BREAKING NEWS

Rama jep lajmin e mirë në mesnatë nga Infektivi

Rama jep lajmin e mirë në mesnatë nga Infektivi
x

Opinion / Editorial

SIKUR TË KISHIM NJË OPOZITË…

SIKUR TË KISHIM NJË OPOZITË…

 

      Po,po,sikur të kishim një opozitë,dielli do të lindëte ndryshe.Po jo opozitë rrugësh,as opozitë të çakërdisur,që zjen brenda vetes.Se të rrish rrugëve  do të thotë të jesh rrugaç. Nuk mund të quah opozitë një grup partish,që u merren mend kur ikin dhe mbajnë në krye të saj një kryekriminel për lider historik!Përse është historik ky bandill?Se u dërgoj tanket e avionët luftarakë për të vrarë popullin e Vlorës? Apo se vrau 27 vetë në Gërdes e shkatërroi të gjithë Shqipërinë.Qajnë ende ato nëna të katër djemve që vrau në mes të bulevardit,se protestonin për të drejtat e tyre.Apo se shpif e shan gjithë ditën edhe në hallin më të zi që i kanoset vendit?Na thoni,pra,përse u duhet ky lloj lideri historik kësaj opozite?Po ne na duhen dhe dy presidentë, sepse njërin e mori opozita qëkur doli në protestë me simbolet e opozitës.Mirëpo na duhet edhe një për t’u përballur me pushtetin,kurse tjetri na duhet në presidencë.I ashtuquajturi president nuk i njeh më partitë e tjera veç opozitës,sepse kështu mendon se garanton unitetin e popullit.Pse nuk i thirri të gjitha kur diktoi se po shkelej Kushtetuta?Po kur mori vesh se do të digjej Kuvndi i Shqipërisë?

        Sikur të kishim një opozitë,që të ishte në unison me popullin,edhe qeverisjen do ta kishim ndryshe.Tani detyrohet mazhoranca t’i bëjë oponencë vetes,se s’kemi opozitë.Ne do të donim të kishim një opozitë,që të na paraqiste një alternativë më të mirë nga ajo e qeverisë,që ta mbështetij populli.Po,fatkeqësisht,alternativa e deritanishme e opozitës ka qenë shpifja me kaseta Babale, sharje e shkatërrime.Ato institucione që keni shkatërruar  me krijimin si PD,nuk janë të qeverisë,por të popullit.Dhe të prishësh djersën e pasurinë e popullit,do të thotë të fitosh vetëm urrejtje tij.Të gjitha veprimet e deritanishme të kësaj farë opozite kanë qenë denigruese.Është e çuditshme,se me ato thirrjet që nxijnë shqipërinë,bëjnë atë që bënë ballistët gjatë luftës.Aq sa edhe Hitleri u tha:”Ballistët ishin aq të poshtër sa më ndihmuan mua për të pushtuar vendin e tyre!” Ja,pra,na u ngjall sërish Balli Kombëtar.Opozita ka punë me pushtetin,jo me Shqipërinë,se për t’u marrë me Shqipërinë ka zgjedhur qeverinë populli.Ajo ka detyrë të mos e lërë qeverinë të gabojë në qeverisje.Madje të hahet dhëmbë për dhëmbë me të,po me argumente,jo me politikë e të paverteta.Kohët e fundit e ka humbur pusullen fare dhe në vend të ndonjë premtimi për popullin,është shkrehur dhe  del e deklaron: “Kur të vijmë ne në pushtet do t’i shfuqizojmë vendimet e qeverisë.Ata e kishin në dorë ta bënin këtë kur ishin në Kuvend dhe tani na tregojnë përralla.Po metoda më e mirë për ta bërë të besueshme opozitën janë alternativat. Ju lutemi na thoni çfarë alternative i keni afruar popullit,që t’u mbështesë.Na flet Lulushi për një program ekonomik,që e kanë hartuar me specialistë të CDU-së gjermane,po nuk ka publikuar asnjë element të tij.Ka hedhur në efir një shifër për ngritjen e rrogave,po nuk ka thënë asnjë fjalë për rrugën që do të ndiqet e nga do të vijë kjo rritje.Si mund të jetë e besueshme kjo farë opozite rrugësh kur nuk ka fituar asnjë aksion nga ato që ka nisur? Të mos harrojmë,se edhe opozita ka pjesën e saj të  përgjegjësisë kur gabon qeveria.Braktisi të dy pushtetet dhe tani na ankohet,se qeveria dhe Kuvendi na qenkan njëpartiakPse është njëpartiak dhe antiligjor Kuvendi? A keni diktuar ndonjë krizë në Kuvend?Ata që zëvendesuan opozitën e rrugëve,nuk erdhe nga rruga,po nga listat e ligjshme që kishit hartuar juve..Po kush e bëri këtë?Mazhoranca nuk i kishte votat në Kuvend për të aprovuar ligje kushtetuese dhe kjo ishte një nga rastet,kur opozitë zeza e bllokonte Kuvendin.Të mos e anashkalojmë,po fakti që opozita drejtonte disa komisione në Kuvend,nuk ishte pak.Bojkotimi i Kuvendit ishte një vetvrasje,por ju sërish akuzoni mazhorancën.Ju u ankuatë,se ishit si fasadë,se nuk i merrnin parasysh amedamentet tuaja,po harroni,se mazhoranca do të zbatojë programin e saj,me të cilin ka fituar zgjedhjet.Po kur nuk je e aftë të paraqitësh alternativa më të mira se pushteti,  domosdo  që fasadë do të qëndroni. Pushtetin nuk ta jep njeri me kaseta Babaleje.Fituat apo humbët me këto shpifje,që pataksët botën? Pushtetin kërkojeni tek mesueshmëria juj te populli dhe institucionet ndërkombëtare,jo te shpifjet e blerjet e tyre.Bota nuk është si ju që të shitet e blihet.A e shikoni,që nuk keni mbashtetjen as te popullit,as të botës,as të vetes tuaj brendapërbrenda?

       Dalja e Zotit Patosi jashtë PD-së krijoi shpresa,se ai me aftësitë e tij të shpallura,do të kishte mundësi ta bashkonte atë pjesë të PD-së dhe të djathtës pa kriminelë brenda,sepse kryekriminelin Sali Berisha ai e mënjanoi.Një përpjekje e mori edhe Zonja Hadari dhe u duk se nga dallgët e brendshme do të delte një parti e pastër dhe e besueshme.Ajo lufton aq sa mund të luftojë brenda grupit të saj,por ka nevojë për një mbështetje politike,prandaj duhet një lëvizje e re brenda PD-së.Mirëpo kjo vazhdon të zjejë përbrenda.Së fundi na ka dalë  një lëvizje tjetër brenda PD,që pretendon ta bashkojë të gjithë të djathtën,por pa Bashën. Argumentet e atij që e shpalosi këtë, ishin të besueshme dhe serioze,pa mllefe e ofendime, tamam një opozitar për Shqipërinë.Të mos harrojnë as këta që kanë ndërmarrë këtë lëvizje,se populli nuk do më një opozitë inatçore,që gjysma e shqiptarëve të mbajë kokën mënjanë si të jemi në kohën e luftës së klasave.Radhët e një lëvizje nuk shtohen me t’u mbajtur mëri atyre që kanë qenë  kundërshtarë.Të mos e ngatërrojmë miqësine me  bindjet partiake.Nesër ky vend mund të sulmohet me fatkeqësi të rënda,po kjo nuk përballohet me koka mënjanë e shpifje siç bëri kjo opozitë për tërmetin dhe gripin.