BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Opinion / Editorial

Sigurisht paratë Beçhett-it, mbas atij të pallatit të Ujit të Ftohtë!

Sigurisht paratë Beçhett-it, mbas atij të pallatit të

Më kujtohet një pyetje e gazetares së Rai 3 në një emision investigativ për Bechetti-in ku ajo tha: Atëherë, duke u marrë me familjen Bechetti, shohim një arkipelag të shoqërisë, por ajo që ka më shumë vlerë në të gjithë familjen është mamaja me “Construzioni SRL”, që kontrollon “Agonset Regno Unito”, 40% të “Agonset Albania” dhe 90% të “Agonset Italia”. Brenda “Agonset Italia” gjejmë “Hydro S.r.l.”, që është shoqëria që duhet të ndërtonte centralin hidroenergjetik për të cilin ende nuk ka formë, por është kasafortë sepse ka brenda 159 milionë eurot që janë futur nga transaksioni me “Deutsche Bank” dhe me këto para filloi aventura e tij televizive. Po i kujt është “Hydro”? “Hydro” është e “Beg” dhe brenda “Beg” është gjithë familja Bechetti, nëna, babai, djali dhe xhaxhai Manlio Cerroni, mbreti i mbeturinave në Lazio. Në fakt aty te plehrat e Italisë filloi dhe aventura e madhe e atij që ndërtoi menjëherë Agon Channel dhe asnjëherë HC e Kalimashit! Në emisionin investigativ të RAI 3 zotëria në fjalë kur u pyet se ku i gjeti paratë u përgjigj: “Që kur kam nisur punën, jam marrë me ndërtim në Itali dhe jashtë, kam bërë punë hidraulike të rëndësishme nëpër botë, por realizoj me vetëfinancim një digë të madhe të nivelit europian në Shqipëri. Ja pra, nga këto aktivitete, nga një impenjim prej 22 orësh në ditë, për 363 ditësh në vit, veç vitit të ri dhe pushimeve të verës, nga këto vijnë rezultatet që më çuan në këtë lloj investimi”. Një nga punët më të rëndësishme të Beçhettit duhet të ishte ngritja e një prej hidrocentraleve më të mëdha të Shqipërisë, ai i Kalivaçit. Grupi i xhirimit të Rai 3 gjen në kantier një roje, kryetarin e Komunës së Kalivaçit dhe disa punëtorë që nuk kanë marrë rrogat. Gjithçka është e braktisur. Po dhe Astrit Dervishi - Kryetar Komune në Kalivaç: Ka 3 vjet që nuk punohet më. Ka një vit që nuk punohet fare. Të gjitha këto në https://tvklan.al/investigimi-i-rai-3-ku-i-gjeti-beçhetti-parate-per-agon-channel/ duke qartësuar dhe opinionin publik për emisionin investigativ në RAI 3. Por unë e kam fjalën tjetër kund! Sigurisht që humbja e mbi 109 milionë eurove është një turp për Shqipërinë si për nga ana juridike, por dhe nga ana praktike. Nga xhepat e shqiptarëve do të dalin shumë miliona euro për të pasuruar një njeri të dyshimtë dhe absolutisht të hetuar jo vetëm në Itali, por dhe botë. E gjithë familja e tij kështu. Por ai kishte dhe "tahmanë" për të bërë një super TV dhe në Shqipëri. E sigurisht as kishte ndërtuar gjë dhe për më tepër thoshte se punonte 22 orë në ditë! Raporti i qeverisë shqiptare dhe Ramës shkoi deri aty sa të vinte dita dhe shteti shqiptar të paguajë për një njeri si puna e Bechetti-t. Ky është turpi më i madh absolutisht ku shqiptarët të paguajnë për faj të Ramës dhe administrimit të tij "adoleshentesk" për të mos e rënduar akoma më shumë një shifër të tillë në varfërinë më të madhe të mundshme në Ballkan. Kjo është aftësia e njerëzve të Ramës në atë kohë si ministra të ndryshëm, këshilltarëve juridikë dhe moralë, por dhe politikë të tij. Po them kaq sepse mund të jetë akoma më thellë se kaq puna. Mirëpo pse mos t’i "paguajmë" ne një njeriu që shpesh herë mediat italiane i thonë mafioz kur do të paguajmë për pallatin e shembur te Uji i Ftohët mbi 13 milionë euro?! Veprimet e tilla janë groteske dhe vetëm këto veprime dëmtuese të ekonomisë dhe xhepave të shqiptarëve duhet të kishin bërë "namin", por në të vërtetë mbas çadrës së Lulzim Bashës dhe pallatit që u shemb, barazia ishte me miliona euro.

