BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Sikur të ishte Andi Lila ministër i Sporteve?!

Sikur të ishte Andi Lila ministër i Sporteve?!

Në kohën tonë, vlerësimi për sportistët në përgjithësi ishte i veçantë. Perveç admirimit publik ata nuk ishin edhe jashtë vëmendjes së pushtetit. Në respekt të talentit që kishin ata gëzonin privilegje të justifikuara ku më i dukshmi ishte 5 orarëshi i punës dhe trajtimi i veçantë ushqimor. Ngaqë shumica e tyre ishin me arsim të mesëm u gjendej edhe një vend pune pa shumë sakrifica. Por edhe ata nga ana e tyre dinin të kompensonin këtë vlerësim. Qytetet edhe ata me skuadra në kategori të ulta, jetonin gjithë javën me sidomos futbollin dhe në fundjavë kishte festë. Kishte mes sportistëve edhe plot të tillë që krahas shkëlqimit në sport ishin po aq të shkëlqyer edhe në mësime dhe që më vonë bën karrierë për t’u patur zili. Kjo në vendin tonë se shembujt në botë janë të tillë që sportistë elite kanë bërë karrierë madhore. Sa për një shembull po kujtojmë George Ëeha që pas një karriere të shkëlqyer në ekipe sipërore në Europë është edhe sot e kësaj ditë President i Liberisë, vendlindjes. Por ajo që ka qenë konstante në sport ka qenë deviza për bashkim dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Me gjithë rastet e shkëputura të diskriminimit që nuk kanë munguar, me iniciativën e institucioneve më të larta të sportit, në vend dhe në botë është predikuar gjithmonë kjo vlerë e shoqërisë. Ndaj deklaratat e ish-futbollistit të kombëtares Andi Lila në një ekran pak ditë më parë janë jo vetëm të papëlqyera, por edhe të dënueshme. Ai përgatiti një “turli” me politikën, sportin dhe fenë. Duke predikuar se ai është një mysliman i moralshëm la të kuptojë se këtë vlerë nuk e kanë sportistët me fe të ndryshme nga ajo e tij. Nuk e dimë se ku e gjen ai një postulat të tillë, por duket ai ngatërron inatin politik me ndjenjën e të qenit sportist. Prodhim i shkollës së famshme kavajase në futboll, Andi Lila u rrit në nivel duke shëtitur në ekipe të shumta si Tirana, Iraklis të Selanikut, Pas Janina dhe Parma në Itali. Luajti edhe 53 ndeshje me kombëtaren dhe nuk është se ishte nga më të shkëlqyerit në repartin e mbrojtjes, por gjithsesi i pranueshëm, si shokët. Deri këtu OK. Shpërfytyrimi i tij nisi kur ai kërkonte me ngulm të merrte një rol protagonisti jashtë fushës së blertë. Duhet përgëzuar për marrjen e iniciativës për krijimin e Sindikatës së Futbollit, por mënyrat dhe strategjitë që përdori qysh në fillim për funksionimin e saj, treguan se kjo iniciativë nuk ishte prodhim i ndjenjës së një detyre, por vetëm interesaxhie. Sindikata në një përcaktim të shkurtër është institucion OJQ që del hapur në mbrojtje të futbollistëve. Në këtë Shqipëri tonë ku si shumë situata të tjera edhe në futboll ka një kakofoni që të bën të të dhembë koka, duhet jo vetëm një mendje e kthjellët, por edhe forcë e paparë që të jesh krah armatës së madhe të futbollistëve. Kjo jo vetëm pse FSHF si organi më i lartë drejtues i futbollit në vend, por më keq akoma nëpër klube veprohet duke shkelur edhe rregulla elementare të ekzistencës së tyre. Prej gati tre dekadash klubet kalojnë nga njëri president tek tjetri, bashkitë bëjnë sikur janë bashkëpronare, por asnjëherë nuk kanë marrë përgjegjësitë që u takon dhe FSHF vëzhgon nga lart, por mendjen e ka më shumë tek pasurimi i arkës së saj se sa tek stabilizimi i klubeve. Ata që vuajnë në fund të fundit janë futbollistët. Sa e sa histori të dhimbshme ka edhe në klubet e mirënjohura që futbollistët, paçka se këtë lojë kanë si burim të vetëm të të ardhurave të tyre për familjet e tyre, rrinë edhe muaj të tërë pa u paguar dhe klubet kanë miliona borxhe ndaj tyre. Kështu që të dalësh krah tyre duhet së pari të kundërshtosh metodat që përdor FSHF dhe klubet ndaj tyre. Por si mund ta bëjë këtë Andi Lila që në çdo dalje televizive nuk harron t’i thurë lavde Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, që në të vërtetë duhet të jetë i akuzuari i parë për këtë situatë? Nëse Lila është