BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Sigurimi i vaksinave është detyrë, jo mburrje kryeministrore!

Sigurimi i vaksinave është detyrë, jo mburrje kryeministrore!

Vaksinat anti Covid-19 dhurojnë jetë. Sigurimi i tyre është detyrë themelore e çdo nëpunësi të lartë përgjegjës të qeverisjes publike. Për këtë punojnë natë e ditë prej disa muajsh në heshtje me dhjetra e qindra kryetarë shtetesh dhe kryeministra me stafet e tyre, nga vendet më të zhvilluara e deri tek vendet afrikane. Kur arrijnë të sigurojnë sasi të rëndësishme vaksinash e lajmërojnë faktin si një detyrim që po e realizojnë, që rrjedh nga përgjegjësitë që kanë ndaj shëndetit të qytetarëve. As kryeministrin e Zimbabves bota nuk e ka parë të dalë e të mburret në televizion për sasitë që arrin të negociojë, por kryeministrin e sotëm të Shqipërisë po! 

E drejta e jetës dhe e drejta për kujdes shëndetësor janë dy nga të drejtat themelore të njeriut të mbrojtura posaçërisht nga Kushtetuta (Neni 15 paragrafi 2, Nenet 55 dhe 59, germa “c” ). Neni 15, paragrafi 2 i Kushtetutës parashikon se: “Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre”. Në zbatim të këtij paragrafi, organet e pushtetit publik të të gjitha niveleve e kanë për detyrë kushtetuese realizimin e të drejtave themelore të njeriut, përfshirë edhe atë për kujdes të plotë shëndetësor.

Kushtetuta jonë nuk ndalet vetëm në një nen të saj për çështjen e kujdesit shëndetësor, që është parësore në të gjitha Kushtetutat demokratike të botës. Kushtetuta e Shqipërisë, në Nenin 55 të saj e trajton më gjerë temën e kujdesit shëndetësor, kur parashikon se: “Shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti dhe se kushdo ka të drejtë për sigurim shëndetësor sipas procedurës së caktuar me ligj” (http://www.pp.gov.al/web/kushtetuta_2016_1082.pdf).

Nga ana tjetër, Kushtetuta nuk kufizohet vetëm në njohjen e kësaj të drejte si një e drejtë themelore, por e konsideron këtë të drejtë edhe si një objektiv social të shtetit, kur parashikon në Nenin 59, germa “c” detyrimin e shtetit që të ketë si objektiv social arritjen e standardit më të lartë shëndetësor, fizik e mendor. Pra Kushtetuta i vendos si detyrë qeverisë të mos mjaftohet me kufijtë minimalë të kujdesit, por objektivi i saj të jetë arritja e standardit më të lartë për kujdesin shëndetësor.

Në zbatim të këtyre parimeve kushtetuese, Kuvendi ka nxjerrë një sërë ligjesh lidhur me shëndetin publik dhe konkretisht:

1.         Rregullore e Brendshme e Institutit të Shëndetit Publik

2.         Ligji për shëndetin publik

3.         Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë

4.         Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë

5.         Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë

6.         Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese

7.         Për shëndetin mendor

8.         Për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji

9.         Për shëndetin riprodhues

10.       Për ratifikimin e konventës në kuadër të OBSH Për kontrollin e duhanit

11.       Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin NR 7643 për Inspektoriatin sanitar shtetëror

12.       Për inspektoratin sanitar shtetëror

13.       Për ushqimin

14.       Për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut

15.       Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse

16.       Për parandalimin dhe kontrollin e HIVAIDS-it

17.       Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit

18.       Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit

19.       Konsultimi i Strategjisë së Shëndetësisë “2017-2020”

20.       Ligji Nr.9774 dt.12.07.2007 Për Zhurmat.

Nga kjo gamë e madhe ligjesh del qartë se sa i rëndësishëm është shëndeti publik për një shoqëri demokratike. Shëndeti publik nuk është fushë ku mund të bëhet propagandë elektorale dhe të fitohen pikë zgjedhore, por është fushë ku mund të flitet vetëm për detyrime dhe standarte maksimale. Çdo sprovë për propagandë përfaqëson një shëmti dhe amoralitet publik.

Në nenin 2 të Ligjit nr.10107 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” parashikohen parimet nga të cilat duhet të udhëhiqet kujdesi shëndetësor: “Kujdesi shëndetësor udhëhiqet nga parimet e mëposhtme: a) e drejta për kujdes shëndetësor është një e drejtë themelore e individit; b) garantimi i të drejtave të barabarta në kujdesin shëndetësor, bazuar në mosdiskriminim; c) sistemi i kujdesit shëndetësor funksionon mbështetur në efiçencën dhe cilësinë e shërbimit, duke garantuar sigurinë e pacientit dhe paanësinë; ç) pjesëmarrja e aktorëve të ndryshëm, pacientëve, konsumatorëve dhe qytetarëve; d) llogaridhënia ndaj qytetarëve”. (http://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/ligjet/Per-kujdesin-shendetesor-ne-Republiken-e-Shqiperise.pdf, fq. 3).

