
Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa infektime dhe humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti bën kthesën e madhe javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën deklaratën e fortë për dy politikanët

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje Perëndimin: Do ta merrni përgjigjen në vetëm një sekondë!

“U mbars mali dhe polli një mi”/ Ilir Demaliaj ngre alarmin dhe zbulon prapaskenat e protestës së 7 korrikut: Rama nuk do të ishte i qetë nëse...


Pas performancës tepër të shëmtuar të këngëtares Ronela Hajati në Eurovizion, ndaj saj filluan sulmet me sharje dhe ofendime nga më të ulta. Pavarsisht, se pati ndonjë vlerësim për të, më shumë nga “modernët” si për inat “të prapambeturve” që “u ka mbetur ora tek Shekspiri e Irini Qiriaqi”, siç u shpeh një pseudogazetare në një emision televiziv, kënga i indinjoi shumicën e shqiptarëve. Nuk dua të analizoj këtu nivelin artistik të festivalit të 60 në RTSH, se për të janë shkruar shumë kritika. Nuk po merrem as me interpretimin pa dinjitet të këngëtares, se ai u pa nga të gjithë, dhe as me “prekjen shpirtërore” të saj, pasi ajo vetë me kryeneçsi iu kishte përgjigjur drejtorit artistik të festivalit se “në skenë do të bëj siç dua vetë!” Shqetsimi është më i thellë, se interpretimi i dobët i Ronelës. Sikur të ishte fjala vetëm për një Ronelë që shkapëlyhet në skenë, do t’i kundërviheshim të gjithë dhe do ta rregullonim, që të paraqitej më dinjitoze në festivale të tjera. Pavarsisht nga teksti i këngës pa poezi, dhe interpretimi tepër erotik, me doza të theksuara lesbizmi, ndaj Ronelës duhen adresuar vërejtje dhe jo mllefe, kritika që t’i shërbejnë asaj dhe të tjerëve për përmirësimin e cilësisë së performancës dhe jo sharje e banalitete. Ofesat me fjalë të pista, me vulgarizma, nuk indinjojnë vetëm Ronelën, por janë shprehje e edukatës dhe formimit kulturor edhe e atyre që i shprehin, si dhe i mediave që i botojnë, pasi ato nuk i sjellin asgjë pozitive artit shqiptar. Të adresosh epitete të tilla vulgare e perverse si “ dhi e zgjebosur”, “turp kombëtar me skena lezbizmi”, “burrë me cica”, “sjellje prej femre të përdalë”, “shko pastrohu sumën arabëve”, ”lopë me atlete”, debile femër”,” idiote “,” lopë e çmendur” etj , do të thotë që jo vetëm çdo artist e intelektual duhet të ndjehet shumë keq, por edhe njerëzit e thjeshtë duhet të indinjohen. Nëse për një mend i zbrazëm të gjitha “ç’përmban barku” ndaj Ronelës, e eliminuam atë edhe si artiste, mos vallë fitoi gjë arti shqiptar? Asgjë. Shqetsim i madh kombëtar duhet të jetë niveli i ulët me prirje antikombëtare e shumicës së artit shqiptar. Komercializmi, si kudo në jetën tonë, ka ndikuar ndjeshëm në dobësimin e cilësisë në art, duke nxjerrë në skenë interpretuesë mediokërr, sharlatanë zhurmues, dhe ka lënë në hije artistë dinjitozë, profesionistët e vërtetë, ata që dinë të bëjnë realisht art, për shkak të gjendjes së tyre ekonomike, apo mungesës së përkrahjes politike. Është e domosdoshme që i gjithë arti shqiptar duhet të kalojë në një sitë të kritikëve dhe analistëve profesionistë, të strukturave kompetente të shtetit, që ai të lartësojë vlerat e vyera të kombit shqiptar. Në evenimente artistike, ne kemi tekste bajate, sepse nuk kemi më poetë të vërtetë. Merret me mend niveli i poezisë sonë sot, kur organizohen konkurse dhe fiton çmim e parë një vëllim poetik me titull “Vrima!” Nuk kemi këngë, sepse nuk kemi më kompozitorë e këngëtarë të talentuar e atdhetarë. Pyes ku janë poetët dhe këngëtarët e talentuar? Sjell në mendje atorët e teksteve Jorgji Papingji e Arben Duka ,të cilët kanë bërë nga mbi 2000 secili dhe shumica e tyre mbahen mend edhe sot. Të pavdekshme mbeten edhe tekstet poetike të Zhuljana Jorganxhiut, Xhevahir Spahiut, Natasha Lakos, Gjok Becit, Agim Doçit, Irma Kurtit, Koçi Petritit, Alqi Boshnjakut, etj. Tekstet e tyre me nivel të lartë artistik, të kompozuara nga muzikantë të mëdhenj, i këndonin këngëtarët e shquar si Vaçe Zela, Avni Mula, Gaqo Çako, Bashkim Alibali, Liljana Kondakçi, Aurela Gaçe, Alida Hisku, Manjola Nallbani, Anita Bitri, Luan Zhegu,Tonin Tërshëna e dhjetra të tjerë, prej të cilëve disa nuk jetojnë më, por ama jetojnë këngët e tyre. Mjafton të sjellim në mendje vargjet e këngëve të tilla “Këputa një gjethe dafine”,”Zgjodha njerinë”,”Çel si gonxhe dashuria”,”Bashkë me fëmijët”, “S’jam tribu” , “Sot jam 20 vjeç”,”Nënë moj do të pres gërshetin”,”Pyes lotin”, “Vajzat e fshatit tim”,”Lot