BREAKING NEWS

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se çfarë pritet në ditët në vijim: Mund të ketë përmbytje masive. Ja zonat që rrezikohen

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se
x
BREAKING NEWS

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë në orët në vijim

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje 52-vjeçarin, detajet e para

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje
x
BREAKING NEWS

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me urgjencë drejt Tiranës

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me
x
BREAKING NEWS

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush është Admir Bejo? Dyshohet për hakmarrje të një tentative vrasje në 2007

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush
x
BREAKING NEWS

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në Kuçovë, çfarë thotë policia

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec, dyshohet se...

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec,
x
BREAKING NEWS

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje të reja

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje
x

Opinion / Editorial

Si duhet të jetë Partia Demokratike e Shqipërisë?

Si duhet të jetë Partia Demokratike e Shqipërisë?

Partia Demokratike e Shqipërisë duhet të jetë alternativë politike e Djathtë; tradicionale: si trashëguese e vlerave patriotike dhe nacionaliste, duhet të jetë moderne dhe  demokratike, duhet të jetë e lirë, e hapur dhe  transparente në zhvillim e përsosje të pandërprerë në luftë kundër autokracisë, krimit, korrupsionit dhe tradhtisë publike. Dhe tjetra si kryesore është ajo se: PD duhet të jetë partnere besnike ndaj SHBA-ve. Një Parti Demokratike e tillë plotëson kriteret dhe do e meritonte besimin publik e ndërkombëtar, e cila do të vinte në pushtet për ta nxjerrë Shqipërinë nga bataku i rëndë i tranzicionit ku e ka zhytur politika e vjetër shqiptare. Ish-kryetari Basha pati dhe ka besimin qytetar dhe atë ndërkombëtar për një reformim të PD-së, pasi ai ka përkushtimin dhe vizionin për ngritjen e vënien në funksionim të PD-së si të tillë, e cila do t’i shërbente edhe shërimit të politikës shqiptare në përgjithësi nga sëmundjet e korrupsionit, padrejtësive, papërgjegjshmërisë, krimit dhe hajnisë politike. Ishte Lulzim Basha, te i cili ishin ruajtur e janë kultivuar tradita, edukata familjare e patriotike, dhe kjo e gërshetuar me shkollimin, arsimimin dhe me kulturën perëndimore, si i tillë ishte ai, që pati dhe ka vizionin për t’u ndarë nga Shqipëria realisht si nga ish-komunizmi ashtu edhe nga tranzicioni i vazhdimësisë korruptive neokomuniste. Ishte Lulzim Basha që pati si platformë si dekomunistizimin ashtu edhe dekriminalizimin e politikës dhe të demokracisë shqiptare të cilat janë mjerisht fatkeqësitë më të mëdha që akoma po i ndjekin shqiptarët, janë këto fantazma, gjë të cilën edhe politika amerikane e mbështesin Bashën, e madje deri sa edhe e kanë deklaruar se shqiptarët duhet të ndahen nga fantazmat e së shkuarës dhe nga korrupsioni i politikës së vjetër. Për ditë e më shumë koha po i jep të drejtë vazhdimit të misionit e vizionit të Bashës, detyrimisht ndarjes nga Tranzicioni. E Djathta, PD-ja, duhet të bëjë një Veting politik, një vetëpastrim prej atyre që nuk janë me të vërtetë të djathtë, por vetëm që kanë spekuluar dhe që e kanë vetëm shfrytëzuar të Djathtën. Duhet një Veting dhe pastrim edhe prej atyre të zhytur në korrupsion dhe hajdutëri; duhet Veting përjashtues të atyre të shpallur “non grata” nga SHBA  dhe prej mbështetësve të tyre, pra: duhen bërë dhe duhen vazhduar ato reforma që i filloi  Lulzim Basha.