i vërtetë në rolin e drejtuesit të Sindikatës, nuk duhet të puthet e përqafohet me Dukën, por duhet çdo ditë t’i ngrejë zërin atij për të vendosur rregull në jetën futbollistike. Sepse është Duka dhe shpura e burokratëve që e ndjekin prej vitesh atë që janë përgjegjësit direkt për këtë situatë. Mesa duket Lila vuan nga sindroma e Stokholmit: ka rënë në dashuri me persekutorin e futbollistëve kur në realitet duhet të ishte në krah të këtyre të fundit. Por edhe në këtë deklaratë vetë Lila është kontradiktor: nga njëra anë nuk i kursen lavdet për presidentin dhe po aty deklaron se niveli i futbollit vendas është 0, po 0 fare. Hajde kuptoje Andi Lilën. Ai ishte i pakuptueshëm që kur pranoi me shumë entuziazëm të jetë kandidat për deputet me një parti të caktuar politike. Sepse të jesh Sindikatë, ç’ka kuptohet të jesh kundër programeve të çdo qeverie që kurrë nuk plotësojnë kërkesat e atyre që ti përfaqëson, do të thotë hapur fare që nëse fiton qeveria jote ti nuk mund të hapësh gojën fare në mbrojtje të futbollistëve. Mendo pastaj të bëhet, larg qoftë Andi Lila ministër i Sporteve. Si sindikalist duhej t’i kundërvihej Dukës dhe shpurës së tij çdo ditë, ndërkohë që si ministër do të hante mëngjes, drekë e darkë me Dukën e mbase edhe …flinte me të. Në djall sindikalizmi që ai e paska kaq për qejf dhe e predikon me aq zell. Por ajo që të bën ta vlerësosh Lilën si një copë mishi me dy sy ishte deklarata pas një provokimi të hapur që i bënë moderatorët e emisioni. Pyetur prej tyre nëse do të kandidonte me një parti tjetër ku do të ndjehej fitues, ai me përbuzje theksoi “jo” me shumë vendosmëri, sepse sipas tij ishte një mysliman me moral dhe feja nuk ia lejonte këtë gjë. Në shumë aspekte ta gjykosh kjo deklaratë është jo vetëm fyese, por edhe e dënueshme. Se për çfarë morali e ka fjalën Lila e di ai, por ne po e marrin në kuptimin klasik atë. Kush ia ka mbushur mendjen Andi Lilës se vetëm myslimanët e devotshëm janë të moralshëm dhe të tjerët jo? Ish-futbollisti qenka një mysliman fallso dhe që nuk e njeh fare kuranin që edhe unë si ortodoks e kam lexuar disa herë dhe në një sure të tij thuhet fare qartë se luftoje atë që është kundër Allahut, por nëse paguan taksën përkatëse edhe mund ta ndërrosh fenë. (Thashë thelbin dhe jo citimin fjalë për fjalë). Dhe të bëjë këtë diskreditim Andi Lila është të vësh duart në kokë. Ai ka luajtur për pak kohë me Iraklis të Selanikut ku jo vetëm gati 90% e stafit dhe futbollistëve ishin ortodoksë të pastër, por edhe ishte i detyruar të predikonte ritet e kësaj feje. Ai ka qenë për 5 vjet pjesë e Pas Janinës, ekipit ku rreth 95% e futbollistëve, stafit madje edhe e punonjësve të klubit ishin ortodoksë. I tillë ishte ai që i thoshte “kalimera” sapo hapte sytë, e tillë ishte ajo që i ndërronte çarçafët çdo ditë dhe ai ishte i detyruar të hante gatimet nga duart e një ortodokse. Por nuk mbaron këtu. Edhe kur shkoi tek Parma, ai ishte i detyruar të jetonte midis të krishterëve dhe papritur tani na del një mysliman i pastër. Le të jetë, nuk e ndalon askush, por të përbuzësh ortodoksët, të krishterët dhe bektashinjtë nuk është në moralin e një myslimani të denjë, aq më tepër në një Shqipëri që është shembull në botë për bashkëjetesë fetare. Andi Lilën nuk e kanë mësuar që një nga mësimet e jetës është që “mos pështy në burimin që ke pirë ujë”. Sepse nëse ndjek në logjikë deklaratat e Andi Lilës, larg qoftë nëse ai do të bëhej ministër i Sportit, të gjithë futbollistët me fe ndryshe nga ajo e Lilës janë pa moral dhe urgjentisht duhet të largohen nga kampionati ynë dhe duhet të luajnë në një kampionat tjetër. Deklaratat e tij na kujtojnë një ndodhi vite më parë me një nga sportistët më të mirë dhe të nderuar shqiptar. Në një hotel skandinav ai qëllimisht vuri jastëkun nga këmbët gjë që i bëri përshtypje mikpritësve dhe deshën t’i kujtonin se jastëku vihej nga koka. “ E di, e di - u përgjigj sportisti ynë, por mua këtu më prunë këmbët dhe jo koka”. Edhe Andi Lilën atje ku është me sa duket e paskan çuar vetëm këmbët dhe jo koka.