Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sikur sondazhet t’i jepnin PD 53 përqind mbështetje?!

Postuar: 16/03/2019 - 07:06

Sondazhi i parë para zgjedhjeve vendore të dekretuara për 30 qershor 2019, vetëm 90 ditë më vonë, i bërë nga ekspertë të njohur të fushës, të cilët kanë gjetur egzaktësisht preferencat e votuesve në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2017 që u verifikuan për realizmin dhe vërtetësinë në ndarjen e mandateve të deputetëve, dalin në përfundimin se PS edhe për zgjedhjet e përgjithshme nëse organizohen sot, fiton nga 49-53 përqind të votave në shkallë vendi. PD si partia e dytë në Shqipëri, 29-33 përqind të votave. Nëse krahasojmë rezultatet e sondazhit, i cili kryhet me rigorozitet shkencor nga specialistë të specializuar dhe me autoritet ndërkombëtar, PD në opozitë nuk ka lëvizur asnjë milimetër. Dhe është pothuaj 23 përqind më poshtë krahasuar me PS, e cila edhe pse në pushtet, ka tejkaluar ndejshëm rezultatet e vitit 2017. Me tregues edhe më të ulët rezulton LSI e cila ka zbritje drastike, duke u përgjysmuar. Dy forcat politike të frontit opozitar nuk i kalojnë 40 përqind të votave të marra së bashku. Duke analizuar këto tregues nuk ka si të mos vihesh përballë dhjetra pyetjeve, pikëpyetjeve, argumentave, analizave, merakut, kuriozitetit përse ndodh kështu? Normalisht duhet të ndodhte krejt ndryshe. Sondazhi verifikon situatën pas protestave të opozitës, të cilat ajo i konsideron si aksionin më të madh dhe me përfitime të jashtëzakonshme. Bile i quan si gjetjen më domethënëse dhe me efekte hiporolike. Situata duhet të ishte e përmbysur, po t’i referohemi pretendimeve dhe besimit të të palëkundur të liderëve të opozitës, të cilët e kanë përmbytur opinionin shqiptar me baltën e shpifjeve dhe akuzave, me cilësimet e degradimet drastike si një mazhorancë që e barazojnë me krimin, që ka humbur besimin, me kredibilitet zero, me ministra e kryeministrin që e ekuivalentojnë me banditë e kriminelë. Me pushtetarë, të cilët nuk kanë me vete popullin, përkundrazi, meritojnë urrejtjen e tij, që kanë votuesin shumicë kundër dhe qytetarët me padurim presin përmbysjen e madhe.

Nëse i referohemi sondazhit të publikuar, të cilin nuk e kanë bërë oligarkët dhe banditët e qeverisë, po specialistë që nuk u pëlcet fare kush fiton në Shqipëri dhe kurrë nuk bëjnë kompromis me veten të vërtetën për të favorizuar faktorë të ndryshëm politikë, e tërë propaganda e opozitës, kërcënimet, dhuna, ultimatumet, mburrjet, sulmet, mallkimet, shkatërrimet mbi institucionet, sharjet pa fund dhe anatemimet, denigrimet dhe poshtërimet, deri dhe kërcënimet për eliminim fizik dhe mbytjet në Lanë e detet e Shqipërisë nuk i kanë favorizuar opozitarët. Përkundrazi, kjo filozofi e të bërit opozitë i ka fundosur të gjithë, duke i dërguar në nivelin zero. Qytetarët nuk e duan dhunën. Shqiptarët i urrejnë dhunuesit. E tërë shoqëria shqiptare, fermerët, bizneset, studentët, blegtorët, të papunët, pensionistët, invalidët, fshatarët e qytetarët, të heshturit, ata që nuk bëjnë zhurmuesin, operatorët që mezi presin të nisi sezoni turistik, dashamirësit e integrimit që nuk po durojnë deri sa të marrin “Ok” e BE-së dhe brenda një kohe të shpejtë të jenë të barabartë me europianët për të mos u endur rrugëve të Francës e Gjermanisë me peshën e frikës mbi shpinë, i thonë jo politikës së Lulzim Bashës dhe lojërave të rënda të Monika Kryemadhit. Deri sot nuk kemi dëgjuar asnjë individ, asnjë fare që të deklarojë: Bravo Luli, të lumtë Monika! Rroftë Berisha! Përkundrazi. drejtohuni komenteve të shumta, kudo si iu përgjigjen atyre që i bien ndesh interesave të qytetarëve, duke folur në emër të tyre! Si i vlerësojnë aktet makabre të pararojave dhe detashmenteve opozitare, kanosjes me përmbysje, referimit të datave, 16-ën e radhës, si dita e fundit e pushtetit. Si i vlerësojnë biznesmenët kërcënimet se sa të vijë në pushtet opozita, pasuria e tyre do zerohet. Dhe këta Robin Hudët modernë, do na kthejnë katërqind vjet pas historinë ose në 1944 për t`ua rrëmbyer pasurinë pasanikëve që t`ua shpërndajnë “hallexhinjve”, nënkupto për ta marrë për vete siç kanë bërë në tri dekada.

