BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Opinion / Editorial

Sikur të ishim të gjithë votues!

Sikur të ishim të gjithë votues!

Çdo njeri, ka në dorë të kontribuoi në një mënyrë apo në një tjetër, për të mirën e vendit. Rasti e sjell që, një herë në 4 vjet, çdo kush të thotë fjalën e tij me votë. Pra me dëshirën e tij, ti përcjellë të drejtat dhe kompetencat e tij, përfaqësuesit, për ti bërë të referueshme, qoftë me fjalë, ashtu dhe me votë, në Kuvendin e shqiptarëve. Kjo e drejtë duhet të përdoret nga çdo individ, që ka të drejtë votë. Kjo nuk duhet të kuptohet si një dëshirë. Por si një detyrim ndaj vetes, familjes dhe vendit. Mos zbatimi i kësaj të drejtë. Nuk do të thotë se, individi bën shkelje ligjore, pasi nuk jemi në sistem totalitar. Por përbën shkelje të normave të moralit shoqëror. Ku pasojat janë aq të rënda sa, më pas, duhet një sforcim i madh për ta ndrequr. Ose duhet të presësh dhe 4 vjet të tjera, për ta ushtruar këtë të drejtë. Në një vend kaq të varfër, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar, kanë kapur shifra të frikshme. Zbatimi i të drejtës së votës nga çdo individ, duket si një domosdoshmëri, sa akute aq dhe frytdhënëse, për të ardhmen e vendit. Tashmë numri i shqiptarëve me të drejtë vote, shkon afërsisht tek 3 milionë e 600 mijë votues. Por pjesëmarrja në votim nuk i kalon më shumë se 1 milion e 600 mijë. Kjo, jo se ka kaq shumë që nuk votojnë. Por se në listat e votuesve, janë shumë emra “fiktivë”. Pra kemi persona të regjistruar, por nuk banojnë në Shqipëri. Këta nuk mundet të votojnë. Por ky nuk përbën shqetësim. Pasi ata nuk jetojnë këtu dhe si pasojë dhe nuk mundet të votojnë. Këtë të drejtë të humbur, ata e kanë pranuar me vullnetin e dëshirën e tyre. Vullnet që mundet ta zbatojnë, me rikthimin e tyre.

Problemi më i madh qëndron tek ata që janë prezentë dhe nuk votojnë. Pavarësisht nga justifikimi që mund të kenë zbatimi i të drejtës së votës është në rradhë të parë. Detyrim qytetar, dhe shoqëror. Detyrim ndaj vendit, zhvillimit dhe ndryshimit. Them pjesëmarrje dhe jo preferencë apo drejtim të një krahu politik. Votimi ka tre mënyra. Pro një krahu politik. Kundra dhe abstenim. Le ti shohim me radhë. Nëse forca qeverisëse. Ka punuar dhe përmbushur pritshmëritë nga populli. Pra premtimet elektorale janë përmbushur në masën më të madhe të tyre. Atëherë shumica do votojë pro qeverisjes aktuale. Vota kundër është ajo votë që shkon kundër qeverisjes aktuale dhe logjikisht pro opozitës, e cila, me programin dhe besimin që i jep votuesit, merr shumicën e vota, duke u bërë pozitë qeverisëse. Vota abstenim jo domosdoshmërisht është mos pjesëmarrje në votim, ashtu siç kërkojnë ta quajnë ata që e ushtrojnë këtë të drejtë. Abstenimi ka një mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe më të lexueshme. Kur ajo lexohet, si në pjesëmarrje ashtu dhe në fletën e votimit. Nëse votuesi do shkojë në votim dhe votën e tij e hedh kundër qeverisë dhe kundër opozitës atëherë votuesi tregon se nuk beson tek asnjë forcë politike. Pra ajo votë lexohet si ndëshkim i politikës. Por nëse ky numër votuesish, është më i madh se votuesit e të dy krahëve së bashku tregon se duhet një ndryshim rrënjësorë i politikës dhe qeverisjes. Pra askush nga forcat pozitë opozitë nuk kanë moral për të drejtuar vendin. Kjo është dhe një revoltë e heshtur, por e thënë me votë. Ndaj sot, askush nuk ka të drejtë të ankohet. Pasi ndërgjegjja e çdo kujt, duhet të jetë në krahun e duhur. Ndryshimi nuk vjen me heshtje. Ai nuk vjen as me tifozllëk e servilizëm. Nuk vjen as duke parë interesin e ngushtë personal, apo familjar. Ndryshimi vjen me bindje, me besim dhe mbështetje. Ndryshimi nuk vjen me shit blerje vote. Nuk vjen duke menduar se vota ka vlerë monetare. Pasi, sado ta shesësh e të “fitosh” prej asaj mënyre. Gjithmonë je i humbur. Je i humbur në moral. Por je i humbur dhe në kërkesën e llogarisë. Pasi blerësi, nuk ka detyrim ndaj teje pasi, ai ta ka blerë atë.

Me pak fjalë. Ai të ka blerë jetën, të ka blerë shpirtin e të ardhmen. Ai që blen votën nuk mundet të jetë shpresë për ty. Jo vetëm se ai kthehet në një njeri pa dinjitet, por sepse ai votën e blerë do e përdorë për qëllimet dhe interesat e tija personale. Lekët e hedhura për blerje vote ai do t’i nxjerri përsëri nga kurrizi yt. Dhe shuma e nxjerrë do jetë qindra e mijëra fish më e madhe se ajo vlera e votës tënde të shitur. Ndaj dita e votimeve ka një rëndësi të veçantë. Ajo bëhet më e veçantë kur pjesëmarrja në këtë ditë është e madhe. Sa më e madhe të jetë pjesëmarrja aq më i drejtë do jetë verdikti i popullit. Aq më shumë klasa politike do kuptojë forcën e popullit karshi saj. Jo rrallë herë ndodh që, një pjesëmarrje e madhe sjell jo vetëm ndryshime rrënjësore, por dhe ndryshime të mëdha. Nëse shqiptarët duan ndryshim e zhvillim, nëse nuk duan të vazhdojnë vetëm ankimet, sharjet dhe mosbesimin ta mbajnë si moto të ditës, duhet me doemos, të marrin pjesë masivisht në këto zgjedhje. Ndryshe do jetë i detyruar t’i nënshtrohet vullnetit të pakicës, e cila del në votim. Kjo realisht kërkon dhe një ndërgjegje nga gjithkush. Ora për ta thënë fjalën pa censurë është tani. Nëse nuk flet tani nuk mundesh të ankohesh nesër. Demokracia funksionon me votë. Shumica është ajo që udhëheq. Ndaj gjithkujt i lind detyrimi për të votuar. Kjo duhet të kuptohet si një ndëshkim e votë kundër krimit, korrupsionit, e pandëshkueshmërisë. Nuk duhet të presim që, jetën të na i drejtojnë të pamoralshmit apo ata që kërkojnë blerjen e votës. Vendosja për të ardhmen e vendit i takon ta vendosin shqiptarët.