Shprehur ndryshe, lufta për sigurimin e vaksinave anti Covid-19 janë detyra themelore bazë të nëpunësve të lartë qeveritarë përgjegjës. Në fushën e kujdesit shëndetësor, nuk bëhet fjalë për ofrimin e tij si një vullnet i kryeministrit apo ministrit të Shëndetësisë, por si një detyrim kushtetues i tyre, që në rast se nuk e plotësojnë, mbajnë përgjegjësi të rënda. Kujdesi publik shëndetësor është një e drejtë themelore që e gëzon çdo qytetar shqiptar, si një e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Një kujdes publik shëndetësor i kryer jo vetëm me efektivitet dhe eficiencë, por edhe me cilësi, siguri dhe garanci. Dhe mbi të gjitha, i udhëhequr nga parimi i llogaridhënies përpara qytetarëve dhe jo nga propaganda.

Ligji nr.10107 përcakton qartë jo vetëm detyrimin, por edhe përgjegjësinë e shtetit në nenin 4, kur parashikon se: “Shteti ushtron veprimtarinë e tij lidhur me kujdesin shëndetësor në mbështetje të këtij ligji dhe zotohet për të rregulluar dhënien, mbikëqyrjen dhe administrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor. 2. Shteti mbron parimin e solidaritetit në financimin dhe sigurimin e kujdesit shëndetësor. 3. Ministri i Shëndetësisë drejton politikën, organizimin dhe mbikëqyrjen e sistemit të kujdesit shëndetësor. 4. Ministria e Shëndetësisë përgatit strategjinë e sistemit të kujdesit shëndetësor, e cila përfshin politika dhe programe përkatëse të shëndetësisë dhe protokolle kombëtare të trajtimit. 5. Ministri i Shëndetësisë harton politika për edukimin e vazhdueshëm profesional të burimeve njerëzore në kujdesin shëndetësor. 6. Ministri i Shëndetësisë është përgjegjës për evidentimin dhe koordinimin e çështjeve ndërsektoriale që lidhen me shëndetin publik. 7. Ministri i Shëndetësisë ngre komisione ose grupe pune të posaçme për ta asistuar atë për çështje të caktuara. 8. Programet dhe veprimtaritë e shëndetit publik financohen nga Buxheti i Shtetit dhe çdo burim tjetër i përcaktuar me ligj të veçantë”. (Po aty, fq. 4).

Të njëjtat detyrime i janë ngarkuar qeverisë edhe me Ligjin nr.10138 “Për Shëndetin Publik”, i cili që në nenin 1 parashikon si qëllim apo si detyrim të qeverisë, mbrojtjen e shëndetit dhe promovimin e jetesës së shëndetshme, përmes veprimeve të organizuara, ndikimi i të cilave shpërndahet, në mënyrë të barabartë, në të gjitha grupet e popullatës (Ligjin nr.10138 “Për Shëndetin Publik” ( http://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/ligjet/Per-shendetin-publik.pdf ).

Ligji “Për Shëndetin Publik” ka bërë edhe përkufizimin e një sërë konceptesh si: koncepti i “Shëndetit publik”, duke e përkufizuar atë si tërësinë e përpjekjeve të organizuara për zgjatjen e jetës, parandalimin e sëmundjeve dhe promovimin e shëndetit të të gjithë popullsisë. Koncepti “Barrë e sëmundjes”, duke e përkufizuar atë si shpenzimet shëndetësore dhe social-ekonomike, të cilat rrjedhin nga një gjendje e caktuar shëndetësore apo një sëmundje. Apo koncepti “Parandalimi i sëmundjes”, që është përkufizuar si tërësia e masave, që synojnë jo vetëm parandalimin e shfaqjes së sëmundjes, por edhe ndalimin e përparimit dhe reduktimin e pasojave të saj, në rast se ajo shfaqet.

Në nenet 2 dhe 10, pika 5, Ligji nr.10138 “Për Shëndetin Publik” i ngarkon qeverisë detyrimin për financimin e shërbimit të shëndetit publik. Por a ndodh kjo në Shqipëri? A e merr shërbimin për ruajtjen e shëndetit publik çdo shtetas, apo të paktën ata që paguajnë sigurimet shëndetësore?

Kushtetuta dhe i gjithë kuadri ligjor siguron që çdo qytetar që paguan sigurime shëndetësore, por jo vetëm ata, të kenë një kujdes shëndetësor të garantuar. Kjo nuk është një dëshirë dhe vullnet spontan i qeverisë apo kryeministrit, por detyrim i vendosur në Kushtetutë dhe në ligjet përkatëse që përmenda më lart.

