BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Sigurimi i kontrollit të cilësisë në shërbim të misionit të KLSH

Sigurimi i kontrollit të cilësisë në shërbim të

KLSH si institucioni garantues i miradministrimit të fondeve publike është i ndërgjegjshëm që cilësia është thelbësore për arritjen e objektivave dhe përmbushjen e misionit në kontribuimin e mirëqeverisjes duke sjellë vlerë të shtuar si në aspektin e përgjegjshmërisë institucionale ashtu dhe në transparencë e integritet.. Kontrolli i cilësisë përfaqëson, në kontekstin e procesit të auditimit, një nga etapat që duhet të kryhen në përputhje me ISSAI 40, referuar kërkesave të standardeve ndërkombëtare që mbështesin domosdoshmërinë e kontrollit të cilësisë. Për këtë qëllim, KLSH ka krijuar një sistem kontrolli, për të arritur një siguri të arsyeshme që puna e kryer nga audituesit të përputhet me parimet profesionale dhe dispozitat ligjore. Kontrolli i cilësisë fokusohet në aspektet organizative të auditimit, ku sipas parimit bazë të ISQC (International Standart on Quality Control) cilësia e punës së kryer gjatë auditimit është thelbësore. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vendosur politika dhe procedura me qëllim arritjen e një cilësie sa më të lartë në të gjithë veprimtarinë audituese në mënyrë që rrethanat e jashtme (politike, ekonomike, shoqërore) të mos komprometojnë cilësinë e punës së kryer. Në kuadër të këtyre proceseve që lidhen me kërkesat e sigurimit të kontrollit të cilësisë, si një nga prioritetet e Strategjisë së Zhvillimit 2018–2022, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe shfrytëzimin e përvojave të suksesshme të institucioneve homologe, KLSH mori pjesë në workshopin e zhvilluar në Suedi në datat 11-14 qershor 2019, me temë “Raportimi në auditimin financiar”. Ky ishte workshopi i katërt i organizuar në kuadrin e planit të punës të rrjetit të institucioneve më të larta të auditimit të vendeve kandidate dhe vendeve potenciale kandidate të BE, ku zyra shtetërore e auditimit të Suedisë ka ofruar mbështetje profesionale që në fazat e para të këtij projekti. Pjesëmarrësit e seminarit të SAI-t të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Turqisë ndanë eksperiencat praktike në fazën e raportimit në auditimin financiar, kontrollin e cilësisë së auditimit dhe sigurimin e cilësisë, si dhe përcjelljen e rekomandimeve të auditimit. Ky takim ishte një mundësi shumë e mirë për grupin e audituesve pjesëmarrës për të paraqitur midis të tjerave dhe Matricën e Sigurimit dhe Kontrollit të Cilësisë, shoqëruar me shembuj konkretë për institucionin e KLSH duke u ndaluar në komponentët përbërës (strategjia e drejtimit, kodi etik, pranimi dhe vazhdueshmëria, burimet njerëzore, performanca e angazhimit dhe monitorimi). Në lidhje me strategjinë e drejtimit, u prezantuan masat e marra nga ana e KLSH në këtë drejtim me qëllim të përgjithshëm përmirësimin e sigurimit të cilësisë së auditimeve. Në këtë komponent u cilësuan si të suksesshme praktikat e implementuara në lidhje me krijimin e Departamenti i Metodologjisë, Standardeve dhe Sigurimit të Cilësisë së Auditimit, miratimin e rregullores së re të procedurave të auditimit; rritjen e numrit të audituesve të IT, procedurat e auditimit “peer review” nga auditues që nuk janë pjesë e grupit të auditmit që kryen auditimin etj….. Gjatë periudhës 2012-2018 KLSH, në kuadrin e rritjes së cilësisë audituese ka prezantuar miratimin e ligjit të ri të KLSH 154/2014 "Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit" në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, për garantimin e objektivitetit, paanshmërisë dhe integritetit. Në lidhje me komponentin e tretë pranimi dhe vazhdueshmëria, siç përcaktohet në kërkesat për ofrimin e vazhdueshëm të auditimeve me cilësi të lartë, për ruajtjen e reputacionit dhe besueshmërisë, KLSH në mënyrë të vazhdueshme ka realizuar auditime pilot me institucione homologe në kuadër të projektit të binjakëzimit sipas marrëveshjeve për forcimin e kapaciteteve audituese. Ka përmirësuar imazhin e saj dhe ka rritur frymën e bashkëpunimit me institucionet e audituara, duke bërë që rezultatet e punës audituese të përfshijnë një shkallë më të gjerë pranueshmërie. Rritja e besueshmërisë ka ndikuar drejtpërdrejt në reputacionin e KLSH nëpërmjet thellimit të marrëdhënieve edhe me institucione të tjera publike, siç janë Kuvendi dhe Presidenca. Audituesit e KLSH kanë siguruar një mesatare prej 29 ditë trajnimi /auditues, duke arritur nivelin më të lartë të këtij treguesi përgjatë gjithë zhvillimit të këtij institucioni ndër vite, që nga krijimi i tij. Treguesit e performancës së trajnimeve për vitin 2018 konfirmojnë një trend të stabilizuar dhe dëshmojnë se ndër vite struktura e trajnimeve ka ndryshuar në gjithë derivatet e saj, në përputhje me kërkesat e stafit për ndryshim e zhvillim dhe ka ndjekur prioritetet bashkëkohore të avancimit profesional. Drejtoria e Standardeve dhe Sigurimit të Cilësisë në kuadër të monitorimit të punës audituese ka kryer kontrolle “në të nxehtë” të dosjeve të auditimit përpara evadimit të tyre, duke shqyrtuar dhe dhënë mendime për rreth 150 dosje të auditimeve, në disa raste edhe nga dy herë për të verifikuar reflektimin e vërejtjeve dhe sugjerimeve për Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe Projektvendimin. Në vitin 2018, në aspektin e kuadrit rregullativ është konsoliduar Rregullorja e Procedurave të Auditimit, e cila duhet konsideruar si një nga elementët me ndikim në përmirësimin e cilësisë së auditimit. Në të njëjtën kohë KLSH vitet e fundit ka rritur në mënyrë të ndjeshme rishikimet e pavarura të dosjeve të auditimit “në të ftohtë”, të cilat realizohen në bazë të vlerësimit të faktorëve të riskut. Në kuadër të vazhdimësisë së bashkëpunimit, këto lloj seminaresh paraqesin një kanal të shkëlqyer komunikimi, pasi krijojnë nga njëra anë mundësinë e njohjes me praktikat më të mira të institucioneve homologe të auditimit dhe nga ana tjetër prezantimin e punës së kryer nga KLSH duke paraqitur alternativa për zgjidhjenproblematikave dhe sfidave që ndeshen gjatë punës audituese.

Nga Alban Polovina*

*Auditues në KLSH