Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si i “përkthejnë” opozitarët fjalët shqip të z. Donald Lu!

Postuar: 12/10/2017 - 07:14

Të gjithë e dinë proverbin “kur një budalla hedh një gur në lumë...”. Në rastin konkret, kemi të bëjmë jo me një proverb, por me një të vërtetë e cila është “Kur një i mençur, hedh një gur në Lumë dhe pesëqind budallenj, megjithëse hiqen të ditur, nuk e gjejnë atë por rrëmbejnë secili nga një “gur” çfarëdo apo edhe ndonjë “trung” pemë, duke u “mburrur që gjetën “gurin” e z. Lu!

Z. Lu, e hodhi një gur në Lumin Fan. “Zhytësit” politikanë me atë “pisllëk” që nxjerrin nga “Lumi” thërrasin: “Këtë gur ne e kemi ditur me kohë”! Të tjerë të opozitës, megjithëse të “ndotur” e të bërë “pis” nga “pisllëqet” që gërmojnë, edhe ata ulërijnë: “Ky është “guri” që hodhi z. Lu për të goditur vetëm qeverinë e sotme”! Ja “guri” që z. Lu, hodhi në Rrëshen: “Ju jetoni në demokraci. Përgjegjësia dhe pushteti janë tuajat. Nëse e kërkoni atë, qeveria juaj duhet të përgjigjet. Ose ju do ta rrëzoni atë. Për shembull, në fillim të vitit shkollor, shumë njerëz, përfshirë edhe opozitën, kërkonin libra falas për studentët. Ky është një vend i vogël. Nuk është një vend i pasur. Por është e arsyeshme që qytetarët të kërkojnë që qeveria të sigurojë para për të blerë libra për studentët e saj”. Po “të mençurit” politikanët tanë opozitarë, tashmë njëzet e shtatëvjeçarë në politikë e kanë bërë zakon që çdo gjë ta shohin me “syzet” që u interesojnë sikur z. Lu tha: “Ç’prisni? Ngrehuni dhe rrëzoni qeverinë që keni në krye”! Z. Lu e njeh mirë demokracinë ku qeveria rrëzohet me votë dhe jo me thirrje populiste që bëjnë opozitarët, sepse po të ishte kështu, presidenti Trump do të ishte rrëzuar dhjetë herë brenda këtyre afro nëntë muajve qysh kur u zgjodh si president. Politikanët opozitarë këtë e “përkthyen”: E shihni? Z. Lu as më shumë e as më pak, thotë atë që themi ne çdo ditë për rrëzimin e kësaj qeverie! Duke lënë mënjanë të gjitha të tjerat, kur është fjala për bukën e gojës dhe për dije, qeveria duhet të jetë shumë e ndjeshme, të paktën për t’i siguruar bukën e gojës atyre që nuk kanë mundësi dhe të japin falas librat për ato shtresa që nuk kanë mundësi t’i blejnë. E vërteta është që këtu, me këta politikanë të paskrupullt, të sotëm e të djeshëm, edhe librat e shkollës të fëmijëve i përdorën për të shtuar fitimet e tyre, duke e kthyer atë në një biznes për t’u pasuruar. Por ajo ç’ka është më e keqja, nuk kanë mundësi të ngrihen këta të vobektë në Mirditë e kudo në Shqipëri, që kanë mbetur akoma në kohën kur atje ishte mësues Migjeni. Duhet ta dini z. Lu, këtu nuk ngrihen për rrëzimin e qeverisë ata që nuk kanë libra, që nuk kanë punë, që nuk kanë rrugë, por ngrihen ata që nuk duan shtet, që nuk duan ligj, që kërkojnë të marrin pa bërë asnjë punë, që merren me pisllëqe e duan të vijnë në pushtet! Ja çfarë shkruan i Madhi Fishta, para më shumë se njëqind vjetësh: “E pra, atdhetarët e shkretë, plasën tuj fol për Atdhe e tujpunu për vehte... Për Shqipni s’po ka punë, e për atdhetarë, s’po ka pare”!

Po vazhdoj me deklaratën tjetër të z. Donald Lu “...Katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave. Shqipëria ka një treg të zi jo të vogël për mallra kontrabandë, në radhë të parë duhan, bizhuteri, makina të vjedhura dhe telefona celularë. Vendi mbetet në rrezik domethënës nga pastrimi i parave për shkak të korrupsionit të kudogjendur dhe një sistemi ligjor të dobët”. As këtu, as gjatë gjithë fjalës së tij z. Lu, nuk thotë që krimi i organizuar, droga, trafikimi i qenieve njerëzore kontrabanda etj., etj., lulëzuan vetëm këto katër vitet e fundi të kësaj mazhorance qeverisëse. Por jo, ndryshe e “përkthejnë” këtë politikanët e opozitës, të cilëve z. Lu u dha zemër.

