BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Sikur truri i LSI të punonte për të ardhmen e Shqipërisë!

Sikur truri i LSI të punonte për të ardhmen e

Truri i një partie politike personifikohet me udhëheqjen e saj. Truri partiak, janë liderët, idetë, mendimet, pikëpamjet, ideologjia, programet, politikat që ndjek, aksionet që ndërmerr, objektivat që i vendos vetes. Janë aleancat e koalicionet. Strategjitë, objektivat dhe parashikimet. Në këtë kuptim, partitë kanë si dhe njerëzit, një organ qendror komande që është truri. Që partitë politike, janë qënie të gjalla, kjo është e padiskutueshme, pasi kanë në radhët e tyre antarë e simpatizantë që mendojnë e arsyetojnë, veprojnë e punojnë, si një organizëm i gjallë nën komandën e trurit, pra të kryesisë dhe kryetarëve. Nuk do ta bënim këtë shpjegim nëse nuk do ishim ngacmuar nga deklaratat që kumtoi, kryetarja e LSI-së, zonja Monika Kryemadhi në “Opinion”, ku mes të tjerash tha: “Po t`i thoshte truri LSI-së mund ta rrëzonim kryeministrin Rama menjëherë. Do mjaftonin 7-8 deputetë socialistë që do i merreshin PS pa shumë mundim nga LSI dhe rrëzimi i qeverisë socialiste do ishte punë ditësh. Do pritej vetëm momenti që do mblidhej Kuvendi. Pra, thjesht punë procedurash”. Dhe për të qenë më bindëse, ajo i kërkoi Edi Ramës nëse ishte aq trim dhe burrë, të kërkonte votëbesim dhe do provonte se do ishte i rrëzuar nga të vetët. Se janë deputetët e PS, grupit të saj parlamentar që mezi presin një sinjal për t`i bërë tetëshin qeverisë dhe së pari kreut të saj. E parë në këtë këndvështrim, ky do ishte një problem fare i lehtë. Që LSI ka në strategjinë e vet rrëzimin e qeverisë, kjo është e sigurtë. Dhe në këtë luftë është në të drejtën e saj. Rrëzimi i një qeverie dhe marrja e pushtetit në rrugë demokratike është një e drejtë kushtetuese. Tek e fundit opozita këtë detyrë ka, të rrëzojë qeverinë në pushtet dhe të ngjitet vetë në fron. Po rruga për të mbërritur deri në qeveri dhe qeverisje, arrihet përmes zgjedhjeve të lira, të drejta, të ndershme. Edhe mocioni i besimit dhe mosbesimit është një e drejtë kushtetuese, e njohur dhe e sanksionuar me ligj. Pikërisht këtij ligji besojmë se i referohet edhe kryetarja e LSI-së. Nëse deputetët socialistë janë mërzitur me kryeministrin, siç thotë Monika dhe duan të sjellin frontin e bashkuar opozitar në pushtet bashkë me “progresistët” e këtij koalicioni atëherë u qoftë rruga e mbarë! Për ne popullin, mjafton që ndërrimi i pushteteve të jetë normal, pa revolucione e kryengritje, pa shtrëngim e forcë. Dhe kjo do ishte një e mirë jo vetëm për opozitën, por për gjithë shqiptarët. Ajo që tingëllon si mburrje dhe sikur hedhin fall me fatet e vendit, është ideja e thënë me zë të lartë pa asnjë koment paraprak e rrëzimit të qeverisë, vetëm se duan liderët e partive opozitare. Si të jenë tutorët që kanë në dorë kronometrin për matjen e kohës së qëndrimit të qeverisë në krye të vendit. Flet si të ishte qeveria në mëshirën e tyre. Prova e qershorit, tregoi se populli shqiptar ka një gjykim ndryshe nga politikanët opozitarë. Në zgjedhje ai dha verdiktin dhe nënshkroi kontratën e qeverisjes me socialistët për një katërvjeçar. Ndryshe nga më parë për të drejtuar të vetëm. Parë në këtë aspekt, kanë kaluar shumë pak kohë, vetëm disa muaj dhe besojmë se populli ynë nuk është mërzitur aq shumë me qeverinë e tij sa ta ndërrojë timonierin dhe t`ia delegoijë shoferimin, opozitës së sotme, PD dhe LSI. Nëse i referohemi sondazheve të fundit të bëra në vendin tonë për mbështetjen politike të partive dhe liderëve, besimi tek Basha është vetëm 20 përqind ose më pak se gjysma e mbështetjes së kryeministrit. Dhe ky tregues flet, jo për rënie as për urrejtje antiqeveritare, po për qëndrueshmëri dhe vlerësim për reformat e thella që janë duke u kryer në vendin tonë. E kuptojmë hallin