BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Si i shërben pushtetit një “demokrat” sot, kur bën “tërr tërr tërr” për vaksinat!

Si i shërben pushtetit një “demokrat” sot, kur bën

Nuk mund të ketë njerëz më në shërbim të pushtetit të sotëm, se sa ato që “bëjnë demek” se kritikojnë dhe akuzojnë dhe në fakt me “marrëzinë” e tyre argumentuese krijojnë idenë e plotë se opozita te ne është një komplot kundra demokracisë. Po po, kundër pluralizmit duke lënë vetëm Edi Ramën të bëjë si pushtetin dhe opozitën. Në postimin e fundit të njërit prej dy komunistëve të fundit, nesër në Kuvendin e Shqipërisë ose Tritan Shehut, mik i mjekut tjetër komunist Berisha thuhet se: “Komiteti teknik” sot vendos “detyrimin” e vaksinimit, por pa përcaktuar detyrimet e shtetit për këtë, në mbrojtje të efikasitetit e të shëndetit të qytetarëve:

Kjo procedurë mund të programohet vetëm atëherë kur për shqiptarët do të aplikohen ekskluzivisht vaksina të sigurta të miratuara nga EMA dhe asgjë tjetër, gjë që kërkon mbi 5 milionë doza të tilla për imunizimin në tërësi. Vetëm një keqan ish-komunist mjek si Shehu mund të thotë këtë marrëzi. Sepse ai e di se po të ishin pritur vetëm vaksinat e certifikuara gjysma të paragjykuara si AstraZenaca nga vetë Perëndimi, Shqipëria sot do të kishte më pak, vetëm një të tretën e njerëzve të saj të vaksinuar. Ky post i Shehut nuk është idiotizëm, por një keqdashësi tipike e stalinistëve të fundit në Kuvendin e Shqipërisë. Tipike si e atyre të Kosovës (marksitë leninistë) që lanë pa vaksinuar njerëzit, të cilët mund të mbroheshin me vaksina të pacertifikuar nga BE, por të përdorura nga gjithë bota jashtë saj, e cila është një botë disa herë më e madhe. Po dhe sot në Kosovë ka për fat të keq mbi 35 persona të vdekur në ditë, një shifër kurrë e arritur te ne në pikun e Covid-19. Por këto fjalë i thotë një njeri që shkencërisht e di mirë që vaksinat kineze dhe ruse, kanë mbrojtur moshat e mëdha nën sulmin e variantit të ri të Kovidit ose Delta. Kishin vaksinën e bërë dhe nuk shkuan as në spitale. Një mjek i tillë të bën të “adhurosh” një Komitet Teknik që lejoi të dilnin tanket në rrugë nga një delir i Ramës muajin e parë. E sigurisht unë nuk kam asnjë respekt, por për arritjen e madhe të bërjes së vaksinave të shumicës së popullsisë, sigurisht duhen falenderuar. E më tepër sot që janë shtuar shumë vaksinat Pfizer. Por Shehu është njeriu i stalinizmit të fundit në Shqipëri që për fat të keq kanë në dorë PD-në e Lulzimit ose komsomolasit të vogël holandez. Keqdashësia e një stalinisti (sot pro perëndimor i nallaneve të prishura) shkon deri këtu, sa të thotë: Nuk flitet për domosdoshmërinë e rivaksinimit me dy doza të certifikuara të gjithë atyre, që deri më tani janë vaksinuar me ato vaksinat e pacertifikuara, kineze apo ruse. Po pra, sepse këtë rivaksinim të ri me të certifikuara e ka bërë (as që bëhet fjalë akoma) dhe Franca apo Italia apo dhe trutë e gomarit që i kanë rënë stalinistëve mjekë në Shqipëri. Sepse vaksinat bëhen për t’i bërë qejfin EMA sipas një idiotësie të tillë dhe jo për të shpëtuar njerëzit që sigurisht kanë shpëtuar dhe me kinezet dhe me ruset. Pastaj marrëzia e një mjeku komunist thotë: Ky “komitet” nuk deklaron uljen e moshës se mundësisë së vaksinimit në 12 vjeç, megjithëse pranon rritjen e sëmundshmërisë në moshat e reja. Ka tashmë dy muaj dhe sigurisht që dhe kjo do të ndodhë, por që në fakt kush do, shkon për të bërë vaksinën dhe kjo është një nga arritjet e mëdha. Nuk më hyn fare në sy “Komiteti i Ramës”, por më duhet që: kush shkon bën vaksinën përgjatë gushtit dhe tani vazhdon deri në fund të shtatorit dhe për më tepër se po vijnë dhe 500.000 Pfizer. Idiotësia e mjekut komunist shkruan: Nuk thotë asgjë për aplikimin e dozës së tretë, që tashmë po bëhet protokoll në shumë vende. Askush nuk ka thënë se nuk do të bëhet doza e tretë, por akoma nuk është mbushur mirë për disa të parë, koha e dozës së parë. Aty ku duhet të kritikonte me fakte një stalinist thotë: Nuk thotë asgjë (Komiteti) për masat e tjera të gjera e të domosdoshme ndaj kujdesit parësor, spitalorit, reanimacioneve, laboratorëve, testimeve, mbrojtjes se personelit shëndetësor, e deri te ato gjëra për qytetarët. E këtë mjeku i famshëm si bashkëpunëtor bëmash të mëdha i Berishës nuk ia adreson qeverisë me fakte, pse është keq puna në këto drejtime, por merret me Komitetin që pothuaj dihet nga të gjithë që nuk ka asgjë në dorë në raport me qeverinë dhe Ramën. Aty ku duhet të flasë me fakte të qarta, stalinisti i bën shërbim pushtetit. Por pushtetit ai i bën shërbim me marrëzinë dhe keqdashësisë “sherrbudalle” që tregon. Me budallëkun absolut të të bërit politikë shkatërruese për opozitën. Për këtë delir që forcon pozitat e Ramës dhe Rilindjes së tij. Ja për këtë gjë vlen një deputet stalinist bolshevik si Shehu për fat të keq mjek si profesion. Për t’i bërë nder (kot fare, pa kuptim përveç faktit që mbase ky është dhe qëllimi i tij politik sot) pushtetit të Ramës. Kaq, asgjë më shumë se sa kaq.