Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
Si mund të vijë ndryshimi, zhvillimi e përparimi nga kjo parti që është simbol shkatërrimi?
Shkruar nga Sokrat Kotherja 17 Prill 2021
Partia Demokratike në këto vitet e demokracisë nuk ka qenë kurrë parti e ndryshimit për mirë, pra, e zhvillimit, por vetëm e shkatërrimit. Që në vitin e parë të lindjes, ajo ngriti në këmbë turmat dhe kur erdhi në pushtet, shkatërroi gjithçka që ishte ndërtuar në kohën e socializmit. Pra, komunistët e konvertuar në demokratë, këta tradhtarë, katilë, kusarë, në çdo qeverisje, na kanë lënduar, na kanë plagosur, na kanë vrarë... Atëherë, për ç’ndryshim flet kjo parti në vitet që do të vijnë, se po kërkon pushtet përsëri në vitin 2021? Si mund të vijë ndryshimi, pra, zhvillimi, përparimi, nga kjo parti që është simbol shkatërrimi? Po, ndryshim mund të ketë, të shkatërrojnë atë që është ndërtuar për tetë vjet. Ju e dini, o njerëzit e mi, shqiptarë të mirë, të urtë e bujarë, si u bë nëna jonë, Shqipëri, në regjimin e Partisë Demokratike me në krye tradhtarin katilin, kusarin Sali? Hanë me qindra porta, ku hynin e dilnin hardhuca e gjarpërinj. Këto hardhuca e gjarpërinj ishin dhe italianë fashistë, që qindra zogj shqiptarë në fluturim i hodhën në det të hapur, që t’i kishin për peshqit ushqim... Ishin dhe grekë, helenë mesjetarë që zogjve shqiptarë ia prenë fluturimin në mes me thikë e dyfekë e zorrët i bënë litarë. Ishin dhe sllavë të egër, që paturpësisht e përdhunisht kanë hyrë në tokën tonë, kanë vrarë burra, gra, fëmijë e janë larguar qetësisht. Ishin e ç’nuk ishin, vinin e nga nuk vinin, i bardhi me të zinë, në Shqipëri mbërrinin dhe gjenin shesh e bënin përshesh, i miri, i keqi, shejtani dhe dreqi. Ndërsa pushtetarët tanë, me në krye Salinë, si viçat e palëpirë, për fqinjësi të mirë, për lëvizje të lirë, bënin be e rrufe dhe për gjakun e derdhur lumë e rrëke, vetëm sa kanë pëshpëritur e kanë bërë si qengjat: Bee, bee! Kjo ishte drama jonë e re, një dramë e përgjakshme. E kishte konfliktin brenda vetes. Mes njerëzve të thjeshtë, të pafajshëm e pashpresë dhe politikës amorale e syleshe, e shtetit pa zë me administratë burokratike, shpesh injorante e gjakpirëse, që ka qëllimin e vetëm, zhvatjen e hallexhinjve gjithë jetën… Pra, Partia Demokratike, që do të vijë tani përsëri në pushtet, mbas viteve nëntëdhjetë të shekullit njëzet, kapitalizëm spekulator vendosi në Shqipëri. Ishin lidhur dorë për dorë korrupsioni e krimi. Ky kapitalizëm i egër, plagë shumë të rënda çeli në Shqipëri. Qeveritarët tanë mburreshin. Të huajt fërkonin duart. Sa lirë që na blenë! Ky kapitalizëm spekulator paturpësi e fëlliqësi hodhi në qiell e tokë. Matrapazët e batakçinjtë merrnin guxim e forcë, funksionarët e shtetit korruptonin, nëpunës, gjykatës, policë… Emblema e shoqërisë, emblema e shtetit pa zë të katilit Sali, ishte bërë kartëmonedha, ku shitej e blihej çdo gjë. Dhe nderi dhe shpirti dhe zemra. Kjo ishte gjendja më çnjerëzore. Na e sollën peshqesh “reformat” e demokratëve, qeverisjet e tyre. Rritja e pakontrolluar e çmimeve nuk njihte kufi. Me kartë- monedhë në dorë, në Shqipëri, në regjimin e tij ka hyrë derri, dosa e djalli me brirë. Për të na zhytur më shumë, për të na marrë frymën e për të na çuar në varr… Qeveritarët me në krye kusarin Sali, gëzoheshin dhe kënaqeshin dhe i puthnin atje ku s’thuhet