BREAKING NEWS

“Do bëj revolucion…”/ Avokati zbulon shifrën marramendëse: Ja sa miliona euro duhet të kthejë familja Berisha

“Do bëj revolucion…”/ Avokati zbulon shifrën
x
BREAKING NEWS

“Jo vetëm Rama”/ Gazetari plas deklaratën e bujshme: McGonigal ka takuar edhe politikanë të tjerë, mes tyre edhe...

“Jo vetëm Rama”/ Gazetari plas deklaratën e bujshme:
x
BREAKING NEWS

Luftë në kufi më Shqipërinë? Ish-kryeministri bullgar bën paralajmërimin e fortë dhe zbardh planin e presidentit rus: Putin po përgatit një konflikt të frikshëm në...

Luftë në kufi më Shqipërinë? Ish-kryeministri bullgar
x
BREAKING NEWS

"Është një kërcënim global"/ Ngrihet alarmi: Një ngjarje katastrofike do të godasë botën në 2 vjet

"Është një kërcënim global"/ Ngrihet alarmi:
x
BREAKING NEWS

“Ka surpriza”/ Gazetari plas deklaratën ‘bombë’: Rama nuk pritet më zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë

“Ka surpriza”/ Gazetari plas deklaratën
x
BREAKING NEWS

U prangosën për trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë, GJKKO konfirmon masat e sigurisë për 15 të arrestuarit. Zbardhet vendimi

U prangosën për trafik droge mes Shqipërisë dhe
x
BREAKING NEWS

Kërcënohet me jetë Artan Hoxha pasi nxori audio-përgjimin nga masakra e “21 janarit”, gazetari zbulon prova të reja, rëndohen pozitat e Sali Berishës

Kërcënohet me jetë Artan Hoxha pasi nxori audio-përgjimin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po e pret Ramën? Skandali ‘McGonigal’, zbulohet lëvizja e minutave të fundit nga grupi i Alibeajt (Foto)