Më shumë se politikanët e opozitës të majmur me djersën e popullit, kanë marrë zëmër edhe sekserët e tyre të quajtur anal(lëp)istë të tipit Fev-zi, Zheji, e shumë e shumë të tjerë. Fev-ziu, thotë edhe “për ato që z. Lu nuk i tha”! Thotë e ç’nuk thotë Fev-ziu, por vetëm kundër mazhorancës qeverisëse që është “e lidhur me krimin” dhe nuk flet për ata Berishë e Lulë që e kanë bërë “boss” e shkuar “boss”-it me paratë e taksapaguesve shqiptarë e pronat e të tjerëve! Fev-ziu, “di” më shumë nga sa tha z. Lu, por nuk di asgjë para vitit 2013!. Një tjetër është edhe një që deri tani ndodhet në gradën e “njëqind e tetëdhjetë” dhe jo “treqind e gjashtëdhjetë” si portali i tij. Zheji rrotullohet e rrotullohet e nuk po gjen “karar” as nga “Sali Gërdeci” as nga Ramë “mafiozi”. I shërben atij që e “strehon” në një “kolibe” përkohësisht dhe sulmon kundërshtarin. Nesër del prej andej dhe sulmon tjetrin e kështu “rrotullohet” bashkë me tokën! “Dekriminalizimi i Kuvendit, thotë ai, deputetët me probleme apo kandidatëve për k/bashkiakë ishte prurje e PS-së, prurje personale e kryeministrit të sotëm”! Një tjetër politikan opozitar, Preçi shpreh “habinë” e tij: “Pse qeveria, as përgjigjet, as rrëzohet”? Sipas Preçit, qeveria duhej të ishte rrëzuar pas thirrjes që bëri për “rrëzimin” e saj Donald Lu, sepse kështu e kërkon “mideja” e humbësit Preç, e këtij “vizionari” që “kriminelët” ja vodhën votat! Mirë bën i “menderosuri” Medi, që nuk ndihet fare! Nuk po flas këtu për kreun e opozitës, i cili tashmë më shumë se dymbëdhjetë vjet në politikë, të paktën duhej të kishte mbaruar Shkollën e ciklit të ulët në politikë, por në fakt, ka mbetur në “arsimin parashkollor” atëhere kur “belbëzonte” fjalët e para të “Abetares”: “Kjo mazhorancë erdhi në pushtet me votat e blera nga krimi dhe kriminelët”. “Ky Kryeministër është “baroni” i drogës dhe i lidhur me kriminelet”, “Nuk bëhen zgjedhje të lira e të ndershme me këtë Kryeministër”! Të flasi kështu fjala vjen Xhelal Mziu që ka “sjellë” në Kamëz e Bathore të gjitha bukuritë e kryeqyteteve të botës dhe presidentët europianë dhe amerikane, i ka lezet të kritikojë mazhorancën, por jo adoleshenti debil Basha. Basha nuk ka gojë të flasi. Unë, nuk marr përsipër të them që krimi dhe kriminelët nuk janë të lidhur me struktura të veçanta të shtetit të sotëm. Kjo ngarkon me përgjegjësi të rëndë mazhorancën e sotme, e cila duhet t’i vërë gishtin kokës. Por, në të njëjtën kohë, këto që thotë z. Lu nuk kanë qenë të paditura më parë.

Që ta merrni vesh ju Luli, krimi dhe kriminelët janë “pjellat” e bandës kriminale, qysh kur ajo erdhi në pushtet fill mbas përmbysjes së diktaturës. Ti, atëherë ishe aq i vockël aq sa i bije maces me lugën që haje përshesh! Më mirë nga ju e di këtë “Babagjyshi” që të mori për doçke në politikë, por ti nuk merr pykë nga kjo punë! Është e njëjta gjë si shprehja juaj adoleshente që “duam zgjedhje të lira e të ndershme” dhe kaq i “besueshëm” je ti, sa që me zë dhe figurë ua treguan se si votuesit tuaj votonin nga tre e katër herë secili që ju të zgjidheshit kryetar. Këtë eksperiencë doni të përhapni në zgjedhjet e përgjithshme qendrore apo vendore? Ti Luli, me të tilla vota ke marrë edhe kreun e Bashkisë Tiranë, edhe kryetarin, pasardhësin e Saliut, sepse edhe Saliu kështu është zgjedhur. Nuk thonë kot, “Bëmë baba të të ngjaj. Kur mësuat pak, apo kur dëgjuat më mirë të themi ishit juve që vratë njerëz të pafajshëm në bulevard dhe krimin e fshehët duke fshirë kamerat e IT-së në Kryeministri, që bashkë me Saliun i kundërvutë policinë prokurorisë. Ishit ju që vodhët miliona në Rrugën e Kombit, që sollët në Shqipëri kriminelë të tipit Fazllic, e ç’të të them unë. E pse flisni juve Luli sepse “shejtani” fle, juve e ngacmoni. Dosjet e tua nuk janë mbyllur. Këto keni bërë ju me mësuesin tuaj që të mësoi abc-në e krimit, vjedhjes dhe mashtrimit. Krimin, ju Basha e ngritët në pushtet si në Gërdec e kudo, ku përgjegjësit e krimit i “graduat” ministra e jo më pastaj se ç’bënit me kriminelët e vegjël. Do t’ju them edhe një fakt shumë domethënës. Ju të ashtuquajtur opozitarë, bashkë me “ideatorin” e krimit që bërtet si hajduti “kapeni hajdutin”, as që donit t’ja dinit për krimin e kriminelët, për vjedhjen e korrupsionin, për mashtrimet e trafikimet duke i lënë ata të lirë, mjaftonte që ju të qëndronit në pushtet. E vërteta është që mazhoranca e sotme, është shumë hapa përpara jush, sepse ka marrë përsipër shumë kosto për të bërë shtet, duke i prerë rrugën abuzimeve, vjedhjeve, ndërtimeve pa leje, korrupsionit etj., etj. Ju i dhatë liri veprimi krimit dhe drogës, ndërsa mazhoranca e sotme, ka treguar vullnet për të luftuar të keqen. Krimin dhe lëndët narkotike, mazhoranca e sotme i gjeti mes jush, por që nuk ka bërë të pamundurën për t’i mposhtur ato. Ju vetëm nxini dhe shani. Më mirë se sa e thotë Flamuri juaj, një prototip anarkisti, që “Opozita këtë punë ka, vetëm të flasi, kur të vijmë në pushtet atëherë do të punojmë”! Si duket, të gjithë ju merrni shembull nga Flamuri, i cili në një emision televiziv nuk dëgjon argumenta por vetëm shan e bën monolog me vetveten!

