BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Sihariq, Kuvendi u bë i popullit!

Sihariq, Kuvendi u bë i popullit!

Mos kujtoni se po hamendësojmë, as shaka nuk po bëjmë. Deri para një muaji kemi parë vetëm sharje e sherre. Asnjë fjalë për hallet e shumta të popullit. Opozita pati hallet e saj dhe u arratis nga Kuvendi, ku e kishte autorizuar populli për të mbrojtur problemet e tij. Hynte në Kuvend vetëm për të zhurmuar, ku fliste në emër të popullit, po nuk thoshte asnjë fjalë për popullin. Njerëzit e zgjedhur të vendit na ishin kthyer në bezdi, se dhe shumica, për të mos i lënë shteg opozitës të ankohej se nuk i linte hapësira për të diskutuar, ra në pozitat e saj. Tani në Kuvend ka hyrë një opozitë konstruktive, që nuk ka hallet e saj, por të popullit. Madje kjo ka qenë arsyeja që deputetët e thyen vendimin fatal të opozitës dhe hynë në Kuvend për të kryer misionin e tyre, të zgjedhurit e vërtetë e lanë në mes. I kemi dëgjuar, që bëjnë vërejtje me vend, po flasin si njerëz, pa inate.

Populli nuk po merrte vesh se cilin kishte përfaqësuesin e tij. I lënë në mes të rrugës po priste sa të vinin zgjedhjet e tjera. Por grupi i dalë nga opozita e korrigjoi Kuvendin. Diskutimet kanë marrë rrjedhën e duhur. Kemi dy mbledhje të tij që po u përkushtohet plotësisht problemeve të shumta të popullit. Nuk kishte ndodhur kurrë që përfaqësuesit e tij ta mërzitnin popullin, aq sa të mbyllnin ekranet e televizorëve. Deputeti zgjidhet nga populli për t’u marrë me problemet e zonës së tyre, jo të bëjë shëtitje nëpër zonë e të venë në Kuvend për të derdhur shpifje e sharje kundër shokëve të tyre. Problemet zgjidhen me fakte, jo me zhurmë. Nuk e morëm vesh, shkau kjo opozita jonë apo e shkanë, që braktisi tempullin e popullit. Populli nuk i ka zgjedhur që të sulmojnë e shkatërrojnë institucionet e tij, po të përpiqen që të gjejnë donatorë për të shpënë ndonjë investim në zonën e tyre, që të përmirësojnë jetën e banorëve. Populli nuk ka nevojë për shëtitës. Nuk kemi dëgjuar një deputet në Kuvend, që të thotë se në zonën e tij ka shpënë fonde donatorësh për të ndërtuar një vepër. Mjetet e informimit na sjellin çdo ditë ankesa të popullit, se nuk funksionon ujësjellësi i fshatit. Në disa zona nuk ka drita. Diku është prishur një urë dhe askush nuk ndërhyn për ta rregulluar, dhe fatkeqësisht këto nuk i kishim dëgjuar nga goja e përfaqësuesve të popullit. Kemi dy mbledhje që deputetët po e kthejnë Kuvendin në pronë të popullit, kur opozita tenton ta djegë. Shumë probleme kanë ngritur e zgjidhur.

Opozita e larguar nuk e dinte, që duhet ta kundërshtonte qeverinë për probleme që binin ndesh me interesat e popullit, po jo për çdo gjë që diskutohej dhe zgjidhte probleme të rëndësishme të tij. E kemi thënë, ajo është shemra e pushtetit, por jo për inate të ndryshme të kundërshtojë ato që i duhen popullit. Opozitën më të mirë e kanë bërë studentët, që i dhanë mend edhe opozitës edhe qeverisë. Po ndërsa qeveria i pranoj ankesat e tyre dhe i vuri në rrugën e zgjidhjes,opozita,në vend që të korrigjohej, e la detyrën e saj dhe iku në arrati. Ka ngulur këmbë, se pa ikur Rama si kryeministër, nuk hyjnë në zgjedhje. Po, a e di opozita se Rama mund të largohet nga detyra e kryeministrit, po ai është kryetar partie dhe të gjitha zgjedhjet ai do t’i udhëheqë!? Nëse një njeri i vetën si Rama i bleka votat dhe opozita nuk është e zonja të ruajë një njeri, hallall i qoftë. Po ky është pretekst, se e dinë që nuk i fitojnë dot zgjedhjet me këtë politikë shkatërrimi dhe urrejtje që ndjekin. Basha të mos i mbledhë ish-deputetët e t’u thotë të shkojnë nëpër rrethe e të sjellin njerëz në Tiranë duke i paguar, po t’i shpërndajë për t’i bindur që të votojnë opozitën. Rama e ka bërë gjysmën e fushatës me takimet që bën, kur opozita endet rrugëve të Tiranës duke ulëritur si barinjtë kur u bie ujku te bagëtitë.

Populli i ka zgjedhur deputetët për t’u zgjidhur hallet madhore të tyre, se grurin e misrin e mbjellin dhe e korrin vetë. Njerëzit i duan deputetët atje ku morën votat, jo duke sulmuar me lëndë plasëse institucionet që i ka ndërtuar vetë, ose duke bërë thirrje militantëve, që kolegët e tyre t’i zënë me gurë kur të venë te zgjedhësit. Populli do deputetë të qëndrueshëm, që t’i ketë pranë në gëzime e hidhërime. Jo të rrinë më shumë jashtë shtetit se në zonën e tyre. I ndjeri Kahreman Ylli, edhe pse ishte i zënë me punë të shumta nuk u shkëput kurrë nga populli i Skraparit. Me takimet që bënte, me letra e telefonata, ishte gjithmonë në kontakt me popullin. Fshatrat e Skraparit nuk kishin rrugë makine, po udhëtonte, herë me kafshë, herë në këmbë. Dhe populli e donte dhe e priste si djalin e tyre. Nuk kishte as telefon falas, as favore të tjera që kanë deputetët tani. Ky ishte njeriu i vërtetë i popullit. Nuk e di a do të bëhet ndonjë deputet, që të mbetet përjetësisht në mendjen e popullit si Kahreman Ylli? Populli nuk do deputetë që ta mërzisin, t’i hapin telashe e ta detyrojnë t’i thonë, mos ta pafshim bojën kurrë! Nuk e dimë, a do të vazhdojë kështu Kuvendi i Shqipërisë, që të jetë i popullit? Le të shpresojmë, se ujqërit ikën e morën arratinë.

Nga Enver CAKAJ