e Kryetares Kryemadhi dhe dëshirën për ta përmbysur Ramën. Nuk marrim në mbrojtje qeverinë as kryeministrin. Ata janë vetë të zotët të argumentojnë me punën e tyre, me objektivat që kanë arritur, me reformat që kanë ndërmarrë, sa të dashur janë nga populli dhe votuesit. Në këtë kuptim nuk e kemi shqetësim fare postin e tyre. Ajo që duam të themi, është fakti se si është e mundur që një kryetare si Kryemadhi më një përvojë afro 30 vjeçare në politikë, dëshirat e saj t`i shesi si kërkesa e mendim të socialistëve dhe të deputetëve të PS-së. A është logjike që të pranojmë që deputetët socialistë që votojnë çdo të enjte në Kuvend ligje dhe vendime të sjella nga qeveria në masën njëqind për qind me një kërkesë të Monikës të përmbysin qeverinë? Nëse do kishin këtë mendim nuk ka pse presin komandën e opozitës. Ata në duar i kanë kartonat. Askush nuk ua heq nga dora. Drejtimi i votës është ekskluzivitet i tyre dhe i askujt tjetër. Atëherë përse nuk e shfryjnë dufin e tyre dhe urrejtjen e pakënaqësitë e bazës socialiste që përfaqësojnë ta ndërrojnë këtë qeveri e këtë kryeministër me një tjetër, me kryetaren e LSI-së, a kryetarin e grupit kuvendor të kësaj partie, zotin Vasili, që në zgjedhjet e qershorit ishte kandidat për kryeministër? Të mendosh në këtë mënyrë e të bësh monolog është e kuptueshme dhe e justifikueshme. Po të kesh kaq besim dhe bindje në dëshirat e tua dhe të pretendosh se je duke bërë një analizë korrekte, duke hedhur tullumbace të tilla në opinion nuk njeh realitetin dhe lëviz pa sens. Një arsyetim i tillë i ngjason fabulës “dhelpra dhe rrushi”, ku pasi nuk e arrinte pjergullën, tha se nuk e hante, ishte i papjekur. E kemi ndjekur kurbën e lëvizjeve të LSI-së në tërë këto vite që nga themelimi i saj. Kemi parë luftën që ka bërë dhe betejat që ka fituar e humbur. Kur ka mbështetur koalicionin e djathtë dhe atë të majtë. Dhe përherë ka bërë atë që i ka thënë truri. Atë që ka menduar. Është në të drejtën e vet legjitime të ndjeki cilindo vektor që parapëlqen. Të vendosi përzgjedhjen e aleatëve. Rreshtimin e saj në krah të asaj force politike që fiton më shumë produkt. Po nëse vëzhgojmë zgjedhjet e 2013-ës, duket qartë epërsia e votave të elektoratit që votoi për këtë forcë, duke e parë në pozicionin e saj të natyrshëm, si një forcë me program të majtë dhe elektorat po nga e majta. Ashtu siç jemi duke parë sot pas kthesës 180 gradë që ndërmori me bashkimin me PD. Dhe nga ky bashkim, edhe pse nuk e pranon si realitet, përjeton një hemorragji të thellë të largimit të këshilltarëve dhe qindra militantëve të cilët janë zgjedhur, jo vetëm me votat e LSI-së, por edhe të të majtës në përgjithësi. Është pikërisht kjo arsyeja që sot shumë prej këshilltarëve në bashkitë e vendit largohen nga kjo forcë politike dhe deklarojnë bashkimin me PS. Përse ndodh një fenomen i tillë? Ikin se janë të inatosur me lidershipin e LSI-së, nuk e duan për qëndrimet që mbajti në zgjedhjet e 2017, apo se nuk e shikojnë veten komodë në bashkimin me të djathtët dhe në ndryshimin e qëndrimeve të partisë sipas stinëve, duke ndërruar për çdo vit kahje!? Pragmatizmi për këtë rast nuk i justifikon dhe nuk është për t`u vlerësuar. Pikërisht se nuk e gjejnë veten në politikat e reja të kryesisë së LSI, këshilltarët e kësaj force politike largohen. Ata janë intelektualë dhe nuk bëjnë lëvizje pa menduar. Janë figura të respektuara sikurse ishin me LSI edhe pas largimit prej saj. Se janë jo bij të bindur të partisë, po përfaqësues të qytetarisë. Janë për zhvillimin e integrimin. Këto largime që nuk ndalen, e detyruan edhe Kryemadhin të deklarojë dokrra se nuk e ka të vështirë ta rrëzojë Ramën, mjafton t`ia thotë truri. Dhe po ia tha truri kryetares bëhet nami. Do ndjejmë vërtet tërmet. Po Kryemadhi nuk mbetet vetëm te deklaratat dhe varianti i rrëzimit përmes votimit kundër