Sa më shumë ngrenë zërin dhe trashin zullumin, liderët e opozitës, e cila është shndërruar në një repart të çakorduarish që lufton me mullinjtë e erës, më shumë fundosen në përqindje dhe vlerësim popullor. Qytetarët shqiptarë në këto tri dekada, kanë provuar mbi shpinë shumë bëma opozitare. Kanë ndjerë dhimbje therëse. Kanë përjetuar tragjedi të tmerrshme. Kanë parë si falanga të krimit, kanë pushtuar godinat qeveritare në një grusht shteti të mirëfilltë. Kanë shijuar dhimbjen që u shkaktoi Gërdeci, ky krim shtetëror. Kanë njohur gjeneralët dhe eunukët që varrosën 26 të pafajshëm dhe mbollën me predha dhjetëra hektarë tokë, rrafshuan fshatra e kodra dhe pikërisht ata sot bëjnë të ndershmin. Hedhin të njejtët molotovë dhe granata, përdorin të njejtat armë dhe ecin në po ato shtigje. Po pse e mendojnë kujtesën e shqiptarëve si kaq e shkurtër? Si është e mundur që Lulzim Basha me tërë këto potere, bllofe, kryengritje, premtime, zhurma me gjithë këto aksione luftarake të mos ketë lëvizur asnjë centimetër PD-në drejt bregut të shpresës? Ku i shkuan tërë ato fjalime dhe recitime, këngë e ligjërime, gjetje e anektoda, poshtërime e akuza që s’kanë fund? Si ka mundësi që Monika, një luftëtare që ka vënë në shërbim të kauzës së partisë gjithë arsenalin luftarak, njerëzor e material që ka përdorur teknika specifike e të panjohura para saj, të bjerë në gjysmë të rezultatit të 2017? Si ka mundësi që kjo parti me gjithë atë mal fjalimesh e deklaratash, të mos ketë ngritje po zbritje drastike? Për këta tregues, liderët e opozitës duhet të bëjnë urgjent disa llogari të thjeshta dhe të zbresin nga retë, me këmbë në tokë. Nuk do ishte keq që të analizojnë përsetë. Të nxjerrin përfundime, ku e kanë të keqen, ku kanë gabuar. Të mos mendojnë se protestat janë çudibërëse. Ka shumë shkaqe për këta tregues të sondazhit të fundit. Dhe të gjitha janë brenda vetë frontit opozitar. Janë lëvizjet e gabuara që i kanë bërë këto parti të ecin si ameba, të bëjnë jo një hap pas, po qindra deri sa kanë mbërritur këtu edhe pse duhet të ishin në ngjitje. E tërë strategjia e PD dhe LSI-së me strategjinë e dhunës dhe stilin e protestave të dhunshme, me thyerje të dyerve, përdorimin e “shigjetarëve”, “harkëtarëve”, “sikifterëve” për t’i vënë flakën godinës së Kryeministrisë, dinamitit mbi forcat e policisë, atentatet e rënda ndaj tyre edhe pse në krye të detyrës, braktisja e parlamentit dhe flakja në kosh e sistemit demokratik, djegia e mandateve, dalja në rrugë, tranazhi i militantëve, premtimet për pushtet përmes dhunës, i kanë veshur opozitës, jo kostumin e fitores dhe integritetit, po këmishën e forcës. Trembja me gogolin e protestave, aventurat për fitore përmes tyre nuk i kanë shtuar asgjë frontit të bashkuar opozitar. Kjo, edhe për faktin se ata kanë lënë në harresë edhe vetë sentencën e presidentit Meta: “Me dashuri dhe qetësi”. Duke përqafuar dhunën dhe kërcënimet, trembjen e popullit në vend të vendosin vetullat, kanë nxjerrë edhe sytë. Qytetarët nuk i mbështetin. Ata s’mund të tolerojnë heqjen dorë nga integrimi dhe urrejnë gëzimin opozitar të mospranimit të vendit tonë në familjen europiane. Votuesit tanë s’janë më ata të 1990. Janë kalitur, edukuar, të pavarur, i marrin vendimet me mend e jo me pasion. I thonë jo, intrigës dhe hiles. Nuk shkojnë pas avazit të atyre që nga mëngjesi në darkë mburren, jo me përparimin, po rrënimin, atyre që tregues nuk kanë zhvillimin, po regresin, që s’duan të bukurën, po i bëjnë himne antidemokracisë.

