BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Si "Pool Prokuroritë" dhe SPAK, për të kaluar në republikën e parë demokratike!

Si "Pool Prokuroritë" dhe SPAK, për të kaluar në

Ka diçka që e ka bërë klasën politike shqiptare të fillojë "spazmat" dhe jetën në "apne-a" të ditë përditshme! Duket, sikur janë të gjithë pushtetshëm, sikur janë të pa prekshëm në të vërtetë! Por nuk janë të qetë. Janë të pasur dhe janë të rrethuar me të fortë dhe gangsterë apo maskarenj të gjithfarë ngjyrave, por sot nuk janë të sigurtë. Kanë miq dhe kanë po ashtu aksione të mëdha pasurish, por nuk janë aspak të gëzuar! Për më tepër, janë nervozë dhe janë shumë, por shumë të acaruar! Bërtasin për demokracinë, ulërijnë për europianizim dhe zgjedhje të lira, por dhe për popullin dhe drejtësinë - por nuk janë të aftë të tregojnë si qetësinë dhe ndershmërinë e tyre! Në fakt kishin tre dekada për të bërë gjithçka mirë, të bëjnë demokraci dhe të bëjnë shtet të së drejtës. Por nuk e bënë. Kush janë këto? Nga e djathta në të majtë, në opozitë dhe pozitë apo dhe jashtë institucioneve dhe në gjykata e prokurori, në politikë dhe biznes, në shoqata dhe gazetari - në çdo qelizë të një shoqërie të mallkuar nga vesi tragjik i vjedhjes dhe pasurimit jashtë ligjit. Kaq, asgjë më shumë se sa kaq!

Sot me avancimin nga të huajt në ndërtimin e SPAK dhe BKH, por edhe me ecjen në vështirësi të mëdha në reformën në drejtësi, ndërkombëtarët dhe kryesisht USA dhe BE - shoqëria shqiptare po përgatitet realisht të kalojë në "Republikën e parë Demokratike"! Mos ta ngatërrojmë me marrëzitë e shprehura në çadër nga Lulzim Basha në diskursin me temë - Republika e Re! Ajo republikë që propozon Lulzimi, nuk ekziston, sepse nuk është "konstitucion ideor dhe veprues" në partinë e Sali Berishës dhe pastaj dhe të Lulzim Bashës! Mirëpo nuk është konstitucion ideor dhe veprues" as te PS-ja dhe absolutisht as te një parti e vetme shqiptare. Ne që nga viti 1920-të kur u formua i pari shtet apo e para republikë moderne e një shteti të pavarur, nuk kemi pasur asnjë herë një "Republikë Demokratike"! As Republika nga 1920-të deri në vitin 1928-të dhe as Monarkia Kushtetuese nga 1928-ta deri në 7 prill 1939-të nuk kanë në themel demokracinë, por vetëm formën e saj! Nuk kishin parti të demokratizuara dhe nuk kishin lidershipe apo individë të demokratizuar dhe pse kishte ide dhe ndikime, por asnjëherë përfshi dhe të famshim "Revolucion të Qershorit 1924" nuk mund të thuhej për model demokratik mbi bazë konceptesh dhe veprimesh. Pushtimet ishin pushtime (fashizëm dhe nazizëm) e pastaj vjen Republika Popullore dhe pastaj e transformuar si Socialiste e Shqipërisë" që ishte "Diktaturë e Proletariatit" e cila quhej "Demokraci Popullore", por kishte ndershmërinë të vet konsiderohej "diktaturë e proletariatit"! Nga e gjitha kjo trashëgimi aspak demokratike dhe aspak politikisht në demokracim, vjen e ashtuquajtura - demokraci! Ajo pra, e "studentëve" ose fëmijëve të komunistëve, që ishin jo mërzitur, por ju kishte ardhur në majë të hundës nga baballarët e tyre! Ky mentalitet katapultoi dhe ngriti në pushtete të mëdha, njerëzit e fundit të diktaturës ose më mirë të them: njeriun e ri, veprën më të shkëlqyer të partisë dhe trashëgiminë tonë të kapadaillëkut arrogant feudal dhe folklorik! Tani, si kishte mundësi që e tillë trashëgimi të ndërtonte parti demokratike, parti të rregullave të lojës në demokraci dhe statuteve demokratike të zbatuara!? Këto tre dekada prodhuan parti feudalësh modernë, kryetarë partish sundimtarë dhe rrufjanë të korruptuar, por dhe qeveri jashtë çdo lloj standardi politik në demokraci! Kanë vjedhur, kanë deformuar vota, kanë braktisur kuvende, kanë bërë obstruksion politik, kanë bërë ’97-ën, kanë bërë ’98-ën, kanë bërë Gërdecin, kanë bërë 21 janarin, kanë vjedhur rrugën e kombit dhe kanë vjedhur mijëra e mijëra tendera, janë më të pasur se sa miliarderë në perëndim! Nuk kanë lënë gjë pa bërë dhe duan prap të bëjnë?! Po pse sot janë në ankth dhe humbje të durimit prej të fortësh të sigurt?

