BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Opinion / Editorial

Sikur t’i blinte kush vrimat në ujë, do të ishim më të pasurit e botës

Sikur t’i blinte kush vrimat në ujë, do të ishim më

Në 30 vjet kemi bërë nëntë palë zgjedhje të përgjithshme dhe tetë vendore. Kemi bërë publike 146 probleme të mprehta të tyre. Jemi qarë, kemi protestuar, kemi djegur goma makinash, kemi hedhur shishe molotov, kemi kërkuar mohimin e menjëhershëm të gjashtë nga nëntë palët e zgjedhjeve të përgjithshme dhe pesë nga tetë vendorët. Në njërën palë zgjedhje vendore, madje si opozitë as kemi hyrë fare. Po pse? Sepse nuk na pëlqen kush drejton këtë vend. Nuk na pëlqen që nuk jemi ne drejtorë të nxjerrim para pa u lodhur shumë në shtet. Sepse duhet të mbrojmë paranë e vjedhur në shtet për dy dekada rresht nga reforma në drejtësi edhe me koston e djegies së këtij vendi. Por ky vend nuk u dogj, edhe pse provuan t’i vinin flakën. Ky vend nuk kaloi në luftë civile edhe pse provuan t’i vinin shqiptarët kundër njëri-tjetrit. Po pse? Sepse jemi një popull i mësuar me të keqen, që duron çdo gjë. Por që edhe pse nuk del në rrugë për të protestuar për të drejtat e tij të shkelura dhe luftë shembullore kundër korrupsionit, tek kutia e votimit, nuk voton për mafiozin, për hajdutin e shtetit. Voton për veten. Po si? Voton për atë parti apo atë kandidat partie që mendon se mund ta ndihmojë t’i fusë djalin apo vajzën në punë. Apo t’i zgjidhë një hall me pronat. Apo thjesht ta ndihmojë se është shumë i varfër dhe nuk e shtyn muajin dot. Ky është populli ynë. Njerëz punëtorë, të mësuar me halle të panumërta. Njerëz që nuk dinë të bëjnë vrima në ujë. Por që shohin të përditshmen e tyre, me shpresën e qetë se diçka do bëhet për mirë. Jo shumë. Diçka... Dhe që pastaj e humbasin mendjen në tollovinë e debateve të pabukë televizive. Aty po. Aty nuk kemi më qytetarë të thjeshtë. Aty kemi vrimabërës në ujë që janë mirëfilli profesionistë të absurdit. Kemi “vrojtues” të shkathët se si ky vend po rrëshqet në totalitarizëm. Në autokraci, anarki, diktaturë. Kemi mohues profesionistë të gjithçkaje të mirë mund të jetë bërë në këto tre dekada. Kemi nxirës të hatashëm që me një të rënë të penelit zezojnë gjithçka. Kemi vajtojca e vajtojc të demokracisë sonë, që u ngjan e mbytur në djep. Kemi ithtarë të “krimit” të vjedhjes së votës, që në rast se rezultati do të kishte qenë ndryshe, do të hidheshin në krahët e idolatrimit të zgjedhjeve më të qeta, të rregullta dhe profesionale të Shqipërisë, për shkak të thirrjeve për prerje duarsh, rrëmbimi sfurqesh dhe vërtitjeve të fugonave pa targë me njerëz të armatosur në mbrojtje të votës së lirë në rrugët e qyteteve tona! Eh këto ekranet tona televizive. Në to gjen llafollogë, gjithologë, vajtues, gërthitës, nxirës, sharës, anatemues, shigjetahedhës, këpucëlëpirës, b...lëpirës. Por jo propozues veprimesh për ndryshim dobiprurës. Gjen thirrës për protesta, djegie, kapje, shtyrje, flakje, hedhje për leckash. Por jo mëtues të një gjuhe dhe veprimi të përbashkët. Kaq të ndarë të jemi vërtet ne shqiptarët? Kaq pak gjëra, vlera, dëshira, tradita na kanë ngelur të ndajmë së bashku? Kaq është dreqësuar dhèu ynë, tharë, lënë djerrë, bërë grumbull plehrash, që të mos duam më ta shpëtojmë dhe ta bëjmë Shqipërinë zonjë sërish? Jo! Nuk e kemi të tillë Atdheun tonë. E kemi ndër destinacionet më të bukura të botës për t’u vizituar nga New York Times dhe Lonely Planet për gjashtë vite rresht 2014-2019! E kemi ende plot përrenj të pastër të gëzueshëm e brigje të virgjëra, ku të lodrojnë fëmijët tanë! Sigurisht kemi shumë probleme madhore: emigracionin që po boshatis vendin, rininë që po boshatis shpresën se ky vendi ynë bëhet, eksportet që duhet t’i kemi me fabrika përpunimi, turizmin që duhet ta kemi përparësi kombëtare. Sikurse kemi, për fat të keq edhe një armatë vrimabërësish në ujë, të shtuar frikshëm në numër në ekranet tona dhe në faqet e gazetave online dhe të shtypura. Do të ishim më të pasurit në botë, po të mund të shisnim vrimat në ujë që dinë të bëjnë ata. Por nuk mundim dot. Kështu që ia vlen t’i injorojmë sa më shumë si qytetarë të lirë që jemi dhe të shohim të lidhim besën mes vedi, për të punuar më shumë dhe së bashku. Tek puna e përbashkët e kemi të ardhmen tonë. Është amaneti i Skënderbeut. Është amaneti i Rilindasve tanë. Shqipërinë nuk e bëjnë dot vrimabërësit në ujë. Ata veç po përpiqen fort ta zhbëjnë Nënëloken. Ne na duhet si qytetarë të punojmë së bashku dhe t’i injorojmë të punësuarit e Panairit të madh të Kotësive.