misionarët e huaj, të zinj e të bardhë. Rendi shtetëror ishte fund e krye i korruptuar me funksionarë të babëzitur. Këtë tipar të përçudnuar, ua njihte mirë populli i uritur, ua njihnin mirë dhe të huajt. Ndaj në qarqet shtetërore e politike i detyronin pushtetarët tanë të rrinin urtë, të zbatonin me servilizëm çdo urdhër. Më 23qershor 2013 elektorati shqiptar këto gjëra kujtoi dhe votoi për një Rilindje. Fitorja ishte e madhe. Elektorati me votën plebishitare rrëzoi sikur nuk qe, një diktaturë bastarde pa fre. Miqtë në Europë dhe në botë e përcollën jehonën e kësaj fitoreje me dashamirësi. Kështu u bë dhe në vitin 2017, kështu do të bëhet dhe tani më 25 prill të vitit 2021. Me Partinë Socialiste shpresoj e besoj se, do të futemi në Europë me dinjitet e siguri. Disa herë, në ato vite të qeverisjes së Partisë Demokratike, unë Sokrati i vuajtur, por kurrë derr i kënaqur, u nisa nëpër Shqipëri. Shkova në qendër e periferi dhe pashë me sytë e mi pushtetarë kusarë, banditë e gangsterë, të pastrehë dhe shumë mjerim e varfëri. Pashë shumë fëmijë të kthyer në lypsarë mu në mes të kryeqytetit. Pashë buxhetin e arsimit, kishte brimë thesi, rridhte pa u ndalë në buxhetin e gënjeshtrës, mashtrimit, korrupsionit, krimit. Pashë dhe shumë mësues e shumë “profesorë” pa turp e pa nder. Që të kalojë nxënësi e të fitojë studenti diplomë, eurot e dollarë i donin në dorë përherë, në çdo sezon. Pashë nxënës e studentë, që pinin e pinin ilaç për kokë e shkonin në shkollë pa frikë. Kush i qortonte i tregonin grushtin, në se nuk mjaftonte kishin pistoletë, thikë... Këtu tek thika e pistoleta që mbanin në dorë djemtë e ndala vazhdimin e shkrimit se m’u kujtua një ngjarje e jetuar, më 16 maj 1997, në Elbasan, para shtëpisë sime, kur qeveriste Partia Demokratike me Salën president, që e bënë shkrumb e hi këtë vend... 16 Maj 1997. Mbasdite e ngarkuar me ankth. Kërcet automatiku. Luftojnë djemtë. Kundër kujt luftojnë? Ku është armiku? Luftë e ashpër. Luftohet kundër vetvetes. Djemtë luftojnë me njëri-tjetrin. Luftojnë dhe nuk pushojnë. Gratë kërkojnë me të qara e të bërtitura fëmijët. Fëmijët qajnë e ulërijnë nga tmerri. E ku ka më keq? Lufta vazhdon. Njerëzit të tmerruar shikojnë nga ballkonet, nga dritaret e shtëpive. Zemërimi i djemve arrin kulmin. Breshëri të dendura automatiku. Qindra plumba godasin muret e pallateve. Krisma rrëqethëse. I ashpër luftimi. Bie një djalë. Kërkon ndihmë. Po kush vete ta ndihmojë? Plumbat vijnë e shkojnë. Megjithatë njerëzit tentojnë drejt tij. Plumbat ua presin hovin. Përsëri tentojnë për ndihmë. Por përsëri plumbi i zi ta ndalë vrullin. Djali përsëri kërkon ndihmë. Po kush e ndihmon? Pas pak bie dhe një djalë tjetër. E mbulon gjaku. Dhe ai kërkon ndihmë. Po kush është i zoti të futet mes plumbave? Ata të marrin jetën. Kur papritur dhe një tjetër bie… Dhe ai kërkon ndihmë. Ndihmën ia jep vëllai, por plumbat nuk falin. Bie edhe vëllai pranë vëllait. Ata duhen ndihmuar patjetër. Po si t’i ndihmosh kur breshëria e plumbave godasin asfaltin? Nuk rreshtin asnjë minutë. Ra dhe një tjetër. Vajti një nënë ta shohë. E kapi për krahu. Atij iu pre koka. Kapi tjetrin. Dhe ai po ashtu. Po ashtu dhe i treti. U turrëm që t’i merrnim. Por… një breshëri automatiku… Dhe një tjetër… U larguam. Djemtë po jepnin shpirt. Ne nuk i ndihmonim dot. Njëri kërkon ndihmë i shtrirë në mes të