E ai pallat kishte shumë shkelje, por nga Strasburgu prishja u quajt e gabuar. Ja shkeljet marrë nga gazeta SOT https://sot.com.al/politike/vjehrri-i-lulzim-bash%C3%ABs-shkon-n%C3%AB-prokurori-ja-27-shkeljet-me-pallatin-n%C3%AB-vlor%C3%AB-leja-e e pallatit që mediat e quajnë të Bashës:

1-Në territorin në fjalë është ende në fuqi Plani i Përgjithshëm Rregullues i miratuar nga KRRTRSH në vitin 1996.

2-Sipas këtij plani, në territorin në fjalë nuk lejohen ndërtime, pasi kjo zonë është cilësuar si Zonë Plazhi.

3-Nuk ka një studim urbanistik pjesor, në zbërthim të Planit të Përgjithshëm Rregullues të vitit 1996, madje nuk u disponua asnjë studim urbanistik pjesor konkret.

4-Po ashtu, në territorin në fjalë nuk lejohen ndërtime as sipas Studimit Urbanistik të Qendrës së Qytetit Vlorë, konkretisht zonës Skelë – Tunel, studim ky i miratuar në vitin 2004 nga KRRTRSH.

5-Me vendimin nr. 1 datë 23.06.2004 të KRRTRSH “Për miratimin e studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Vlorës”, është vendosur (pika 1) miratimi i studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Vlorës, sipas planimetrive bashkëngjitur, ku të pasqyrohen vërejtjet sipas lidhjes 1, bashkëlidhur vendimit.

6-Konkluzione teknike për studimin urbanistik të qendrës së qytetit të Vlorës, pika B “Pjesa bregdetare dhe sheshi në Skelë”, është vendosur që të mos betonohet bregu dhe të rishikohet shëtitorja bregdetare.

7-Po sipas këtij studimi, i gjithë territori në anë të djathtë të aksit Skelë-Tunel nuk do të ketë ndërtime.

8-Ka mospërputhje të theksuar mes aktit administrativ, Vendimit nr. 5 datë 17.08.2010 të KRRT Bashkia Vlorë, pikat 5, 6, 7 dhe Formularëve nr. 2 dhe nr. 4.

9-Me aktin administrativ, Vendimi nr. 5 datë 17.08.2010 të KRRT Bashkia Vlorë është vendosur që Detyra e Projektimit dhe Studimi Pjesor, miratimi sheshit të ndërtimit dhe miratimi i lejes së ndërtimit të jenë për një objekt 1-3-4 kate + papafingo dhe jo për një objekt 1-4-5 kate + papafingo, + 1 kat dyqane nëntokë.

10-Është bërë ndryshimi i sipërfaqes së truallit, sipërfaqe e cila nuk përputhet me atë faktike në terren (Referojuni pikës 5).

11-Zbardhja e lejes së miratimit të destinacionit të sheshit të ndërtimit dhe kondicioneve urbane të tij, si dhe lejes së ndërtimit, është bërë për 1 (një) kat më shumë, duke shtuar edhe një kat nën tokë dhe dyqane, të cilat nuk janë miratuar në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë.

12-Gjatë zbatimit të objektit në kundërshtim me lejen e ndërtimit, është përvetësuar prona publike, duke shkelur vijën bregdetare në brendësi të sipërfaqes së detit, duke realizuar sistemime me mure rrethuese, platforma b/a, hapësira rekreative dhe parkimi. Objekti nuk ka një leje shfrytëzimi të miratuar nga organi kompetent.

13-Pozicionimi i rrugës hyrëse në objekt, është realizuar në kundërshtim me Planimetrinë e Sheshit të Ndërtimit. Konkretisht, rruga hyrëse e objektit, është realizuar paralel me faqen veriperëndimore të objektit, ndërsa është miratuar me distanca (4.1 m) dhe (7.3 m) nga faqja e objektit.