Sondazhi është barometri që mat dhe indikatori që tregon qartë deri ku ka shkuar opozita jonë me rrugën që ndjek. Ballafaquar me këta tregues do ishte serioze në se do pyesnin: Ku shkojmë kështu? Përse nuk kemi ngjitje po rënie? Pse Basha dhe Monika, kanë prekur edhe individualisht kuotën zero? Si është e mundur me tërë këto video filmime, dosje 339, 184, denoncime në kancelaritë europiane, artikuj të botuar në shumë gazeta që i bëjnë jehonë zërit destruktiv opozitar, mijëra deklarata, konferenca shtypi të mos kenë arritur asnjë tregues progresiv? Lulzimi dhe Monika mund të bëjnë sikur nuk e kanë lexuar sondazhin. Ka shumë mundësi ta quajnë të paguar. Të hedhin baltë mbi ata që e kanë kryer. Mundet ta konsiderojnë si një sondazh të influencuar. Si jo realist. Siç kanë vepruar edhe me kundërshtitë e faktorit ndërkombëtar, të cilët edhe pse i kanë fshikulluar, i kanë shumëzuar me zero. Ky qëndrim e ka bërë opozitën edhe më të pabesueshme. I ka humbur vlerat e fuqisë së saj të ndryshimit. Politikat e ndjekura nuk i kanë dhënë aspak oksigjen opozitës tonë. E kanë fishkur dhe rrudhur plotësisht. Dhe rrugëtimi i saj kundër rrymës së progresit, i ngjan më së shumti ndërtimit të “Rozafës” ku ditën ndërtohej e natën shembej. Nuk do donim kurrsesi këto tregues edhe në këtë sondazh tek e fundit opozita është e jona. Se kjo i acaron edhe më shumë opozitarët tanë. Po nuk do donim që strategjia opozitare të minimizohej dhe mbështetej tek ca protesta, numrat dhe paraqitja e tyre si më madhështoret në historinë shqiptare. Protestat nuk janë çelësi magjik. Aq më tepër nuk janë për t’u mburrur. As për t’i përdorur si mekanizëm mashtrimi se pas tyre do bjerë pushteti. Opozita e sotme i ka provuar këto forma dhe nuk ka kurrë nga rruga, po vota popullore. Po le të gjykojmë për një çast sikur treguesi 53 përqind të ishte në favor të opozitës. Sondazhet të nxirrnin në krye PD dhe LS-në. Dhe së bashku të kishin 60 përqind. Nëse do ndodhte kështu, shqiptarët duhet të mbyllnin veshët e sytë. Anembanë vendit, do të gjëmonin trumbetat. Shqipëria do ndizej nga fishekzjarrët. Qielli do ishte i tëri i kuq flak nga molotovët e tymueset. Kryeministrinë do ta vishnin të zeza edhe mund ta rrafshonin fare. Kuvendin do ta mbulonin me vellon blu. Në rrugë, flaka e gomave të djegur do arrinte lartësitë kozmike. Dallgët opozitare do vinin përpara, jo thjeshtë pushtetin, po vetë popullin. Kryeministrin do ta burgosnin në Surel. Ministrat do i degdisnin pas hekurave. Do provonim shiun e fishekzjarrëve. Në sfond do gjëmonte kënga: Ne jemi e ardhmja/ ne jemi ndryshimi/ socalist o mjeran/ dridhuni, dridhuni... Sot do ishim në ditën e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Mburrjet do ndiznin fantazinë dhe entuziazmi opozitar do digjte shqiptarët dhe Shqipërinë. Sa ndryshim i madh mazhorancë-opozitë! Ata që realisht janë 53 përqind vetëm heshtin! Heshtja flet sa mijëra fjalime apo jo?!

Nga Bardhyl BEJKO

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/03/2019 - 07:10

Protestojnë europianët. Revoltohen dhe bëjnë gjëmën edhe këta tanët. Ngrihen ata, zhurmojnë këta. Ata, baballarët e demokracisë për klimën globale, të këtushmit, tanët për pushtet dhe videot me “Babale”.

Postuar: 21/03/2019 - 07:09

Duke lexuar listimin e ndërkombëtarëve dhe antishqiptarëve në mënyrë kronologjike te gazeta &ldqu

Postuar: 21/03/2019 - 07:08

Një nga kontributet më cilësore që institucioni i auditimit të jashtëm publik të vendit ka dhënë

Postuar: 21/03/2019 - 07:06

Vetëpërmbajtja që nuk është e përhershme e Presidentit të Republikës, bëhet nganjëherë problem i

Postuar: 20/03/2019 - 16:17

Kreu i shtetit është shndëruar në një turist presidencial, duke përdorur paratë e shtetit nëpër t

Postuar: 20/03/2019 - 07:14

Njeriu "par exelance" i akuzuar si intriganti, manipulatori, tradhtari, por dhe sundimt

Postuar: 20/03/2019 - 07:13

Një video e djalit 21 vjeçar, krejtësisht paqësor dhe pa asnjë shenjë dhune, të një ish deputeti