rrugës së asfaltuar. Është plagosur rëndë. Ecën barkas. Plumbat vërshëllejnë mbi trupin e tij. Ai ecën, por nuk e kapin. Përsëri ecën, përsëri plumbat mbi të. Por ai nuk jepet. Ecën, ecën, ecën… I shpëton rrezes së shikimit. Plumbat nuk e kapin më. E rrëmbejnë katër duar. E çojnë në spital. Morëm vesh se shpëtoi... U vranë djemtë e nënave. Vdiqën nga plumbat në mes të rrugës. Policia nuk u duk. Ambulanca për ndihmë nuk u duk. Do të mbetet në kujtesën e banorëve të lagjes “Vullnetari” ajo pasdite maji, data gjashtëmbëdhjetë. Unë dhe ata pamë me sytë tanë atë betejë të vërtetë luftarake. Luftohej për jetë a vdekje. Po përse luftohej vallë? Cili ishte motivi? Shumë nga ne mbetën të paqartë. Luftohej për çështje nderi? Jo. Luftohej për pronën? Jo. Luftohej për çështjen e madhe të kombit? Jo dhe jo. Atëherë përse? Për sedrën e sëmurë, për jetën e vështirë dhe pa rrugëdalje. Kjo duhet të jetë. Por edhe kjo duhej të eliminohej. Ata ishin djem të rinj. Nuk kishte mbaruar rritja e tyre. U prenë në mes ata bisqe të njomë. Ne na shqetëson një pyetje gjithmonë. Pse u vranë? E kupton, ti o shok? Jo! Është gjellë e pështirë gatuar për gropë e jo për Europë. Kush mbanë përgjegjësi? Ata, që nuk e parandaluan këtë ngjarje të dhimbshme. Ata, që e nxitën këtë katastrofë në Shqipëri. Po kush janë ata? Ata që me paaftësinë e papërgjegjshmërinë, goditën rëndë lirinë e demokracinë, shkatërruan shtetin, dogjën Shqipërinë. Ata dhe vetëm ata me në krye Salinë. Dhe kanë sy e faqe të dalin para popullit e të kërkojnë përsëri e përsëri votën. Ata, që veç nga vetja e tërheqin kërrabën e veç ters e vërtitin rrotën, për të mbushur thesin, për të qenë në fronin e shtetit gjithë kohën, në pambarim…Turp, tmerr, mallkim! Sa i dua proceset demokratike!Por nuk mund të presësh ndryshim për zhvillim, nga mbetjet e fëlliqësive politike të asaj partie që ka sjellë vetëm shkatërrim, në çdo qeverisje. Nuk mjafton, bile është hipokrizi, që lideri i tyre ka folur për Shqipërinë në NATO, në BE, në moshën e internetit, për central bërthamor, ai që me urë zjarri në dorë… Po fryn era e ndryshimit, thotë Luli me shokët e tij. Nuk mjafton fjala, duhet vepra. Po si mund të vijë ndryshimi, kur vepra e kësaj partie lëshon hije të zezë dyshimi?! Shqiptarë të mirë, trima e bujarë ju kërkoni të luftohet korrupsioni, trafiku i qenieve njerëzore, krimi i organizuar etj. Kërkoni të luftoni atë që pjell çdo ditë sistemi borgjez. Po a bëhet një luftë e tillë kur ke ministra e deputetë që janë korruptuar për ibret dhe janë kthyer në Jago, Makbeth e Tartuf dhe xhepat plot i kanë mbush? Po a bëhet një luftë e tillë kur i biri vret të atin dhe ngre zërin e thotë në gjyq, se ka dhe djem të tjerë që kanë vrarë baballarët e tyre, por askush nuk i ndjek ata dhe ai do të kërkojë menjëherë pafajësinë? Po a bëhet një luftë e tillë kur lakuriqësia dhe imoraliteti, poshtërsia dhe maskarallëku të marrin frymën, i bëjnë karshillëk shtetit të së drejtës duke marrë nëpër këmbë vlerat morale të jetës? Sepse ju e dini si erdhi demokracia tek ne, erdhi ashtu “dridhe nga kutia e Rremës”, se të gjithë pushtetarët e demokracisë janë si mullixhinjtë, ndjekin rrjedhën e Rremës dhe duan këmbën e dhisë. Duan të shkojnë drejt Europës duke fryrë bulçitë, pa kryer detyrat e shtëpisë dhe pastaj nëpërmjet rrenës marrin ujem për “të ndriçuar” faqen e Shqipërisë.