14-Në kundërshtim me Planimetrinë e Sheshit të Ndërtimit, është realizuar Pishinë në anën veriperëndimore të objektit.

15-Në kundërshtim me Planimetrinë e Sheshit të Ndërtimit, si dhe me Projektin e miratuar nga K.Rr.T. e Bashkisë Vlorë, është realizuar një volum 1-kat (me sip. Rreth 45 m2), ngjitur me faqen jugperëndimore të objektit.

16-Në anën veriperëndimore dhe jugperëndimore të objektit është realizuar një shesh i sistemuar, i cili del jashtë kufirit të pronës, të përcaktuar në Planimetrinë e Sheshit të Ndërtimit.

17-Në anën verilindore të Sheshit të Ndërtimit, të miratuar për objektin në fjalë, është realizuar pa leje një shesh (vendparkim automjetesh) me dimensione rreth (30m x 31m), i shtruar me pllaka.

18-Krahasuar me projektin e miratuar, faqet juglindore, verilindore dhe veriperëndimore të objektit nuk janë zbatuar sipas projektit të miratuar.

19-Nga matjet e kryera në mënyrë të përafërt, në sheshin e objektit të ndërtuar është konstatuar: Sipërfaqja e njollës së objektit rezulton rreth 1240 m2. Sipërfaqja e sistemuar përqark objektit (pa përfshirë sipërfaqen e njollës së objektit) rezulton rreth 2390 m2. Sipërfaqja totale e territorit (sipërfaqja e njollës së objektit+sipërfaqen e sistemimeve) është rreth 3630 m2.

20-Duke iu referuar sipërfaqeve të përcaktuara në sheshin e ndërtimit dhe në projektin e miratuar nga KRRT e Bashkisë Vlorë, rezulton: Njolla e objektit është me sipërfaqe 1089 m2. Sipërfaqja e sheshit të ndërtimit (brenda kufirit të pronës) është 1663m2.

21-Për sa më sipër, konstatohet se sipërfaqja totale e sheshit e realizuar nga subjekti ndërtues e tejkalon sipërfaqen e sheshit të miratuar nga KRRT.

22-Gjithashtu, në anën vseriore të objektit të miratuar (jashtë territorit të sheshit të ndërtimit), është realizuar edhe një shesh tjetër (rreth 930 m2), i shtruar me pllaka, me funksion vendparkim automjetesh, i cili komunikon me sheshin e sistemuar të këtij objekti.

23-Pranë INUK-sektori Vlorë, është depozituar një ankesë nga shtetasi Luan Toto, në të cilën pretendohet së sheshi i ndërtimit të objektit të miratuar ka hyrë në truallin e banesës së ankuesit, që ndodhet në anën verilindore të objektit të zbatuar nga subjekti “G.B-A. KONSTRUKSION”.

24-Miratimi i lejes së sheshit/ndërtimit është bërë në kundërshtim me Planin Rregullues të vitit 1996 dhe Studimin e Qendrës së Qytetit të Vlorës të vitit 2004;

25-Me vendimin e KRRT-së Bashkia Vlorë si organ kolegjial, është miratuar një leje ndërtimi për 1-3-4 kat + papafingo, ndërkohë që zbardhja e lejes është bërë për 1-4-5 kat + i kat papafingo + i kat nëntokë dyqan;

26-Me lejen e ndërtimit nuk është respektuar asnjë prej kondicioneve urbanistike të parashikuara në aktet normative në fuqi;

27-Zbatimi i lejes së ndërtimit, pavarësisht shkeljeve të mësipërme në miratimin e saj, është bërë, sërish, në kundërshtim të plotë me kushtet e saj.

Gjithsesi pallati u quajt me leje dhe tani ne kemi borxh 13 milionë euro sipas mediave (pallat të Bashës) dhe 109 milionë euro Bechetti-t, i thonë plot 222 milionë euro që rëndojnë në xhepat tanë. E sigurisht po vazhduan kështu të tjera barra dhe miliona do të rëndojnë në buxhetet tona (familjare) që të pasurohen ata që rrëzojnë, ata që ju është rrëzuar dhe në përgjithësi gjithë kjo lukuni hajnash që kanë gjetur një shoqëri që i mban mbi shpinë dhe pse e di se çfarë monstrash janë.