishekun e fundit, të deklasifikojë dokumenta sekrete me gjasë, apo të intrigojë sipas parimit “shpif shpif se diçka do të mbetet”. Paradoksi i djegies së Parlamentit, si alibi për zhdekretimin e 30 qershorit, bëhet më i thellë kur bashkëshortja e tij, Monika si kryetare qe mjaft aktive dhe kur amerikanët insistonin në mbajtjen e zgjedhjeve pikërisht në atë datë. Është larg mendsh të thuash se amerikanët (CIA) nuk kishin informacion për një skenar dhune, që synonte destabilitetin, djegien e institucioneve në një vend të NATO-s. Ma do mendja se vajtja e Bashës ne selinë e Presidencës ka qenë truk i Berishës, më shumë se për qetësimin e gjakrave, për t’i hedhur benzinë zjarrit. Dihej se palët kishin qasje diametralisht të kundërta për gjërat dhe këto qenë bërë publike. Në këtë rast Basha vazhdonte të shihej si dështak, i pazoti për ta kthyer situatën në favor të vetes, dhe Metës i lihej dorë e lirë ta shantazhonte si “dhjetorist”, t’i kujtonte indirekt se ai qe i katapultuar në atë post dhe pa rrënjë të thella. Berisha pas kësaj lau duart mu si Ponc Pilati dhe deklaroi nga studio e emisionit “Opinion”, se Meta nuk flet qesim, çoç di për “Rajhshtagun” e pretenduar shqiptar. Në thelb është vetëm strategjia e tensionit, luajtja e blofit përpara se kambana e drejtësisë të bjerë dhe të thërrasë të korruptuarit emër për emër.

Nga Luan KURTI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:20

Për opozitën tonë jashtëparlamentare si në tërë këto vite, gjithçka që ndodh në këtë vend individualizohet e pykëzohet në një emër të vetëm.

Postuar: 23/10/2019 - 07:18

Në raportin e zbatimit të buxhetit faktik të shtetit për vitin 2018, institucioni i auditimit më

Postuar: 23/10/2019 - 07:16

Me siguri na erdhi shumë keq të gjithëve për lojën që luhet si përherë në kurrizin e ne shqiptarë

Postuar: 23/10/2019 - 07:14

Marrëzia jonë, ka shkuar deri aty sa shumë kush të "zemërohet" me Francën!

Postuar: 22/10/2019 - 07:21

Ka tronditje të madhe në politikë për fundin e formimit të SPAK apo fillimin e punës së tij!

Postuar: 22/10/2019 - 07:14

Dihet që Këshilli Europian nuk arriti të marrë një vendim pozitiv për çeljen e negociatave me Shq

Postuar: 22/10/2019 - 07:13

Të trishtuar dhe humbës real nga vetoja e francezëve në Këshillin e Europës, ku presidenti Macron