BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Opinion / Editorial

Sikur “Ana e 21 Janarit” të jetë ballë për ballë me ish-ministrin e deputetin “qimexhel” të karvanit!

Sikur “Ana e 21 Janarit” të jetë ballë për

Këtë njeri prototip kënetor(jo nga ish këneta e Maliqit) dhe qesharak, e që do mbahet mend gjatë si një nga mbrojtësit e zjarrtë të vrasësve të 21 Janarit të përgjakur, kohët e fundit e kanë pushtuar ethe jo të zakonshme “juridike” e “patriotike” në roje të parave publike. Madje i ka zënë goja lesh ! Thonë se po pret e përcjell nga zyrat farfuritëse te Kullat binjake përballë Kryeministrisë, fëmijët dhe të afërmit e 4 viktimave fatzeza që u ndodhën nën grykat e zjarrit të armëve të Gardës së Republikës nga penxheret erë barot të selisë qeveritare. Po të jetë i vërtetë ky informacion nga studio e ish ministrit, do hiqeshim osh, do ndalonim atje dhe do duartrokisnim pa ulërima poshtë këmbëve të kullave dhe më në fund do besonim pa kushte edhe atë thashethemin e hershëm e tepër “krenar” e pa zarar se dikur “paska investuar për ta hequr si kryebashkiak Edi Ramën”! Por le të rrimë shtrembër e të flasim drejt: Adashi i tij namusqar pa namus, juristi me “famë” ndërkombëtare E.Halimi po ngul këmbë më keq se mushka për hetimin dhe hapjen e “Kutisë së Pandorës” në energjetikë dhe në kibernetikë. Pasi e ndriti në gjithë Ballkanin e trazuar, tani kërkon të shpëtojë Shqipërinë, pa e qasur asnjëherë atë përcaktorin tronditës “kartë e djegur”. Dhe hedh dyshime në tym e përmes tymueseve politike e partiake. Madje është rraskapitur shumë duke përgatitur edhe 20 pyetje “carmatosëse”(jo pyetje 20 milionëshe), për qeveritarët që i presin si ujët e pakët. Nuk duroi aspak në pritje të xhevapit nga “Dovleti” (shteti), sa hap e mbyll sytë arriti në 5 konstatime pindarike e “fantastike”, duke realizuar krahasime bubullitëse me vendet nordike. Dhe në fund, jep ultimatum për “auditim” ?! Njëlloj siç bëri për 21 janarin e përgjakur, kur firma e tij “vetëtimë” si Kryetar Komisioni në mbrojtje të vrasësve, “tronditi” Presidencën e Republikës; Prokurorinë e Përgjithshme; Shërbimin Informativ Kombëtar dhe vetë Parlamentin me furka qeveritare e jo opozitare. Prandaj i ngjiti shkallët aq shpejt si “Avokat i Gjithësisë” do thoshte Laze Ndreu i paharruar në Tepelenë ! Ah, sikur të jetë i vërtetë ai lajmi i mësipërm për takimet e tij me familjet e viktimave ! Ndërsa unë do doja shumë të intervistohej në një studio televizive me 2 të ftuar: Ana Veizi ballë për ballë me ish deputetin “Maliq Halimi”(kështu e pagëzuan ca devollinj hokatarë e të mençur). Nuk e di sa lot do të derdhnin Arta Dade, Saimir Tahiri, Mimi Kodheli etj. që përmbaheshin me zor ato ditë në krah të Anës së vogël gjirokastrite. Përballë Anës së 21 janarit, gjithashtu sot do të dëshiroja të shikoja edhe vajzën e ish deputetit “qimexhel”!... Vajza e protestuesit Ziver,7 vite më parë sfidoi publikisht Drejtësinë, Politikën, e pse jo vetë Gazetarinë yzmeqare e kanakare pranë liderëve të pacipë në opozitë dhe në pushtet. Ana e zgjuar dhe me buzëqeshje të vrarë e të mërguar, foli qartë e pa bajame nëpër dhëmbë. Foli për 4 vitet që ikën dhe për liderët që “shëtisnin” me karafila në duar pranë Kryeministrisë. Ashtu me shpresa humbamene reale, ia