
SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Si fillim ligjin e luftës, pastaj kontributet, jashtë hundët në politikë, pastaj përrallat greke me “veto” integruese!

Shkruar nga Besi Bekteshi 15 Shtator 2023

Është e disata herë që një Ministër i Jashtëm grek kërcënon Shqipërinë se shteti i tij do të ndalojë integrimin e saj në BE për "punët" e një sekseri votash shqiptar që mban veten për grek! Greqia kërcënon Shqipërinë me "mos integrim" në BE për Belerin për të cilin pala greke është lejuar paturpësisht nga shteti shqiptar të ndërhyjë brutalisht në politikën dhe dinjitetin kombëtar shqiptar. Përfshi kryeministrin aktual dhe të tjerë më pas. Janë videot, fjalët dhe njerëzit. Greqia ose politika shoviniste e modelit të vjetër pothuaj të viteve 1949 dhe model pothuaj junte fashiste 70, po kërcënon. E kë? Vendin ku grekët minoritarë janë trajtuar që nga regjimi Hoxhës dhe më pas më mirë se shqiptarët!! Nga cili shtet? Nga shteti që ka vrarë shqiptarë në kufi! Por nuk është fjala për kërcënim të "frikshëm" sepse tashmë Shqipëria nuk i "falet" më Grekërve të Greqisë akoma me ligj lufte në përdorim juridik me Shqipërinë. Greqia e cila e mban ligjin por nuk jua ndaloi dot amerikanëve futjen e Shqipërisë në NATO! As italianëve, turqve, britanikëve dhe as francezëve e spanjollëve!! Tani për Beler hajnin dhe ushtar vrasës dikur kërcënon me veto anti BE! Dhe e dini sa ju plas shqiptarëve??? Biles dikush po shkruante sot se: është gabim të futesh në BE ku është dhe Greqia!! Gjithsesi BE është aspirata jonë dhe ministri grek i jashtëm as rolin e tij nuk luan mirë e jo më të kthejë Shqipërinë si Maqedoninë. Ai ka një rol! Po të papagallit! Përpara se të ndalojnë integrimin grekët duhet të kenë "ca punë me ne"! Po largimin me ligj të ligjit të luftës sepse kjo do ishte e drejta në demokraci dhe kontributet e munguara për shqiptarët. Vetëm Greqia vepron kështu në Europë. Vetëm ky vend medemek demokratik ka ligj lufte të pa çligjëruar!!! Thonë nuk vepron dhe nuk është, por ai aty është. Për një mënyrë të vjetër tashmë politike e këtë në mënyrë absurde, shteti grek mban “de jure” në fuqi Ligjin e Luftës Nr. 2636/1940 si dhe ligjet, pjella të tij, 4506/1966 e 1664/1998. Në kohën kur është dekretuar Ligji i Luftës me Shqipërinë, çamët ishin shtetas grekë dhe ky ligj s’kishte të bënte fare me ta. Ai mbahet sot si gozhda e Nastradinit dhe për të dëshmuar para botës së qytetëruar se si Greqia shkel konventat ndërkombëtare, të nënshkruara nga vetë ajo. E dinë se Shqipëria nuk ishte agresore dhe nuk mund të kundërshtonte pushtimin nga Italia fashiste por ligjin aty e kanë. Me Italinë që i pushtoi dhe luftoi nuk kanë asnjë ligj, me Shqipërinë viktimë e fashizmin kanë ligj. Më poshtërsi se sa kaq. ...? Greqia vazhdon të shkelë sot “Konventën mbi Mosparashkrimin e Krimeve të Luftës dhe Krimeve Kundër Njerëzimit”, hyrë në fuqi më 11 nëntor 1970. Por Greqia është në kohë gjithashtu vendi mik që ka ngritur dorën për NATO apo integrim në BE! Sot kur po shkruaj Beleri do të ketë një vendim. As më intreson fati i tij sepse më e lehta për të është "hajni votave ose blerësi" dhe e vërteta "anti shqiptaru"! Beleri është i poshtër për ne, duhet të ishte një i pa vlerë për Greqinë e cila po të ishte normale nuk do ndërronte miqësinë me Shqipërinë me një klloun si Fredi përgjimeve për para votash. Gjithsesi është 2023 dhe në kufi jugorë kemi një qeveri armiqësore dhe pse medemek partner në NATO. Nuk janë grekët ashtu jo! Janë greqërit politikë. Greqia njeriun më të zgjuar të saj në Shqipëri ka Fredin. Kjo Greqi kaq është sa Beleri. Kjo Greqi sot!! Ka një "kryevepër" shqiptari që figuron si grek dhe ky është gur themeli për miqësitë me Grekët!! Këtu ka rënë dhe "miqësia" me këto tipa. A do ndodhë gjë! Po hiç fare. Beleri është një gjë bosh.
Më të lexuarat


Nëse thirrja bëhej nga një progresist, unë do isha i gjashtëqindmijë e njëshi idealist

Gjithmonë kam porositur se Kosova duhet të armatoset

2 tetori, fillimi i vitit të ri akademik dhe dështimi i politikave arsimore të qeverisë

Uzay Bulut, analiste apo atentatore politike?

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas

3 Tetori gjerman dhe bashkimi Shqipëri – Kosovë

Greqia nuk mund të konsiderohet dado e Shqipërisë

Do shkojmë në Beograd dhe do e mundim Serbinë në mënyrë paqësore

Vizioni i shqiptarëve dhe paradoksi i demokracisë

SHBA dhe mbështetja për Kosovën
