BREAKING NEWS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu socialist transformon ekipin, pakënaqësitë largojnë figura të njohura të PS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu
x

Opinion / Editorial

Si mund të votojnë “kokëpalarët” për vrasësit?

Si mund të votojnë “kokëpalarët” për

Si shumë zhurmë po na bëjnë këta koraqët e opozitës. Koraq quhet misri, që nuk e plotëson kallirin me kokrra, po ka ndonjë kokërr nëpër të. A e dini përse e bëjnë këtë zhurmë? Se qëkur kanë humbur pushtetin nuk kanë paraqitur asnjë alternativë më të mirë nga ajo e qeverisë. Gjithë këto vite u ngjirën së kërkuar zgjedhje të parakohshme. Bënë edhe ca si punë protesta shëtitëse dhe ja lanë dopio gjashtën Presidentit. Protestën e fundit e bëri ai me militantët e PD-së. Se partia e tij u shkërmoq. Lulushi ka hartuar një copë si program për të nxjerrë nga kriza vendin, por as vetë nuk e di se çfarë ka shkruar. Vjen vërdallë e shtie dhëmbëzi që nga rrethet, se qeveria nuk e zbaton programin e tij! Kërkon t’u mbushë mendjen atyre tre-katër vetave që takon, se vetëm ai mund ta rregullojë këtë vend. Por populli e pa si e rregulloi Tiranën për katër vjet. Sa hipi në karrige nuk u pa më nëpër Tiranë. Më mirë që s’doli, se do të kishte prishur dhe të tjera siç prishi sheshin “Skënderbej”. Tani është bërë si punë shëtitësi dhe frenat ja ka lëshuar Presidentit, që na del çdo ditë dhe, si garant i bashkimit të popullit, bën thirrje për t’i përçarë e futur në konflikt. Rri e rri dhe na del e kërcënon: “Rrini mirë, se këtu e kam popullin”. Cilin popull ka ai, atë turmën milionëshe që vërshoi në protestë para Kryeministrisë, ku ju me Lulushin dhe Salinë vratë katër njerëz të pafajshëm?Ata që Presidenti i quajti kokëpalarë! A thua t’i zgjatin duart drejt kutive të votimit ata pa u ulur në gjunjë në shenjë falje? Duke ndarë ndonjë teneqeçkë për ca tralala,deklaron se Kuvendi na qenka i paligjshëm. Dhe ne kemi të drejtë t’i bëjmë ndonjë pyetje: Mirë more koraq, kur qenka i paligjshëm,përse i dërgove letër bashkëpunimi zotit Ruçi? Po ato vendimet e Kuvendit përse i kthen në dekrete?! Ke kohë që deklaron, që do të shpërndash Kuvendin! Pse nuk e shpërndan kur qenka i paligjshëm? A ke menduar se po ta bësh këtë, je në shkelje të ligjit? Gazetari i dëgjuar Frrok Çupi, të quajti vrasës dhe do të ngrejë një padi për ju. Po edhe unë se ç’kam dëgjuar për nja dy veta, po me të thënë e kam. Na bëre për të qeshur, kur na i vlerësove Salinë si njeri të kalibrit të lartë! Për këtë të përshëndesim, se jeni të një kallëpi. Ti ishe mirë, po qëkur u përzjeve me Salinë, u bëre si ai. Që atëherë na i quajte popullin kryengritës kokëpalarë! Si mund të zbresin në sheshe ata që ti i quan të tillë? Mos na i ofendo e çakërdis popullin, se ke tjetër funksion! Me këto që po bën, e ke kthyer presidencën në një opozitë dhe nuk po ta var më njeri. Mbete duke i bërë thirrje Lulushit për mbështetje, se të kanë ikur bletët nga kosheret. Ti je President dhe kur shikon parregullsi e konflikte mes pushtetit dhe opozitës, lipset t’i thërresësh. Përse nuk e thërret kryetarin e partisë së shumicës nëse e konsideron veten mbi palët? Të mbeti goja duke thirrur,se koha është tani. Dhe këtë e përmend vend e pa vend për të bërë fushatë. Me këtë mendjelehtësi i ke krijuar shumë probleme popullit dhe vendit. Tani po na fut hundët edhe te partitë. Ç’punë ka presidenti se cilin kryetar zgjedh Partia Socialiste? Nuk kemi parë President që të merret me përçarjen e popullit. Nëse presidenti nuk e heq dot kryeministrin, le ta lërë presidencën dhe të dalë në fushatë të hapur dhe të bindë popullin për ta rrëzuar. Kjo që bën Presidenti është kalamallëk. Po të donte të rrëzonte Ramën le të qëndronte në atë parti dhe të bashkonte socialistët për ta hequr. Partia Socialiste nuk turmë, që e ruan një njeri me shkop në dorë. Ata i ka bashkuar një ideal e një bindje, të cilën nuk mund të heqin kryetarin me letra bakalli. Ata kanë aq kurajo sa ta heqin kryetarin e tyre kur binden se ai nuk po e drejton mirë partinë dhe qeverinë. Nuk binden me letra rrugësh e përçarës të popullit. Populli e kupton, se ti ke porosinë e lulushërisë, të cilët, tok me ty, kërkojnë të shpëtojnë kokat se keni bërë shumë hakarete. Dhe Presidenti e ka lënë punën e tij dhe po merret me fushatë. Po me cilin do ta bëjë këtë fushatë, kur ai e ka quajtur popullin kokëpalarë.