me ty o djalë, se ta di merakun”, e shumë të tjera që përcjellin të gërshetuar fort dashurinë për atdheun dhe punën, me dashurinë rinore, larg politizimit e britmave çjerrëse, u bënë përjetësisht pjesë e shpirtit të popullit shqiptar. Zhvilloheshin festivale çdo vit në RTSH, dhe që të nesërmen festivalit, edhe njeriu më i thjeshtë, fërshëllente e mbante në buzë vargjet e bukur të këngëve. Më thoni, cila melodi apo tekst kënge, i ka mbetur në mendje ndonjerit nga festivalet që janë zhvilluar këto 20 vitet e fundit?! Rrallë e hiç, sepse nuk ka tekst, por grumbull tingujsh, nuk ka melodi por përzierje britmash e ulurimash. Që niveli artistik dhe performanca e këngëtarëve ka ardhur në rënie nga viti në vit, e tregon edhe vendi që ka zënë përfaqsuesi i Shqipërisë në Eurovizion. Kështu këngët “Imazhi yt” e kënduara nga Anjeza Shahini dhe “Suus” kënduar nga Rona Nishliu, të cilat u klasifikuan për në finale duke zënë përkatsisht vendin e 7 dhe të 5, dhe deri tek Ronela që nuk u klasifikua fare, tregojnë se arti ynë ka pësuar zbritje. Ronela Hajati është vetëm maja e ajzbergut e artit tonë të përmbytur nga komercializmi. Shikoni kinografinë tonë, ku nuk gjen një film për të qenë. Në ta interpretojnë aktorë të padinjitetshëm, kanë skenarë plagjiatura me fragmentarizëm që nuk i shkon deri në fund idesë së nisur, sepse filma të tillë janë sponsorizuar nga producentë injorantë që nuk kanë haber nga arti, por kanë si mision të mbushin xhepat. Kurse skenat e teatrit, që dikur gëlonin në çdo rreth të vendit, tani nuk funksionojnë fare, me përjashtim të Teatrit Kombëtar, ku dhe ai nuk inskenon ndonjë vepër që të mbetet në mendje. Kërkoje ku të duash në emisionet televizive artin e vërtetë, performancën dinjitoze, dialogun e sinqertë, dramacitetin e nevojshëm, po ku ta gjesh? tek “Bigbrotheri Vip” apo tek “Përputhen”, tek “Love story”,apo tek “Goca e Gra”, apo më tej tek ndonjë film fragmentar që s’përcjellin asnjë mesazh si “Katrori i Pushteit” apo “Dy gisht mjaltë”. Nuk është fjala këtu se s’ndahemi dot nga nostalgjia për artin e së kaluarës, por duam që të mbahet një raport i drejtë midis traditës dhe artit modern, pa mohuar asnjëherë vlerat që ka kombi ynë. Asnjë nuk është kundër artit modern, por jemi kundër përplasjeve dhe ulurimave në skenë, kundër fjalorit seksist në emisione, kundër lakuriqsisë tunduese që mundohen të mbulojnë mediokritetet dhe sensin artistik të performancës dinjitoze. Arti nuk bëhet me urdhëra, por as me shuka parashë. Arti i vërtetë depërton vetë, pa u ndjerë, jeton gjatë dhe nëse do të ndahesh prej tij, nuk ndahet ai prej teje. Njerëzit e talentuar, artistët e vërtetë, dinë t’i gërshetojnë bashkë, në mënyrë funksionale, traditën me modernen, që palca jonë prej shqiptari të përcillet në shekuj. Ëinston Çhurçill është shprehur:”Pa traditë, arti është një tufë delesh që nuk kanë çoban. Pa inovacion, ai është një kufomë.” E kur arti ynë ndodhet në këtë gjendje, nuk ka pse të shkëputet një shkëndijë nga mjedisi mediokër i tij, si Ronela, dhe t’i kërkojmë që të lajë gjithë mëkatet e vulgaritetit dhe degradimit të artit tonë. Pavarsisht se një artist mundohet të mbijetojë me të ardhura të përfituara jo denjësisht, pavarsisht se tregun artistik e kërcënon komercializmi me degjenerimin e tij, pavarsisht nga zhvillimi i tejskajshëm i teknologjisë me klipe muzikore e youtube llamburitëse, askush nuk duhet të harrojë se ne jemi shqiptarë e kemi traditën tonë kulturore, veçoritë tona si komb, dhe nuk duhet ta lejojmë artin të përhumbet në mjegullën e artit komercialist, pasi kemi nevojë për të, sepse ashtu siç thoshte Adolf Berle “arti dhe filozofia janë burim i të gjitha njohjeve.”
Më të lexuarat


Trajtimi i bukurisë në kohë pandemie

Për një alternativë të re që shënon fundin e kauzave të rrejshme!

Kolonja e dëgjuar dhe Kamniku i shenjtë janë pëllëmbë e histori, lashtësi, e lavdi të përmbi 118 patriotëve të rilindjes kombëtare

Ballkani Perëndimor do të jetë nota e vlerësimit për komunitetin evropian

Masakra e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 dhe ndëshkimi i të shpallurve “non grata” nga SHBA, këto janë kauzat për të cilat duhet protestuar

Edi Rama dhe Albin Kurti, më mirë dy vëllezër apo dy burra shteti?

Fakti është brenda!

Fatkeqësia e fatkeqëve...

Qytetarin normal nuk e duan as shoqëria, as pushteti politik dhe as institucionet në Shqipëri!

“Foltorja” me ish-kryetarë të dështuar, PD me anëtarët e Komisionit për Reformën Territoriale