Çfarë po e pret Ramën? Skandali ‘McGonigal’,
x

Opinion / Editorial

Si fitohen 8 miliardë euro nga Durrësi

Si fitohen 8 miliardë euro nga Durrësi

Kryeministri i vendit, në adresimin e tij në Kuvend përpara dy ditësh, theksoi se projekti i marinës dhe apartamenteve turistike në Durrës do t’i japë 8 miliardë euro të ardhura shtesë vendit, përgjatë gjithë kohës njëzetvjeçare të funksionimit të tij. Për shumë prej nesh, kjo shifër u duk e ekzagjeruar. Le ta analizojmë atë. Çdo apartament që do të ndërtohet në 80.6 hektarët e zonës së papërdorur të Portit të Durrësit, që iu dhanë investuesit të huaj, arabit të katërt më me influencë në botë, gjeneron të paktën një vend të ri pune në Shqipëri. Në nivel të të ardhurave shtesë për të 5 vitet e para të ndërtimit të rreth 4 mijë apartamenteve dhe dy hoteleve me 850 shtretër gjithsejt, ekonomia jonë do të sigurojë 76 milionë euro më shumë në vit, ose 0.58% e prodhimit kombëtar. Të 100 mijë turistët e huaj që parashikohet të vijnë më shumë, nga kërshëria dhe tërheqja për këtë investim të ri, do të sjellin të paktën 50 milionë euro të ardhura shtesë, ose 0.4% e prodhimit kombëtar. Vizitat në polin e ri turistik që do të jetë në ndërtim e sipër në Durrës, me qendra tregtare dhe restorante, do të përbëjnë tërheqjen kryesore të qytetit antik mijëvjeçar të Durrësit. Në harkun kohor të pesë viteve 2023-2028, parashikohet një rritje ekonomike të paktën me 1 përqind të prodhimit kombëtar çdo vit, ose mbi 140 milionë euro. Shumëzuar me pesë vite dhe me atë që quhet koefiçient i kumulimit(shtohet rritje mbi një bazë të shtuar të një viti më parë dhe kjo zgjeron fitimin), shifra shkon në 870 milionë euro fitim që kemi si Shqipëri, për shkak të investimit. Në 15 vitet e tjera të projektit, për shkak të zgjerimit të sipërfaqeve ndërtuese me banesa turistike dhe hotele e qendra tregtare, si dhe për shkak të zgjerimit të vetë portit të jahteve dhe punës ndërtimore për portin e ri tregtar të Durrësit në Porto Romano, prurjet e parave dhe kapitalit në ekonominë tonë do të jenë mesatarisht 490 milionë euro më shumë në vit, ose 7.3 miliardë euro për të gjithë periudhën 15 vjeçare. Nga ana tjetër, ardhja e ndërtuesit të famshëm të një pjese të mirë të Dubait(qendra tregtare më e madhe në botë “Dubai Mall”, grataçieli më i lartë në botë “Burj Kalifa”, organizatori i Festivalit Tregtar të përvitshëm më të madh në botë “Dubai Shopping Festival”, etj.)  në Shqipëri, do të sjellë rritjen e sigurisë dhe besimit në turizmin tonë, si dhe të kërshërisë për të parë investimin e ri të miliarderit arab të njohur në mbarë botën. Kjo do të sigurojë jo vetëm turistë nga e gjithë bota, por edhe investues të tjerë të rëndësishëm në turizëm, energji, teknologji informacioni, etj., miq dhe të njohur të Alabbar, por jo vetëm. Parashikohet që efekti i rritjes së investimeve të huaja në vend të jetë në nivelin mbi 60-70 milionë euro në vit, ose rreth 400 milionë euro në pesë vite, duke patur parasysh dhe efektin kumulues. Mrekulli natyrore si Kepi i Rodonit, ishulli i virgjër i Sazanit, etj., nuk do të ngelin më vetëm vende të bukura të pashfrytëzuara, por do të vijnë me dhjetra projekte për t’i transformuar ato. Me portin turistik të jahteve, marinën që në 5-7 vjet do të jetë funksionale, kroçerat e mëdha me 2-3 mijë turistë në bord, do të nisin të ndalin edhe në Durrës. Historia e projektit për Durrësin do nisë t’i ngjajë pak projektit dhe ndërtimit të portit të jahteve më në veri, në gjirin e Kotorrit pranë qytetit Tivar në Malin e Zi, të quajtur Porto Montenegro. Ai përfaqëson një nga marinat më luksoze në Adriatik. Është zhvilluar me apartamente banimi, qendra tregtare dhe hotele, njëlloj si do të zhvillohet Projekti “Durrës jahte dhe marinë” i miliarderit arab Mohamed Alabbar. Kompleksi në Mal të Zi përmban një marinë (450 shtretër-vende për jahte nga 12 deri në 250 metra të gjatë, rezidenca, mjedise biznesi(zyra, salla konferencash, etj.), si dhe hotelin me 5 yje "Regent Porto Montenegro". Ndërtimi nisi në vitin 2007 nga miliarderi hungarezo-kanadez Peter Munk, në vendin e ish-Institutit të Remontit Teknik Detar "Sava Kovaçeviç", i njohur gjerësisht si Arsenali. Ky vend tërheqës u nxor në ankand publik në vitin 2006 . Që nga viti 2016, projekti është në pronësi të Korporatës së Investimeve të Dubait (ICD). Porto Montenegro vijon të zgjerohet edhe sot e kësaj dite. Ai përbën një histori suksesi të ekonomisë së Malit të Zi, pse u bë promotorri i rritjes eksponenciale turistike të këtij vendi në vitet 2007-2019, duke kontribuar me të paktën 5 miliardë euro në ekonominë e vendit dhe duke e shndërruar turizmin në shtetin fqinj në industrinë numër një, duke e kaluar me dhjetë herë industrinë e aluminit, që mbizotëronte në ekonominë malazeze në vitet 1990-2000.