BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Opinion / Editorial

Siguria se mbas largimit të koronavirusit, kthehet "korruptkorona politike" !

Siguria se mbas largimit të koronavirusit, kthehet "korruptkorona

E keni vënë re se një pjesë e madhe e "fytyrave" politike nuk shikohen në qytet dhe as në dalje online në FB! Pjesa më e madhe e trimave të parasë dhe lukunia e "homos korruptus" të cilët kur janë dhe biznesmenë, nuk dinë as të flasin dhe dalin përpara kamerës së telefonit apo dhe PC-së?! Nuk duken dhe megjithse kanë fituar nga aferat e shtetit që mbledh paratë tona dhe jua jep atyre, nuk duken! Po dhe nuk kanë futur njëherë të vetme dorën në xhep! Ka prej tyre që "prodhojnë dhe barna" dhe që janë zhdukur nga faqja e dheut! Nuk shesin mend dhe nuk hapen ndër qytete apo dhe biseda me lukuninë e tyre shoqërore dhe shoqëruese mbushur me jargë pështyme kur flasin dhe trurin plot kashtë, për të mos thënë bajga ideore në injorancën e tyre folklorike dhe poetike në retro kulturë! Një tarikat i tillë nuk duket më! Nuk duken as krimbat e politikës që bëjnë sekserin e punësimit dhe krimbjes apo kalbjes së çdo sistemi shoqëror dhe shtetëror! Ato që partitë i kanë dëshirë ti kenë me protokolle që përjashtojnë njerëzit e ndershëm dhe të zot në administratë! Pikërisht ato që nuk duan, që shteti të ketë njerëz që ndërtojnë dhe nuk shkatërrojnë! Ato krimba që kanë marrë zyrat, sepse kanë vjedhur vota dhe kanë bërë krime si elektorale dhe shoqërore për të pasur një punë të tillë! Nuk duken ato që bërtisnin për të drejta opozitare dhe ato të parimeve "të vij unë në pushtet, sepse jam mësuar të vjedh e tani nuk shikoj dot si vjedh ata në pushtet"! E kam fjalën te ato poshtë në rangun e dytë të falangës më idiote dhe korruptive që pa pasur ndonjëherë shoqëria shqiptare! Asaj falange militantësh që djegin gjithçka, vetëm për të ardhur në pushtet për të vjedhur! Absolutisht për të vjedhur si të gjithë me rradhë në 30-të vite krim politik dhe dështim të fajshëm dhe sabotim të qëllimshëm të demokracisë! Nuk duken as gangsterët e partisë! Ato që qëndrojnë në prapa skenë, por që veprojnë haptas në ndihmë të saj në zyra, biznese dhe taksa e tatime! Korona ka bllokuar trimërinë e tyre! Korona ka bllokuar me forcën e saj të mos ndarjes së qëllimshme të synimit në se je i varfër, i pasur dhe i korruptuar, apo i ndershëm! Koronën nuk e korruptojnë dot! E në përgjithësi kriminelë dhe të korruptuar - kanë frikë! Po shumë frikë, sepse kanë pirë kaq shumë gjak nga shoqëria dhe kanë vënë kaq shumë dhjamë nga krimi i tyre, sa që instinktivisht e kuptojnë që korona mund ti prekë - ndoshta më shpejt! Prandaj struken mbas fustanit të grave që i kanë tradhtuar dhe nuk komunikojnë me dashnoret që po vuajnë mungesën e qënies në fokus të qejfit dhe pasurisë të fituar me djersën e shtratit me krimbat (foto grafikisht e njerëzisht të shëmtuar) korruptivë dhe horra të shoqërisë! Nuk prishin dot paratë e krimit dhe të vjedhura nga xhepi i shoqërisë me lejen e politikës! E gjithë "korruptkorona" politike, ka pranuar të mbajë frymën dhe të qëndrojë mbas një njeriu që është Kryeministri! Llapin vetëm "korruptkoronat" mediatike e cila sigurisht është pjesa më e sëmurë mbas asaj politike dhe nganjëherë akoma më shumë!

E ky është problemi i madh! Mbas largimit të "Koronavirusit" menjëherë del, kthehet, shfaqet e përhershmja "korruptkorona" politike me të gjithë background-in e saj, të paguarit e saj, prostitutat dhe marrëzitë e saj antikombëtare e anti demokraci! Kanë pasur kohë të përpunojnë disa letra, sese drejtësia në Shqipëri me qëllim u step në kohë korone! Po me mendim perfid si në një film të parë dikur dhe nga pushteti dhe "don korleonët" e biznesit që merren me politikë! Ju ndërpre vrulli dhe padyshim kishin kohë të gjenin mekanizma korrupsioni dhe për njerëzit e drejtësisë së re! Shpresoj të mos kenë ngulur thumbin e tyre kriminal, por drejtësia në mënyrë të turpshme ka pushuar, sepse ishim në kohë korone! E kjo ishte dhe "galanteria" e pushtetit ( këtij sot) ndaj krimit dhe korrupsionit në 360 gradë! Kishin kohë dhe maskarenjtë e drejtësisë të dikurshmit të bënin dhe pastrimin e mundshëm dhe marrëveshjet e mundshme post koronë! Ose kështu mendojnë se kanë bërë me sukses!

Të gjithë këta tipa, priten të kthehen post koronës! E sigurisht janë të uritur! Shumë të uritur padyshim, për ti nguluar akoma më keq dhëmbët e kthetrat e tyre të fëlliqura në kurriz të kësaj shoqërie që vazhdon e vazhdon ti mbajë!