BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Si mund të frenohet emigrimi klandestin...

Si mund të frenohet emigrimi klandestin...

Emigrimi masiv është kthyer në një plagë të rëndë për shoqërinë tonë. Dy janë shkaqet që shkaktojnë këtë hemorragji në tërësi, lufta ose ekonomia në recension, që nuk arrijnë të krijojë vende pune, paga të kënaqshme që t’i përgjigjen çmimeve të tregut, kostos së jetesës dhe e bëjnë të ardhmen të papërcaktuar. Emigracioni shqiptar klandestin ka qenë prezent gjatë gjithë këtij tranzicioni të kalimit në ekonominë e tregut të lirë dhe flukset kanë reflektuar situata të caktuara krizash, që shpesh kanë pasur ndikim edhe nga faktorë të jashtëm, siç është lufta në Ukrainë. Pra, nuk mund të jenë krahasuese dhe të përdoren si zhargon, si kalë beteje apo për revansh politik. E vërteta: me ndryshime të vogla, nuk ka pasur qasje të mirëfillta, strategji parandaluese, afatgjata që do zbusnin këtë trend negativ, duke i hequr vendit njerëzit më vital, fuqinë punëtore të kualifikuar. Janë persona që kanë një shkollim për t’u pasur zili, zotërues të teknologjisë, të gjuhëve të huaja që në panik apo për një të ardhme më premtuese shkojnë të japin kontributet e tyre në vende të tjera. Një pjesë e madhe prej tyre shprehen se nuk do kthehen më dhe kjo është e dhimbshme. Sidoqoftë zgjidhja nuk është me thirrje, me apele patriotike, përpos pragmatike, me alternativa konkrete. Problemi duhet analizuar në thellësi dhe në varësi të përfundimeve të nxirren detyrat: ku kemi çaluar, çfarë është emergjente, cilat janë mundësitë dhe kapacitetet tona reale për një qasje sa më transparente dhe racionale. Për shkak edhe të klimës dhe një tradite më te hershme të konsoliduar ne mund të jemi atraktiv në bujqësi, blegtori, agrokulturë dhe turizëm, dhe këto janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra - tjetrën. Si të thuash, krijojnë rentabilitet dhe mund të aksesohen para së gjithash nga tregu i brendshëm, duke e ndryshuar ndjeshëm perspektivën. Por duhet ndryshuar sefte mentaliteti, duhen kryer reforma legjislative që favorizojnë bujqit, fermerët, i bëjnë konkurrentë, duke shmangur zhvillimin parcial, secili sipas dëshirës, “sa për vete” dhe pa marrë përsipër asnjë risk. Thënë shkurt: duke iu ofruar lehtësirat e nevojshme, secili duhet të paguaj taksën për tokën në fund të vitit, ashtu siç ndodh në vendet e tjera. Toka nuk është vetëm e atij që e zotëron me një certifikatë pronësie, por është para së gjithash pasuri kombëtare. Është e pafalshme që akoma sot e kësaj dite, ne importojmë jo vetëm drithërat, por edhe frutat dhe perimet nga vendet përreth, i blejmë me valutë sa “frëngu pulën”! Jemi një ekonomi më shumë sesa prodhuese, konsumuese, që bazohemi kryesisht tek shërbimet. Për çdo zë apo tregues të pritshëm kërkohen mjetet dhe burimet e duhura, që mund t’i klasifikojmë shkurtimisht në: teknologji, krahë punë, kapitale, resurse, marketing. A -ja është arsimimi cilësor sipas kërkesë - ofertës që shmang informalitetin. Sot kemi të doktoruar me shumicë që paguhen me fondet publike, por pak zanatçinj. Po bëhet një sfidë me vete të gjesh elektricistë, hidraulikë etj., sidomos për shërbimet në familje. Mendoj se ka kaluar koha e arsimit masiv, e klasave hibride që kriter kanë kalueshmërinë; kërkohet përzgjedhje inteligjente. Zbulimi i talenteve, ndjekja e tyre hap pas hapi, nxitja, motivimi duke i ofruar çdo lehtësi të nevojshme, shmangia e klientelizmit. Shqiptarët janë të apdetuar me teknologjinë, janë relativisht popullsi e re, dhe vendi ka resurse ende të pashfrytëzuara. Jemi vend i pasur me burime hidrike, me pasuri nëntokësore të njohura, me vijë bregdetare goxha të gjerë, me diell në pjesën më të madhe të vitit dhe mund të shndërrohemi në një fuqi energjitike rajonale dhe më gjerë. Sa për kapitalet, buxhetet financiare, ato shpesh nuk mungojnë  por janë të pa orientuara. Bie fjala ka një bum ndërtimesh që nuk përligjin kërkesë - ofertën dhe mund t’u ofrohej një tjetër qasje, fushash bashkëpunimi, partneriteti sipas kontratave të favorshme; çka do zbuste ndjeshëm edhe problemet sociale. Po kështu duhet t’i jepet më tepër frymëmarrje biznesit të vogël dhe të mesëm, sidomos atij artizanal. Shteti nuk mund të jetë vetëm rregullator dhe taksambledhës, privati nuk mund të jetë vetëm gjuetar i fitimeve të majme, të shpejta, spekulative që shmangin ligjin dhe detyrimet; por duhet të jenë në unison, të kooperojnë si dy duar të një trupi të shëndetshëm.