Realiteti mjeran i gjeneruar nga sekti Rama dëshmon se jo të gjithë arrijnë të marrin kujdesin shëndetësor publik, jo vetëm për shkak të kapaciteteve të kufizuara të këtij shërbimi në këtë kohë pandemie, por edhe për shkak të keqmenaxhimit, korrupsionit dhe paaftësisë drejtuese në sistemin tonë shëndetësor publik. Rëndom ndodh tek ne që edhe pse shtetasit janë pagues të rregullt të sigurimeve shëndetësore, ata nuk arrijnë ta marrin shërbimin shëndetësor publik pa pagesë, duke qenë të detyruar ose të paguajnë nën dorë për këtë shërbim publik, ose, në pamundësi për ta siguruar, janë të detyruar ta marrin atë shërbim tek privati. Pra, qytetarët shqiptarë paguajnë sigurime shëndetësore, por nuk marrin mbrapsht asnjë shërbim, duke u detyruar të paguajnë dy herë! Një herë kur paguajnë sigurimet shëndetësore dhe një herë kur paguajnë tek privati, pasi shteti është i paaftë t’iu shërbejë dhe të përmbushë detyrimet e veta ligjore.

Ligji shprehet qartë se “Barrën e sëmundjes“ e financon shteti, por në realitet barra e sëmundjes i ka ngelur qytetarit të braktisur nga shteti. Shëndeti publik, thotë ligji, është tërësia e përpjekjeve të organizuara të shoqërisë për zgjatjen e jetës, parandalimin e sëmundjeve dhe promovimin e shëndetit të të gjithë popullsisë. Por me këtë që thotë ligji nuk është dakord i “madhi” kryeministër-Maliq, i cili shëndetin publik e ka kuptuar si një mjet për të bërë propagandë, jo si një detyrim që buron nga Kushtetuta dhe të gjitha ligjet e tjera. E ka kuptuar si një dëshirë e tij, që mund të ta japë ose jo, si një çështje vullneti të tij të brendshëm për të bërë ditën dhe natën për qytetarët (nënkupto vasalët), dhe jo si një përpjekje e organizuar e shoqërisë, e drejtuar nga shteti. Personalizimi i çështjeve të shëndetit publik nga kryeministri, jo vetëm nuk ka ndikuar në parandalimin apo përhapjen më pak të koronavirusit, por ka bërë të kundërtën, përhapjen masive të tij, mohimin apo zvogëlimin e zërit të ekspertëve, apo dëgjimin e vetëm atyre zërave të “ekspertëve” që shkojnë në të njëjtën gjatësi vale me atë të kryeministrit. Qytetarët e këtij vendi e mbajnë mend mirë përgjigjen e këtij kryeministri ndaj interesimit të ambasadës ruse në Tiranë për t’i ofruar qeverisë shqiptare vaksinën ruse. E krahasoi me meme! Dhe rezultati është ky që po jetojmë: përhapje masive e infeksionit; paaftësi për t’iu dhënë shqiptarëve shërbimin shëndetësor publik që e kanë me të drejtë kushtetuese ta gëzojnë; kalimin e barrës së sëmundjes dhe barrës së financimit të sëmundjes dhe kurimit nga shteti tek qytetari; pagimin dy herë për të njëjtin shërbim, një herë kur paguan sigurimet shëndetësore dhe një herë kur shkon për të marrë shërbimin tek privati (ngaqë shteti ose nuk ta ofron fare, ose ta ofron pa asnjë cilësi dhe garanci); shitjen e shtëpive apo marrjen e kredive për të përballuar barrën e sëmundjes së Koronavirusit; kurimin në masë jashtë shtetit me çmime aq të kripura, sa mund t’i përballojë vetëm një qytetar me të ardhura tejet të larta; kurimin në spitale private në Shqipëri me çmime krejtësisht abuzive, në shkelje të rregullave të tregut të lirë, në shkelje të konkurrencës dhe duke vendosur çmime të kontrolluara monopol, që nuk i përgjigjen kostos së shërbimit dhe një norme normale fitimi.

Pra, mungesa e shtetit dhe e organeve të tij të kontrollit, për shkak të personalizimit të kësaj çështjeje thelbësore e jetësore vetëm nga një njeri-mbret(kryeministër), ka sjellë këtë situatë që duket pa rrugëdalje.

Rrugëdalja e vetme është 25 prilli, shpëtimi dhe çlirimi i vendit nga thundra dhe dhuna e sektit Rama, fitorja e Partisë Demokratike, e investuar tërësisht me programin e saj për shëndetësinë, për të sjellë kujdesin shëndetësor publik në parametrat e kërkuara nga Kushtetuta dhe ligjet e tjera bazë.