të deputetëve socialistë që nuk e “duan” se iu është mërzitur. Dhe bën një paralele me këshilltarët e saj që ikin pa asnjë pezëm, pasi largimin e bëjnë me ndërgjegje dhe bindje me votimin kundër të deputetëve socialistë. Gjithçka, kryetarja ia lë trurit. Deri sot, truri i ka dhënë shumë komanda LSI-së. Urdhër për bllokim të reformës në drejtësi. Qëndrime të dyfishta me reformën. Një herë “pro” e të nesërmen “jo” vetingut dhe organeve të reja të drejtësisë. Pastaj ua tha truri për një protestë të ashpër dhe të dhunshme, ku u flak çdo etikë e u shkelën shumë norma për të kundërshtuar me gjithë fuqinë zgjedhjen e zonjës Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme në dhjetorin e vitit 2017, ku iu vu zjarri Parlamentit dhe u shndërrua salla e Kuvendit në arenë përleshjesh, ku pamë live, goditjen e deputetëve, vjedhjen e kartave të votimit për të mos i lejuar të jepnin verdiktin e tyre. Truri iu tha për luftën e paprinciptë dhe zhurmën e pandërprerë pas kapjes së 613 kg kokaine, e cila edhe pse ishte një sukses u paraqit si një gjëmë dhe cënim i sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Marrja në mbrojtje e drejtuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, edhe pse të akuzuar për shkelje të rënda dhe korrupsion, veçanërisht atë Tiranë-Elbasan, e Elbasan-Gjinar në tribunat partiake u morën në mbrojtje si të arrestuar politikë. Një dhënie truri edhe në qëndrimin pasiv në votimin e reformave të rëndësishme të energjisë dhe ujit të pijshëm. Truri i ka urdhëruar për shumë aksione politike, siç janë ato të protestave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm. Urdhërim i gabuar i mendjes është edhe lufta pa sens që ka ndërmarr, LSI dhe deputetët e saj për reformën në arsim. Një reformë e miratuar me votat e saj, po që u bën pishman sapo ndruan kahje dhe nga ministria iku zëvendësministrja, zonja Malaj. Ashtu sikundër lufta e pandërprerë për reformën në shëndetësi dhe deklaratat e përminutshme kundër gjithçkaje që bëhet në këtë sektor jetik të shoqërisë tonë. Truri i ka urdhëruar dhe orientuar disa deputetë të LSI-së për një denigrim total të çdo kundërshtari politik deri dje në bashkëqeverisje dhe lufta pa princip përmes etiketimeve, “kriminelë”, “të pashpirt”, “oligarkë”, “hajdutë”, “të korruptuar”, “të pashkolluar”, “të paditur”, “mjeranë”. Debati për artin është një shenjë tjetër e gabuar që i ka dhënë truri LSI-së. Akuza se nuk duan teatër, po kulla qeveritarët. Këtu drejtojnë banditët deri në përgojimin e një gjesti atëror kur Kryeministri i Shqipërisë i puthi dorën vajzës së zonjës Kryemadhi në Prishtinë, ditën e Pavarësisë, për ta denigruar tregoi se sapo ai i preku dorën, vajza e saj e theu. “Çdo gjë që prek ai, thyhet”, tha Kryemadhi. Të flasësh kështu edhe për një komunikim njerëzor e shpirtëror, pa asnjë lidhje e varësi, shkak-pasojë do të thotë se truri nuk është mirë dhe të transmeton, sinjale konfuze dhe skizofrenie. Nga politikane, kthehesh në supersticioze. Është njëlloj si të komentosh filxhanin e kafesë. Dhe se truri është sëmurë. Parë në këtë vështrim, rrugëtimin e veprimtarinë e LSI-së, çdo admirues i ecjes drejt progresit, bashkë me mijëra qytetarë të këtij vendi, i “lutemi” zotit që truri i LSI-së, mendja e atyre që e komandojnë, drejtuesve dhe liderëve me fuqi vendimmarrëse, të zgjedhurve, deputetëve, këshilltarëve, t`iu japë përditë mesazhe paqeje. T`i orientojë drejt progresit. T`u mprehi mençurinë e zgjuarsinë. T`i këshillojë për zgjidhje në interes të popullit. T`i orientojë për zhvillim e përparim. Për integrimin e bashkimin me Europën. I bashkohemi zërit dhe dëshirave të gjithë shqiptarëve në një “lutje” drejtuar vetë zotit: O zot, jepi trurit të LSI-së, liderëve të saj, të ecin në rrugën tënde. Do zoti truri i LSI-së, të punojë për ardhmërinë e Shqipërisë! /Nga Bardhyl BEJKO