BREAKING NEWS

Albin Kurti mbylli kufirin me Shqipërinë, vjen reagimi i parë nga kryeministri Rama

Albin Kurti mbylli kufirin me Shqipërinë, vjen reagimi i parë nga
x

Opinion / Editorial

Si mund të minimizojmë lëvizjet e qytetarëve dhe të rrisim efiçencën ndaj tyre, në situatën që na imponon CIVID-19

Si mund të minimizojmë lëvizjet e qytetarëve dhe të

Qeveria vendosi të lejojë për furnizime dhe punë të ngutshme, daljen në qytet vetëm të një pjesëtari të familjes me autorizim “elektronik” dhe kohë të kufizuar. Por qysh në ditën e parë të aplikimit të këtij rregulli, evidentohen defkte, si në aplikimin e qytetarëve, dhe në mbulimin e shërbimeve nga organet e pushtetit qendror apo vendor.

Për të shpjeguar sa më qartë propozimin tim, po marr si shembull qytetin e Shkodrës:

Shkodra,  ka afërsisht 35 mijë familje me rreth 120-130 mijë banorë. Duke llogaritur daljen e një personi për çdo familje, për furnizime të domosdoshme si ushqim, ilaçe, veprime me zyrat e taksave, tatimeve, bankave etj., do të kemi pothuaj çdo ditë në qytet 30 - 35 mijë vetë, të cilët sidoqë të skalionohen me orare, do të krijojnë dëndësi të madhe pranë marketeve e tezgave të shitjes dhe zyrave përkatëse, që janë në një numër shumë më të vogël se kjo shifër.

CILI MUND TË ISHTE VARIANTI TJETËR MË I FAVORSHËM ?

Shkodra për shembull ka në mos gaboj 10 lagje. Për çdo lagje të angazhohet një skuadër me dhjetë vetë, të cilët, pasi të pajisen me mjetet e duhura të vetmbrojtjes nga infektimi, dhe me mjete transporti ndërqytetas, si, çanta, karroca dore-tregu, biçikleta, etj. dhe një mjet shtetëror apo privat, të realizojë furnizimin me gjërat e domosdoshme, një apo dy herë në javë sejcilën familje të lagjes, sipas porosisë së saj.  Mendoj se 10 veta mund ta realizojnë furnizimin dy apo tri herë në javë për 300 familje që ka lagja. Duke llogaritur nga një skuadër për 10 lagje që ka Shkodra, me këtë organizim dalin  në qytet jo më tepër se 100 vete (këta të organizuar), shifër kjo shumë herë më e vogël se 35 mijë.

PO KUSH MUND TË JETË NË KËTO SKUADRA TË SHIFRËS 100?

Varianti i parë: Punonjës të pushtetit vendor, individë nga OJF, të rinj nga shkollat apo Universiteti që aktualisht janë të mbyllura, përfaqësues nga të rinjtë e organizuar në PS, PD, LSI  e parti të tjera, etj. që pranojnë të punojnë vullnetarisht; të drejtuara nga Kryetari i çdo lagjeje dhe pushtetarë të tjerë vendorë.

 Varianti i dytë: Në Shkodër ka jo 100, por shumë më tepër qytetarë, të cilët për arsye të pandemisë, kanë dalë të papunë dhe presin të marrin një farë page kompesim nga buxheti i shtetit planifikuar për situatën.  Po sikur këta 100 persona që kërkohen, të përzgjidhen nga këta të papunët e dalun nga pandemia, dhe të marrin pikërisht atë pagë që planifikon qeveria, a nuk do të ishte më e levërdisshme si për të papunët, ashtu dhe për buxhetin e shtetit?!

Unë mendoj se po! Me këtë organizim, jo vetëm do të mbahej në kontroll rregulli i vendosur, jo vetëm do të pakësohej disa herë sasia e qytetarëve në qytet, por do të mbaheshin nën kontroll edhe problemet e tjera të shumta të qytetarëve, çka do ta lehtësonte zgjidhjen e ankesave e të problemeve të tyre.          

Ky organizim duhet dhe mundet të realizohet në të gjitha Prefekturat nga Pushteti qendror në bashkëpunim me atë vendor. Madje sugjerojmë që në këtë rast, siç është emergjenca kombëtare, pushteti vendor duhet të vihet drejtpërsëdrejti në vartësi të Pushtetit Qendror.  

Nëse i mungojnë  njerëzit me përvojë, për të drejtuar këtë aksion teknik, institucionet në qendër e na bazë, mund të mbështeten tek Shoqata e Ushtarakëve të Liruar e në Rezervë, të cilët do ta udhëhiqnin këtë punë nën drejtimin e Prefektit të çdo Qarku. Aq më mirë kjo, kur për fat të mirë, në shumicë të qarqeve, Prefektët vijnë nga radhët e Ushtrisë dhe kanë përvojë të çmuar në organizime të tilla.

Do të dëshiroja ta shihte këtë propozim Kryeministri Rama, dhe sidomos Këshilltarët e tij. Këta të fundit, nëse nuk kanë përvojë në këtë drejtim, le të pyesin rreth e rrotull institucionet, apo individët që kanë përvojën e zboreve dhe aksioneve të para viteve nëntëdhjetë. Ajo përvojë, vërtet është e kohës së socializmit, por nëse është efikase, zbatimi i saj nuk e rrezikon aspak sistemin aktual.