Kush më shumë se organet e drejtësisë e policisë do ta luftojë krimin? Kush është ideatori i kësaj drejtësie të korruptuar, i këtyre prokurorëve dhe gjykatësve që u iknin kriminelët ditën për diell e u krijonin të gjitha lehtësirat për të marrë arratinë? Baza e kësaj drejtësie, me shumë pak ndryshime janë “plepistat” e kursit 6-mujor që e katandisën deri në këtë gjendje drejtësinë. Kush më shumë se juve dhe aleatët tuaj të“plepave” ishin për të sabotuar Vettingun? Edhe këtë z.Lu e di mirë se kush ishin shkaktarët që me njëmijë e një mënyra u përpoqën të sabotonin Vettingun. Sa herë u dërgua ai në Gjykatën e Venecias, sa herë të tjera u dërgua në Gjykatën Kushtetuese dhe akoma e sot vazhdon që ky ligj kaq i rëndësishëm të vijë çalë çalë, derisa të paralizohet e të mos ketë asnjë mundësi të veprojë. Më shumë nga ata që duhet të ngrenë zërin, jeni ju dhe LSI-stët që i shkruajnë ambasadorëve të huaj që “Vettingu, është në rrezik”! Pra, hajdutët bërtasin “kapini hajdutët’! Po të zbatohet Vettingu si duhet, të gjithë ju Bashistë e LSI-stë, jeni për të shkuar në bankën e drejtësisë! Por me këtë drejtësi që kemi sot dhe atë “çalamane” që pritet të vijë, juve prapë nuk do t’u hyjë “gjemb” në këmbë! Qofsha unë i gabuar! Kur z. Lu, i “ranë këmbët dhe dhëmbët” duke ecur lart e poshtë e duke folur për Vettingun të cilin ju kërkonit ta sabotonit, gati sa nuk e shpallët atë, “person Non Grata”, kurse sot e bëni “pjestar” të opozitës si një “argument” më shumë për të thënë që “Ato ç’ka thotë z. Lu sot që “Kjo qeveri duhet të rrëzohet” ne, e kemi thënë qysh herët!

Nga Pandeli BARDHI      

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2017 - 07:35

Shteti nuk të bën për të qeshur vetëm kur flet batuta, por edhe kur flet me seriozitet. Jo më kot, unë po e filloj nga një personazh, kryetar i opozitës. Basha, i cili është më shumë se një qesharak.

Postuar: 17/10/2017 - 07:34

Kancelaritë europiane çdo ditë ankohen se shumë shqiptarë po ua zënë derën.

Postuar: 17/10/2017 - 07:28

Kush është ai person që ka dalë jashtë, por është i arsimuar, i mirëditur me perëndimin dhe nuk kupton se ne, shoqëria shqiptare si më e vonuara kulturalisht në Europë dhe Ballk

Postuar: 15/10/2017 - 07:44

“Hall i madh” për një parti të madhe politike, që një lidere e saj të mos dijë origjinën e Machiavell-it!

Postuar: 15/10/2017 - 07:43

Gjithnjë kam menduar dhe pyetur veten se çfarë raporti ka mes të vërtetës dhe gënjeshtrës në Shqipëri në ditët e sotme që punët e këtij vendi nuk shkojnë mirë.

Postuar: 15/10/2017 - 07:42

Ka kohë që fotografitë janë bërë arma dhe kauza opozitare sa herë duan të godasin kundërshtarët politikë. E vërteta, kjo puna e fotove nuk është e re.

Postuar: 15/10/2017 - 07:40

Kreu i shtetit Edi Rama bëri të ditur se së shpejti në Shqipëri do të vijnë për të zbatuar ligjin e vetingut agjentë specialë nga SHBA.