tha troç e çiltër botës së qytetëruar mjaft të vërteta të hidhura. Sytë dhe fytyra e saj engjëllore tashmë ishin plot me re të grisura e të ngrysura, që e fshehën me dinjitet curgun e lotëve që drithëruan shqiptarët brenda e jashtë Shqipërisë. Lotë të kulluar që dalëngadalë po ktheheshin në akullirë dimërore të pamerituar. I tjetërsoi Polit(h)ika faqezezë. Ndërsa Ziveri, vetëm një fjali-këshillë ia thoshte shpesh së bijës: “Askush nuk i meriton lotët e tu, prandaj vazhdo të buzëqeshësh…”. Po të ishte gjallë uragani i ndërprerë i letërsisë shqipe, Migjeni, me siguri do i bënte thirrjen: “Qeshu, Ana, qeshu,/ Bota asht e jotja !”. Tani kanë rrjedhur shumë ujëra të trazuar në këtë qerrata botë. Ana dhe tërë njerëzit e ndershëm përcollën jo pa dhimbje e revoltë edhe mbi 7 vite të tjera(?). Politikanët na shurdhojnë me atë deklaratën e ndryshkur : Drejtësia e vonuar është Drejtësi e mohuar... Këtë parullë tregojnë se e vendosi me shkronja kapitale në zyrën shtetërore të dhuruar edhe “Maliq Halimi”. Po kur vallë ? Kur e hipën befasisht në kolltukun e Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë ! Kuptohet, pasi shkëlqeu për besnikëri të verbër, për intriga e manipulime mjeshtërore, për pafytyrësi të pashoqe dhe për “profesionalizëm” juridik të lartë e aspak çyryk rreth “21 Janarit” zezonë. Merita që ia njohën mirë brenda e jashtë PD-së së sotme e të djeshme. Tani na thotë pa mburrje nga lartësitë e Kullave përballë Kryeministrisë, se është këshilltar sipëror i 60 kompanive Energjetike (?!). Ky biçim burrë i shkurtër e me duar të shkurtra, ka filluar t’i presë drutë shkurt. Ashtu siç hidhte firmat si ministër (C)Drejtësie, sidomos ato parendjellëse për Noterë; ato për ekstradime burgjesh; ato emërimet primitive deri te ish sanitaret e shtëpisë që i bëri fët e fët punonjëse të atij dikasteri; deri te shkarkimet e shkurtimet e vendeve të punës ndoshta edhe me urdhra të qelbur partiakë e gjithnjë pas shpine. Tamam si në pronat e private në Maliq (një listë poshtëruese e ligërshane provinciale bashkë me hidraulikun e godinës tregohet ende sot e kësaj dite nëpër korridoret e Ministrisë. Ndoshta ia vlen për një shkrim të posaçëm më tutje…). Pa i thirrur sy më sy kurrë. Dhe pa i njohur kurrë. Bashkë me kabinetin e tij plot shërbëtorë parellinj të pangopur që janë gati të shesin edhe babën e nënën, e jo më kolegët. Dhe nuk firmoste e vuloste kuturu, e as qesimce. Për nga serioziteti e dinjiteti, as që mund të krahasohej me të ndjerin Nishani, ishte shumë larg tij. Ky bërcuk i hirrosur në fytyrë e në shpirt dhe i drejtë si drapri, i lyer e i ngjyer në xhel, na shkel syrin nga pronat dhe milionat e fituara me “djersë oligarku”, që nga ish televizioni ALSAT(thonë se atje e mbushi thesin e parë erërëndë!). Pastaj ai thes e katapultoi dhe bëri më shumë mbroth nëpër postet me emrin e PD-së. Shërbëtor e servil më të zellshëm zor se gjen ! Është një nga njerëzit e veçantë, që siç thoshte një koleg në media “ia ka parë hajrin Politikës”. Dhe kërkon të na bëjë për të qarë edhe neve për “paratë publike dhe ndërhyrjet kibernetike”(?), pasi ka ndritur me këshilla sistemet bankare e energjetike të Ballkanit Perëndimor. Dhe nuk bën pikë gjumi po nuk zbuloi “thesaret” e vetëm 8 viteve të fundit. “O