Ka vetëm një arsye që është SPAK dhe BKH?! Ne nuk kishin aq shumë demokraci sa të prodhonim "Pool" prokurorësh anti mafia si në Palermo, apo maksi proçese si dhe lindur dëshmorë dhe heronj si Falkone dhe Borselino! Jo nuk jemi ashtu, as nuk do të bëhemi kurrë! Ne mbase me ndihmën e Amerikanëve dhe BE-së mund të imitojmë për mirë "Pool" të Milanos dhe "Mani Pulite" si në të mirë dhe ndonjë gabim të tyre! Di Pietro dhe Borreli apo D'Ambrozio e shumë të tjerë, kanë ndërruar republikën e parë në Itali! Kanë shpartalluar me forcë dhe nganjëherë me mënyra jo kaq shumë të qarta, por të forta si përfundim, njerëzit e tangentopolit apo njësoj si te ne "lidhjen makabër mes biznesit dhe qeverisë e politikës" për paratë që komunikojnë mes tyre, mbi tenderat e shumta dhe miliardat e qelbura të pikërisht këtij veprimi kriminal dhe korruptues! Por në Itali ishin disa që mund ta fillonin këtë "pool" dhe hetim deri në fund! Te ne jo?! Njerëzit e drejtësisë të zgjedhur dhe varur nga politika kriminale duheshin pastruar dhe këtë gjë, nuk mund ta bënte pikërisht politika! Fitorja e ndërkombëtarëve ishte detyrimi me kërcënim të 140 deputetëve të votonin, pastaj u pa qartë se Kuvendi i Shqipërisë nuk do të ishte më për reformën dhe fillimin e saj! Sot një pjesë është jashtë dhe një pjesë po detyrohet të bëjë pikërisht rrëzimin e republikës së vjetër dhe fillimin e vështirë të Republikës së vërtetë demokratike"! Ajo nuk vjen si pasojë e vetë politikës dhe aksioneve të saj kudo - të cilat janë aksione që duhen hetuar për të futur në burg një sasi impresionante të njerëzve! "Republika Demokratike" vjen si pasojë e veprimit të pritshëm të SPAK dhe BKH të ndërtuara pikërisht për ti dhënë fund qelbësirës politike korruptive dhe kriminale në Shqipëri! Mos besimi në shoqëri është i madh, por dikur ky mos besim ishte dhe në Itali dhe në Rumani apo dhe Bullgari dhe Kroaci? Por kur ka filluar nuk ka ndalur më! Biles si në rastin e Italisë, duhesh futur në shina për të mos krijuar "Republikën e Prokurorëve dhe Hetuesve" që kishin filluar ekzagjerimin politik! Tashmë ka ardhur fundi i kësaj republike tenderash dhe grabitjeje masive të Shqipërisë dhe popullit të saj! Fundi i "njerëzve të pasur dhe kriminale" që konsiderohen "burra të fortë dhe të mirë"! Dalëngadalë po fillon koha që dikush do të jap llogari dhe padyshim koha që dikujt i duhen vënë prangat!

 Nga Besi Bekteshi