BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Si "ish-jugosllavët" dhe ish-sekretarët e partisë, duhet të mbyllin gojën në 2019!

Si "ish-jugosllavët" dhe ish-sekretarët e partisë,

Përballjet e fundit mes "shqiptarëve dhe shqiptarëve" po tregojnë atë historinë e "pleshtave që nuk mblidhen", që patër Gjergj Fishta tregonte dikur për ata farë shqiptarësh që nuk bëhen bashkë për atdhe, komb e qytetërim! Polemikat e Ramës të detyruara padyshim, me sidomos Isa Mustafën kanë pastaj dhe atë marrëzi tipikisht shqiptare, e cila i bën keq vetëm pikërisht shqiptarëve! Diplomatikisht, kryeministri shqiptar duhet t’i ishte përgjigjur mikut të tij Thaçi, por parapëlqeu Isa Mustafën dhe besoj e kuptoj (unë) qartë se pse! Përmbi bisedat ballkanike serbe dhe shqiptare, por edhe maqedonase sot, ka vetëm një kundërshti që më duket anemike për nga ana strategjike! Akuza është se "nuk na duhet më një ish-Jugosllavi" e cila presupozohet të bëhet me "shengenin e vogël ballkanik", që sipas akuzatorëve kryesisht në Kosovë, të cilët me këtë frikë kështu nuk tregojnë asgjë përveç se inferioritetin jo ndaj botës, por për fat të keq ndaj armiqve të tyre shekullorë, serbëve! Por tregojnë dhe refraktarizëm bazik në politikë, ndaj Shqipërisë me konceptin folklorik tashmë të dobët që thotë "ju nuk i njihnin serbët", për të krijuar fobi të reja në kufirin tashmë të ngritur nga gjaku i kosovarëve dhe vendimi ndërkombëtarëve në shtetin e ri të Kosovës! Por marrëveshjet në Ballkan mes Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Kosovës për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, pa as më të voglin dyshim, duhen dhe janë pjesë e botës së zhvilluar e demokratike! Mjafton që kjo të mos jetë kundër BE-së si qëllim dhe Washingtonit si synim! Të mos keqkuptohet nga USA dhe BE dhe të pranohet nga këta dy faktorë determinantë për botën dhe sidomos ne e Kosovën në veçanti! Por deri tani Washingtoni e ka përkrahur dhe me sa duket dhe BE po e bën me gjithë forcën këtë përkrahje dhe këtu mbyllet diskursi mbi rëndësinë e bisedës së të gjithëve në rajon, për këtë "shengenin e vogël ballkanik"! E natyrisht për këtë gjë Kosova është e domosdoshme dhe e barabartë në rajon, gjë që në tavolinë bisede dhe vendimmarrjeje e bën të njëjtë me Serbinë! Tani vijmë te "ish-Jugosllavia", si arsyetim për të mos qenë Kosova pjesë e tavolinës! Në fakt elaburimi më i madh dhe i lartë si person politik vjen nga Isa Mustafa! E kjo sigurisht nuk është vetëm elegante nga zotëria e tij, por as komode e për më tepër e drejtë! Isa Mustafa është një ish-zyrtar i lartë i Kosovës nën ish-Jugosllavi dhe pjesë bazike dhe rëndësishme e punës dhe kontributit të tij në ish-Jugosllavi si kryetar i asaj pjesë qeverie të Kosovës nën ish-Jugosllavi nga vitet 1984-‘88 në mos gabohem unë! Padyshim një njeri i besuar i partisë së asaj kohe, pushtetit të asaj kohe dhe moralit të asaj kohe! Ishte një pedagog dhe kjo i bën nder, por nuk mund të jetë një "lektor" i qartë dhe i besueshëm kundër ish-Jugosllavisë kur ishte një person i lartësuar dhe i përkëdhelur i saj! I asaj kohe kur po përkëdheleshin, sepse më vonë të gjithë u vranë nën regjimin kriminal të Millosheviçit! Tani ky njeri megjithëse i përmbajtur, i qetë në dukje, kundërsulmon në rastin në fjalë Edi Ramën që vërtet nuk ka lidhje me ish-Jugosllavinë për rivendosjen e saj! Objektivave të saj them që sëpaku edhe Enver Hoxha kur u prish me Titon i barazoi për nga armiqësia me amerikanët dhe sovjetikët! Pra e kam fjalën një person i tillë nuk mund të mbajë leksione me "ish-Jugosllavi" në vitin 2019-të, sepse nuk ka as tagrin dhe as besimin për ta bërë. E ka humbur që kur ka qenë një drejtues i ish-Jugosllavisë në vitet ‘80-të! Sikundër kemi bërë faj të madh të gjithë në Shqipëri, që kemi dëgjuar për antikomunizëm një ish-Sekretar Partie si Sali Berisha! Nuk e kam fjalën nga një ish-komunist, por ish-Sekretar Partie! Njerëz të tillë duhet të mbyllin gojën dhe rrinë urtë në vitin 2019-të! Të mbyllin gojën, sepse nuk janë të besueshëm! Njëri si ish-jugosllavist titist dhe tjetri si ish-Sekretar i Partisë së Enverit! Është turp që të japin leksione të tillë individë! Rama mund të akuzohet për shumë gjëra, për atë taksën e rrugës së Kosovës, e cila bie erë jo "bashkim kombëtar" dhe pse ai thotë se po bëhet mirë për bashkim kombëtar! Rama mund të kritikohet për arrogancën e tij në pushtet dhe synimet e dyshimta, tiranike doktrinare, të një personi që nuk pyet më as logjikën e vet dy herë rresht, mbi zhvillimet politike brenda Shqipërisë! Mund të kritikohet për akoma moskujdesjen e duhur përmbi strategjitë kombëtare Shqipëri-Kosovë! Por jo për ngritjen e ish-Jugosllavisë, sepse po sqaroj diçka: as ne shqiptarët e Shqipërisë, as shqiptarët e Kosovës, as dy shtete tona nuk i pyet kush në Washington dhe Bruksel, Berlin dhe Paris apo Londër e Romë as për "lash e as për balash" e nuk i vë kush në karrige për të folur fare! Kaq të vegjël dhe të parëndësishëm janë! Në raport me krijimin e një ish-Jugosllavie të çdo lloj forme, të cilën e prishën vetë dhe që u kushtoi këtyre vendeve disa qindra mijëra të vrarë dhe luftra gjakderdhëse masive! As është kaq i zgjuar Vuçiç as kaq "hedhc" Rama dhe as kaq budallenj të gjithë të tjerët përreth, që të krijojnë ish-Jugosllavinë për karshillëk Europës dhe sidomos Amerikës! Këto janë delire në Prishtinë dhe ka plot dhe në Tiranë! Por këto nuk duhet të jenë kaq të forta sa të pengojnë zhvillimin e rajonit dhe Kosovën për të qenë e barabartë në tavolinat e bisedimeve për Ballkanin! Ata që nuk e duan në tavolinë Kosovën me Serbinë, do të thotë se ose janë inferiorë ndaj serbëve sot, ose kanë si qëllim sundimin me anën e një "nacionalizmi" idiot, që presupozon mbajtjen peng të zhvillimit! Sigurisht që kjo e fundit nuk do të lejohet as nga amerikanët dhe as nga europianët! E batuta me "ish-Jugosllavi" është më idiotja e mundshme, për të mbushur mendjen e si amerikanëve dhe europianëve, që liderët ballkanikë të mos bien dakord! Ajo mund të veprojë dhe pak ditë te shqiptarët, por dikur do të kuptohet se është marrëzi! 

Nga Besi Bekteshi