i zbuloj, o rashë e vdiqa !”, u deklaron tutorëve të vet politikë e financiarë. Por edhe kur hyn e del te apartamenti i parë 65 metra katrorë dhe te ajo makina e vjetër, para se të bëhej qeveritar. Jo shumë, por një vit pasi e bënë ministër Drejtësie, në publik u rrëfyen çudira: Që nga zyra 118 metra katrore te Kullat; apartament 140 metra katror; një apartament në Durrës; truall 1100 metra katror në Mullet; garazh 15 mijë euro; bleu automjet 42 mijë euro etj. Ndërsa tokën bujqësore në Maliq, si “patriot” akshami që është, nuk e shet…Tregojnë se është kalitur e selitur edhe në Shkollën e Sigurimit të Shtetit në Sauk. Pra, duhet të ketë të tjera merita plus. Njerëzia e thërrasin “koklyeri me xhel” ose “qimexheli ministër” dhe e etiketonin si “mbajtës i uturakut të doktorit”( gjë që unë nuk e besoj plotësisht) apo ministër që e ktheu zyrën private në studio seksere etj. Mirëpo, vërtet ka shpëtuar nga e kaluara mjaft e dyshimtë dhe aspak e florinjtë, ky birbo? Ky bërcuk simpatik nuk ngjan me ndonjë kalli misri të vogël në misërishten hamullore që është mbjellë vonë e pas korrjes së të lashtave. Dhe as me karçin vjeshte. Përkundrazi. Arriti deri sa “kërkoi amnisti për prokurorë e gjyqtarë hajdutë”(!). E tani hiqet e përpiqet sikur vreroset për paratë publike dhe i mbron e lëpin si ato pjatat me supë burgu(foto që flet sa mijëra fjalë). Po kështu për qoftet në Tiranën e Re…Pa harruar “grushtin e shtetit”, që si jurist me mjekër i vuri vulën në ngarkim të Presidentit, Prokurores së Përgjithshme dhe grupit të gazetarëve “puçistë”! Dhe sot hedh dyshime e ultimatume të qullosura. Mirë e tha një kolegu im veteran: “Ore, kështu bën ai sa herë ka ndonjë isharet nga mentorët e vet politikë për këmbime pushteti…”. Shkurt, unë prirem të besoj sinqerisht ish Presidentin Topi që erdhi nga brenda PD-së, i cili thekson fare shkoqur:”…Ky komision do drejtohej nga Eduart Halimi, një njeri militant me tipare naziskine, provincial dhe i padalluar si profesionist, që të bardhën e bënte të zezë dhe anasjelltas, karrierist dhe pa asnjë formim etik, që para se të futej në Parlament kishte studio legale në kullat luksoze përballë Kryeministrisë. Ky njeri do të udhëhiqte komisionin në shtigje të turpshme duke intimiduar krerët e institucioneve ligjzbatuese, të cilët dolën në raport duke dëshmuar ligjshmërinë e veprimeve të tyre dhe thyerjen e procedurave nga Policia e Garda. Sa për atë ikjen nga Parlamenti, veprimet dhelparake nën etiketën “I sëmurë” nuk i ha njeri. Mbrëmë kujtuam jo pa humor, një rrëfim të bukur nga G. Rodari për “varrimin” e dhelprës, kur pulat e gjetën të shtrirë në mes të oborrit, symbyllur e bishtpalëvizur. “Ka ngordhur, ka ngordhur! Ejani ta varrosim”, -thirrën me zë të lartë. Vunë shpalljen, u veshën me të zeza, ndërsa gjeli hapi një gropë në fund të kopshtit. “Qe një ceremoni madhështore. Por kur arritën buzë varrit, dhelpra u hodh nga qivuri dhe i përlau të gjitha pulat”. Lajmi u përhap kudo. Por dhelpra nuk e çau hiç kokën. Pas ca kohësh vajti në një fshat tjetër dhe bëri të njëjtin veprim. Me të njëjtat pasoja…: Ajo e dinte se pulat kanë kujtesë të dobët dhe e ngrysi gjithë jetën duke u shtënë sikur kishte ngordhur. Dhe kush vepron si ato, do të thotë se nuk e ka kuptuar historinë”.